Tregim
Ajo kur u kthye nga jashtë shtetit ku kishte jetuar përreth tre katër vjet, kishte ndryshuar e tëra. Filloi që të jetonte në qytetin ku kishte lindur dhe ishte rritur. Nuk e kishte më atë ndrojtjen e mëparshme kur ishte këtu,por tani ishte më e qeshur,më e hapur në biseda, atë ndruajtjen tradicionale femrore të edukimit zakonor patriarkal e kishte flakur tej. Tashmë ajo kishte blerë një aparament të ri të ndërtuar në një nga lagjet e qytetit, ku me fqinjët e rinj u miqësua menjëherë. Nga shokët e fëminisë të mëhallës së vjetër akoma nuk kishte takuar asnjë. Nuk e dinte se ku mund të ishin shpërndarë nëpër botë, apo ndonjëri edhe mund të kishte mbetur këtu. Ajo nuk kishte asnjë lidhje me ta. Edhe kur dilte për të bërë ndonjë shëtitje të vogël, apo kur shkonte në supermarket për të blerë diçka, ajo shkonte me ndonjë shoqe të re ose fqinjë me të cilat kalonte aq mirë sa nuk kishe se çfarë të thoshte. Apartamentin që kishte blerë ishte i ndërtuar sipas projekteve të reja, me ashensor dhe me shkallë të mermerta.Ishte instaluar kaldaja për ngrohje me gaz gjë që ishte e re, deri tani këto paisje nuk i kishin apartamentet e tjera. Apartamenti i saj kishte dy ballkone dhe kishte njëkohësisht një hapsirë të bollshme si kubaturë banimi. Nga ballkoni shikonte parkun e qytetit të zbukuruar me palma dhe pemë të tjera dekorative, stola të lyera me bojë të gjelbërt,dhe në mes të parkut një shatërëvan. Ajo ishte veshur në një mënyrë të dallueshme,disi me një stil artistik lidhej me fustanin e saj të modës “cavalo” që vinte i puthitur pas trupit dhe afërsisht rreth njëzet cm mbi gju. Ky petk me një prerje të mrekullueshme ku rrobaqepësi kishte shkrirë tërë talentin e tij nxirrte në pah këmbët e saj të kolme, kokën e bukur e vendosur mbi një qafë të drejtë,pastaj vinte gjoksi që të binte menjëherë ny sy me rrumbullakësinë e tij dhe, kur ajo ecte me ato këpucët me taka duke kërcitur nëpër pllakat e trotuarit, herë pas here shfaqeshin linjat,që vinin e shpërndaheshin në idealen e tyre e shtjelleshin duke na paraqitur kështu një profil model që nuk mund të ishte më shumë se njëzet – njëzet e dy vjeçare.Kishte një të ecur të përsosur dhe një hap të vogël delikat,djemtë qerratenj nuk mungonin që ta ngacmonin duke e thumbuar tek ajo kur kalonte si në një paradë mode dhe, këtyre romuzeve ajo ose bënte sikur nuk i dëgjonte ose ua kthente me një buzqeshje të ëmbël sa edhe atë më të pacipin e shpartallonte. Nuk e di sepse kur e shihja atë më kujtoheshin personazhet e Shekspirit. Ajo e mbante hirshmërinë e saj sepse ecte me ëmbëlsi duke tundur duart e vogla ku dukeshin si shumë duar,vështrimi epshndjellës maskil mundohej që të mos i shpëtonte syrit të tij por, si mund të kapet një rreze drite e lindur brenda një sekonde në dritën e diellit që reflekton në bardhësinë dëborës dhe bie në xhamin e dritares,lejon atë dhe ne që të rrëshqasim dhe të kapemi në shpirtrat tanë aq lehtë në këtë peizazh mahnitës që të rrëmben me bukuritë e magjishme të tij. Kjo dukej pikërisht si një film që shfaqej dhe aktorët vraponin duke nxituar mbi shkallë që nuk mbaronin kurrë dhe më pas për çudi vinin e coptoheshin në mijëra copra të panumërta vezulluese,ku më pas transformoheshin që të gjithë në një buzqeshje. Dhe kjo buzëqeshje më dukej se ishte shumë mbresëlënse dhe depërtonte brenda teje me disa konture të holla të padukshme duke lënë gjurmë.Kështu shpirtrat tanë mbushen me misionin e tyre fisnik për t’u pastruar nga mëkatimi.Pikërisht kjo më dukej se ishte skena e saj ku ajo ishte duke shfaqur një pjesë të dramës të luajtur nga ajo dhe, ne,spektatorët e shikojmë ku ajo është duke luajtur rolin e saj në këtë skenë. Ngacmimet ndaj saj hidhen nga figurantë të rrugës ku disa tymosnin hashash,ca të tjerë kanë kthyer nga një gotë dhe u është zgjidhur gjuha duke u bërë më të guximshëm dhe më të paturpëshëm me gjuhën e tyre që i drejtoheshin asaj me fjalën “hë zogu as po vjen këtej nga ne”.Ajo duke luajtur në këtë skenë nuk e kupton se është kapur në kurthet e saj. Në rolin e saj ajo kalon përmes tërë gjërsisë së skenës ku me mijëra kapriço në të cilat ajo është përfshirë si të gjithë në kulmin e evolucionit.Pak më tutje kaloi një vajzë tjetër që tërhoqi mbi vete vështrimet e spektatorëve të rrugës dhe, të atyre që ishin ulur duke pirë kafe apo çaj në karriget e vendosura jashtë në trotuare.Ajo ishte e mbuluar krejt me një vello të zezë dhe nuk shihje asgjë tek ajo.Bile edhe sytë i kishte të mbuluar,ishte shumë e vështirë të përcaktoje moshën e saj.Por edhe kjo megjithëse e mbuluar nuk u shpëtoi thumbave të rrugës.Ajo kaloi para syve të tyre duke u larguar ngadalë si një hije e zezë.Nëpër vështrimin e syve të spektatorëve të rrugës dhe të kafeneve nuk e di se diçka ngriu dhe erdh u bë si qelq.Në këto qelqe vështrimesh pasqyroheshin hije që vraponin njëra pas tjetrës sikur i trembeshin vetes së tyre,dikujt iu duk sikur kjo hije i nxorri gjuhën por pastaj me shpejtësi e fshehu përsëri nga shpella e gojës nga ku kishte dalë.Pas pak këto vështrime të ngrira erdhën dhe u shkrinë nën temperaturën e nxehtë të diellit të kryeqytetit ku bashkë me ta nuk deshte të ia dinte por vazhdonte të lëshonte rrezet e tij të nxehta dhe spekatatorët e ulur nëpër karriget e vendosur nëpër trotuare këtë nxehtësi mundoheshin ta thyenin duke kthyer krikëllat me birrë të ftohtë dhe të freskët.Ndërsa kalimtarët e tjerë mbanin në dorë nga një shishe uji mineral edhe këto për të sfiduar nxehtësinë e vapës së korrikut që sa vinte bëhej edhe më e padurueshme.Por personazhi ynë që zgjodhëm është krejt ndryshe.Ky personazh as që don të ia dijë se ç’flitet për të dhe të tjerët.Ky vazhdon t’i sfidojë me elegancën dhe kulturën që ka ata që e thumbojnë me fjalët e tyre sëbashku me rrezet e nxehta të diellit.Gjithsekush mund të mendojë si të dojë,qysh nga syri i një vagabondi,i një intelektuali apo një filozofi.Ne kemi bërë përzgjedhjen me vështrimin tonë duke skalitur në mes të shumtëve figurën e saj.Një figurë perëndeshë që ka zbritur prej qiellit në tokë dhe ecën në mes të njerëzve.Me lëkurën e bardhë si qumshti i porsa mjelë,vetullat e holla në formë harku me ngjyrë të zezë dhe veçanërisht ato sytë me ngjyrë të kaltër që kur të vështronin dukeshin sikur të tejshponin tejpërtej.Pikërisht si në sklupturat e mermerta klasike që transmetonin ndijesitë më të holla të skluptorit duke gdhendur me daltë trupin e ngurtë duke i dhënë formën njerzore me imagjinatën dhe artin e tij.Prandaj ai ishte një artist...

Duke
e veçuar këtë personazh nga shumë personazhe të tjerë, ne, e veçojmë atë nga
shumë të tjerë duke i mësuar edhe emrin.Ajo ka një emër të thjeshtë dhe mbahet
mend përnjëherë. Atë e quanin Entela.Atëherë ne thjeshtë mund të shtrojmë një pyetje se a mund
të jetë Entela një qenie humane?Kështu e quanin vajzën që kishte ardhur nga
jashtë për të banuar në qytetin e saj të lindjes. Çfarë do të thotë kjo një
qenie humane? Qenie humane do të thotë që
të përceptohet në forma të pafundme në të cilat mund të jenë vendosur të gjitha
gjërat.Mirëpo kush mund të bindet për këtë që sapo shprehëm, sipas një
arsyetimi racional filozofik? Kjo do të thotë se nganjëherë gjenden mundësi që
janë të realizueshme dhe kanë një kufi
momentalisht të pranueshëm që hyn në një
marrëveshje,por brenda këtyre kufijve ka një dhomë për të gjithë qiejt dhe
ferrin.Mirëpo ne tashmë e dimë se ishin
dijetarët e vjetër ata që nuk theksonin
formën,por përmbajtjen. Dhe ishte ky konceptim i përmbajtjes që e prishte qenien
humane, e thërmon atë ku e tëra vrapon drejt spektrit mitologjik.Të lashtët e shihnin lindjen e zotave kudo. E shihnin
kudo sepse e tillë knceptohej bota në vështrimin e tyre tyre prej paganësh e
cila njëkohësisht përcakton edhe zhvillimin e tyre. Dhe ky zhvillim i ulët në
formën e kopesë nuk kishte se si të koncepohet ndryshe, sepse ishin panteistë
dhe zotat ishin në mes tyre.Ata jetonin bashkë me to duke pasur një shpirt dhe
një shëmbëllim. Dhe kështu një pyetje rrjedh vetvetiu se kush jeni ju Entela? Ju
kujtohet? Ti je një perëndeshë që i shëmbëllen
Afërditës.Ajo tërhiqte vëmendjen e të tjerëve, pikërisht si ajo shkuma e bardhë
në detin e qetë. Ajo çuditërisht kishte edhe një farë pushteti mbi ata vështrime
që hidheshin mbi të por,ata nuk e kuptonin.Edhe sot Afërditën rrallë e kuptojnë
dhe kujtohen për të.Ajo banon në pafundësinë qiellore,le gjurmë mbi tokë dhe
struket e heshtur në kujtesën tonë…
Ajo
thjeshtë ngriti sytë e kaltër, kishte atë pamjen e saj elegante,tërheqëse me atë
shpirtin e saj të dlirë dhe, sytë e saj
xixëlluan dhe u bënë të mjegullt dhe më ëndërrues.A
mund të zbulohet ndonjë gjë e dallueshme se kush është ajo dhe nga çfarë bote
ajo vjen se sa kjo buzëqeshje magjepëse, e pashpirt si një gur në shkatërrimin
e lumturisë së saj? Me një buzqeshje të tillë u përgjigjet inkuizitorëve
heretikë,me një buzqeshje të tillë duron agonitë e tyre.Entela nuk është e
mbyllur në format e qytetit të saj,kështu që ajo mund të rrijë pezull në shenjtëri
dhe, të kthehet në forcën e saj të natyrës.Kështu a di Entela më shumë se ka mësuar?
Ajo është pjesëmarrëse para fillimit.Gjërat zbulojnë vetveten përmes saj.Pas
shumë viteve heshtje një gardrobë fillon të trokasë,një tryezë fillon të lëshojë
britmë me fjalë të gjymtuara.Pse ju duhet të jeni e rrethuar Entela nga këto vështrime
dhe pëshpëritje nën zë? Përse ju tërhiqeni në çeshtjet e komplikuara njerzore,
rrethanat sociale dhe ngjarjet? Ju nuk mund të shikoni marrveshje të tilla të
ngushta të sajat. Kur ajo është vetëm, gjaku i saj lëviz,dhe brenda saj lëviz
një fantazmë e madhe e butë dhe del jashtë duke u degëzuar,duke u përvijuar në
mënyrë fantastike dhe të turbëllt,moria e gjymtyrëve të saj fërgëllojnë,mezi
dallohen nga trupi i saj. Ajo përshkruan një rreth.Këtu ajo është djegur,ka
filluar të shkërrmoqet si një mbeturinë letre e oksiduar,bëhet e pandjeshme në
vija të zeza që rrjedhin lirshëm.Duken flakë të verdha që na përqeshin me atë
gjuhen e tyre të zjarrtë.Mirëpo kush
mund ta kuptojë gjuhën e flakës? Sepse
ajo është e etur, zhbiruese dhe plotësisht
e bindur në atë çfarë ajo thotë dhe bën. Ajo flet me tërë qenien e saj,ajo i
jep formë vetes me tërë trupin e saj në çfardo që ajo është dhe mund të thotë në
etjen e saj ku buron një lumë fjalësh,konturim
pas konturimi në mijëra fjalë që i lexohen në sytë e saj.Ndoshta Entela është
salamandër. Kokën e ka prej alabastri dhe prej kokës saj digjet një flakë e
bardhë dhe, nderkaq ajo mbështet kryet e saj me sy të mbyllura.Kjo është e
gjitha sepse arti i Entelës është si hënëza,si gjaku që kalon nëpër vena.Ajo
ekranin e saj nuk e kontrollon përmes vizionit,por përmes një aftësie të një
dore mbinatyrore,një organ i përjetësuar,një sy i verbër burri.Kushdo që ka parë
duart e Entelës kupton se sytë e saj janë të panevojshëm,shumëfishohen degët e
venave të saj dhe mbushin qenien si pemë e jetës,krijesat ecin në to.Entela mban
nuancat e të gjithë krijimit,të gjitha ndryshimet e ritmit,në tropizmin e
gjakut të saj,kafshët ecin në çift nga ajo sikur nga barka e Noes,por ajo
artikulon nga thellësitë e gjoksit të saj tërë regjistrimin e Parajsës së
Zotit.Ajo ushqehet me pangjyrësinë,çeshtja e zezë,lotët e së cilës avullojnë më
shumë në dritë dhe hije,tensionohet në kufirin e errësirës,këto fragmente rrezëllyese
të errësirës shqyhen tutje larg,përthithur nga shkëlqimi.Më në fund konkluzioni
i saj ishte i thjeshtë,parajasa nuk është për qenien e vdekshme.Ajo u takon vetëm
të pavdekshmëve,ëngjëjve dhe hyjnorit.
A
jeni e shqetësuar Entela, e fyer se ata kanë dështuar që të kuptojnë,se ata nuk
kuptojnë mrekullinë, se ata nuk kuptojnë lidhjen midis të zezës dhe të bardhës,këto
konture që rrjedhin lirshëm dhe ornamented tuaja të cilat kurrë nuk kanë qenë
ndeshur më parë,ku nuk ka art përpara çdo produkti, dhe në të cilën ju e
fshihni, e mjegulluat me një lloj turpi, ose maskë mbrojtëse,tragjikja
juaj,krijimet sintetike,zhveshja nga të gjitha iluzionet, nga detajet e
mendjeve të panevojshme.Ju i bëni shpirtrat e zinj të varur në çengela të
ulërijnë mbi hone.Kështuqë sinteza e tyre është vetëm fati,lëvizja e tyre,rëndësia
e betejës së tyre të nevojshme, që ju bashkoheni në rrugën tuaj të
mrekullueshme në formën më sublime të shprehjes sublime.Manteli i veprave tuaja
në të cilat ju jeni tërhequr bujarisht në to,thjeshtë bëhen një ornament,kështu
që ata nuk mund të bërtasin me zë të lartë për dhimbjet dhe agoninë e tyre.Arti
juaj nuk është gazmor.Ju keni realizuar dëshirën e zjarrtë të Hermesit për të
bukurën i cili transformohet në një shqiponjë që ju vjedh sandalen e artë…pastaj
rishfaqet përsëri i veshur me sandale prej lëkurësh marine dhe degësh mërsine.Ai
në dorë mban “Shkopin e Mërkurit” që shpesh i ngrihet më lart se krahët e tij të
vegjël.Mbi kokë mban një kapelë të çuditshme që është mjaft e veçantë dhe të tërheq
vëmendjen menjëherë për formën e saj.Ai është krejt lakuriq me përjshtim të
sandaleve dhe të kapelës.Ai një ditë rastisi në rrugë në dy gjarpërinj që po
grindeshin me njëri tjetrin dhe ndesheshein
në mes tyre duke u përdredhur kularë kularë.Ai me qetësinë e madhe i
ndau ato dhe i ruajti të përdredhur në shkopin e tij. Ju jeni e shqetësuar për
të kuptuar mossukseset e tyre, që bile disa i perceptojnë si të sëmurë dhe çalltisin
që ju të pergaditeni.Por ju nuk e bëni.Disa kohë kjo shpjegoi natyrën tuaj të
mençur tek unë si një zëvëndësim për të kuptuar vazhdueshmërinë.Por atëherë këto
kush nuk don t’i kuptojë? Kush nuk don të mendojë? Ose për të cilat ata duken të
patretshme,largimi juaj i mrekullueshëm,sharmi i buzëqeshjes,largimi i elementëve
të pashmangshëm që ngrihen deri në zakon.Koha ikën, ajo do t’iu ndihmojë ju,ajo
do t’iu sjellë ju fitoren nëse kjo është çeshtja juaj.Por para se ndonjëri si
ju,beson tek zotat,kush e ka gjetur shprehjen e vet në art pa pararendësit e mëparshëm
i shtytur nga mendimi,shkurret,rreziqet e traditës, e cila nuk mund të shndrisë
në vetë bukurinë e saj,kush do të jetë imituar me lakmi,kjo kështu është thënë,ngacmimi
nga një grup parazitësh të cilët duan si të gllabërojnë thërrimet e artit tuaj
për ju,unë them fitorja nuk mund të jetë më shumë se e vogël,pra e parëndësishme, por
ju tashmë keni fituar ndaj errësisrës dhe hijeve që përthyhen në dritën e zbehtë
duke shprehur fjalët që të burojnë nga thellësia e shpirtit: “unë” jam e pa fëlliqur.
Dhe
nëqoftëse ata nuk pranojnë se ju nuk jeni viktimë e primitivizmit të folkut,ky
arti juaj është i dallueshëm jo nga krahina, por nga tiparet universale. Mësuesi
i juaj nuk është as natyra dhe as fotografia. Juve iu pëlqen fotografia dhe, vetë keni pozuar dhe
pozoni akoma.Por pasi i vështroni me kujdes e shikoni se nuk iu pëlqejnë më dhe
vendosni që të pozoni përsëri duke
zgjedhur vende dhe peizazhe tërheqëse për
syrin tuaj. Më në fund ato harrohen diku në një album fotografish të plohurosur
ose në një “file” kompiuteri ku mund të shihen rastësisht ose të kujtoheni për
diçka dhe, padashur iu shfaqen parasyve. Ju i shikoni ato me interes duke u
munduar që të gjeni mangësitë. Por për të
mësuar nuk keni se çfarë të mësoni nga ato përveçse një kujtimi të një kohe që është
fiksuar nga syri i aparatit
fotografik. Duke i soditur këto as që të shkon mendja se edhe këto foto të
fiksuar në objektivin e aparatit kanë artin e tyre. Edhe ai lisi me atë nyjën e
madhe që duke si gungaç, si një plak i kërrusur nga mosha që objektivi e ka
kapur aq rastësisht i ka dhënë këti
peizazhi një pamje të mrekullueshme,mahnitëse që të vë në mendime. Në gjithë këtë
pamje,ne deduktojmë në lashtësi duke ndjekur fillin e Arianës duke arritur në
pikën kulmore të mendimit se duhet të refuzojmë artin e lindjes,të Egjiptit dhe
të vendeve arabe, në të cilën ata nuk kanë të bëjnë hiç me ne dhe se edhe rrënjët nuk i kanë aq të thella sa nuk mund t’i çrrënosësh dot,por janë
rrënjë sipërfaqësore që aty këtu ushqehen nga ndonjë burim që buron nga ndonjë
zonë e vdekur dhe ata përpliten për t’u zgjuar. Pikërisht këtë ne duhet ta
dallojmë mirë duke mos rënë në prehërin e tyre që mbulohet me mëndafshe përrallore
dhe,njëkohësisht për të mos rënë në fund tek ky primitivizëm i njohur i folkut,
i cili e tall natyrën. Por ju bën të prisni Entela,koha e ka bërë zakon që ju të
plagoseni me pranverën magjike të jetës suaj.
Në
këto banesa shumëkatshe të qytetit shtruar me peshën atletike të një lakmie
mbytëse, ku çdo hapsirë e lirë është në grahamat e saj të fundit,ku e gjelbëra
po shnëdrohet në të zezë, ju jetoni në përputhje me ëndrrat e ethshme të gjakut
tuaj.Ju e dini se era i ka vështërsuar rrugët nga ethet.A do të thoni ju diçka
Entela,nëse ju do të gjeni në veten tuaj peizazhin tim nën qiellin e pamatë,në
leshrat e tufave të qingjave në mes ngjyrave të buta dhe flladit të klimës sonë
duke u krehur flokët yjeve të errët.Dielli ndahet trishtueshëm përtej fundit të
tij duke mbetur larg.Peizazhit i bien ngjyrat tek ne mbi buzët e
horizontit.Ndoshta sytë tuaj mund të hapen nga përvijimi i ritmit kalimtar
midis konstelacioneve në qiell.Ndoshta një ditë
mjaft qartë,ngjyrimet nëpër botë do të kalojnë nëpër to, dhe ju do të
bindeni të pranoni jetën për pak kohë mbi sipërfaqe duke thithur ngjyrat e
qiellit dhe gjaku juaj të rrjedhë nga ngushticat e nëntokës.Atëherë në vështrimin
tuaj do t’ju pasqyrohen mitet antike me imazhet e tyre të lashta të calat janë
bartur përmes fjalës së shqiptuar nga qielli,përmes transformimit në
evolucionin e zhvillimit mendor me ato figura me ngjyra të ndezura dhe të qarta
të ngjizjes nga balta.Aty ku lëviz fryma dhe fillon e jep jetën,do të dalloni
fronin e artë mbi qiellin e bruzët ku po mundohen ta përmbysin me mitet e
shkretëtirave aziatike ku e kanë të pazhvilluar vizionin qiellor me ngjyrën e
kaltër që është endur me rrezet e ndritshme të diellit dhe të zëvëndësohet me erën përvëluese të shkretëtirës në
ngjizjen e poligamisë me vizione të çoroditura, ku qiellorja triumfon….e
shkrirë në linjat tua që të magjepsin ku ti je një sfidë….me një gërshet të ndërthurur
nga rrezet e dritës që tundet mbi shpinë duke lëshuar dritë dhe hijeshuar
vendin përreth.Hijet e zeza fillojnë e terratisen nga shkëlqimi i dritës.Ata
dangadalë shpërbëhen duke kërkuar strehë në gjirin e errësirës.Pikërisht atje
ku kërkojnë azilin ata mbajnë frymën gjallë duke u ushqyer me lëmoshat dhe më
pas të fillojnë përsëri udhëtimin e tyre pa gjurmë,pa konstrukt duke vallëzuar
nënë rrezatimin e hënës së zbehtë kërkojnë të kalërojnë përmes vegimeve tona me
makthin e ëndrrave të frikshme që shpartallohen nga oshëtimat gjëmuese të
agimit që na përkëdhel me gishtrinjtë e tij të trëndafilta…
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen