Samstag, 14. Januar 2023

Faruk Tasholli: Akadamia e zuzarëve

Milazim KRASNIQI: Poezia humoristike e Faruk Tashollit i ka brenda vetes shenjat e aktualitetit shoqëror e politik të çrregulluar e të degraduar, të kombinuara edhe me shenjat e traditave shqiptare të deformuara a të harruara. Si e tillë ajo është edhe kronikë e edhe kujtesë. Ndërsa, sa i përket vargut poetik, ai oscilon ndërmjet metrit e ritmit të vargut popullor dhe vargut të poezisë së traditës, me synimin që të kuptohet e të pranohet më lehtë nga lexuesi. Përnga synimi që të jetë e angazhuar, poezia e Farukut është në njëfarë ndërlidhnie me frymën e poezisë humoristike të traditës, që kulmet e veta i ka arritur me Gjergj Fishten, me Ali Asllanin, me Rifat Kukajn, me Dritëro Agollin, etj. Faruku ka ngelë nga të paktët autorë qëndrestarë që vazhdojnë ta shkruajnë poezinë me tone e mesazhe humori, ndonëse në ambientin letrar pothuajse të përmbysur, brezat e rinj të lexuesve, të shkëputur shumë nga tradita jonë letrare, mund të ndihen të hutuar para kësaj poezie. Ndoshta është rast që të rinjihen me problemet e aktualitetit dhe me vlerat e traditës, kësaj here nëpërmjet një komunikimi poetik argëtues. Besoj se nëse ia nisin ta lexojnë këtë vëllim poetic, me pak vullnet do t’i bien në fund dhe do të ngelen të kënaqur me përvoja të reja të njohjes së realiteteve shqiptare, kësaj here me dioptrinë e humorit dhe ironisë.
     
Nexhmedin SPAHIU: Satira është vetë shpirti i kombit. Faruk Tasholli është Gjergj Fishta i kohës sonë dhe simbol i thjeshtësisë së Kosovës. 




RJEPENI NANËN
(Parodi sipas Nolit te madh)

Ç'asht ajo pa kunorë n'kokë
E rrëzueme shesh për tokë,
Flokëlëshueme fytyrëzanë
Që në kangë i thoshim nanë?!
Ç'asht ajo në diell e ngelun
Me lëkurën e përvjelun,
Ç'asht ajo që za s'po qet
Tek e rjepin djemtë e vet?!

Rjepeni e mos kurseni
Asht ngjitun mos i leni,
Zyrtarë grykësa të pangeshëm
Gjeneralë me ushtarë t'rrejshëm,
Mbahu nan-o rri krekosun
Para djemve t'armatosun,
Do me kmesa do me thika
Që s'i ndal turpi as frika!

Rjepeni e mos u ndalni
Asnji grimcë mos ia falni,
Prefektë rrenca rjepacakë
Deputetë o bothcullakë;
Ju ministra kavalera,
Ju që vidhni në tendera,
Ju që rrini krye shtetit-
E ia rritni pagat vetit!

Ç'asht ajo që ka ulë kry't
Kush i pari ia nxjerr sytë,
Seç po shtyhen kah me shky
Kush n'Europë e kush n'Azi!
Rrinë gojëlidhun akadamikët
Kur e çojnë zanin klerikët,
Sa shumë duron Nan'shkreta
Me djem mbetun te Mesjeta.

Rjepeni e mos pushoni
Se kështu veten forconi,
Politikanë e pushtetarë
Djem të dijes e ofiçarë,
Kush e zen i pari anën
Rjepeni me hez nanën,
Nga Pashtriku e n'Çakorr
Mos i leni vend as vorr!




POLITIKË PËR QEFI

Kur naj hoqi NATO anmikun prej shpisë
Sa shtirë u mësuem me frymë të lirisë?!
Ta rrahim grusht vetin kush s'na qiti prita
Gropa-gropa gjoksat i bamë për merita!

Mendja na u mbush se s'ka kund shqiptarë
Zoti e lëshoi dorën na ktheu n'legjendarë,
E t'i rrokëm kangët që na shkojnë për huji
Dil ku je fsheh dheut Gjeto Bsho Muji!!!

Sa shumë xhamadana u banë vija-vija
N'vend t'Aristotelit erdh Xhemajl Abria
Në Prishtinë nga malet  se ç'u  ulë Kanuni,
Kush pat nji hu gardhi na zuni përfun'i!

Po ky Hipokrati, ku na mbeti ku?
I dolën falltarët:Ti s'ki vend këtu!!!
Dhe iku i shkreti në Greqinë e lashtë
Kambkryq i la burrat në odat me kashtë!

Hajde t'i lamë odat ndryshe e don rendi
Ç'na u nisën burrat – turr kah Parlamenti,
Por „Stop“ tha Europa për burrat e ngratë
S'asht odë Parlamanti mos me hy as gratë!

Haj u zunë keq burrat u banë si rreth defi
Qysh me ba si deshtëm politikë për qefi,
Nëpër fakultete shpejt e zgjatën dorën
Veç me marrë diploma përzunë Pitagorën!

Si shkon politika pa tituj pa grada
Lum që kompjuterat shtypin dekorata,
Por tash u ndal koha si t’i bahet hallit
Na mbeti ky shtet birë në fund t’kavallit.




DITA SHQIPTARE

Mirë mëngjes! Si gdhitë, të dashtun shqiptarë?
A pa kush prej jush ndoj andërr të mbarë?
A sa i lajtët sytë ia nisët me sha me afsh
Ashtu si din shqiptari çdo gja  me ba rrafsh?!

A e nisët mëngjesin me orarin ditor,
Kafeneve të qytetit  me gotë në dorë!
Me biseda të nxehta së pari nga Turqia:
Kishë apo xhami po mbetet Aja Sofija?!

Lene bre Turqinë dilni kah Shqipnia
Për politikë të saj ku na mbet dashnia,
Kur liderët partiakë shahen sy më sy
Merr yrnek  Kosova na bahet Shqipni!

N‘Tiranë shkojnë debatet si turbo-makina
Ç’po çajnë mikrofona trimat nga Prishtina!
Çka thanë analistat mbramë për Mitrovicë
Kush nga ta ma shumë griu pordhë me sakicë?

Se kush nis me hov e kush stopon ligjet
Si thonë, plaka krihet e Stambolli digjet,
Kush me mbërri Europës kush m’u nisë i pari
Jo sot por veç nesër jep fjalën shqiptari!

Dikush shkel historinë tjetri i tall plagët 
Sa s’pëlcasin ekranet për pushtet nga jargët!
N’tribunë t’parlamentit nga kafenetë përballë
Si s’marrin deputetët mësim për rend e fjalë?

Ndokend e lodh kafja, ndokend e zen rakia
Kthehet kambë Kosova për pushim te shpia,
E pas darke televizionet sërish ndizen flakë
Kështu dita shqiptare lind e bahet plakë!!!




TË FALA GRAVE TË KOSOVËS
(Në kohë zgjedhjesh)

O ju të dashtuna, o ju të bukura
O ju pun‘tore , o ju krahflutura;
Kam pak të fala nga fundi i botës,
Për ju trimnesha, gra të Kosovës!

Hajde po e zamë se unë nuk jam burrë
Po ngomëni nji herë se s’më nguet kurrë!
Ju që mund ta sillni gjithë botën me dorë
Pse s’e ktheni mbarë veç atë trohë Kosovë?!

Juve që rrallë burrat iu marrin me t‘mirë
Mos u mashtroni votat me ju shkue lirë,
Ju që shpresat varni drejt në parlament
A s’u ngitë me burra tash e njiqind vjet?!

Sot ndyshuen kohët bota ka t`paprituna
Ç‘ na u mbush Kosova plot me gra të dituna!
Te kutitë e votimit në zgjedhje kur  t‘ shkoni
Vetëm gjininë tuaj, ju lus ta votoni!

Le ta merr vesh bota dhe burrat e përjargt‘
Se vetëm gratë Kosovës ia çojnë zanin larg;
Ato që Beogradit ia prishën keq projektin
Kur s’kishin ma armë tjetër, pos natalitetin!

Dilni gra Kosove, dilni gra kreshnike,
Bani qeverinë si jeni vetë besnike,
Hiqni prej hajnisë burrat në ketë shtet,
Se nuk ia vjedh nana bukën f’mijës s‘vet!

O ju gra Kosove ma t’bukurat në botë,
Niseni ni herë luftën me atë armën votë,
Do t’i shihni burrat tek çojnë kry‘ si huta:
Në ballë t’shtetit tonë kemi veç Teuta!!!




JERUSALEM

(Bisedë satirike me shkrimtarin dhe
diplomatin serb Vuk Drashkoviq)

Hajde Vuçe hajde, ku ma le karremin
A po e sheh tash mirë Jerusalemin?
Rrahe sa e rrahe t’u shurdhu‘ ai gong,
Kinë deshe Serbinë, Kosovën Hongkong!

Seç më erdhe pas kudo që unë shkova,
Jerusalem serb, thoshe, është Kosova!
Dridhe nëpër botë gjithë diplomacitë
Sikur veç ti vetëm i deshe jahuditë!

(Kujtove harrojnë t‘shkretët jahudi
Kur n‘Staro Sajmishte mblodhe 12 mijë?
Gjysmën n’Beograd therre rend me rend
Gjysmën për Hitlerin drejt n’Mathausen!)

Me shpatë drejt Kosovës ngjeshur afër çarkut
Ç’e shalove kalin e Kraleviq Markut;
Por Kraleviq Marku n’qafë t’i la do brenga
Kur ta mori kalin sërish kah legjenda!

Por tash bre Vuçe me mbeti një peng
Bashkë të shkojmë për kafe në Jerusalem!
Te Yll i Davidit botës t’ia vëmë fillin
Ti merre Kremlinin, unë Capitol Hillin!




CIRKU POLITIK

Majë maleve të Sharrit ç‘po bie nji tupan
A mbet kush n’Kosovë pa u ba politikan?
Sa për këtë zanat nuk duhet aq punë:
Kur bahet ai tjetri pse s’e provoj unë?!

Ma mirë me m’thanë thiu se qe ky i ngrati
Gjithmonë mbret i botës mbeti vetëm fati!
A të shajnë gazetat a televizori
Po cilin prej marres jashtë e qiti vorri?!

Flasin e përflasin  ndër dokumentarë
Njiqind komandantë veç për nji ushtar!
Se kur kujtojnë luftën k’ta t’anës paq’sore,
Hap vesh a po flasin a vetë janë nër vorre!

Se kush e vjedh luftën se kush e vjedh paqen
Dil e grahi punës s’ta mban mend kush faqen!
Kur sosen meritat, kangët e lavdisë,
Struket politika nën krah t’Perëndisë!

Thue ujqtë e vjetër u banë ujq të ri
Të parët  në Kishë të parët në Xhami!
Të parët te sofra të parët çojnë gotën
E hop popull-shkreti prapë ua qet votën!

Hajde Zot i madh na jep  pakëz shpresë
Kush premtoi ndryshimin tash sa i zumë besë;
Të dalim nga cirku se na u zu fryma
Po e fikëm zjarrin dro se na djeg bryma!




NA BUDALLTË E DIASPORËS

Na budalltë e diasporës
Rritë me mallin e Kosovës,
Seç i derdhëm lotët gurrë
Po që mend s’u mbushëm kurrë!

Si t’i mbajmë mendtë në kokë
Kur të shkretat shkojnë n’Kosovë,
Dhe s’e dimë jo çka na gjeti
Kur veç trupin mbajmë me veti!

Bashkë me mendjen tonë të ngratë
Andej udhë marrin paratë,
Me djersë tonën zbutet vorfnia
E meritat merr qeveria!

Dhe pushimet kur vijmë n‘atdhe
Tjetër emën kanë për ne,
N’shtëpitë tona n’troje t’parëve:
Po vjen “mu‘ji i budall've“!

Sikur s’ka kund plazhe n’botë
Na budalltë shkojmë n’Kosovë,
Dhe kur vijnë krizat, festat,
Prapë budalltë shtojnë remitentat!

Kot kryejmë shkolla, fakulktete
Shtojmë biznese ndër kontinente,
Kot Europës n‘rend të parë
Kur n’Kosovë mbesim budallë!

Dhe n’foltore parlamenti
Fjalë për ne pa kurrfarë derti,
Si budallë të diasporës
Që s’ia kthejmë shpinën Kosovës!...




TYMTARËT E PARLAMENTIT
(Për deputetët "Naftëtarë")

E nisën me syza me dhambë e dhamballë
Për fundjavë ne Bogë per festa n'Prevallë,
Bash sikurse minit që n'qafê i bie maca
Nē emën të popullit ç'u turrën kah kaca!

Me stil t'Ali Pashës Stamboll e Janinë,
Adresat n'provinca, trupin nê Prishtinë,
Ku iu mbeti kryet kambët ku i kanë?
N'trap i kanë qitë punët, kuajt në revan!

Shihni Parlamentit çka vjellin tymtarêt
Deputetë naftasha kush dolên të parët?
Kush i nxori shifrat kush i zbardhi pistat
Me emna kreshnikësh ç'u randuen listat!

Nga qynga veturash tymi fushës del
A vjen erë qymyri a digjet dizel,
I ka fajet populli që s'ka dru për veti
Keq me pelë për dore u zu deputeti!

Qielli i Prishtinës rand me tym u nxi
Ku mbetën paratë ku t'blejmê energji?
Me fëmi kërthi si të mbahet shpia
Pare hanë motorat, fjalë han Qeveria!




O MOJ SHQYPNI…
(Parodi alla Pashko Vasa)

O moj Shqypni e bukura Shqypni
Ç’burra llaskuca faqen ta kanë nxi?!
E rend me rend o Kështjellë gratçore
Kush mbërriu i pari t’bani shkërdhatore!

Kush ta shiti tokën me sllavët kumbarë
Vend i bani vetes n’piedestal kombëtar,
Kur thikat pas shpine dolën në shesh
Eh, k’ta kosovarët si nuk marrin vesh?

Këndoni ju vasha këndoni ju gra
Si ju kanë mësue t’këndoni pa pra,
Se veç kanga n’jetë e mban gjallë shqiptarin
Si në histori të mbramin dhe të parin!

Sall kryeministrit mos ia ngani kumbarën
E zotnon kallashin ma mirë se kitarën,
Jashtë e qet kangën, andrrën mban për veti:
Me i gju shqiptarët si keca kah deti!

Qysh me i pru sllavët nëpër monopate
Si ranë në Ballkan tu lanë pas Karpate,
Qysh me i ra Korçës me valle nër tupan
Me fitue betejën si n’Gazimestan!!!

U ba çka u ba punët po shkojnë zvarrë
Ku i mbetën popullit disa baballarë?
Turr me intervista me ia çel udhën,
A ç’dreq i ngulfati që gojën e rrudhën?!

O moj Shqypni e bukura Shqypni
Ç’burra llaskuca n’kurriz t’kanë thy?
Ata që kah Parisi po e ngrehin zanin
Mos me e lanë vetë Esad Pashë Toptanin




DHIA E MAREFCIT

Dhia e Marefcit zbriti në Prishtinë
E po ecë me naze ngadalë trotuarit,
E lodhun e shkreta pa përdorë makinë
Kërkon në mos has dyqan të floktarit!

Ç’të duhet floktari mori kafshë e malit?!
Ndjehet se e tallin zonjat me shikime;
Ju që lidhni flokët bash si bishti i kalit
Pse i tallni shoqet me frizurën time?

Në ndejat me kafe kur shfaqni frizurat
Vjen emni i im në kulm të sikletit,
A nuk i m‘suet keq me folë edhe burrat:
Kush t’i preu flokët si dhi e Marefcit?!

Edhe unë frizurën, thashë, ta baj si ju
Së paku t’i ngjyj pak kimet e shpinës,
Se edhe burrat po i ngjyjshin kështu 
Flokët thinja-thinja në mes të Prishtinës?!

Dhia e Marefcit sheshit rrak e tak
Me thundrat si take ecë për mrekulli,
Po thotë vetë më vete pse nuk kthehem pak-
Të rri n’parlament a në qeveri?

Dhe si zonjë niset drejt kah parlamenti
Te kambët e kalit diçka nuk merr vesh
I k’qyr n‘vitrinë brinat a i ka me veti
A mos ia ka marrë ai kalorësi n’shesh?!

N’derë të qeverisë e ndalë policia:
Këtu nuk lejohet me hy dhen e dhi!
Po pse ma ndaloni, nervozohet dhia,
Du me i pa në zyra krejt çobantë e mi!

Kthehet me dëshprim udhës së Marefcit
Tu kalu çdo breg tu kërcy çdo gropë,
Në Prishtinë s’kish lule, dru as erë të gjethit
E krenohen burrat:Na jemi Evropë!!!

1 Kommentar:

  1. Përshëndetje, unë jam Daniella Williams Pasi kam qenë në lidhje me Anderson për vite me rradhë, ai u nda nga unë, bëra gjithçka që ishte e mundur për ta rikthyer atë, por gjithçka ishte e kotë, doja shumë që ai të kthehej për shkak të dashurisë që kam për të. E luta me gjithçka, i dhashë premtime por ai nuk pranoi. I shpjegova problemin tim shoqes sime dhe ajo më sugjeroi që më mirë të kontaktoja një magjistar që mund të më ndihmonte të bëja një magji për ta rikthyer atë, por unë jam tipi që nuk besova kurrë në magji, nuk kisha zgjidhje tjetër veçse ta provoja. e dërgoi me postë magjistarin dhe ai më tha se nuk kishte problem që gjithçka do të jetë në rregull para tre ditësh, se ish-i im do të kthehet tek unë para tre ditësh, ai bëri magjinë dhe çuditërisht në ditën e dytë, ishte rreth orës 16:00. Ish-i im më thirri, isha aq i befasuar, iu përgjigja telefonatës dhe gjithçka që ai tha ishte se i vinte shumë keq për gjithçka që ndodhi, sa donte që unë të kthehesha tek ai, se më donte aq shumë. Unë isha shumë i lumtur dhe shkova tek ai dhe kështu filluam të jetonim përsëri të lumtur së bashku. Që atëherë, unë kam premtuar se këdo që njoh që ka një problem marrëdhënieje, do t'i ndihmoja një personi të tillë duke e referuar atë te personi i vetëm real dhe i fuqishëm i magjisë që më ndihmoi me problemin tim. Ju mund t'i dërgoni email atij nëse keni nevojë për ndihmën e tij në marrëdhënien tuaj ose në ndonjë rast tjetër. Email: ellenspellcaster@gmail.com
    WhatsApp+2349074881619

    1) Magjitë e dashurisë
    2) Magjitë e humbura të dashurisë
    3) Magjitë e divorcit
    4) Magjitë e martesës
    5) Magjitë lidhëse
    6) Magjitë e ndarjes
    7) Dëboni një dashnor të kaluar
    8.) Ju dëshironi të promovoheni në zyrën tuaj / magjinë e Lotarisë
    9) dëshironi të kënaqni të dashurin tuaj
    Kontaktoni këtë njeri të madh nëse keni ndonjë problem për një zgjidhje të qëndrueshme. Email: ellenspellcaster@gmail.com
    WhatsApp+2349074881619

    AntwortenLöschen