PROFILI.
Për ato sy të kthyera
profilit!...
Lutjet e mia përherë!...
Do t’i afroj.
DILEMA.
Flakës lëpihej
trupi yt
dhe strallit!...Ndizte
Jetën.
SHPREHJA.
Buzët?... Mbi zjarre
digjnin
flakët, e kuqe zbërthenin
shpirtin
si mund t'a fshij?...
Qëndrimeve
joshur jetë, udhëtimesh
mes fjalësh
zbrisnin; deshirave
aq ëmbëlsisht!...
Në një pushim frymëmarrjet?..
Në një pushtim të
derdhur shpirtit, të derdhur
madhështive!...
Pushoj dhe pushtoj
dhuratat
në shkëmbime frymëmarrjesh
jeta!...
Gjallon dhe koha!... Çelte
kohën hukatjeve
diellore mbajmë jetën!...
Tej heshtjeve
nenshtruar jetës!... Ne rrezatime çastesh vetëm
castesh na shijon!...
Le ta ndryshojmë.
... TIMBRI, I SAJ.
Ëndrrës zbarkonte... si melodi ku luante orkestra e saj, tejkalonte lidhjet e veprës dhe jetësorja... harrohej diku, aty... me meloditë ku lartësonin... mardhëniet mes pjesës.
E tëra?...
Në një nga kombinimet e saj shfaqte ngjyrat..., përplaseshin në madhështi dhe mbi çdo kostum, të veshur, ligjet i tejkaloje përpjekjeve ne përshtatshmëri.
Kjo... melodi e shpirtit ngjit..., me natyrën, sfidohet dhe e sfidon egzistenca ndjenjave mes lidhjesh..., në
harmoni.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen