Donnerstag, 5. November 2015
Bisedë me aktorin dhe regjisorin Leonard Hamitaj
SKENA DHE TEATRI - PASIONI IM I PAFUND...!
Bisedës i priu: Beqir M. Cikaqi
Kur e njoha Leonard Hamitaj për herë të parë, ishte një njohje e njëanshme, sepse unë shikoja dhe e dëgjoja duke e përcjell në skenë(maj 2014), e ai nuk e dinte se unë jam njëri nga ata që e përcillja çdo fjalë e lëvizje të tij. Natyrisht se s’kishte mundësi të më njihte edhe pse isha i ulur në rreshtin e parë në sallën e teatrit në Kopër të Sllovenisë, pasi ai aktronte e unë mbaja edhe një aparat fotografik në dorë, duke bërë herë pas here foto. Kur përfundoi drama i bëra komplimentet e merituara...
Biseda vazhdoi gjatë darkës së shtruar nga nikoqirët(Shoqata Kulturore ILIRIA-Kopër) që i kemi miq të përbashkët...Komunikimi vazhdoi edhe pas asaj njohje të parë, pasi shkëmbyem e-malet dhe numrat e telefonit. Gjatë kësaj periudhe kohore u binda se z. Leonard Hamitaj është individ i artit, kulturës, traditës shqiptare edhe pse jeton në migracion, andaj në një nga takimet e radhës nuk e lash të më ik rasti pa e zhvilluar një bashkëbisedim.
Kush është Leonard Hamitaj, lexuesit do të njihen përmes kësaj interviste që e zhvilluam në objektin e restorantit të një bashkatdhetari, fare pran bregdetit në Ankaranë afër Koprit.
- Fillimisht iu falënderojë që pranuat të zhvillojmë këtë intervistë. Për lexuesit një profil të shkurtë, se kush është Leonard Hamitaj?
Një falënderim iu takon juve z. Beqir, që më dhatë mundësinë për ketë intervistë. Jam i lindur në Fier, ku jam rritur e shkolluar (fazat e para të arsimimit) si të gjithë bashkëmoshatarët e mi, në ato kushte që ekzistonin(!). Mandej fazat tjera (të larta) të shkollimit i kam vijuar në Tiranë, ku herë pas here kam ushtruar edhe profesionin për të cilin u përcaktova. Pra, unë vijë nga qyteti i Fierit, Shqipëri dhe prej vitit 1997 jetojë dhe punojë në Zagreb të Kroacisë.
- Cili është profesioni i juaj i vërtet?
Të jem i sinqertë, profesioni im i vërtetë është aktor-regjisor, profesion të cilin e kam në mendje, në shpirt, në çdo qelizë të trupit tim...
- Kur keni pasur paraqitjen e parë në skenë?
Paraqitja ime e pare në skenën e teatrit i përket një periudhe relativisht të largët. Ajo e ka zanafillën e vet që kur unë isha në moshën tetë vjeçare dhe u aktivizova në grupin teatral të fëmijëve në qytetin e Fierit, fillimisht në grupin e recituesve. Mandej në grupin teatral të gjimnazit „Janaq Kilica“,etj. Kam marrë pjesë në një seri konkursesh kombëtare teatrale. Më pas studiova në Akademinë e Arteve të Bukura të Tiranës, në degën e Artit Dramatik, si dhe jam specializuar për regjisor pranë Qendrës Kombëtare Kulturore. Pas largimit nga Shqipëria për shumë vite u shkëputa nga profesioni im. Përpara disa vitesh iu riktheva pasionit tim, teatrit me grupin teatral që drejtojë. Aktiviteti im ka qen shumë i dendur dhe i pandërprerë por edhe i suksesshëm, gjë që me ka dhënë kënaqësi dhe emocione te pafund dhe te paharruara!
- Mund ta kujtoni një emocion të veçante që keni përjetuar në skenë apo prapa skene?
Emocionet e veçanta në skenë janë të shumta sepse çdo shfaqje është për mua, sikur dhe për çdo artist një diçka e re,që sjell dhe emocione të reja. Por ajo që më ka mbetur thellë në mendje, ndoshta jo vetëm mua, por edhe për gjithë të pranishmeve në sallë, është një rast i veçante pas shfaqjes se dramës „Dy krisma në Paris“ nga trupa jonë teatrale “MRËGIMTARI“ në sallën e teatrit të qytetit në Kopër të Sllovenisë, ku zonja e nderuar, gazetarja dhe ish-luftëtarja e lirisë së Kosovës, Leonora Buçinca, e përfshirë nga emocionet, u ngjit në skenë dhe u përul në shenjë respekti përpara trupës sonë. Ky për mua do të mbetet një moment emocional i paharruar...
- Ndoshta mund të iu duket pyetje “provokative”; por, megjithatë do të iu parashtrojë: Kur migruat dhe pse?!
Kjo është një pyetje të cilës shumë bashkatdhetar të mi do ti përgjigjeshin në të njëjtën mënyrë! Gjendja shumë e rënduar politike që u krijua në Shqipëri në vitin 1997 detyroi familjen time, sikurse dhe mijëra familje të tjera të marrin rrugë e vështira e të pasigurta të mërgimit. Unë me gjithë familjen e time u vendosa në Kroaci, ku edhe sot e asaj dite jetojmë duke punuar e vepruar.
- Ku është dallimi i jetës e aktivitetit në atdhe dhe në emigrim?
Mendojë se për të gjithë emigrantet, jeta dhe veprimtaria jashtë vendit të vet është shumë e rëndë dhe e vështirë, do me thanë aspak e lehtë. Megjithate, me mund, pasion, vullnet, dashuri dhe sakrifica të panumërta çdo qëllim mund të arrihet. Mua për shembull më jan dashur ti kalojë disa vite në migracion derisa iu kam kthyer profesionit tim duke kaluar nëpër shumë sfida...!
- Je kryetar i shoqatës “Mërgimtari”. Kush janë anëtar të kësaj shoqate dhe nga vijnë?
Shoqata jonë teatrale „MËRGIMTARI“ është një shoqatë e re që ekziston prej vitit 2013. Kjo shoqatë ka për qëllim mbajtjen gjallë të gjuhës, kulturës dhe traditave tona shqiptare në diasporë, tradita sa të bukura, po aq edhe të lashta. Këto tradita në migracion kanë specifikën e veçantë! Që këtë qëllim ta realizojmë nëpërmjet vënies në skenë të veprave të ndryshme teatrale dhe spektakleve poetike-muzikore, tërësisht në gjuhën shqipe. Mendojë se jemi të paktet, ndoshta edhe e vetmja shoqatë e mirëfilltë teatrale shqiptare aktive në diasporë. Kjo gjë na e shton akoma më tepër përgjegjësinë për një paraqitje sa ma të mirë dhe dinjitoze përpara publikut tonë e më gjerë. Për sa i përket anëtarësimit në këtë shoqatë, ne jemi një shoqatë e hapur për të gjitha moshat dhe profesionet. Kryesorja është që çdo anëtar i saj të ketë pasion, vullnet dhe dashuri për skenën e teatrit dhe fjalën e bukur artistike.
- Cilat projekte skenike që i keni realizuar deri më tani?
Projektet tona, duke filluar nga viti 2013, janë të mjaftueshme dhe ajo që është kryesorja të arritura janë artistikisht dhe me sukses të plotë, kështu e ka vlerësuar publiku por edhe kritika. Aktivitet tona filluan me dy mbrëmje poetike: “Shqiponjës dua ti ngjaj“ dhe “Rini thuaja këngës“ të cilat u shfaqen për publikun shqiptar në Zagreb. Më pas vazhduam me vënien në skenë të dramës historike shqiptare “Dy krisma në Paris“ të cilën e shfaqem me sukses si në Zagreb ashtu edhe në Kopër të Sllovenisë në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore ILIRIA të Kopërit, shoqatë e cila drejtohet në mënyrë të shkëlqyer nga Z. Heset Ahmeti. Se fundi, vendosem në skenë komedinë e njohur shqiptare “8 persona plus“, të cilën e shfaqem me sukses në Zagreb dhe vazhduam turneun tonë në vitin 2014 në Teatrin Kombëtar të Prishtinës, Qendroren Kulturore të Tetovës në Maqedoni, për ta mbyllur përsëri ne 2015 me miqtë dhe bashkëpunëtoret tanë të Shoqatës Kulturore ILIRIA në Teatrin e Kopërit të Sllovenisë, të cilët i falënderojë nga zemra për gatishmërinë dhe përkushtimin e tyre.
- Planet e tua personale e ato të shoqatës, gjegjësisht grupit që drejtoni?
Planet e mia profesionale janë të lidhura me të shoqatës që unë drejtojë, janë të shumta, por edhe të qarta e reale. Përveç vënies në skenë të veprave nga autorët shqiptar e të huaj në gjuhën shqipe. Do të paraqesim në skenë, edhe vepra të autoreve shqiptar të përkthyera në gjuhën kroate, në mënyrë që të na ndjek edhe publiku kroat që të na mundësohet të marrim pjesë në festivalet teatrale të Kroacisë dhe të rajonit. Ne duhet të vazhdojmë me pasion, këmbëngulje dhe dashuri në rrugën e bukur dhe të vështire të skenës pra si gjithmonë të promovojmë gjuhën e kulturën shqiptare. Unë jam shumë i bindur se edhe sukseset e rezultatet nuk do të mungojnë, sikurse besojë që nuk do të mungojë edhe publiku që për aktorin e skenës është më motivuesi për të luajtur rolin si i ka hije një aktori.
- Është me rëndësi se me aktivitetin në migracion jeni të angazhuar e gjithë familja e Juaj, çka është një dukuri e rrallë (!), cila është pjesa tjetër e familjes dhe çfarë aktiviteti zhvillon?
Është e vërtetë, që familja ime është aktive në shoqërine shqiptare në Zagreb. Bashkëshortja ime Melita Oreshkoviç-Hamitaj, është ekonimiste dhe kryen funksionin e administratores në Këshillin e Pakicës Shqiptare të Zagrebit, si dhe është mësuese e Mësimit Plotësues të gjuhës shqipe, këtë e ushtron në shkollën e qytetit të Velika Goricës, afër Zagrebit, besojë se i kryen në menyrë të mrekullueshme dhe profesionale funksionet dhe detyrat e saj. Ndërsa, djali im Giulian Hamitaj, përveç se është student në vitin e fundit në Fakultetin e Drejtësisë në Zagreb, gjithashtu është edhe kryetar i Klubit të Studentëve Shqiptare të Zagrebit, klub i cili në tre vitet e fundit të riaktivizimit e ka gjallëruar së tepërmi jetën e shqiptarëve në Kroaci. Do të thoja se e ndjej veten shumë të lumtur dhe krenar me një familje të tillë që kam, dhe këtë do të ua uroja të gjitha familjeve shqiptare kudo që jetojnë.
- Duke iu falënderuar për këtë bashkëbisedim, desha të kërkojë se cili është mesazhi i juaj për lexuesit?
Mesazhi im për lexuesit është tepër i thjesht, është mesazh i një shqiptari dhe një artisti njëkohesisht, me tepër është një thirje që i bëjë publikut tonë, që t' i kthehet sallës së teatrit, sepse është vendi ku ruhet dhe kultivohet gjuha, kultura dhe traditat tona të mrekullueshme. Gjithashtu, dëshirojë ti përshëndes të gjithë lexuesit shqiptar ku do që ndodhen duke iu uruar shëndet e pasion të pa fund!
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen