- Më rastin e 28 Nëntorit, në Ditën e Flamurit dhe të Pavarsisë, radiot shqiptare private të internetit, pa programe serioze festive.
Nga Haxhi Muhaxheri
Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe të ngjizjës së gjysemshtetit shqiptare, të kësaj date të lavdishme që mbanë një emer dhe shume histori, vendosa te ndjek apo te monitoroj programet qe, për nder të kësaj date historike për kombin, radiot e shumëta private shqiptare të internetit ju ofronin dëgjuesve të tyre.
Isha i detyruar ta bëja këtë monitorim, pasi me ketë punë më kishin ngarkuar për shkakun e një donacioni qe do ti jepej njërës prej këtyre radiove.
Prandaj, më 28 Nëntor, ngarenda nga radio në radio, dëgjova dhe ç’nuk dëgjova. Një papëgjegjshmeri e tmerrshme e pronarve te radiove private shqiptare të internetit. Disa radio nuk e kishin marrur fare mundin për të berë ndonje program festiv sado modest, por vazhdonin të jepnin si gjithnjë vetëm muzike. Kurse programet e radiokanaleve tjera lenin shume për të dëshiruar. Ishin programe të zbehta dhe pa kurrfarkoncepti, programe te improvizuara pa kurrfarë shije dhe kriteresh. Ishte për keqardhje që disa nga pronaret dhe moderatoret e radiove, programe festive i quanin kontaktet e tyre me degjuesit dhe bisedat që i bënin me ta.
Keshtu, nuk kishin te ndalur degjuesit qe uronin festen. Madje, ndonjëri syrësh lexonte edhe tallava poezi qe nuk ishin asgje më tepër se vargje patetike të radhitura shkel e shko. Pronaret apo moderatoret e radiove nuk reshtnin të krenoheshin se u kishin arritur shumë urime nga degjuesit dhe ky ishte kulmi i mjerimit, ishte kulmi i injorancës, ishte kulmi i sharlatanizmi dhe i mosdijës së tyre. Pothuajse, asnjeri nuk ia kishte idenë se çdo të thotë të bësh apo të përgatitesh me shije program festiv si duhet, në mënyrë qe në ketë ditë të shenjte të kënaqnin kërshërninë dhe kërkesat e dëgjuesve të tyre.
Kësisoj, jo vetem qe e humba kot kohen dhe u zhgenjeva që në ketë ditë kisha vendosur ti monitoroja programet e radiove te shumëta shqiptare të internetit, por mbeta shumë i tmerruar me nivelin e ultë të skemës së tyre programore dhe asaj çfarë jepnin në Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë. Në zallamahinë e radiove të shumëta nuk gjeta as edhe një të vetmin program serioz që vërtetë mund të quhej festiv! Ndaj, propozova që donacioni i menduar që ti jepej ndonjërës prej radiove private të internetit, kësaj radhe të shkoj për ndonji veprimtari tjetër kulturore.
Nëntor 2015
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen