Freitag, 9. Oktober 2015

Haxhi Muhaxheri: KUR HESHT ZËRI I ARËRIT


KUR HESHT ZËRI I ARBËRIT

Kur hesht Zëri i Arbërit
Dëgjoj veç krrokama
E shurdhër më bëhet bota
Dhe ëndërrat më treten

O Zot...
Qiellit fluturojnë sorrëzezat
Dritën e vërbojnë

Kur hesht Zëri i Arbërit
Trazohen edhe valët e detit
Qajnë yjet Lisat Plisat
E dielli e humb ngrohtësinë

Bobooo...
Tevona zgjohen Orët e Liga
E qoftëlargu heq valle

03. 09. 2015 

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen