Dienstag, 1. Dezember 2015

Faruk Tasholli - Vajtim për Kosovën


VAJTIM PËR KOSOVËN

Që kur ikën këmbë barbarësh
Ta shohësh lirë diellin me sy,
Sa keq re në duar zuzarësh
O i mjeri unë për ty!

Zhvatës,grykës e mbllaqitës
Po të shpiejnë në katandi
Ja ku i ke, në ballë plangëprishës
O i mjeri unë për ty!

Kush dha gjak e mund e jetë
Qiellin zi e sheh mbi kry,
Kah je nisur e ku ke mbetë
O i mjeri unë për ty.

Me flamuj të pashpaluar
Togje horrash ta kanë m'sy,
Mu në zemrën e lënduar
O i mjeri unë për ty.

Si s'u gjet në trollin tënd
Kush ta ndalë këtë zogori
Që të shkel të nëpërkëmbë
O i mjeri unë për ty!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen