Freitag, 26. Juli 2013

Cikël Poetik nga Josif Gegprifti


JOSIF GEGPRIFTI
 
NDJENJAT E SHPIRTIT

E pashë fare pak rrezen e diellit,
Sepse iku, u zhduk shumë shpejt,
Më shpejt se vetë rretë e qiellit,
Që era i rrëmben fare lehtë.

E doja pranë atë rreze dielli,
Siç dua aromën e luleve të prillit,
Por rrezet,aroma dhe retë e qiellit,
Ikin e vijnë si ndjenjat e shpirtit.

 
NJE JETE QE U NDERPRE

Kur buzëdetit shëtis,ja këtu,
Më zgjohet një kujtim i ëmbël,
Një vajzë më qëndron në sy,
E s’di në jam zgjuar apo n’ëndërr.

Një jetë që u ndërpre shpejt,
Më vjen në mendje papritur,
Që iku e s’u kthye më në jetë,
Por mbeti përjetë e ndritur.
Vlorë,Korrik 2012
 
 
DASHURIA NJE RREFENJE

Mos vallë isha një i marrë,
Që pa bekimin e perëndisë,
Me vrull rinor e plot zjarr,
Zmadhova ndjenjën e dashurisë?

Në mos ishte e magjishme ajo ndjenjë,
Pse vitet vallë nuk e shuan,
Pse e kthyen atë në rrëfenjë,
Në poezi e në vargje e shkruan.

 
Pog.18.07.2013



LULJA E KALTER

Këputa një lule të kaltër,
Me kaltërsinë e qiellit e krahasova,
Në zemrën time të pastër,
Me ëmbëlsinë e dashurisë e mbolla.

Dhe mbeti përjetë aty,
E bukur si në rininë e saj,
E kam çdo ditë në sy,
Lulen që lumturi më dha.

Pog.19.07.2013  

 
ASAJ

Ishte e ëmbël e dashur si vetë natyra,
Me thjeshtësinë e bukurinë e vet,
Ishte krijesa e asaj pranvere me ngjyra,
Që përqafonte dashurinë e vërtetë.

Ishte gjithçka që jetonte pranë meje,
Që thellë kishte hyrë në shpirtin tim,
Në çdo puthje kishte aromë pranvere,
Në vështrimin e saj rezatonte dashurinë.

Ishim pranë,fare pranë atë natë,
Dhe ne provonim diçka hyjnore,
I puthnim buzët prap e prap,
Nën dritën e magjishme qiellore.

 
BUZEQESHJA JOTE

I shtrirë në qetësinë e një lëndine,
m’u shfaq në sy buzëqeshja jote,
nga mali një përrua zbriste me rrëmbime,
në kaltërsinë e qiellit një zog fluturonte.

Një erë e lehtë në vesh më përshpëriti,
ashtu si dikur më pëshpërisje ti.
në sy një rreze dielli më ndriti,
dhe shpirtin ma mbushi me dashuri!

 
DASHURINE S'E MBAJ DOT FSHEHUR
 

Dashurinë s'e mbaj dot fshehur,
është si zjarr më përvëlon,
kraharrorin zemra shqeu
s'mbahet mbyllur, fluturon.

Dashuria si magjia,
zemrat e njerëzve i bashkon,
s'e lidh dot me zinxhira,
zemrave ajo fluturon!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen