Shkruan: Mehmet RREMA
Misioni i poezisë, i kësajë pjesë të rëndësishme të artit, është që nëpërmjet fjalës së bukur, të hyjë në shpirtin e lexuesit, të ngjallë tek ai emocione të bukura, qofshin këto dhe emocione që shprehin dhimbje. Kjo nuk ka rëndësi. E rëndësishme është që ato të vijnë si pasojë e njohjes së mirë të një realiteti, nëpërmes fjalës, përshkrimit me vërtetësi të një panorame apo ndjenjave; gëzim apo hidhërim. Nëse poeti ka ditur t'i paraqesë këto me vërtetësi reale, ato do të depërtojnë në shpirtin e lexuesit dhe do të zgjojnë ato ndjenja, ndoshta të fjetura, ndoshta në gjendje heshtje, por që janë në pritje të një shkëndije, për të krijuar atë gjendje shpirtërore të lexuesit, të ngjashme me atë të poetit në çastin kur ai mori frymëzimin për të shkruar. Nëse arrihet kjo kur lexuesi paditur të ketë përfunduar së lexuari një poezi, ulet e mendon dhe para syve të mendjes i shfaqet e njëjta tabllo që ju shfaq poetit, atëherë poezia e ka arritur qëllimin e sajë, është përqafuar nga lexuesi dhe i ka dërguar mesazhin që poeti kishte për qëllim. Ashtu si gjithë artistët tjerë dhe poetët, dalë nga gjiri i kombit të tyre, në mision kanë ndërgjegjësimin e lexuesve, në mënyrë që ata të radhitet krah forcave përparimtare. Këtë mision e kryen shumë mirë poeti ynë Haxhi Muhaxheri.
Në poezitë e tij me pak fjalë dhe shumë mendime ai është një zë i fuqishëm, i cili i këndon vendit dhe kombit të tij. Ai nëpërmes poezisë së tij, e cila, padyshim është një gurë i gdhendur bukur në monumentin e poezisë shqipe.
Ndjenja e tij poetike realizohet brenda strukturës ritmike dhe figurave të vargut. Kjo është mënyra poetike për të bashkëjetuar me dukuritë, fenomenet, objektet që e kanë frymëzuar poezinë Haxhi Muhaxheri. Gjuha poetike e poezisë së tij është ndërtuar mbi bazën e metaforës, një metaforë e zgjedhur me kujdes dhe ndëtuar mbi bazën e truallit patriotik ku është rritur dhe frymëzuar poeti. Kosova, duke qenë një trevë ne bukuri e pasuri të shumëta natyrore, ka qenë gjithnjë një lule në ëndrrat e korbave, të cilët e kanë ëndërruar tavkenë të tyren me çdo mjet e kusht. Nga ana tjetër, ky popull heroik, ka pasur rezistencën e tij të pashoqe, kundër pushtimit, zhdukjes apo asimilimit. Kjo rezistencë heroike ka qenë tabani ku janë frymëzuar heronjt dhe artistët. Ndoshta kjo është arësyeja që Kosova në çdo kullë ka një hero e në çdo vatër ka një poet, i cili nuk resht së kënduari heroizmave të popullit të tij. Duke qenë se ju ka dashur të përballet me armiq të egër të çdo shkallë të egërsisë, popullit, e bashkë me popullit dhe poetëve, u është dashur të përpunojnë leksikun, në mënyrë që të mos bëheshin objekt i persekutimeve. Në këtë kontekst, metafora qe ajo që i ndihmoi për të shprehur sa më bukur idenë e tyre. Metaforat janë si të thuash baza mbi të cilat njësitë e tjera semantike të përçimit të ideve dhe ndjenjave që përcillen, imazheve që formohen etj. Metafora e Muhaxherit shpreh mjaft bukur botën dhe psikologjinë e shqiptarit në të gjitha trevat ku jeton, madje ajo ka krijuar një marrëdhënie të ngushtë me lexuesin
Krijimtaria poetike e Haxhi Muhaxherit është e pasur me mendime dhe filozofinë e popullit tonë. Poezia e ti, është e thellë në mendime dhe e gjërë në hapësirë duke përfshirë gjithë hapësirën ku jetojnë shqiptarët duke u bërë kështu një poet i përqafuar nga të gjitha trevat, pasi si vetë u këndon të gjithëve. Ajo shpesh ngjan si një bisedë e qetë, ulur në majë të një kodre, ku para syve i shfaqet e pafundme, e bukur, e mahnitëshme, e magjishme hapësira shqiptare, ku mund të ulen vetëm "Parahënorët".
LULE MEDVEGJE
Sa herë që ëndrravemë shfaqesh Ti moj
në sytë e zemrës
mbin një tjetër lule
dhe dielli ulet befas
mbi çatitë e parahënorëve
Dhe mbijnë e mbijnë lule -
lule me aromë Medvegje
14. 12. 2020
Sa herë që ëndrrave më shfaqesh… Sa herë më shfaqesh… Është diçka, diçka kaq e rëndësishme për poetin tonë Haxhi Muhaxheri, e cila i shfaqet në ëndërr, i paraqet në imagjinatën e tij kur është zgjuar, i sjellë para syshë, sigurisht panorama dhe ngjarje, të cilat, në gjendje, herë të fjetura, herë gati për të shpërthyer në britma të fuqishme, saqë do të bëjnë malet të dridhen, do të bëjnë tokën të ulërinë nga dhimbja, drurin të thahet e gurin të çahet, por vetëm njeriu, njeriu i fortë, më i fortë se shkëmbi, njeriu poet, poeti Haxhi Muhaxheri do të duroi. Poeti bije të flejë, por gjumi nuk e zë, dhe kur e zë, e bën të trazuar. E bën, sepse atje larg, larg, por shumë afër brenda shpirtit të tij, ndodhet një copë atdhe mbi të cilin, janë ngulur thellë dhëmbët e helmeta të bishës, është Medvegja, është shpirti dhe ëndrra e poetit. Në Medvegjë dielli nuk mund të lëshojë as dritën lirisht, as ngrohtësinë, sepse krahët e korbave të zi ja kanë zënë rrugën dhe Medvegja ka vetëm ftohtë. Medvegja, qysh se erdhën korbat, jeton ditët, vitet, dekadat shekujt e akullit. Në atë tokë dëgjohen vetëm zhurma shurdhuese e hapave të rënda të bishave, bijtë të djallit.
Seç më erdhi në mendje poezia e famëshme e poetit tonë të rilindjes Pashko Vasa
"Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
Shkon bota sipri, me kambë, të shklet
E nji fjalë t'ambël askush s'ta flet".
Kërkon Medvegja një fjalë të ëmbël, për t'ja zbutur disi plagët e rënda, por kujt, përveç poetit mund t'i shkëputet një pikë loti, kujt mund t'i rrahë zemra njësh me zemrën e Medvegjës, kush mund t'ja njohë plagët më mirë se poeti. Medvegja herë shikon nga Evropa, t'i thërrasë ndërgjegjes së kalbur, të rishikojë gabimet e historisë dhe t'i rregullojë, herë shikon nga trungu, të shkundet nga letargjia dhe të hapë krahët për t'a futur në gjirin e saj, sepse është e drejta e vet. Pret Medvegja, por … pak janë ata që ja njohin dhimbjet popullit të martirizuar të kësajë krahine.
t’i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,
t’i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet,...".
20 Djhetor 2022
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen