Montag, 20. Juni 2016

Buqetë poetike nga Sabit Gecaj

Sabit Gecaj

BIBLA
(Ali Podrimjes)

Fjale pa shtepi 
pa strehe nuk ka
kur Ti je aty
asnje shenje ogurzeze
nuk merr fryme 
asnje ere nuk digjet

N`Atdheun tende
koha e harreses nuk duket
kumte vdekjesh nuk kendohen
per Ty fundi i botes nuk vje
nuk vdesin as fluturimet

Si dje edhe sot
zjarri eshte po ai
shpirti piqet
i mbushur mall dhe atje

Toke qiell e lum je
sy e zemer qe sheh re
qe prek majat e Olimpit
fundin e enderrave t`prarueme.


Une guxoj me thane

Vendi im i lashte me drite
pa pike shkelqim i vrare
prekshem i thermuar cope
zaptuar keq nga ca bij te tu barbare

Me pak liri je ti
une dua gjithçka per ty e vete
kryeneq je me qiell te larte 
me enderra pa fund per Europen
me urrejtje te skajshme per Azine

"Sovjet mos e prekni Shqiperine" (J.F.Kennedy)

Vendi im une jam si ti
syte me behen grope per ty
here i bardhe here i zi pa ngjyre behem

Ca te shajne ca te duan me pak guxim
ajrin ta duan qiellin token ne brendi ta rjepin
ty qe mbijeton sahere duhet

Pash toke e qiell ngjallu per mua si drite
jo per zotin per asnje nje hyjni mos merr fryme
rilind se nuk kam ke dua nder libra ne histori
pa lirine tende nuk kam si ndjehem njeri...


Mjegull

Derisa ti fluturon në qiell
Heshtja e planetit tënd më merr me vete

Nuk di kush
Sa do të zgjasë fluturimi
Nuk e di në kthehem sërish

Në terr largohemi apo toka ik prej nesh

Yjet dremiten në këtë natë atomike
Nuk të them asgjë më shumë 
Se më prek mjegulla e shpirtit tënd
Ëndërroj bukur zemërohem e përmbysem

E më vonë më urren çdo gjë e më vonë bëhet vonë…


Pritja

Në mëngjesin e kuqrremtë
Të putha në pasqyrë

E ftohtë je e lagur
Mbëmja dhe mjegulla n`ne

Nën këmbë
Rrëshqet dhembja pamja e paharruar

Ti nuk vjen sonte as unë nuk vij nesër
Koha jonë mbyllet në guacë vetmie

Dhembja noton në lumin pa mbarim
Pak më tej ngjallet dëshira jonë e vjetër e malli i ri

Unë rri heshtur
Në pritjen e syve tu nuk ka natë për ne dy
Ne nuk i njohim stinët e buzëvarurave

Dashuria na e merr kohën për vete
Ne duhet të vrapojmë pas fluturave me ngjyra
Orët e fatit na rrijnë mbi kokë të dielave të fjetuara

Magjia jote e prek shpirtin tim fjalën
Një natë është ma shumë se një jetë

Një jetë është koha që u çmend për ty…


Tregimi fantastik

Shpirti
Nuk hesht kurrë
As qielli nuk e sheh syrin kur bie të flerë

Buzë tua shtrihen mbi gjumin e zgjuar
Ti dhe zemra jeni të pavdekshme
Floku yt është hënë e kësaj stine resh

Toka e mat zemrën tonë me hije zgjohemi
Njerëzit ëndrrat e tyre i thurin për zotin tonë
Gjumi shkundet në përplasje thonjësh

Diçka e shtrenjtë vdiq bukur në ëndërr
Në dhomë sillet ajër i rëndë dashuria

Sonte
Askush nuk u beson tregimeve fantastike
Ti nuk je më e rëndë se shkrumi i buzëve tua
Unë nuk jam më larg se dilli yt

Mbi ne qiella e zogut të zi…


Jo per te vetmen merzi

Ne nje dite si kjo e sotmja kur nuk d`i pse qohesh
i mbytur ne pluhur nuk me hiqet mendjes shperthimi i djeshem
shume njerez lane frymen aty shume pushtete u rriten ne vete
ti mbetesh ai qe nuk e di pse je nen qiellin tende qe s`te sheh

Merzia e zez
mbi mjegull e shtrine pushtetin e saj me preke e vret ne sy
si atehere kur isha i mbyllun ne biruce nga nje pushtet
si tash qe nje tjeter pushtet nuk kujtohet per mua e lirine
as syte e mi sterre

Kjo e zeza merzi e shfaqun ne ekrane gri
eshte fryme e keqe mbret eshte mjerim sot e neser
rritet ne frymen e straheve te shtepive pa çati 
ne nje vend te ri ku s`merr fryme njeriu as fiket qiriu
shtrihet nje fije e holle dyshimi per te nesermen kryeneqe
merzia e zez eshte vrastare e drites nje planet i tere trishtimi…

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen