Donnerstag, 29. November 2018

Bajram Sefaj: Sy(të)...!

Bajram Sefaj

Prozë urbane

sy(të)...!

(Elegji, ilustruar madje edhe me fotografi, si deshmi, për syrin tim të majtë, në shterje e sipër. Doktori i ri, ai me emrin François Ameloot, kur qëllon specialist, humanist dhe bujar fisnik,  që hije i ka manteli i bardhë, tani e një kohë të gjatë, bën përpjekje ekzemplare për kthimin e dritës në syrin tim. Me gjasë dritat kanë ikur. Në të pakthim, njëherë e përgjithmonë. Ah, syri im i majtë, ah...!).  
                                               ----------------------                                                                                           
Paska qenë e shkruar, në rrasë guri, në murin e shpellës së vendlindjes, në parahistori, paska qenë e parashikuar dhe e përcaktuar,  e dhënë dhe e thënë, urdhër (nga qielli e dielli) që, këtë shteg tregimi,  e krejt çka të shohin sytë rreth tij, fillim e mbarim, nis e sos, të nisë dhe të soset, me llogari, më aritmetikë e statistikë, me shifra e me numra...!
E, pse e qysh, më mirë, hiç të mos preokupohesh fare!
*
Ndjekim statistkën!
Gati!
Fillojmë...
Ngjituni në faqen me numër marramendës 1.805 të Fjalorit i Gjuhës së Sotme Shqipe. (Viti 1980!).
Zbritni gati në fund të glosarit të parë. Ndaluni tek fjala  Sy, -RI m.  sh. – TË.
Lexojmë bashkërisht vetëm paragrafin e parë:  Organ i të parit të njeriu dhe kafshët, që ndodhet në pjesën e përparme të kokës ose anas saj. Sy i djathtë  (i majtë). Me sy të mëdhnjë (të vegjël). Me sy të zinj (gështenjë, të kaltër). Me sy të dalën (të  kërcyer), të futur. Me sy të skuqur (të përlotur, të përgjumur). Me sy hapur (mbyllur). Sy xhami (i vënë, artificial) copë xhami, e përpunuar në mënyrë të veçantë dhe me ngjyra të përshtatshme, që vihet në gropën e syrit të hequr. Bebja (ninëza, nusja, drita)  e syrit. E bardha (të bardhët) e syrit. E zeza (të zitë) e syrit. Kokërdhoku i syrit. Kapakët e syve. Zgavra (gropa) e syrit. Nervi i syrit. Cepi (bishti) i syrit. Cipë (perde) në sy. Sklepat e syve. Sëmundje sysh. Mjek i syve. Hap (mbyll)  sytë. Kapsalliti (picërroi,  përpëliti) sytë. Zgurdulloi (çakërriti)  sytë.  Ngriti (uli) sytë. Rrotulloi (perëndoi) sytë. Fërkoi sytë. I lidhi (i zuri) sytë. 
I shkëlqejnë (i ndritin)  sytë. Iu ndezën sytë. I lotojnë (i qajnë, i djegin) sytë. I vishen (i lëbyrën) sytë. Iu qepën (iu mbyllën) sytë nga gjumi. Ia vret drita (dielli) sytë.
*
Po qesë jeni lodhur (aq sa unë, duke e përshkruar, e ju duke e lexuar vetëm këtë pjesëz, (të njëqindën pjesë),  të shpjegimeve të kësaj fjale, kur marrin afro katër faqe e mbi gjashtë shtylla të Fjalorit monumental të gjuhës se Sotme  Shqipe,  me mbi dyzet e njëmijë fjalë, më mbi dymijë e dyqind e shtatëdhjetë faqe, atëherë kurrgjë e kurrkujt.
Për ata që nuk i ka lëshuar takati e janë më kureshtarë,  në vend të thasëve të mëdhenj (më cilët  transportohet pambuku), propozoj të hedhim pas krahut nga një kroshe e, nga  po ky Fjalor, të vjelim, shpejtë e shpejtë, një thesar tjetër të pasur fjalëformimesh, apo dispozitash...që, gjithnjë kanë lidhje me sy(të), si bie fjala: sybajame, sybardhë,  syç, syçakërr, syçelë, syçkë, sydrejtë, syenë, syfyr, sygacë, sygështenjë,  sygrifshët, sygjallë, sygjarpër, syhapët, syhaptësi,  syhapur, syka, sykaçke, sykaltër, sykan, sykath, sykeq ( që, sipas besëtytnive..., që të ha me sy!), sykë, sykuq, sylarmë, syrrush,  synim,  syfjetur, sypatrembur,  sypetrit, sypërmbys,  syplasur,  syprinë, syqeshur,  syrëz,  syrgjyn (syrgjyn gjallë e syrgjyn vdekur), syrgjynos,  syshkëndijë, syshkruar,  syshqiponjë,  syshtrembër, sytar (shenjëtar),  syulli, syvëngër, syvogël,  syze,  syzi,  syzoj...!
*
Pasha sytë e mi,  që i kam në ballë...
Kur e evidencova këtë temë si të mundshme për tjerrjën e një rrëfimi, çfarëdoqoftë ai, pata shënuar:  Sy... i mirë,  sy i keq,  syshtrembër,  sy gemet, syvëngër, sy grope (burim) lotësh,  syri i keq mos e paftë (uratë), mori mësysh,  sy spiuni ka, të plasin (tu verbofshin) sytë...(mallkim ky, shitues, aq i shpeshtë, në përdorim, gati-gati të përditshëm ndër ne!
Hiç më shumë.
Kjo me dukej boll. Mendoja se këtu, ka material të bollshëm e brumë të kualitetit  të mirë për një gatesë, si ëmbëlsirë. Bindja mu trash kur më piku ndërmend e mu  kujtua krahasimi, ose thjeshtë, kur me erdhe në mendje: sy spiuni ka..., jashtë dyzet e njëmijë fjalëve të Fjalorit!
Thashë: u bë!
U krye (baç, maç...!).
Thashë...
Kur u gjuajta në pusin e Fjalorit, kur pashë atë alamet shpjegimesh, e sqarimesh, psherëtiva: kuku për mua të shkretin, kuku!  Me çka paskam synuar të përgatis gatesën që, thënë sinqerisht pandehja se në dorë kam një “prozë urbane” (një bombë paqësore me sahat)  që, me “eksplodimin bërthamor” të saj do te bëj dritë mbi gjithë letërsinë (tonë) të re...
Po, çfarë,  hiqu asaj pune!
Lexojmë (bashkë) fjalorin e mrekullohemi!
Kësaj radhe, s’ka më...!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen