Mittwoch, 1. Juni 2016

Kujtim Stojku - Tre Poezi

Kujtim Stojku

FALLXHORJA

Në rrugën e lagjes sime,
Në një barrakë mbuluar me llamarinë,
Në pragun e saj një cigane plakë rrinte,
Me vëmendje shikonte kalimtarët me sytë e saj të zi.

Një ditë prej ditësh,për çudi nga herët e tjera,
Tek kaloja s'i përherë,m'u drejtua e më tha mua,
Eja or bir të ta shoh fatin se qenke nxirë s'i reja,
Të ardhmen ta lexoj në sy e në ballë,

Një gjarpër i zi ta pret rrugën,por ti ke për të kaluar...
Nëse s'beson,ja ku po ta them se tek unë kanë ardhur,
Më të mëdhenj se ti nga rangu e shoqëria,
Shumë prej tyre,nga unë largoheshin turi varur,

Sepse thellë tek ta, të ardhmen e tyre shihja...
Epo në fund të fundit edhe unë vendosa,
Tek kjo cigane plakë ta shihja fatin,
Me sytë e saj magjik ajo i përshkruante gjërat,

Njerëzve u tregonte s'e të gjitha fjalët e saj dalin.
E veshur lirshëm,në dorë mbante një top të kristaltë,
Gjaku cigan i kalon nëpër vena s'i në kohët e vjetra,
Vetëm këtë pasuri i la trashëgim nëna e saj,

Dhuruar brez pas brezi,s'e s'kishte çfarë t'i linte të tjera.
Në fillim ajo hodhi zaret tri herë,
Pastaj kartat i përzieu me hijeshi,
Tarot me shkathtësi i vë përreth,
Shpinën e ka të kërrusur,e ballin magjik.

Më pas zaret dy herë i hedh përsëri,
Mbi tavolinë kartat hap me të shpejtë,
Bëri pu pu,çfarë fati të pritka mor bir,
Zaret dhe kartërat për ty tregojnë burg - vaj medet.

Shumë këshilla dhe bisedime i shoh të ndërpriten të nevrikosura,
Pastaj vjen një dimër që fillon me vjeshtën e zbehtë,
Bashkë me errësirën perdet u rëndonkan,
E, jeta pa formë e gjitha do të mbesë.

Lumturia është e rrallë,veshjet i shoh të të shpleksen,
Gjithçka do të humbni çfarë keni fituar deri tani,
Nën blunë qiellore i çoroditur do të endesh,
Një livadh me ngjyra mistike do të shohësh ti.

Tashmë fjalët e saj ishin më të qeta se në fillim,
Vazhdonte monologun të pa thyer e të pa prerë,
- E shoh or djalë -më tha- se të mbaroj s'do më leni pa dyshim,
Por prapa ke lënë shumë ndyrsira,që kundërmojnë gjithmonë erë..



ROSA E EGËR

E shihja gjithmonë duke notuar,
me një shpejtësi dhe bukuri të rrallë
shkulmat e zallit duke i grisur,
Nisej duke gjuajtur m'u në pikun e dimrit
ishte krejt acar,
si e dehur nëpër ujin e ngrirë
notonte krejt e çalltisur.

Ajo gjumin dimëror e prish
nuk fle asnjëherë e qetë,
zhytej dhe dilte mbi ujë
herë këtu e herë atje,
O shpirtra që nuk mund të kuptoheni vërtetë,
pastaj merrte rrugën e kthimit
e vinte drejt në breg.

Shepeshherë në mes shkulmash
shpërthente me klithma të egra,
Nën rrezet e vobekta të diellit
bora rrëzëllinte,kishte ngrirë,
Unë harkohesha pas klithmave të saj gjithë vaj,
Sulesha me gjithë shpirt që ta kap,
Por ajo vazhdonte të përleshej me shkulmat
papushim gjahun për të arrirë.

Sa herë ajo zhytej në ujrat e akullta të zallit,
Vishej me ngjyrë drite,kafe dhe jeshile të errët,
bashkë me shoqet e saj cicëronin krejt të qeta,
Me njëra tjetrën buzëqeshnin të vetëkënaqura seriozisht,
Fluturonin papushim derisa vinte nata, e këndonte këngët e veta.

Këto rosa të egra as që duan të ia dinë,
Përmes ujrave të akullta kalonin me të shpejtë,
Sytë e saj si kokrra elbi m'i kishte ngulur
mua më dukej se merrte frymë,
Ishin të mërzitura nga dëbora dhe ngrica e këtij dimri shterpë.

Ajo kokën e kishte të vogël,dhe qafën e hijshme,
O Zot sa e kujdesshme,gjithë naze me kujdes shikon,
E sfidonte ankthin e ngricës dhe të dëborës së bardhë,
Me kryeneçësi në mes shkulmave i shpërfillte krejt ajo,
Ngrihej më pas në fluturim,pa e ndarë shikimin nga të akulltat valë....

Vegime mbi bardhësinë e dëborës dhe zallin e përgjumur,
Që përkundej në shtratin e vet duke shikuar ëndrrat e dimrit,
Ajo vazhdonte në mes shkulmash duke u endur,
Akullin dhe të ftohtin e sfidonte me përçmim.

Shpirtrat ikin të etura në fluturim,
Enden mbi globin e hënës që mbi zabele ndriçon,
Bashkonte flatrat,qafën e tendoste gjithë gëzim,
Pastaj, medet,shpërthente në klithma të egra,
Që ishin klithmat e dhimbjes së gjatë,
Përmes shelgjeve me ngjyrën e zallit ngjyrë çeliku,
Më në fund jehona e tyre nëpër hone edhe sot oshëtijnë,
Reflekse të ëndrrave fëminore që akoma jam duke i parë...



POET I MALLKUAR

Mallkuar qofsh poet që bën të pjellë natën e zezë,
Pse ia shpërfytyron fytyrën më keq me çeheren e hënës së zbehtë?
Prej afshit të nxhehtë qelqet marrin të krisura,
Si vesa e dehur nga aroma e ballit pikojnë bula argjendi mbuluar me djersë.

Ishte dimër poet,jashtë fryente suferinë,binte shi dhe ngrinte,
Xhamat e dritareve reflektonin një zymtësi,
E ti rrëfen honet e shpirtit ku jehona gremiset teposhtë rrokullimë,
Mallkues i vetvetes,çe do poezinë që e vjelë nga shpirtrat që vajtojnë me ooi,ooi...

Ti tymos cigare me lypsarët e rrugës veshur krejt zhele-zhele,
Ata kërkojnë për t'iu dhënë diçka duke iu përgjëruar Zotit,
U rrëfehen pemëve të sapo mbjellur nëpër trotutare,
E ti më pas rri mbi krah ëngjëjsh duke fluturar rreth e rrotull...

Ti në mes vargjesh shprehesh i përhumbur,
Lexon mendimet e Judës që bashkë me ty e ngjyen kafshatën në një çanak,
Lexon vështrimet e gjarpërit dhe mendjen e dhelprës,
Shpirti yt shtegtar u shterr,vetmia jote si qelq u plas.

E, ç'të duhen ty mor i marrë pafajsitë që këndohen nëpër djepe?
Ndjenja e dashurisë prej qiellit ne na u dha dhuratë,
Poet i mallkuar,a mund të jetohet vetëm me këngë,kjo është pasuria jote e vetme,
I pangopur lexon mendimet e trupave që dridhen,
E çuditshme,prej tij shpirtrat tmerrohen dhe se di se pse frikën ta kanë....!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen