Sonntag, 4. Oktober 2015

Agim Gashi (Drenica) - Gëzuar, o vëlla!


GEZUAR, O VËLLA...
(Atdhetarit dhe shkrimtarit
Haxhi Muhaxheri)

Asnjëherë s'munda te vij
- asnjëherë s'mujte me ardhë
E aq i afërt më dukesh
O Haxhi Muhaxheri shpirtbardhë.

Aq shumë banë për te tjerët
- më shumë se për vehtën,
Si qiriri po shkrihesh
për shqiptari tërë jetën.

Sa miqet e fjales
Ti i mbanë gjallë,
- Ti o burrë i besës
Qe lind e vdes për fjalë.

Sa erërat të rrahen
Ti ngele si lis - vertikal ,
Edhe pse e dije 
Që , çka s'ka në mal.

Shume përshendetje
Ke o vëlla prej meje,
Shendet e gëzuar
Më një birrë Peje!
____________
Inspiruar nga vargjet e dy miqëve te penës, Musa Jupolli dhe Mentor Thaqi dhe nga vet fotoja dhe veprat e shkrimtarit të dashur Haxhi Muhaxheri.

03. 10. 2015


1 Kommentar:

  1. Haxhiu e meriton me i shkrue operë jo vetëm pak vargje. Si Haxhiu kemi pak njerz.Rrofshi sa malet te dy miqët e mi!

    AntwortenLöschen