Vaid Hyzoti |
EMËR I VËSHTIRË
Asnjëherë nuk mundën të ma thonë saktë emërin në këtë vend,
Ndonëse kam emër të shkurtër:
Dy rrokje,
Katër germa!
Mesojnë aq shpejt fjalët e pista nga të gjithë gjuhët e botës,
Në dhjetra gjuhë përdorin fjalēn “shkërdhatë”,
Apo të shajnë nga nëna!
Dhe në vdeksha me kursimet e mia do paguaj një varr të sheshtë ,
Dhe në ardhshin në varrim do thonë;
Vdiq një refugjat!
S’ia vlen të më thonë emërin, se mbase dhe i vdekur,
Mund te çohem dhe ne vendin ku emerin ma dinë
Mund të kthehem prapë!
KALAJA
Kalaja e Ishmit qe me mban shtepine,
Shtepine me mure bedenash,
Eshte plasaritur e çare...
Çudi, asnje gur s'i levizi ne shekuj,
Por plasi ne koherat moderne.
Malli e paska marre ...
Si t'ia nis nje pike loti,
Aq, sa per te me pare...
ENDERR E ÇMENDUR
Isha lart. Fare lart!
Zot i botes!
Syri me rrokte ç'te doja.
Yjet nga qielli
Gozhdoja, zhgoshdoja!
Papritur ndjeva akull,
Diç u shemb nen kembe,
U anua
Taban i rrepirte.
I zbardhur nga frika,
Perpiqesha te mbahesha...
Pergjaka gishterinjte.
Kur ka gjak, prishet enderra,
Ndaj u gjenda ne krevat.
Por veten akoma
Ha me dhembe:
Ç'desha aq lart!?
Nga vellimi "Jemi te pandehur", New York 2008
JANE TRI VAJZA
Janë tre vajza, që s’i quan të vogla,
Por edhe të rritura nuk janë ende.
Të zbresë natën e vonojnë
Te hyrja e pallatit çdo mbrëmje.
Janë tre vajza që sapo kanë filluar
Vetullat t’i heqin nga një çikë
Edhe thonjtë ti ylberojnë,
Edhe tonet t’i derdhin tek sytë.
Zëulët bisedojnë tek bëjnë deshifrimin
E fjalëkroseve të vështrimit të djemve
Pastaj shpërthejnë në qeshje të bujshme
Duke veshur pemët me gjethe.
Ashtu përskuqur nga përvlimi i moshës,
Për “atë” të ndjejnë kanë zënë.
Gishtat i kanë mbushur me unaza,
Çudi që në bel nuk kanë vënë
Paçka se xhinset shkurtohen çdo ditë
Ankohen bluzat nga i gjoksit brufullim…
Vajzat këdo ngacmojnë me vështrime
Çdo mbrëmje, në hyrje të pallatit tim.
Përkitazi i shoh, veç lehtë i përshendes,
Tek sa para tyre shkoj nxituar.
Se jam kaq i ri tu jap këshilla,
Jam kaq i vjetër për t'i dashuruar
New York, 2007
ENDERRA KRAHEPRERA
Çdo ditë bëhem më shumë sadist:
Pa mëshirë pres
Krah ëndërrash të hershme -
Kirurgji e tmerrshme!
Le të fluturojnë galaktikat
Pa asnjë lloj freri,
Tradhetoj hënën -
Të dashurēn e përjetshme!
E shihni?
U zverdh nga vreri!
Pastaj ulem butë - butë të prek tokën,
Se çdo ditë
Bëhem më i motshëm!
NJE GRUA...
Njoh nje grua qe kurre s’ka patur dhe s’mund te linde femije,
Dhe para cdo femije i mban kembet,
Nje drite e rralle i ndizet me sy,
Nje dritherime
I shkruan dhembjet.
Ngazellueshem veshtron nje nene qe mekon te birin,
I lutet ta mbaje ne preher,
Ta perkedhele pak!
T’i kafshoje gjoksin, ndonese s’ka qumesht,
Ajo me deshire i jep dhe...gjak!
Nje grua e re qe kurre s’mund te linde,
Blen per femijet plot rroba te shtrenjta...
Kendon nina-nana,
Gezon femijen e saj,
Femijen qe cdo nate e perkund ne endrra!
PRAPE DO SEMUREM
Nje tjeter servis i bera zemres,
I vura nje tjeter manikote...
Se zemra te ece ne ditet e mia,
U dashka si gome e fryre dhe e forte.
Dhe mjeku me jep nje tufe receta,
Nje tufe keshilla mjeku me jep.
Une i hutuar ke te mbaje ne mendje
Dhe cilat prej tyre te fsheh ne xhep.
Se qenkam njesoj si nje djalosh,
Por larg duhet t'i rri emocioneve.
Nga dhimbja dhe gezimi te frenohem,
Ta mbaj mbyllur fort qesken e loteve.
Te jem i ftohte ne gezimet e femijeve,
Ne ditelindje, notat e mira ne mesime.
Ndarjen e perjetshme me nje te dashur
Ta shoh te zakonshme, pa dhimbje.
Ne rremba te mos ndjej pranveren,
Kengen e zogjve mos ta ndjej ne zemer...
Vetem me medikamente
Te fergelloj ne shkoj me nje femer...
S'e di ne me vlen ky servis zemre,
Si gome e pullosur ne nje kepucar fshati.
Pa emocion a mund te shtyhet jeta?
Shpejt do semurem. Me pret shtrati...
ADRESA
Deshmori qe i jepte emer rrugices sime
Qenka rivrare dhe eshte shpene ne nje varr pa emer...
Nje tjeter eshte ngjallur nga nje varr i humbur,
Ia moren eshtrat dhe me shkrese zyrtare
I qepen nje zemer...
Une pyes ku ndodhet shtepia ime
Dhe permend emerin e deshmorit te shpallur tradhetar...
Me shikojne me dyshim me sy te çakerritur
Habiten pse mua ende nuk me kane vrare...
I them se atje une kam shtepine
Me plasa malli si gravure neper mure
Por fjalet e mia u krijojne bezdi
Dhe i shkundin si pluhurin qe u bie mbi supe...
Se nuk me njohin komshinjte - jane krejt te rinj,
Ca vdiqen, te tjere jane udheve te botes...
I them eshte shtepia ime ne kat te fundit,
Thone eshte manastir i frikshem
Ku dike kane groposur...
Dike te tretur ne Amerike,
Dike te vdekur shume vite me pare...
Atje s’pagoi per sherbimin funeral,
La hijen ne shtepi te mbyllur si ne varr...
MOS I VRISNI AKREPET
Ne i shihni akrepet poshte rrasave te gurit,
Anemike, te fshehur nga dielli,
Nga frika krejtesisht te nxire...
Ato s'ju sulmojne, ndaj mos i vrisni,
Akrepet jane kaq te mire.
Ka vite qe mua me mbajne te gjalle,
Çdo dite me pergatisin ushqim.
Une qe vete jam fshehur nen nje rrase,
I paemer ne qytetin me emerin me te mire,
Ku njoh rrasen time,
Spitalin, farmacine.
Mos i vrisni akrepet, mos me vrisni mua,
Asnje rreze nuk marrim nga dielli juaj.
Me shume se per ushqim,
Me shume se per banesen,
Per farmacine e spitalet paguaj.
Dhe s'di sa kohe do rroj si akrepet.
(Per dreq si te gjithe e dua jeten).
Lereni helmin te ma japin mua,
Te me ngopin e pastaj
Si akrep te helmoj veten.
NJE FJALE...
E ndjej se çdo dite diçka plasarit e shemb tek mua,
E ndjej se çdo dite diçka plasarit e shemb tek mua,
Çdo dite me kujton se behem me i motshem...
Bej ca riparime. Mos te jem nje ndertese e rrezuar,
Tek dhembet, ne zemer, madje dhe tek floket...
Dhe hedh nje fjale, dhe flas e qesh,
Nje enderr, nje veshtrim e ndjej qe me zgjat jeten...
Bej ca riparime. Mos te jem nje ndertese e rrezuar,
Tek dhembet, ne zemer, madje dhe tek floket...
Dhe hedh nje fjale, dhe flas e qesh,
Nje enderr, nje veshtrim e ndjej qe me zgjat jeten...
Vetem qe te mbetem pak kohe ne muzeun e kujteses
Per ata qe dua dhe me deshen.
PORTRETI
Me urdheron te ulem ne stolin perballe e te shoh ne sy,
Pas vetes ve kavaletin me bojera uji dhe pastel...
Une s'e dija qe ishe edhe piktore
Dhe nuk e di pse me zgjodhe mua per model!
Me sheh ne sy gjate dhe i kthehesh telajos,
Me urdheron te mos leviz e syrin ta mbaj hapur...
S'kundershtoj urdherin tend tekanjos,
Kam firmosur nenshtrimin se te ndjej te dashur!
...dhe hodhe penelin e fundit dhe une mbetem i shtangur:
Gusha, supet, sheget me majen mbledhur ne xhufka...
Une nxitem te shijoj ato fruta:
Duhet kafshim, puthje apo vetem ndukja?
Dhe kofshet hamngjitese i ke mbuluar me nje fund ujedeti te holluar,
Une behem shkume, une behem dallge...
E ku ka det te paterbuar
Flockat nuk jane vetem ne perralle!
Ngre syte te gjej buzet te mbaj marramendjen,
Ti ke fshehur fytyren pas nje sombrere si latinet...
Me thua: kete portret gjeta ne syte e tu...
Ne fund ve shenimin:
"Nuk shitet"
JAM VETEM...
Paske ikur?
Mbase s'ke ardhur fare...
Ndjej ftohte dhe frike ne vetmine time.
Armet m'i more te gjitha,
Me hoqe lidhjet e telefonit e te internetit,
Deres i ke vene nje pllake te plumbte.
Jam Robinsoni i fundit i planetit.
Paske ikur, ende pa ardhur,
Por paske hedhur te qeshuren pa kujdes,
Ne tavoline, ne shtrat, neper shkalle...
Mundohem t'i bej deshifrimin,
Te gjej nje ze brenda vetes.
Sa mire qe te qeshuren e ke me fjale!
GJITHÇKA E RREME
Gjithçka shkruhet e fsheh te verteten,
Per vdekjen jepen diagnoza te rreme:
“Nga një semundje e rende...”
Iku ne boten e pertejme!
Nuk thuhet kurre se mbyllen syte ne proteste,
Nuk munden te durojne dhe nga dhimbja iu fik te parët...
Per gjithçka pane dhe hasēn nē jetë...
Urdheruan:
“pa dyer e dritare te jenë varret!”.
New York,2012
JETE NE MARS
Njeriu paska hapin e rende dhe toka ndjen dhimbje,
Ankohen te ikurit, ofshajne e shperthejne ne termete...
Te gjallet po frikesohen nga toka dhe kujtohen per zotin,
T'i ndihmoje e t'i shpjere ne te tjera planete.
Dhe nisen sondat, anijet dhe japin lajmin e madh:
Ka jete ne Mars dhe si deshmi sjellin nje gjurme te akreit...
Thua do banohet ky planet dhe njerezit t'i shpetojne mallkimit tep tokes?
Si valle para njerezve atje paskan shkuar mbartesit e helmit?
ESHTE MIRE TE PINI
Eshte mire te pini, te deheni te gjithe,
S'ka perse te hapni syte,
S'duhet te shihni e mos te ju shoh njeri,
Si ju nuk gjendet asnje i dyte!
Se njerezit ngjasin vetem ne varreza...
Eshte mire te deheni dhe mos te kuptoni,
Se sa mizori,
Peshtirosje ofron jeta...
Eshte mire te deheni dhe mos te ndjeni,
Se kaloi nje vit a diçka me shume,
Se vitet ngjasin
e ju i ngjani viteve,
Si brigjet qe vezhgojne nje lume,
Se rrjedha e vershimi varet nga malet
E lumi mbetet ne shtrat te vet,
Here rrudhur nga prurjet e pakta,
Here ne shterzime, i dehur krejt.
Eshte mire te pini, mos shihni lumin,
Vecse te zhyteni ne te..
Se jeta qenka vetem nje shkume
E krejt papritur pelcet
dhe...asgje me!
MURANA
Kemi vendosur të ngremë një muranë të fortë
Të fshehim me kujdes kujtimet e shtrenjta.
Të tillë besojmë se ka çdo njeri në botë.
Një dhomë-kasafortë
E ka dhe zemra.
Kemi vite që mbledhim, palosim gurë harrimi
Ndanë udhës ku ecin shumë njerëz.
Të shuhen kujtimet nën peshën e ditëve,
Si të vdekurit në aksidente
Nga shpejtësi e tmerrshme.
Na ndihin fëmijët, që tani janë rritur,
Tërë mund e pa pra' dhe gruaja ime.
Dhe burri yt... o të gjithë bashkë
Këmbëngulin të ngremë
Murane për kujtime.
Dhe zgjedhin të bien gurë të fortë llogjike,
Të latuar kujdesshëm me daltë morali.
Po plakemi, po piqemi apo hutohemi,
Lëndë lidhëse për gurët
Le të shërbejë malli.
Po s'di si po ndodh (ne s'jemi të famshëm),
S'e di pse gjithçka po shkon si legjenda:
Ka vite që ditëve vazhdon ndërtimi
Dhe natën (pse natën?)
Gjithnjë ndodh shembja!
Jemi të pafajshëm, po shkon mundi dëm,
Murana fundoset dhe ne po na mbyt...
I vumë themelitë në truall të butë:
Tek shpirti im,
Tek shpirti yt!
New York 2015
AKUAREL NE RRUGE
Djemte mbajnë komçën e këmishës hapur
Aq sa të duket e një përcjellje afshi e bërê nga molla e Adamit.
Vajzat me bluza të hapura e komça të zberthyera
Aq sa duket vija ndarese e shegëve te gjoksit poshte fustanit...
Dhe udhen te gjithë e vazhdojnë gjoja me indiferecë,
Mbushur me afshe të fshehta,
Pa puthje sysh nuk mund të zbërthehen
krejt komçat e tjera!
NDRYSHIMI
Molla e Adamit ne fyt me eshte rritur nga mundimi,
Ne rini, kur para vajzave, mbaja te fshehura deshirat,
E flisja si i rritur, me pjekuri e me terma...
Gjithe afshin qe kisha s'e nxirrja me fjale,
E lija ne nje dhome te ma ruante zemra...
Dhe ndofta, jo prej moshes, kam nisur te thinjem,
Ne fytyre po ravijezohen çdo dite ca brazda...
I trembur tani nga zmadhimi i zemres
Nxjerr fjalet e ruajtura ne rini,
Se ende e ndjej deshiren per vajza...
NJE TJETER GRUA
Çdo dite per femijet,
Ime shoqe jep vendime.
Ne bejne gabime -
Ngjajne nga rraca ime...
Ne bejne te mira -
Patjeter... rrace e saj...
Une i dyzuar:
Ta ndaj a mos ta ndaj?
Ha thonjte me dhembe,
I bere pik-e-vrer...
Thua do gjej grua,
Qe drejte vendimet merr?
New York, 2013
ESHTE TEPER VONE...
Eshte vone per mua
Te nis nje profesion te ri...
Me pare besoja se gjithckah mund te kryeja,
Mbi nje fill teli mes dy gratacielave te rrija,
Ne krah zogu mund te kthehesha e te farfurisja
Vetem te te ruaja ty aq te bukur!
Me pare cdo nate recitime pergatisja,
E gjithcka diten i humbisja,
Te shihja dhe...behesha i humbur.
Por tani s'mundem me, por s'mund te urrej
Per nje film qe xhirohet keto dite ne lagje,
Pas aktorit te Hollivudit ti ben si e luajtur,
Nxiton ta puthesh ne buze e ne faqe...
Ate e puthin shume vajza dhe jep autografe...
Por une aktor as mund te behem.
Besome, jam i mocem per nje profesion te ri...
Besome se do ishe i paafte
Te beja aktorin...ne dashuri!
GRINDJE DJEMSH
Dy djem gjimnaziste tallin njeri-tjetrin para nje vajze,
Dhe nuk durojne dot, shperthejne ne grushte...
Dhe vajza hesht-ah sikur ta dija
Se cilin prej tyre do te donte te puthte...
Dy djem po rrihen dhe une i kam zili,
Te rrihesha dhe une per shkak te nje femre!
Sot ata zihen per te dashuren e radhes.
Ne ziheshim dikur per nje te dashur zemre...
NATYRE E QETE
Liqeni nje lendine e kalter
Pa asnje vale,asnje mjellme.
Ne breg nje varke e dy lopata
T'i marrim e te shkojme thelle.
Flluckat e fundit te frymes sone
Si vale piktori le t'i vere..
Mjaft liqeni te marre jete,
Mjaft peizazhi te marre vlere...
S'E KE LEXUAR?
S'e ke lexuar cfare kam shkruar naten per ty?
Se gjumi te paska marre heret!
Nuk te eshte ulur asnje enderr ne sy,
Pa marre fryme duhet te kesh fjetur!
Se une me ajer e kam shkruar,
Ajer qe me pas u kthye ne vese...
S'e paske lexuar cfare shkrova per ty?
Ndonese u zgjove sylagur, sylare ne mengjes?
ME ÇOJNE LAJM...
Me lajmerojne nga larg se nje i afert iku nga kjo jete,
Me telefon, telegram dhe me e-mail...
Une vete kthehem ne arkemort.
Asnje fjale tek vetja nuk gjej...
Habitem me vellane, me motren e te tjeret,
Qe kujtohen per mua, te vdekurin prej vitesh.
Qe gezoj Ameriken time te vertete,
Me lirine e levizjes te lidhur.
Te gjallet e mi atje larg dine te qajne e dine te flasin,
Dine te nderojne ritin e percjelljes ne varreza,
Te presin ngushellime e te bejne urime...
Po pse me lajmerojne mua. Une jam i tretur,
I vdekur, pa varr ne Ameriken time...
Une s'di te ngushelloj, te qaj e rite te tjera
Atribute te tilla s'i perkasin te vdekurve.
Me cojne lajm te gjallet... Perseriten legjendat,
Ne koherat e lashta dhe ato moderne!
FJALA
Pak frymemarrje e pak frymenxjerrje,
Nje rit i pafund i botes se gjalle,
Eshte i mjaftueshem te jesh ne jete,
Te jesh fjale...
Se fjala eshte prej ajri.Dhe dashuria
Eshte e ajert.Dhe pema prej ajri eshte e gjelber si dhe gjethja.
Ajer eshte shtepia, rruga ku ecim,
Fjale eshte lufta dhe urrejtja.
Eshte fjale qielli, me ajrin qe i japim,
Sipas belbezimit vjen i ngrohte apo i ftohte...
Ah te dinim pak me mire gramatike te lidhnim fjalet,
Tjeter ajer do te kishte ne bote!
NDRYSHIMI
Ne vendin tim, ne nje menge te Evropes,
Te vdekurve u vene koken nga Perendimi,
Se te ikurit jane si diej te nje dite,
Diej qe shkojne dhe kurre me nuk lindin.
Ndersa ketu, ne Amerike, ne Perendimin e skajshem,
Ku te vdekurit jane aziatike, afrikane, arabe apo latine...
Ndyshojne parcelat, rrokin pikat e horizontit,
Se koken dhe te ikurit e mbajne nga vendet qe vijne...
NUK JAM I DIKURSHMI
Une nuk jam me i pari
As ne fytyre,
As ne trup,
As ne fjale.
Ka humbur shkelqimi,
Shendoshur, deformuar,
Zeri eshte i ngjirur
Dhe rrjedh me ngadale!
Tani betohem rralle,
Se me besojne me lehte.
Nuk hutohem udheve,
Se shume rruge di.
Me ka plasur cipa,
Turpi me eshte tretur:
Ne pelqej nje grua -
E ftoj per dashuri!
Tani peshoj pengjet
Viteve te lena...
Si kishe e shkaterruar
Me piktura te shenjta...
Por paskam qene kembane
E fshehur kaq thelle,
Tingujt si dikur
Me kumbojne ne rremba!
NUK KE FJETUR?
Shtrihem per gjume, por s'me le syri yt i hapur matane oqeanit
Dhe marr rrugen drejt atij fari te ndezur, vij si nje silur me shpejtesi vetetime...
Ne mengjes asnjehere nuk e kujtoj si jame kthyer, ne ç'rruge,
Ne mengjes, kur zgjohem prane gruas sime!
THITHME
Perdite has lajme te kobshme,
Per gropa thithese qe hapen papritur
Dhe perpijne njerez...pa shprese per tu gjetur!
Token nen kembe na e mbajne te ikurit.
Paska vende akoma pa varreza,
Paska njerez qe s’i ruan nje vdekur?!
Se qenka toka e pambarimte,
Kerkoj dhe une te me thithesh mua,
Le te jem i humburi, i pagjeturi,
Te jem i vdekuri brenda teje,
Qe te gjalle ty te ruaj!
DJALLI
Me shkruan:"Takohemi per kafe,
Nese ke kohe diten e shtune...".
Une trembem...Kam bere aq grafi
Te gjeja djallin,
Qe fle tek une!
Nje djall i çmendur qe me shemb
0do ure ndergjegjeje,
Ngrehine morali.
Jetoj ne te botes kryeqytet,
Ai mbeti egersire mali!
Nje djall qe fjalen ma shkrumbon
Dhe syrin me ndez katallan.
Ne shkojme ne kafe do kerkoje
Te pijme bashke ne nje filxhan.
Do te luaj mo(r)s me te tuat gishta,
Do mbylle syte ne te cik buzet.
Mos e vish...
Ç'te duhet kemisha,
Krejt shkujdesur do te rrudhet.
Dhe djalli vete do lengoje...
Ç'te them me teper?
Merre me mendte...
Çdo vajze e bukur eshte fajtore
Ne shfaqet djalli tek djemte...
New York, 2013
LUMI
Ditët, krejt pa shije, më veshin tebdil me pluhur fjalësh,
Fanellë të shqyer lajmesh,
Buzëqeshje të pështira,
Puthje të ndyra…
Dhe lëkurën ma njollosin,
Ia mbyllin poret
Dhe udhën kurrë s’e gjen ëndrra…
Shkoj të fle, sikur zhytem në një lumë.
Dua ta turbulloj të tërin,
Në mos… të mbytem brenda!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen