Montag, 10. September 2018
Kujtim Stojku: Nga cikli poetik "Fund vere"
NË PLAZH
Zhytem në detin e gjërë të emocioneve,
Që është si valët që puthin bregun,
Kur kthehej batica oshëtima vazhdonte,
Ndijesitë ktheheshin nga një botë e heshtur.
Kishte një kohë të gjatë që ishin humbur e harruar,
Unë shikoja se si rrokulliseshin valët,
Tek kërcenin dukshëm në hare, m’dukeshin të gëzuar,
Çuditërisht n’detin e gjërë mbulonin njëra tjetrën
duke vallëzuar asnjë çast nuk i pushonin fjalët.
Unë arratisem në plazhet e kujtesës,
Gjithë kohën harboj duke bredhur me valët,
Gurgullimën e valëve e shoh përmes reflekseve,
Dantellën magjike e thurin me shkumën e bardhë.
Më pas largohem nga shkuma dhe flluskat,
Duke përtypur në mendje fjalët e pashkruara,
Një dashuri e panjohur po loz me ndjenjat,
Nga rrokullisjet e ujit çurga - çurga.
UJI
Peizazhit memec e shihja se diçka i mungonte,
Ca palma në breg rrinin krye varë,
Këtë shekull kurvë askush s’mund ta korigjonte,
As vargjet që buronin nga uji, as nga degët tuaja të tharë.
Çuditërisht pashë se fjalët ishin tharë,
Megjithëse era fryu, tingujt nuk fëshfërinë,
Këtë heshtje tingujsh nuk e mendoja më parë,
Krahë krijesash që pasqyrat thyejnë.
Në qiell një hënë e zezë po çohet,
Unë po eci mbi rërë me këmbë,
N’detin e takimeve dhëndri pa krye nusen e tij po kërkonte,
Rrëzuar n’mes nuancës së ngjyrës gjelbërt në këtë natë pa hënë.
FLUTURIMI I GRERËZAVE
Po i ndiqja se si fluturonin njëra pas tjetrës,
Personalisht për ta nuk kisha asnjë admirim,
Dikush natyrisht i simpatizon n’këtë fluturim të dështuar,
Por paralizohen me ngadalë në dimrin që i ngrin.
I shoh tek u ngjiten frutave të vyshkura,
Rrëzohen përtokë duke kërkuar ëmbëlsinë,
Si të babëzitura nëpër mbetjet e ëmbla,
Nuk ngopen as në ndonjë coftinë plot me lyrë.
Vazhdimisht bren ngadalë por dështon,
Më pas gjysëm e ushqyer largohet,
Duke u dridhur ngrihet mbi krye e fluturon,
Si e pangopur sulet e pa mëshirë më thumbon…
Si pijanece dehet duke u rritur mbi coftina,
Këmbët nuk u lëvizinë mbi kërmë duken se kanë mbirë,
Kurse fletët janë mpirë nëpër dega,
Duke pritur ndryshimin e stinës,
si e babëzitur diçka poshtë për të pirë.
Durrës 05.09.2018
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen