![]() |
Shkruan: Mehmet Rrema |
KRYQI I ËNDRRËS
Sa herë që ëndrrat më çojnëtej kufirit të kujtesës
befas më shfaqet
(si në mjegull)
një kryq i drunjtë
me emrat e të parëve
gdhendur në të
E pastaj
pastaj krejt papritur
vjen e më rrok një mall
dhe një dëshirë e përgjumtë
(që ndonjëherë)
Flet "pak", por thotë shumë poeti i mirënjohur Haxhi Muhaxheri. Duket sikur është ulur aty buzë vatrës, në një minder, shtruar për bukuri me lëkurë dashi, rritur në bjeshkët e alpeve të bukura shqiptare. Aty ulur, si dikur burrat e motshëm, qëndron, i mat dhe peshon fjalët, dhe pasi u ka përgatitur mirë vendin i vendos në themel të bisedës ku të mos i luajnë shekujt. Ai i thotë fjalët jo që t'i marrë një erë e lehtë, por që t'u qëndrojnë furtunave të kohës, e jo të plaken e dobësohen, por të vijnë duke u rritur e forcuar, që as tërmetet as ortiqet të mos i lëvizin. Të tilla janë poezitë e Haxhi Muhaxherit
Mendimi i poetit shkon larg në histori. Në historinë e lashtë, atje ku i ka rrënjët lisi, atje ku lisi merrte ushqimin e pastër e rritej, atje ku degët e ti gjelbëronin, atje ku lavdia dhe kreanaria ishin pjesë e trupit të tij. Mendimi poetit shkon atje ku ilirët ishin një,popull, në trojet e veta, jetonin dhe mbronin me besë e trimëri zakonet, e bukura të trashëguar. Në atë kohë kur ishin të pavarur, kishin besën dhe besimin e tyre, kur nderonin e respektonin të parët e tyre e vetë Zotin...
(si në mjegull)
një kryq i drunjtë
me emrat e të parëve
Poeti shikon kryqin me emërat e të pareve…
Shikon shumë larg dhe qartë poeti jo nëpër mjegull. E çon mendimin, tek ajo periudhë e lavdishme e popullit tonë. Tek ata njerëz të mirë, të besës e burrërisë,tek ata trima që luftuan e mbrojtën kufinjt e vendit. Shikin ata emra se atje duket se shpresa e tij gjen qetësi. Atyre duket se u drejtohet dhe u thotë: Për hirë të Zotit Diell, ejani edhe një herë. Kthehuni edhe një herë në Kostandinë,se një erë e keqe po fryn rreth mureve tona e po kërkon të na i shembi. Ejani se ne e kemi humbur rrugën e nuk po dijmë nga të shkojmë. Ejani se një mjegull e trashë na ka mbuluar. Ejani se edhe kryqet po na i përdhosin, e besimin duan të na e sëmurin, se kundër këtyre myreve po vijn, po vijnë ata që me urën e ndezur, duan të djegin tokë qiell e bashkë ne to, dhe shpresat tona. Ne, thotë,poeti, kishim tokën tonë me gjithë bukuritë e sajë, kishim dhe besimin tonë, po për dreq një ditë, hiç e bukur nuk qe, na detyruan ta harrojmë besimin tonë e të kthehemi të mendojmë e besojmë në kryqin e tyre prej lluce, apo në gjysëm hënën, kur ne kishim diellin dhe hënën tonë të plotë, plot dritë, shkëlqim e ngrohtësi.
krejt pa pritur
vjen e më rrok një mall
Vjen e më rrok një mall…
Po sigurisht një mall e rrok poetin, rrok dhe çdo njeri të kësajë toke të shenjtë, për atë besë, e besim, për ato zakone të mira, për ata burra të urtë, që fjalën atdhe e kushin të shenjtë e mbi gjithçka, që fjalën fe e kishin në funksion të atdhedashurisë, se siç thoshte poeti ynë i "Feja e shqiptarit është shqiptaria", për ata burra, emrat e të cilëve qenë gdhendur përjetësisht në kryqin e drunjët
Më vjen, thotë poeti, një dëshirë e përgjumtë…
Mbi këtë tokë kanë fryrë shumë erëra e furtuna, kanë rënë tërmete dhe ortiqe, kanë hyrë e kanë dalë këmbë e dhëmbë të të gjitha ngjyrave e shpesh herë na kanë kafshuar egërsisht e topitur mendimet, na janë imponuar edhe ndryshe të mendojmë e besojmë, por një gjë nuk kanë mundur të na heqin. Nuk janë mundur të na heqin dashurunë,për këtë tokë e për emrin e të parëve, të gdhendur fort në drurin e kësajë toke.
Nganjëherë, Zotit i lutet ndryshe...
Po i lutet ndryshe poeti. Ne e kemi nderuar Zotin, e kemi nderuar se kemi besuar e besa e besimi për ne kanë qenë të shenjta, por...Eh, çfarë dhimbhesh nuk ka provuar ky popull e kjo tokë, dhe … Zotin e kemi pa duke bërë sehirë atje në sarajet e tij, E kemi pa të premtojë drejtësi të hyjnore,drejtësi qiellore, por tek ne, mbi popullin dhe tokën tonë ka rënë shumë padrejtësi njerëzote. E kjo na ka lëkundur, na ka bërë të drejtojmë pyetjen. Ku ishe ti o Zot? Ia bëjmë këtë pyetje Zotit në qiell, por edhe "Zotit" në tokë. Ku jeni ju zotërinjë, ju që iu besojmë? Dhe humbasim besimin apo besojmë ndryshe…
Edhe kjo poezi e poetit tonë Haxhi Muhaxheri, ashtu si gjithë gjerdani i tij poetik, me pak vagje, flet shumë e saktë nëpërmjet metaforave e fjalëve të zgjedhura me kujdesin e një skulptori të talentuar, me kujdesin e një piktori duarartë, ai zgjedh ngjyrat e bashko bukur me njëra tjetrën duke na dhënë tablo që jo vetëm u rezistojnë shekujve, por në shekuj, ashtu si vera, sa më shumë vjetrohet aq më e mirë bëhet. Poezitë e Haxhi Muhaxherit, janë një material i pasur për studiuesit dhe kritikët e poezisë. Ato i bëjnë nder gjithë poezisë shqipe, ndërsa ne lexuesve të apasionuar të poezisë na grishin e ngazëllejnë me bukurinë e tyre.
Faleminderit për atë që keni bërë për mua { Dr dawn acuna }! Burri im pushoi së plotësuari letrat e divorcit pasi të kontaktova për të më ndihmuar të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë tani. Siç thatë, i gjithë procesi në lidhje me divorcin është anuluar dhe gruaja e keqe që shkakton problemin në martesën time është larguar nga burri im dhe tani jemi të lumtur së bashku, nëse keni probleme në lidhje ose martesë ose ndonjë problem tjetër. , mund t'i dërgoni email atij në: ( dawnacuna314@gmail.com ) ose WhatsApp her ( +2348032246310 ).
AntwortenLöschenAi u specializua në magjitë e mëposhtme:
*MAGJITË DASHURIA
*MAGJITË MARTESORE
*MAGJITË E PARAVE
*MAGJITË E BUKURISË
*MAGJAT E PASURISË
*MAGJITË TËRHEQJES SEKSUALE
*MAGJITË E SHËRIMIT TË HIV
* SPELL KAZINO
*HQI SPELJET E MALLKIMIT
*MAGJITË MBROJTJES
*MAGJITË E LOTARIVE
*MAGJAT E FATIT
*MAGJAT E Pjellorisë