Exkluzive:
Intervistë me mësuesin
dhe shkrimtarin Nehat Jahiu
Njeriu i sakrificës dhe vuajtjës, por edhe i qëndresës, besimit, shpresës dhe mbi të gjitha dashurisë ndaj gjeneratave të reja, të ardhmës dhe atdheut - Kombit – Shqiptarisë!
Intervistë me mësuesin
dhe shkrimtarin Nehat Jahiu
Njeriu i sakrificës dhe vuajtjës, por edhe i qëndresës, besimit, shpresës dhe mbi të gjitha dashurisë ndaj gjeneratave të reja, të ardhmës dhe atdheut - Kombit – Shqiptarisë!
Nehat Jahiu |
Ai stoikisht
qëndroi, përballoi stuhitë e kohës, baticat e zbaticat duke treguar dashuri të
paparë për edukimin e gjaneratave. Në mot të vështirë, dimër e verë, shi e
borë, ngrica…ai punën dhe dashurinë ndaj fëmijëve e të rinjëve nuk e ndali, por
sikur një shqiponjë shikonte, vështronte dhe ëndërronte për ditë më të lumtura
si në arsim ashtu edhe për një jetë të përgjithëshme me të mirë dhe
qëndrushmerinë e tij dhe këtë e bëri, pra që të shoh Kosovën e tij të dashur të
lirë dhe të pavarur, pjesën shqiptare të Maqedonisë më të lirë dhe demokratike
ku ato gjenerata që edukoi të mund ta realizojnë vetjen e tyre e të cilët iu
janë mirënjohës për jetë z. Nehat Jahiut, mësuesit të tyre të dashur dhe
gjithmonë të pranuar e kurr të harruar. Për të gjithë ishte jo vetëm mësues por
më tepër si prind-baba, që këshillonte, mësonte e ndihmonte të gjithë pa
dallime.
Siç cekëm neve
shfrytëzuam mirësinë e tij që të bashkëbisedojmë rreth jetës dhe punës së tij,
më tepër të dijmë mbi jetën e tij, rrethanat e kushtet në të cilat shkriu
jetën…z. Nehat Jahiu njeri i njohur për opinionin si atë shqiptar poashtu edhe
ndërkombëtar në lidhje me krijimtarinë e tij, por neve do përqëndrohemi më
tepër rreth biografisë së tij meqë shumë njerëz atë e morën në pyetje
(intervista) rreth krijimtarisë, fushë-veprimtarisë së tij, kurse neve këtu për
portalin tonë të dashur „Albplanet“ e portale dhe
gazeta tjera do të flasim më tepër rreth jetës së tij, një jetë në shërbim të
Kombit. Përvoja e tij 40 vjeçare mesiguri se do na jetë shembull të cilin duhet
ndjekur edhe ne. Prandaj, që në fillim e falëmnderoj në emër tim dhe tuajin z.
Nehat Jahiun për këtë bashkëbisedim shumë të dobishëm për gjithë ne. Në fillim
disa shënime për veprimtarinë e palodhshëm dhe autorin e shumë librave z. Nehat
Jahiun.
Disa të dhëna
mbi jetën dhe krijimtarinë e z. Nehat Jahiu:
Nehat Jahiu u lind më 10 tetor të vitit 1951 në fshatin Orizare të komunës së Likovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Preshevë dhe Shkollën e Lartë Pedagogjike (Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe), në Gjakovë. Punoi në shkollën fillore “Faik Konica” të fshatit Sllupçan. Me shkrime ka filluar të merret që nga bankat e shkollës fillore. Që nga fillimi i krijimtarisë së tij e deri në ditët e sotme, ka shkruar kryesisht poezi për fëmijë, por edhe për të rritur. Merret edhe me shkrime gazetareske, publicistikë, ese, skica letrare, reçensione, tregime etj.
Z.
Nehat Jahiu është i palodhshëm, ai bashkëpunoi e bashkëpunon me shumë revista,
gazeta të shumta në mbarë trojet tona dhe në diasporën shqiptare. Është ndër
themeluesit e Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” në Kumanovë dhe
anëtar i Kryesisë, është themelues dhe anëtar i redaksisë së Revistës
“Doruntina”, themelues dhe nënkryetar i “Klubit të Shkrimtarëve të Komunës së
Likovës, bashkëthemelues dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë të
Maqedonisë”, anëtar i Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve
“Pegasi” Albania dhe anëtar i shumë redaksive të revistave letrare etj.
Ky
veprimtar i palodhshëm, studiues, njeri i shkencës dhe diturisë, njeri human
dhe adhurues i artit është prezantuar në shumë antologji në trojet tona dhe në
diasporën shqiptare, ti cekim vetëm disa:
- Hasan
Hasani: “Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë 1501- 1990” (Prishtinë,
1994),
- Dr.
Arif Selmani “Bibliografia e letërsisë shqiptare në Maqedoni 1953-1997”
(Tetovë, 1998),
- Dr.
Arif Selmani “Bibliografia e letërsisë shqiptare për të rritur në Maqedoni 1951-1999”
(Tetovë, 2001),
- Lidhja
e Shkrimtarëve Shqiptarë-Netët poetike të verës “Takime nën Rrap”
(Antologji e krijuesve pjesëmarrës, Shkup, 2009),
- Sokol Demaku: “Baladë e përflakur/Flammande ballad”, antologji poetike shqip/suedisht, (Bukuresht, 2009),
- Sokol Demaku: “Jehona e shekujve” antologji poetike, Bukuresht 2010,
- Sokol Demaku: “Baladë e përflakur/Flammande ballad”, antologji poetike shqip/suedisht, (Bukuresht, 2009),
- Sokol Demaku: “Jehona e shekujve” antologji poetike, Bukuresht 2010,
- Milazim
F. Kadriu: “Flakadani i lirisë”, Besianë, 2012,
- Ejup
Ajdini: “Letërsia shqipe për fëmijë në
Maqedoni I-II “ Tetovë, 2013,
- Ajet Shala: “Antologji për çlirimtarët Ilaz
Kodra e Antigona Fazliu”, Prishtinë
2014,
- Luan
Maloku: ”Antologjia poetike për Qerim Arifin “ Letërsia për një jetë”, Preshevë 2014,
- Ganimete Thaçi “Ali Ibra zëri i atdheut”,
antologji ( Tiranë 2014)
Z.
Nehat Jahiu ka qenë prezent edhe në disa leksikone të shkrimtarëve, fjalorë
enciklopedikë të shkrimtarëve shqiptarë etj.
Për
krijimtarinë e tij letrare është shpërblyer me çmime të shumta e të
ndryshme. Tani pas pensionimit meritor z. Nehat Jahiu jeton dhe punon në vendlindjen e tij Orizare, mirëpo duke
vazhduar me shkrimet e tij shumë të pëlqyera dhe të dobishme për gjithë ne.
Deri më sot ka botuar 28 vepra në gjuhën shqipe e të cilat disa vepra i janë
përkthyer edhe në disa gjuhë të huaja.
Deri tani ka
botuar këto vepra:
- “Në sytë e tu” - 1982
- “Ura prej zemrave” - 1985
- “Fluturimi i pëllumbave” - 1990
- ”Të pret malli që na treti” - 1993
- “Hidhe vallën, Laro!” - 1994
- “Kukuvajka” -1995
- “Hape derën, shkolla ime!” - 1995
- “Epitaf lirie” - 2000
- “Rrënjët i ke në këtë tokën ilire” - 2005
- “Huti mbi çati” - 2005
- “Brez pas brezi në luftë për shkolla shqipe” - 2008
- “Lulëkuqe mbi varre” - 2010
- “Orizarja ndër shekuj” - 2010
- “Rrugës së drejtë” - 2011
- “Zana dhe Guri” - 2011
- “Poemë për mikun Sadulla Zendel - Daja” - 2012
- “Te ura e gjyshes” - 2012
- “Rreze në dritare” - 2013
- “Krahët e fluturës” - 2013
- “Hëna u bë nuse” - 2013
- “Kënga e zogjve” - 2013
- “Gjaku im të qoftë falë” – 2014
- “A vjen liria“ – 2016
- “Mbresa njerëzore për një njeri të veçantë” - 2016
- “Biri i shqiptarisë” - 2016
- “Zorite libertatii” - “Agimet e lirisë”– 2016 (pëkthyer në gjuhën rumune nga Adrian Tabak)
- “Të qeshën e të bënë nuse” -2016
- “Is fredom coming” - “A vjen liria” – 2016 (përkthim në aglisht nga Patricia Lidia)
Neve
të marrim më tepër nga eksperienca e tij jetësore, Z. Nehat që në fillim ju
përshëndesim përzemërsisht në emër tim personal, në emër të portalit “Albplanet” e shumë portaleve e revistave tjera, ju përshëndesim dhe
falënderojmë për kohën që na kushtuat.
“Fëmijëria ime filloi në shtëpinë time të lindjes në
gjirin tim familjar, aty në atë djep prej drurit pranë oxhakut të asaj shtëpie
të vjetër ndërtuar me qerpiç balte dhe gurë të vendlindjes sime… Shtëpia
qëndron shumë fortë, sepse themelet (rrënjet) e saj janë të futur thellë në
tokën e vet arbërore.”
Marjan Sebaj Sopi: Z. Jahiu edhepse shkurtimisht
paraqitëm biografinë Tuaj të begatë dhe shumë të larmishme, për fillim çka mund
të na thoni për fëmijërinë Tuaj, mesiguri se ju kujtohen ato ditë fëmijërore në
fshatin tuaj të bukur të lindjes. Me çka mirreshin prindërit tuaj, sa vëllezër
e motra ishit, cilat ishin kushte në të cilat jetonit juve si një familje
patriotike, atdhedashëse dhe dashamirëse e arsimit dhe Kombit?
Nehat Jahiu:
Sipas mendimti tim çdo njeriut në jetë i mbeten shumë kujtime që i mbanë mend dhe
cilat i ka rrënjosur apo futur thell në shpirtin e tij për t’i mos harruar derisa
të jetë gjallë e ato janë të shumta, por mbi të gjitha për mua pos shumë
kujtimeve gjithësesi më mbetet ajo e fëmijërisë sime të cilën kurr nuk do e
harroj dhe gjithnjë shpirtërisht e përkutojdhe jetoj me te, sepse e ruaj me një
xhelozi në shpirtin tim.
Fëmijëria
ime filloi në shtëpinë time të lindjes në gjirin tim familjar, aty në atë djep
prej drurit pranë oxhakut të asaj
shtëpie të vjetër ndërtuar me qerpiç balte dhe gurë të vendlindjes sime e të
cilën shtëpi e kishte ndërtuar qysh gjyshi im Halit Jahiu me djemtë e tij
Fehmiun, Sejdiun dhe Jahiun që më vonë këta dy vëllezër të prindit tim do të
shpërngulen në Turqi siç ishin shpërngulur shumë shqiptarë tjerë. Kjo shtëpi edhe
sot akoma qëndron kryelartë dhe stoikisht si shtëpi e vjetër në fshatin tim të
lindjes në Orizare. Shtëpia qëndron shumë fortë, sepse themelet (rrënjët) e saj
janë të futur thellë në tokën e vet arbërore. Pikërisht, në këtë shtëpi jam lindur
dhe rritur me ninullat që më janë kënduar.
Pasi
fillova të rritem dhe të dal për të luajtur dhe ishte një fëmijëri e lumtur për
mua, ku luaja me fëmijët e mëhallës sime që ishin moshatarë të mi. Ishin ato
lojëra dhe vrapime të këndshme që dukeshin shumë më të thjeshta se sa këto të
sotmet, por ishin shumë të bukura, të dashura dhe të ëmbla. Ishin lojëra
fëmijërore që kurr nuk mund të harrohen. Më vonë fëmijëria ime filloj të dal
jashta lagjës edhe nëpër rrugicat e fshatit për të luajtur po me moshatarët e
mi. Fillova të vrapoja pas fluturave të bukura me ngjyra të llojllojëshme nëpër
livadhe, fillova të vrapoja pas kafshëve shtëpiake si dhe tufës së deleve dhe
pas shumë gjërave tjera, sepse me të vërtetë vet fshati t’i ofronte këto
kënaqësi dhe kishte një gjallëri të madhe, ndërsa bukuritë e malit dhe fushës
të mahnitnin. Pra, ishte një fëmijëri ndoshta jo si kjo e sotit, por ishte
shumë e ëmbël dhe e këndshme.
Shtëpia në Orizare (Komuna e Likovës) ku u lind dhe u rrit z. Nehat
Jahiu-t (Foto: 1957).
Prindërit e mi kryesisht merreshin me bujqësi si të gjithë banorët e fshatit tim të Orizarës dhe rrethinës. Mbjellnin nga të gjitha bereqete ngapak, por mbi të gjitha më së tepërmi merreshin me kultivimin e duhanit, sepse si më kryesorja bimë në atë kohë tek ne ishte kultivimi i saj e cila kërkonte shumë mund e punë për ta kultivuar që nga stina e pranverës kur mbillej dhe pastaj deri në stinën e dimrit kur behej kallëp, lidhej në dengje dhe dërgohej në kombinatë. Edhe njëherë po e përsëris se ishte një punë shumë e vështirë dhe nuk paguhej fare. Kuptohet pos punëve bujqësore merreshin edhe me bagëti duke ruajtur tufë delesh sa për të siguruar për vete bulmetin dhe mishin (ushqimin) për dimër. Ishte një jetë me shumë sakrifica, por në anën tjetër ishte shumë e bukur dhe e dashur që bëhej në fshat e sidomos netëve të dimrit.
Prindrit e mi
babai Sejdi Jahiu dhe nëna Zejnishahe Jahiu lind. Emrullahu
ka qenë nga një fshat i quajtur Hotël po i komunës së Likovës. Ajo ka qenë e
vetmi fëmijë që e kishte rritur nëna e saj e cili ishte nga fshati Likovë dhe
quhej Xhevrije. Babai i saj nënën e kishte lënë foshnje dhe kurr nuk e kishte
pare dhe njohur, sepse babai i saj e
kishin marrë dhe e kishin dërgur në Luftë të Jemenit dhe ai më kurr nuk ishte
kthyer i gjallë dhe asnjëherë nuk ishte kuptuar se ku ka vdekur dhe ku e kishte
varrin. Kështu prindërit e mi e këtë nënë e cila vuajti shumë që nga djepi,
Zoti e kishte begatuar me dhurata më të mira që ka, pra me gjithësejt tetë (8)
fëmijë, por dy vajza dhe një djalë që kishte bartur emrin tim kishin vdekur në
fëmijëri, kështu që prindërve të mi ju kishin mbetur gjithësejt gjashtë (6)
fëmijë, edhe ate një vajzë (Halimen) që ishte më e madhja dhe pesë djemë
(Shabiu-n, Salimi-n, Samiu-n që të tre tanimë të ndjerë dhe Refiku që jeton
ende) e që më i vogli nga të gjithë isha unë Nehat Jahiu. Kushtet në famijen
time ishin të vështira dhe kishte një varfëri derisa u rrit motra dhe
vëllezërit dhe iu futëm nën krahë prindërve për të ju ndihmuar, kështu më vonë
dukshëm u përmisuan dhe bënim një jetë mesatare për në atë kohë.
Atdhedushuria
dhe dëshira
për arsim kurr nuk kishte munguar tek prindrit e mi dhe në familjen time në
përgjithësi, mirëpo mundësitë për të realizuar sidomos këtë të dytën arsimimin
ishin shumë të vështira për ti realizuar jo vetëm tek familja ime. Një ishte se
pengohej nga pushteti që si qëllim kishte mos shkollimin dhe arsimimin e
popullatës, por në ana tjetër luhej edhe një lojë e rrezikshme tek popullata
për të mbjellur një fanatizëm që njerëzit mos të shkollohen dhe kjo barrierë
kishte zgjatur me vite të tëra, kështu kishte ndodhur edhe në familjen time
edhe pse e potencova edhe më lartë se babai im këtë e kishte kuptuar që herët
dhe me mish e shpirt mundohej dhe kishte kontribuar për arsimin e shqiptarëve.
Njëherit ishte edhe një ndikim tjetër që përdorej në të gjitha format për ti
shpërngulur shqiptarët për në Turqi edhe gjatë kohës së fëmijërisë sime që e
mbaj mend si sot kur edhe babai kishte bërë gati dokumente (visikat) për tu
shpërngulur, por ja që ndodhi në fund të mbesim këtu në vendin e të parëve
tanë, ndërsa dy vëllezër dhe pesë motra të prindit, babait tim, u shpërngulën
dhe shkuan në Turqi.
Marjan Sebaj Sopi:
Mesiguri se prindërit tanë nuk e kishin
aspak lehtë të ngrisnin në këmbë gjashtë fëmijë siç ishit Juve dmth pesë djemë
e një vajzë që iu dhuroi Zoti prindërve Tuaj e të cilët ju pranuan me dashuri
të madhe. Ata mbanin familjen me punën e ndjersës së tyre si punëtor në bujqësi
apo? Pas shkollës fillore, dhe këtyre kujtimeve të paharrueshme, ju vazhduat
shkollimin e mesëm, ku dhe në cilat kushte? A ju kujtohet ndonjë ngjarje që iu
ka lënë mbresa nga bankat shkollore të shkollës së mesme? Ose të prindërve të
shenjtë tuaj, arsimtarët, kolegët e koleget shkollore? Na thoni diç më tepër
për kushtet e atëhershme në përgjithësi e në veçanti lidhje me shkollimin Tuaj?
Nehat Jahiu:
Po ishte më se e vëretetë kjo që thuani se pridërit tanë nuk e kishin fare
lehtë për të na ngritur në këmbë nëve
gjashtë fëmijëve. Kishin një jetë shumë të vështirë, por nuk kursyen asgjë nga
vetja me të gjitha ato sakrifica për të na rritur neve dhe për ta përjetuar
gëzimin e tyre me rritën tonë. E gjithë kjo sakrificë që u bë nga ana e
prindërve tanë për ne ishte puna e tyre dhe djersa që derdhnin në bujqësi për
ta bërë bereqetin në arat tona vetëm e vetëm që të na rritnin dhe ta bënin pak
sa më të mirë fëmijërinë tonë. Është më
se e vërtetë se këto, pra jeta, puna…, ishin dhe mbetën për mua kujtime të
paharruara dhe kurr nuk do të harrohen, por gjithnjë do i përkujtoj dhe nuk do
i harroj.
Pasi mbarova
shkollën fillore këtu në vendlindjen time, siç themi ia mësyra dyerëve të
shkollës së mesme, gjegjësisht gjimnazit në Kumanovë. Në atë gjimnaz mësonin
nxënësit maqedonas dhe nga një paralele për çdo vit hapej edhe për nxënës
shqiptarë. Kjo vetëm figuronte si parale shqiptare, sepse pos lëndës së gjuhës
amtare shqipe dhe eventualisht dy apo tre lëndëve tjera që ligjeroheshin në
gjuhën amtare, lëndët tjera ligjëroheshin nga profesorë maqedon dhe atë
kuptohet në gjuhën maqedone. Kjo ishte shumë paradoksale për ne shqiptarët e
sidomos për nxënësit që vinim nga fshatrat sepse nuk e njihnim asnjë fjalë në
këtë gjuhë e mos të flasim të shkolloheshim e të mësonim në këtë gjuhë,
kështuqë hasnim në shumë vështërsi dhe një numër prej këtyre nxënësve thuajse
ende pa ja filluar mirë u dëtyronin të ndërprenin pasi regjistroheshin, një
numër tjetër përsëritnin (ngelnin), një numër tjetër shkonin në Preshevë apo
Kosovë për të vazhduar shkollimin në gjuhën amtare, shqipe.
E gjitha kjo
ishte një politikë e projektuar dhe e kurdisur aq mirë që shqiptarët mos të
kenë mundësi të shkolloheshin. Kështuqë edhe unë pas një kohe që në klasën e
parë u detyrova të largohem nga kjo shkollë e mesme në Kumanovë dhe të shkojë e
të regjistrohem në Preshevë. Vërtetë, ka shumë ngjarje nga bankat e shkollës
fillore dhe asaj të mesme që më kanë lënë mbresa dhe që kurr nuk harrohen. Nga
këto mbresa ka shumë prej tyre që janë të këndshme për ti përkujtuar, por ka
edhe çaste mbresash që kanë lënë edhe ndonjë pikëllim, por mbi të gjitha këto
mbresa që kam kaluar në këto banka shkollore edhe atë qoftë në fillore dhe të
mesme ishin dhe mbetën përgjithmonë të paharruar dhe të pashlyera nga mendja,
zemra e shpirti im. Kujtimet për shoqet dhe shokët kurr nuk do i harroj,
por njëkohësisht mbresat dhe kujtimet
për mësimdhënësit e mi poashtu në mënyrë të veçantë mbetën të paharruara, sepse
pikërisht ata ishin prindërit tanë të dytë cilët na mësuan dhe na edukuan si
duhet mësuar, si duhet edukuar, si duhet ta duam kombin dhe atdheun.
Sa i përket
pyetjës lidhje me prindërit e mi dhe mbresat për ta, vërtet ka shumë dhe të
gjitha janë të ngrohta shpirtrisht, por mbi të gjitha janë edhe shumë të
dhembshme, mallëngjyese, sepse gjithëçka paten dhanë nga vetja e tyre duke e
ndarë edhe kafshatën e tyre nga goja për shkollimin tim. Sa i përket kushteve të atëhershme të shkollimit në çdo
aspekt ishin shumë të vështira si në atë fillor, të mesëm e të lartë. Po e them
dhe po e përsëris se koha ime dhe para meje kishim kushte shumë më të vështira
për shkollim se sa sot. Është një dallim i madh. Me të vërtetë kur më kujtohen
disa gjëra sot besoni se më dhemb shpirti, por ja që ashtu ishte koha, mirëpo
pranë të gjithave gjithëçka përballohej vetëm e vetëm të arrihej qëllimi ynë
dhe i familjeve tona që ne të shkolloheshim në çfarëdo kushte, vetëm e vetëm të
arrijmë qëllimit tonë jo vetëm atij dividual, sepse arsimimi ishte arma më e fortë e
jona që dikujt i pengonte shumë.
Një mini
foto-album i familjes Jahiu, pra babai, nëna, motra dhe vëllezërit e z. Nehat
Jahiu-t
Marjan Sebaj Sopi: Kur jemi tek familja, të cekim se
familjet shqiptare janë të lidhura ngusht mes veti, apo të themi më mirë ishin
patriarkale ku edhepse materialisht të varfëra por shpirtërisht të pasura ku
prapë në to mbretëronte harmonia e dashuria, por gjithmonë thuhet se dashuria e
motrës për vëlla është ngase e ngjashëm me atë të nënës. Mua mu dha rasti këto
ditë të lexoi edhe një elegji shumë prekëse që ia keni kushtuar motrës tuaj
Halimes me rastin e 12 vjetorit të kalimit të saj në amshim. Sa ishit të lidhur
mes veti ju fëmijtë me prindër e fëmijtë mes veti dhe veçmas juve me motrën
tuaj tashmë të ndjerë?
Nehat Jahiu:
Edhe pse ju vet si shqiptar e dini këtë, por edhe e keni parashtruar në pyetjen
tuaj, unë do i them edhe rreth kësaj çështje disa fjalë. Është më se e vërtetë
se familjet shqiptare janë shumë ngushtë të lidhura mes vete siç ishte edhe
familja ime po në këtë mënyrë edhe në këtë aspekt dhe nuk dallonte nga familjet
tjera tonat shqiptare në përgjithësi. Edhe se ishin patriakale edhe kjo është
më se e vertetë, sepse edhe për familjen time një gjë e tillë ishte ashtu. Edhe
pse varfëria ishte prezentë, por zemrat tona gjithnjë ishin të ngrohta nga
dashuria që kishim mes vete si familje më të ngushta dhe më të gjëra. Kjo ishte
prezente në familjet shqiptare, ishte dhe në famijen time. Kishim një
lidhëshmëri dhe një dashuri shumë të e ngrohtë mes vete. Sa i përket dashurisë
së motrës për vëlla ishte dhe është edhe sot e kësaj dite ngase sikur ajo e nënës.
Nënat tona dhe motrat shqiptare kanë një dashuri shumë të madhe dhe të veçuar
për vëllezërit e tyre. Ato janë gjithnjë në gjendje të bëjnë edhe atë të pamundurën
të mundur për vëllaun e tyre. Po më 10 qershor 2016 mbusheshin 12 vite nga ikja
e motrës sime Halimes në amshim. Kjo ishte motra e vetme
që kishim ne pesë vëllezërit e saj. Ajo siç kam përmendur edhe në njërën nga
pyetjet më lartë fëmia më i madh i prindërve tanë, e nënës Zejnishahes dhe
babait Sejdiut. Ne si vëllezër nuk dimë ndoshta ta përshkruajmë atë dashuri që
kishte ajo ndaj nesh dhe dihet si motra për vëlla digjej për gjithçka, por mbi
të gjitha për mua si vëlla më i vogël i saj ishte një dashuri e përafërtë me
atë që kishte nëna ndaj meje dhe atë dashuri ajo e mbajti në shpirtin e saj
deri në çastet e fundit të jetës së saj e që unë kurr nuk mund ta harroj atë ngrohëtësi,
atë afërsi dhe dashuri të saj derisa të jam gjallë.
Është shumë
intereant se ne si fëmijë ishim shumë të afërtë dhe shumë të lidhur ngusht me
prindërit tanë., por edhe mes veti ne si vëllezër dhe motra ishim të pandarë
dhe kishim një lidhshmëri zinxhirore të pashkputur mes njëri tjetrit. E sa i
përket veçmas neve si vëllezër po e përsëris edhe njëherë se kishim një
lidhshmëri të pashkëputur me motrën tonë tani të ndjerë Halimen, sepse ne e
donim shumë, e kishim të vetmën motër, por mbi të gjitha ajo kishte një dashuri
aq të madhe për ne e sidomos ndaj meje si vëlla i saj më i vogli, kështu që
kujtimet dhe dashuria për te kanë mbetur të pashlyra diku thell në shpirtin tim
për te.
„Migërimi plagë e rënd dhe e pashëruar për mua.. Ky
numër i madh shpërnguljesh është që nga vitet 50 e deri më vitet 60- ta që
përfshiu një valë të madhe shpërnguljesh për në Turqi… Ishte një takim dhe një
ndarje me lotë në sy… Sytë
e tyre kurr nuk ishin tharë nga lotë e mallit dhe dashurisë…. Të gjithë atyre
të asaj moshe u kanë mbetur sytë hapur pse nuk kanë vdekur në vendlindjet e
tyre dhe pse nuk janë varrosur pranë varreve të nënava, baballarëve, gjyshërve
e stërgjyshërve të tyre në tokën e tyre të lashtë arbërore ku i kishin të parët
e tyre.“
Marjan Sebaj Sopi:
Pasi cekët edhe familjen Tuaj dmth
axhallarët e hallat tuaja të cilat u shpërngulën për Turqi. Kemi të njohur këtë
dukuri apo tentim që nga viti 1878 të
përndjekjës së tërë popullatës shqiptare që nga Nishi, Prokuplja, Preshevë,
Bujanoc…Ndodhën masakra të papara nga Serbia mbi popullatën e pambrojtur, duke
bërë një gjenocid, vuajtje, mundime, rrahje, vrasje dhe shpërngulje me dhunë të
kësaj popullate (neve i njohim shqiptarët cilët i quajmë edhe sot Muhaxher =
apo të strehuarit) cilët kush shpëtoi u ndalën familje të shumta disa në
Kosovë, Kosovë Lindore, Maqedoni, mirëpo pjesa dërmuese edhe të mashtruar pak
nga qarqe të ndryshme dhe sipas marrëveshjës famkeqe mes Jugosllavisë
(Titos) dhe Turqisë gjegjësisht
Ataturkut (ky me prejardhje shqiptare) u shpërngulën thuajse rreth gjysmë
milioni shqiptar nga afër 200 fshatëra tanimë të Sërbisë për në Turqi. Mirëpo,
të mos na mbetni borxh e na thoni diç më tepër lidhje me këtë problem të madh
që ndodhi e ku sot thuhet se vetëm në Turqi jetojnë diku afër shtatë deri në
dhjetë milion shqiptar (me prejardhje).Meqë ishim tek familja, pra a keni
kontakte me familjen Tuaj në Turqi? Sa vizitoni e kontaktoni mes veti? A janë
të lumtur ata atje cilët mesiguri se kanë krijuar familje e familje dhe a
mendojnë për ndonjë kthim në vatrat e tyre atërore? Sa kanë arritur ata atje të
ruajnë e kultivojnë traditën, gjuhën, kulturën e tyre të lashtë shqiptare?
Nehat Jahiu: Po
i nderuari z. Marjan unë ceka më lartë në një pyetje tuajën lidhje me ate se e
tërë familja e babait tim, pra dy vëllezërit dhe pesë motrat ishin shpërngulur
në Turqi dhe se merret ky numër prej vitit 1956/57 e gjerë më sot, mund të them
lirisht se vetëm në Bursa të Turqisë mund të jetë një lagjeje e madhe vetëm nga
familja e ngushtë e babait tim pa i llogaritur të afërmit tjerë nga e ëma e të
afërm tjerë të fisit tonë., atëherë numri i banorëve vetëm nga familja ime sot
është shumë i madh. Siç thuani kjo dukuri e këtyre shpërngulje dhe përndjekjeve
ka zanafillen që nga vitet 1878 po edhe më herët e pastaj në kontunitet duke
vazhduar në vazhdimësi.
Ky numër i madh
shpërnguljesh është që nga vitet 50 e deri më vitet 60- ta që përfshiu një valë
të madhe shpërnguljesh për në Turqi. Kjo ishte një brengë e madhe, sepse kishte
fshatra të tëra që mbeteshin të zbrazta. Ky projekt ishte planifikuar mirë e
mirë dhe ishte nënshkruar një marrveshje siç thuani ju në mes dy palëve që
shqiptarët të shpërngulen nga trojet e tyre stërgjyshërore dhe atë duke thënë
se shpërngulen vullnetarisht me dëshirën e tyre që fare nuk ishte e vërtetë sepse
i gjithë kjo bëhej duke ikur shqiptarët dhe duke u ndarë mes vete me lotë në sy,
e bënin nga torturat dhe presionet në mënyra të ndryshme nga pushtete e
ndryshme që vinin njëri pas tjetrit duke përdorë këto metoda dhe qëllime vetëm
e vetëm për ti shpërngulur, për t’i tretur shqiptarët. Këto shpërngulje nuk
mund ti pagëzosh ndryshe pos shpërnguljeve të dhunëshme. Këto shpërngulje kanë
mund të jenë edhe më të madhe dhe me përmasa të mëdhaja që sot ndoshta këto
troje do të ishin tërësisht të zbrasta, por fal disa njerëzve me vizion të
largët, të qartë, largëpamës cilët ndikuan që mos të bëhet një ekzod i
tërësishëm, kështu që një pjesë e mirë u tërhoqën nga këto projekte famëkeqe e
vendime dhe vendosën që për asnjë çmim mos ti lëshojnë vatrat e tyre.
Shumë prej tyre
janë ndalur me dokumente (visika) të gatshme në dorë dhe ditët ishin të
numruara edhe për ta për tu përshëndetur me vendlindjet dhe atdheun e tyre dhe
për të marrë një rrugëtim të pakthim për në Anadolli. Nga të gjitha trojet tona
u shpërngulën dhe u vendosën atje ku me të vërtetë u pagëzuan me emrin
Muhaxher. Sa jam i njohur në fillim shumë vite ishin me të vërtetë pa streh dhe
ishin e kalonin një jetë shumë të vështirë. Kjo nuk zgjati pak dhe sot ekonomikisht
janë mirë këta shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të Turqisë.
Unë nuk posedoj
ndonjë numër të saktë të shqiptarëve se sa janë shpërngulur në ato kohëra dhe
sa është numri i tyre që sot jetojnë atje, por një gjë e di se është numër
shumë shumë i madh. Kjo është një dhembje e plagë e madhe për ne shqiptarët,
por këtë që ka ndodhur nuk mund ta mohojmë.
Mbaj në mend se
në fillim lidhjet tona ishin vetëm përmes letrave (me postë), ndërsa më vonë
filluan edhe të shkonin njerëzit prej këtu dhe anasjelltas të vinin edhe ata
prej Turqie te ne. Ishte gëzim i madh. Ishte një takim dhe një ndarje me lotë
në sy. Këtë mund të ua them nga ajo që edhe vet e kam përjetuar shpirtërisht me
të afërmit e familjes sime të ngushtë. Këto kontakte pastaj filluan të bëhen
edhe më intenzive dhe më të shpeshta me ardhje shkuarje (vajtje – ardhje) dhe
kështu mbahej një lidhëshmëri e ngushtë familjare për të mos e harruar njëri
tjetrin sidomos gjeneratat e reja. Aq më interesant ishte për të rinjtë që
vinin prej atje që të njiheshin me shtëpitë, vendlindjen e prinderve të tyre ku
kishin lindur dhe jetuar më parë para se të shpërnguleshin për në Turqi. Ata tani
janë të lumtur atje dhe kanë krijuar familjet e tyre dhe kushte të mira për
jetesë. Gjeneratat e vjetra kanë jetuar gjithnjë me mallin e dashurisë për
familjet e tyre që ju kishin mbetur këtu dhe gjithnjë edhe ëndërat i shihnin në
vendlindjen dhe atdheun e tyre. Aq shumë ishin të përmalluar për këto fusha e
male ku kishin kaluar jetën e tyre dikur. Sytë e tyre kurr nuk ishin tharë nga
lotë e mallit dhe dashurisë. Të gjithë atyre të asaj moshe u kanë mbetur sytë
hapur pse nuk kanë vdekur në vendlindjet e tyre dhe pse nuk janë varrosur pranë
varreve të nënava, baballarëve, gjyshërve e stërgjyshërve të tyre në tokën e
tyre të lashtë dhe të shenjtë arbërore ku i kishin të parët e tyre. Kjo dashuri
ishte shumë e madhe tek gjeneratat e vjetra të disa brezave, ndersa tani
situata tërësisht ka ndryshuar dhe gjendja është tërësisht ndryshe.
Kurse sa i
përket pjesës tjetër të pyetjës Tuaj, gjendja reale është kjo: Derisa ishin mosha më e vjetër cilët
ishin lindur e rritur këtu, jetonin me shpresë se një ditë do ti kthehen
vatrave të tyre dhe me këtë shpresë, mallë e dashuri kanë jetuar deri në çastet
e fundit të jetës së tyre, por kjo dëshirë e tyre fatkeqësisht nuk u realizua
dhe kjo kurr nuk ndodhi që të kthehen. Sa i përket tani gjeneratës së re fatkeqësisht
as që mendohet për ndonjë kthim, por edhe kontaktet janë shumë të rralla për të
mos thënë për një pjesë të madhe edhe fare me trungun shqiptar të trojeve të
tyre stërgjyshërore. Kjo është për keqardhje, por ajo që është realitet nuk
mund të mohohet dhe nuk është mirë ta mashtrojmë opinionin me gjëra të tilla të
paqena.
Në aspektin e
ruajtjes dhe kultivimit të traditave, gjuhës, kulturës së lashtë të tyre është
shumë interesantë se të gjitha këto janë ruajtur dhe kultivuar me një xhelozi
të madhe. Këto janë ruajtur dhe kultivuar si në familje njashtu edhe nëpër
ndeje, çajtore, ahengje, dasma, vdekje etj. Por edhe me vet inisiativa kanë
formuar klube të posaçme shqiptare ku janë ruajtur traditat, gjuha, kultura atoktone
shqiptare nëpërmjet këngës valles etj, por këtë jo vetëm që e kanë ruajtur dhe
e kanë kultivuar, por edhe e kanë prezentuar jo vetëm para popullatës së kombit
të tyre shqiptar, por edhe para popullit turk që është për tu përshëndetur dhe
për tu krenuar, por edhe tani ekzistojnë këto shoqëri ku zhvillojnë aktivitetin
e tyre për ruajtjen e traditave, kulturës dhe gjuhës, por jo si më herët. Ajo
që tani mua më dhemb dhe zermra më pikon gjakë, por besoj se këtë dhembje duhet
ta kemi të gjithë shqiptarët se atje në Turqi tek gjeneratat e reja shumë
rrallë e pak flitet gjuha shqipe, nuk dinë ta flasin. Te shumica traditat dhe
kultura shqiptare ka nis të humb dhe kam bindje të plotë se nuk do të zgjatë
edhe shumë kohë të gjatë dhe më këta shqiptarë nuk do të dinë as të flasin, as
të këndojnë e as të qajnë shqip. Kjo është për keqardhje, por realiteti është i
tillë.
Gjeneratat e
reja kanë filluar mos të vinë për të na vizituar neve si familje e tyre që kemi
mbetur këtu me përjashtime të radha dhe ajo që është më e dhemshmja edhe kur ka
raste që na vizitojnë dhe i viztojnë të rinjtë tanë familjarë shumë vështirë e
kanë, sepse nuk mund të kuptohen mes vet, nuk dinë të komunikojnë në gjuhën e
tyre shqipe të të parëve tanë.
Marjan Sebaj Sopi:
Këtu fortë i respektuari z. Nehat Jahiu, na shtrohet vetvetiu pyetja e një
plage të cilën unë e kam titulluar një libër tim me “Migrimi plagë
shumëshekullore”. Pra sa kam parë Juve në veprat Tuaja, në poezi...i kushtoni
shumë rëndësi kësaj plage të cilën e quani të rënd dhe të pashëruar? Keni frikë
nga asimilimi i tyre dhe a duhet marrë preventiva e të zgjohemi para kësaj
kllapie që po mbretëron pikërisht tek ata cilët janë të thirrur të udhëheqin,
mbrojnë dhe drejtojnë popullin për të mirë dhe në të mirë?
Nehat Jahiu: Bukur e paskit titulluar librin Tuaj i nderuari z.
Marjan, ju përgëzoi për këtë. Pra, kurbeti për ne shqiptarët është një plagë
shumë e rëndë dhe pashëruar. Që herët shqiptarët nga të gjitha trojet tona ia
kishin mësyer kubetit. Disa kanë marrë këtë rrugë nga aspekti politik (shkaku i
problemeve politike tashmë të njohura për opinionin e gjerë), ndërsa një pjesë
nga ai ekonomik. Kjo plagë për mua ishte dhe mbeti jo vetëm një plagë që nuk u
shërua, por mbeti një plagë e cila u zgjerua edhe më shumë, sepse në vend që të
kthehen ata që kishin shkuar dhe qëndronin nëpër shumë vende të botës, ndodhi e
kundërta numri i kurbetqarëve për çdo vit u rrit edhe më shumë dhe kjo plagë u
shtua ose thënë më mirë u përhap edhe më tepër në vend që të ndalej. Tani aq
shumë ka marrë hovë sa që për çdo ditë të rejat dhe të rinjtë shqiptarë po
marrin këtë rrugë të mërgimtarit, kështu që edhe për këtë dukuri mua si
shqiptar më dhemb shpirti aq shumë se dalngadalë edhe ky fenomen po lenë shtëpi
të mbyllura nën dry ose po lenë plaka e pleq në vetmi. Njëheri shkollat po
zbrazen nga numri i nxënësve duke na ikur edhe ata me familjet e tyre në
kurbet. Tani në kohën e fundit kemi vajza dhe djemë të mbaruar fakultete dhe
marrin këtë rrugë të pakthim Disa ikin nga mospunësimi (papunësisë së madhe) i
tyre, disa për shkaqe ekonomike duke menduar se atje do të jetojnë një jetë të
mirë. Disa mendojnë që fëmijët e tyre mos ti lënë në këtë gjendje ekonomike dhe
ikin familjarisht në mënyra të ndryshme legale dhe ilegale duke qëndruar qoftë
edhe nëpër kampe si azilanta vetëm e vetëm të mos jenë në vendlindjen e tyre në
të cilën fatkeqësisht sipas tyre nuk shohin perspektivë. Edhe ky fenomen për ne
shqiptarët është shumë i dhembshëm dhe më duket se nuk ka preventivë për ta
ndalur, por vetëm sa rritet ikja e të rejave dhe të rinjve kinse nuk shohin
perspektivë në vendet e banuara me shqiptarë. Shkaqe ka të shumta, ndërsa e
keqja është për ne në përgjithësi si shqiptarë largimi i shqiptarëve në mënyra
të ndryshme nga trojet e tyre.
Ajo që e cekëm rreth kultivimit të traditave, kulturës, gjuhës dhe ruajtjes
së tyre më duket se do të vazhdoj të ruhen dhe të kultivohen deri diku deri sa
të jetë kjo gjeneratë më e vjetër. Unë besoj dhe sa kam kontakte me fëmijët dhe
të rriturit shqiptarë kur vijnë në pushime në vendlindje më duket se janë larg
këtyre traditave, larg gjuhës shqipe. Më ka rastisur që ti drejtohem ndonjërit
në gjuhën shqipe duke i parashtruar krahët, ndërsa ai ka rudhur krahët dhe nuk ka ditur të më përgjigjet
shqip. Nëse ka pas pranë vete dikë që ka ditur të flasë shqip iu ka drejtuar në
gjuhë të huaj duke e pytur e çfarë po më pyet. Por, kam pasur raste që dëgjoj fëmijë
ose të reja dhe të rinj kurbetqarë shembull shoqja me shokun, motra me vëllaun
e kështu me radhë të mos komunikojnë në gjuhën e tyre amtare por të flasin në
gjuhën e vendit ku jetojnë në diasporë. Kjo më ka prekur shumë thellë në shpirt
dhe kam frikë dhe dhashtë Zoti që mendimi im mos të jetë i saktë se këta
kurbetqarë të rinjë në një kohë të ardhme ndoshta edhe do të asimilohen gradualisht
e që unë mbajë këtë dozë frike që po e përsërisë edhe njëherë dhashtë Zoti që
mos të ndodhë asnjëherë, sepse do jetë fatale për popullin, kombin, vendlindjen
tonë, në përgjithësi për ne shqiptarët. Këtu dhe rreth kësaj çështje mendoj se
udhëheqësit tanë politikë, fetar, dhe çdo institucion apo autoritet duhet
urgjentisht të ndërmarrin masa dhe preventiva, të gjejnë mënyra sa më parë, të
hershme, qe të ndërpriten këto dukuri sa nuk do na bëhet tepër vonë dhe pastaj
shumë vështirë do e kemi për të gjetur “ilaç për shërim”, por në fund edhe nëse
do e gjejmë ilaçin pacientit nuk do i bëjë mirë për shërim. Të keqën duhet
ç’rrnjosur sa më parë, menjëherë. Sepse, thuhet në popull: Plaga që nuk
shërohet, apo plaga që fshihet edhe vështirë shërohet. Kuptohet se shkaku i
kësaj gjendje unë në një mënyrë kam vajtuar dhe vuaj, kam shkruar dhe nuk do
ndalëm të flas, të ngrisë zërin dhe të shkruaj lidhje me këtë dukuri, për ne
kancer apo mortajë moderne. Kam kushtuar disa poezi kësaj plage të madhe për
mua ende të pashëruar, kështu që në këtë mënyrë mundohem të jap kontributin
tim.
Marjan Sebaj Sopi: Z. Jahiu, më bëri
shumë përshtypje më parë një fjalë shumë e ëmbël të cilën e dua unë shumë e ajo
është fjala Fis, ju thatë: “...të afërm tjerë të fisit tonë!”. Shihet ndikimi i
qëndrimit Tuaj në Dukagjin, pak shaka. Na thuani, nga cili fis rrjedh apo cilit
fis i takon familja e juaj? A mund të na thuani nga rrjedh kjo familje e lashtë
dhe me vlera të larta patriotike, kombëtare, pra familja Juaj?
Nehat Jahiu: Unë i takoj
fisit Arrnor. Thuhet se jemi nga ky fis dhe nga një fshat i quajtur Arrën në
malësinë e Kukësit, por unë në monografinë që kam shkruar për fshatin tim
Orizaren "Orizarja ndër shekuj"
pasi i kam shkruar këto gjëra i kam fshirë, sepse mu në atë kohë u shkrua
enciklopedia maqedone ku të gjithë shqiptarët aty u përmendën se janë të ardhur
nga vende të ndryshme dhe me këtë mua mu duk se këtë ne ua mundësuam vet atyre
e që këtë ata ta thonë dhe ta shkruajnë, sepse ne filluam të shkruajmë, por
gjithnjë të thonim se kemi ardhur nga vende të ndryshme të Shqipërisë, Kosovës
më pak, nga Mali i Zi dhe atëherë i fshira të gjitha “këto ardhje” që nuk besoj
se janë të vërteta, sepse me këtë vet ne e vërtetonim se në këto troje për çudi
a nuk paska pasur më herët shqiptarë dhe ne qenkemi ardhacak. Asesi nuk guxojmë
të pranojmë një gjë të tillë, por duhet të punojmë që të gjithë tok të bashkuar
e t’i tregojmë çdokujt se neve shqiptarët kemi qenë, jemi e dhashtë Zotit do të
jemi në tokat, në pronat, në vatrat tona që nga kohërat më të lashta
Pellazgo-Iliro-Dardano-Shqiptare. Dihet kush janë ardhacak në këtë pjesë të
Europës apo siç e quajnë Ballkan, pra ardhacak të shekujve VIII-IX janë të
gjithë sllavët, dmth Serbët, sllavo-maqedonët (komb artificial) pra bullgarët
etj…Kuptohet ka pas lëvizje të popullatës sonë gjithnjë në kërkim të kushteve
më të përshtatshme për jetesë, por mos të harrojmë se atëherë kufij nuk kanë
pasur rëndësinë e sotme apo të asaj që fillon diku kah fundi i shekullit XVIII,
kështuqë edhe nëse kanë lëvizur shqiptarët atëherë kanë lëvizur nëpër trojet e
veta si Shqipëri, maqedoninë e sotme, Serbi, Kroaci (Dalmatia), Bosnjë e
Hercegocinë, Mal të Zi, Qamëri….
„Gjithnjë e kam thënë dhe tani po e potencoi
edhe në këtë intervistë; ne duhet të ju jemi shumë mirënjohës që ku deshëm të
shkolloheshim në gjuhën amtare në këto vende si Preshevë, Bujanoc e anë e mbanë
Kosovës, ishim të mbështetur dhe të përkrahur kështuqë dyertë e shkollimit në gjuhën
tonë amtare shqipe i kishim të hapuara kudo.“
Marjan Sebaj Sopi: Ju faleminderit
për këto përgjigje e sugjerime të vlefshme për të ardhmën e popullit tonë, por neve
t’i kthehemi pyetjës rreth arsimimit ku doemos shtrohet pyetja dhe mesiguri se
edhe lexuesit dëshirojnë të dijnë: sa ishte interesimi për shkollim fillimisht
fillorë e pastaj atë të mesëm e të lartë në kohën tuaj? Sa i jepnin rëndësi
prindërit, në rend të parë, arsimit në rrethin tuaj? A kishte numër të
mjaftueshëm nxënësish për të ndjekur mësimet pas shkollës fillore, e në veçanti
si qëndronte gjendja me ndjekjen e shkollimit nga gjinia femërore meqë e njohim
mentalitetin apo edhe ndikimet e ndryshme të asaj kohe lidhje me ndjekjen e mësimeve apo shkollimit
sa i përket gjinisë femërore?
Nehat Jahiu: Sa mbaj mend unë në kohën time, por edhe më herët që kam
dëgjuar dhe lexuar interesimi për shkollim në pëgjithësi ishte shumë i dobët
për të mos thënë fare. Duke u nisur që nga shkollimi fillor që nuk kishte
interesim, por këtu mund të dallojmë me shkollimin e mesëm dhe me ate të lartë
kështuqë deshëm apo nuk deshëm duhej të vazhdohej ky shkollim dmth fillor,
sepse ishte i obligueshëm dhe mosvijimi në këtë nivel të shkollimit nga ana e
nxënësit sipas ligjit prindi dënohej, kështu që këtu gjendja ishte më ndryshe
dhe pikërisht nga ky shkak më së tepërmi dërgoheshin fëmijët në shkollim
fillor. Kurse sa i përket shkollimit të mesëm ishte krejtësisht ndryshe, sepse ky
vijim shkollimi nuk ishte i obligueshëm, por ishte dëshirë e individit,
vullnetarisht kush dëshironte të vazhdoj në këtë shkollim mund të regjistrohej
dhe të shkollohej, por pa ndonjë detyrim obligativ nga shteti. Tani këtu po
flasim kuptohet për një kohë më të hershme ku me keqardhje e them se interesimi
për shkollim të mesëm ishte shumë i dobët. Nga të gjithë ata nxënës që mbaronin
tetëvjeçaren, numri i atyre që vazhdonin shkollimin e mesëm numërohej në
gishtrinj. Shkollimi i lartë ishte edhe më i dobët, sepse disa që mbaronin
shkollimin e mesëm e sidomos normalen, me të mbaruar të saj punësohehin nëpër
shkolla fillore si mësimdhënës, kështu që numri që vazhdonin në shkollimin e
lartë ishte shumë simbolik. Interesimi i prindërit me përjashtime të vogël nuk
kishte një rëndësi, ndërsa pjesa dërmuese nuk i jepnin fare rëndësi nivelit të
këtij shkollimi. Pra, mund të them se në kohën time, në rrethin ku unë jetoja
ishte numër i vogël dhe nuk kishte interesimin e duhur shkollimi i lartë. Po
flasim për kohën time që kishte filluar të paraqitej një ngritje, ndërsa nëse
shikojmë para kohës sime atëherë mund të themi se nuk kishte fare interesim apo
rëndësi shkollimi i mesëm pos me përjashtim të ndonjë rasti. Kurse në kohën
time sa i përket numrit të nxënësve pas kryerjes së shkollës fillore për të
vazhduar ndjekjen e mësimit në shkollë të mesëme ishte i vogël. Do të thotë
kishte numër të mjaftueshëm që përfundonin shkollimin fillor, por për të ndjekur atë të mesmin ishte numër i vogël dhe
jo i mjaftueshëm.
Sa i përket gjendjes së gjinisë femërore ishte për keqardhje. Deshëm apo
nuk deshëm të pranojmë një gjë të tillë, kjo gjendje ishte e mjerueshme. Ky
mentalitet na ka kushtuar shumë në atë kohë, kështu që gjinia femërore me të
mbaruar shkollimin fillor më nuk vazhdonin të ndjeknin shkollimin e metutjeshem
pos në përjashtime të vogla që mund ti numroje me gishtrinj. Edhe njëherë po e
përsëris se ky ishte një realitet i hidhur dhe na ka kushtuar shumë dhe është
për të cekur se në mesin e gjinisë femërore që mbaronin shkollimin fillor
kishte nxënëse të gjinisë femërore me një sukses të shkëlqyeshëm dhe me sjellje
shembullore që do të kryeni shkollimin e mesëm dhe ate të lartin dhe do ishte
një kuadër shumë i përsosur në gjitha lëmitë që do ishte edhe në dobi të kombit,
atdheut dhe mbarë shoqërisë, por ja që ky mentalitet na ndjeku një kohë të
gjatë që sot nuk ekziston më. Një mentalitet i tillë na ka kushtuar neve si
popull shumë, por unë do të kisha thënë më shumë kanë qenë ndikime se sa
mentalitet që dikush i kishte projektuar mirë e mirë këto ndikime dhe i kishte
futur në shpirtin e prindërve që nuk kishin vend aty, por ja qëllimi i atyre
ndikimeve tek popullata e paarsimuar ia kishte arritur qëllimit, kuptohet atij
negativ e jo pozitiv për fat të keq.
Marjan Sebaj Sopi: Nuk mund e mos të
cekim këtu kur jemi ende tek bankat shkollore e të mos ju shtrojmë pyetjen; nga
në ju gjithë ajo dëshirë e flaktë përshkollim, nga inspiroheshit për të shkruar
qysh nga mosha fëmijërore, qysh si fëmijë poezi, prozë, ese e tregime? Patjetër
se kjo ishte edhe dhuratë nga vet Zoti sepse në atë moshë të shkruanit nuk
është lehtë? Juve më duket se këtë dhuratë e shfrytëzuat në mënyrën më të mirë
të mundshme, duke iu dhuruar kënaqësinë e recitimit dhe leximit fëmijëve dhe të
rriturëve tjerë të shumtë anë e kënd trojeve shqiptare? Ju kujtohet poezia e
parë?
Nehat Jahiu: Kjo pyetje më është parashtruar në shumë raste dhe tani
e parashtroni edhe ju. Mua më duket se unë kisha një talent në këtë aspekt, por
si duket nuk e shfrytëzova që nga fillimi, por fal arsimtarëve të mi deri diku
e shfrytëzova me ndihmën e tyre që ju jam shumë mirënjohës. Po e përsëris se
unë e shihja se kam prirje dhe talent që nga bankat e shkollës fillore për të
shkruar, ndërsa kur këto i posedoja nuk kishte problem për inspirim. Inspirimin
e gjeja në shkollë. Po tjetërkund ku mund ta gjejë gjithë atë inspirim?
Kuptohet se unë kisha lindur dhe jetoj në fshat. Fshati ishte i rrethuar rreth
e përqark me bukuri të rralla që vetëm Zoti i kishte falur. Bukuri që të
magjepsin jo vetëm syrin, por edhe të ngacmonin këto bukuri në shpirt dhe të
inspironin dhe insipirojnë të merrja lapsin dhe fletorën dhe të shkruaja diç në
fletore. Si mos të lind poezia kur rrethoheshë me ato lule të bukura,
livadhesh, fusha, blerim të bukur në
lëndina, gurgullima e ujit të lumenjve, cicërima e zogjve, puna e vujqëve nëpër
ara që nga mëngjesi e deri në mbrëmje që dukeshin si bleta. Tufat e deleve,
fyelli i bariut e çfarë jo tjetër. Pra, me një fjalë me të vërtetë isha i
rrethuar me gjëra kaq të bukura që të mbushnin me inspirim të bollshëm
për të shkruar. Mua më duhej që ta shijoja shpirtrisht dhe ta grumbulloj në shpirtin tim dhe pastaj
të uleshe dhe ta derdhja në vargun e poesisë, tregimit etj. Nuk ishte vetëm
inspirim i të bukurës që më nxitnin të shkruaja, por kishte edhe gjëra tjera që ishin shumë prekëse nga vuajtjet e
popullit tim në shumë aspekte dhe më nxitnin të shkruaja edhe për gjërat e
tilla. Unë nuk them se nuk ishte dhuratë e Zotit, por këtë e vërtetojë se ishte
pikërisht dhuratë e Zotit e që unë këtë dhuratë të dhuruar duhej ta
shfrytëzoja, por po e them se më së tepërmi në fillim e kam shfrytëzuar me
përkrahjen e mësuesve të mi e sidomos të atyre të gjuhës dhe letërsisë.
Kuptohet më vonë është më se e vërtetë këtë dhuratë e mësova për ta shfrytzuar
siç duhet shfrytëzuar dhe këtë kënaqësi timen shpirtërore ua përcolla shoqeve,
shokve të klasës duke lexuar dhe recituar para tyre. Më vonë kjo dhuratë dhe
kjo kënaqësi u zgjeruar më gjërë tek njerëzit në shumë vende jashta shkollës
anë e kënd trojeve shqiptare siç thuani
edhe ju duke ua ofruar krijimet e mia për ti lexuar edhe ata ( ato). Më
kujtohet si sot edhe poezia e parë të cilën e kam shkruar dhe pikërisht ka qenë
një poezi përkushtimi për mësuesen time që më mësoi të shkruaj dhe lexoj në
gjuhën time amtare në abatare. Për mësuesen time Lumnije e cila më mësoi
shkronjat e alfabetit të gjuhës sime të dashur dhe të ëmbël, pra të gjuhës
shqipe.
Marjan Sebaj Sopi: Shqiptarët në
Maqedoni që nga formimi i këtij kombi artificial ‘’Maqedon’’ ishin gjithnjë të
shtypur, dhe pikërisht kjo edhe ju shtyri juve të punoni edhe më shumë për
kombë, për të drejtat e shqiptarëve në këtë shtet të lashtë Ilir apo Iliridë-n
e lashtë por që na okupuan sllavët. Edhe pranë gjithë atyre padrejtësive ju nuk
mund t’iu ndali askush që të gjeni mënyrat edhepse të themi kushtimisht ‘’ende
fëmijë’’ për të vazhduar shkollimin e mesëm në gjuhën shqipe e jo
sllavomaqedonsa, pra të vijoni shkollimin në Preshevë, dmth mesiguri nuk e
kishit lehtë as qëndrimin atje e as udhëtimin, pra të ndaheni që nga ajo moshë
nga prindërit, nga vëllezërit e motra vetëm e vetëm për të qenë vetvetja dhe
për të kontribuar në të mirë të Kombit shqiptarë në të ardhmën e në veçanti për
shqiptarët në Maqedoni. Si e përjetuat ndarjen nga familja dhe kush ju ndihmoi
më së shumti rreth shkollimit Tuaj të mesëm?
Nehat Jahiu: Deshëm apo nuk deshëm nuk mund ti ikim një të vërtete që
ka ndodhur dikur apo ndodhë sot. Është më se e vërtetë se shqiptarët në
përgjithësi kudo që kanë jetuar në trojet e tyre gjatë sistemeve të mëparshme
në Jugosllavi kanë qenë të shtypur në shumë aspekte dhe në mënyra të ndryshme
që kjo nuk ka munguar e ndoshta më tepër ka reflektuar te populli shqiptar në
Maqedoni. Të gjitha këto padrejtësi dhe shtypje që bëheshin nga pushteti
shqiptarët jo se vetëm ishin të shtypur por këtu ndjeheshin edhe shumë të
ofenduar duke mos i shfrytëzuar të drejtat ndoshta edhe më elementare të tyre
që ju takonin, sepse ishte një pupull i lashtë që kishte jetuar dhe jetonte në
trojet e veta dhe deshe apo nuk deshe patjetër duhej gjetur secili mënyrën e
tij për të jetuar e punuar dhe mbi të gjitha për të dhënë kontributin e tij
kombëtar që nga bujku e deri tek intelektuali. Ne nuk duhej të qëndronim në
gjumë ose të rrimë duarkryq dhe të pajtoheshim me këto padrejtësi kështuqë
duhej bërë aq sa kishte mundësi secili në mënyrën e vet për të arritur deri te
ajo që të ngadhnjejmë dhe fitojmë të drejtat tona për një barabarësi të cilën
fatkeqësisht as sot akoma nuk e kami arritur siç duhet të jetë, edhe pse shumë
gjenerata janë sakrifikuar për këto të drejta.
Sa i përket pyetjes se kush ishin ata që më mbështetën e përkrahën tërë
jetën e veçmas rreth shkollimit tim, pra e them gjithnjë dhe iu jam
përjetësisht mirënjohës kështuqë ky falëmnderim shkon në rend të parë në adresë
të prindërve dhe vëllezërve të mi që unë pasi ndërpreva shkollimin tim në
gjuhën sllavo-maqedone në Kumanovë të rrugëtoj drejtë Preshevës për të vazhduar
shkollimin e mesëm dhe për ta përfundur
pikërisht në Preshevë. Nuk ishte lehtë as për mua e as për familjen në atë kohë
të largohesha jashta Kumonovës, por vetëm e vetëm për ta arritur qëllimin tim
unë dhe shumë të tjerë nxënës- nxënëse shqiptarë kishim filluar të
shkolloheshin në Preshevë, Bujanoc, e në mbarë Kosovën. Gjithnjë e kam thënë dhe tani po e potencoi edhe në këtë
intervistë; ne duhet të ju jemi shumë mirënjohës që ku deshëm të shkolloheshim në
gjuhën amtare në këto vende si Preshevë, Bujanoc e anë e mbanë Kosovës, ishim
të mbështetur dhe të përkrahur maksimalisht kështuqë dyertë e shkollimit në
gjuhën tonë amtare shqipe i kishim të hapuara kudo. Edhe njëherë po e
përsëris se moralisht dhe materialisht për shkollimin tim më ndihmuan prindërit
dhe vëllezërit e mi, ndërsa moralisht të gjithë profesorët na ndihmuan
shpirtërisht duke na përkrahur maksimalisht. Kështu që edhe me këtë rast të
gjithë atyre që më ndihmuam materialisht dhe moralisht për shkollimin tim u jam
shumë mirënjohës derisa të jem gjallë.
Marjan Sebaj Sopi:
Mos të harrojmë, viteve të shtatëdhjeta
nuk kishte shkollë të mesme në gjuhën amëtare shqipe edhepse pjesa dërmuese e
popullsisë në Maqedoni ishte e përkatësisë shqiptare? Çka mund të na thoni më
tepër, pse ishte gjendja e tillë?
Nehat Jahiu:
Unë nuk do të thoja se gjatë këtyre viteve të shtatëdhjeta nuk kishte shkolla
të mesme në gjuhën amtare shqipe në Maqedoni, por e permenda edhe më lartë se
në kuadër të shkollave në gjuhën maqedone kishte nga një paralele në gjuhën
shqipe, por ato nuk mund të quheshin paralele shqipe kur mësimi zhvilloihej në
gjuhën maqedone në të gjitha lëndët nga profesorë maqedonë në përjashtim të një
numri të vogël lëndësh që zhvillohej mësimi në gjuhën amtare shqipe dhe nga
kuadri arsimor shqiptar. Këtë po e them për në Kumanovë, dërisa në disa qytete
tjera diku ishte më ndryshe. Diku zhvillohej në ndonjë shkollë mësimi në gjuhën
shqipe e diku fare nuk kishte asnjë paralele edhe atë më së tepërmi në normale,
gjimnaz, ndërsa në shkollat profesionale ishte absurd një mësim në gjuhën
shqipe. E njejtë ishte situata edhe për shkollimin e lartë, pos në Shkup që
ekzistonte një Akademi Pedagogjike me mësim në gjuhën shqipe edhe atë kuptohet për
përgatitje të kuadrit arsimor të disa lëndve e asgjë më tepër. Sa i përket
gjendjes së shkollimit të mesëm dhe atij të lartë gjithnjë ka pas batica dhe
zbatica duke hapur e mbyllur parale ku mësonin nxënësit në gjuhë e tyre amtare
shqipe. Kjo ka qenë deri vonë vend ku bëhej eksperimente me mësimin e shkollave
të mesme më gjuhën shqipe herë hapeshin e herë mbylleshin.
Pjesae popullsisë
ishte shqiptare, por politika ishte e tillë se unë për vete dua të gëzoj të
drejtat e mia, ndërsa të tjerët jo. Dihet pse ishte gjendja e tillë. Unë thash edhe më lartë se arma më e fortë e
shqiptarit ishte shkollimi dhe këtë mund ta bënin duke pasur shkolla shqipe,
ndërsa palës tjetër ky shkollim i shqiptarëve nuk ui konvenonte, sepse pastaj
duhej ky kuadër të punësohej në institucione
shtetrore dhe kuptohet ata ishin mësuar shqiptarin ta shohin të pashkolluar dhe
me pllugë e parmendë në arë e jo të jetë në ato vende ku duheshin të jenë së bashku
me palën maqedone dhe të ndajnë barabartësinë mes vete. Mu për këtë ishte gjendja
e tillë jo vetëm në kohën time dhe para meje, por edhe pas meje, por kuptohet
edhe sot ju dhemb shumë që shqiptari të jetë i barabartë me maqedonët në çdo
sferë dhe mu për këtë ka shumë çështje që janë akoma të pazgjidhura dhe akoma
gjithnjë po sjellin telashe mes vete. Derisa të mos zgjidhet barabarësia në çdo
sferë mes mqaedonasve edhe shqiptarëve unë mendoj se nuk do ketë rehati dhe ecje përpara në botën e
civilizuar.
Marjan Sebaj Sopi:
Pas përfundimit të shkollës së mesme juve
vazhduat Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjakovë. Tani më i pjekur, dhe
lirishtë e themi se; koha ju ka pjekur para kohe..., vazhduat të merrni njohuri
të reja, dituri por njëkohësisht duke mos harruar edhe kontributin tuaj në
krijimtari siç keni poezitë e mrekullueshme? A kanë të bëjnë edhe poezitë e
juaj me rrugëtimin tuaj të shenjtë për dituri?
Nehat Jahiu:
Pas përfundimit të shkollës së mesme në Preshevë u regjistrova në Shkollën e
Lartë Pedagogjike në Gjakovë të Republikës së Kosovës në Degën e Gjuhës dhe
Letërsisë Shqipe. Kuptohet se tani më isha më i pjekur në moshë dhe kisha
kaluar disa gjëra që ndoshta edhe më kishin pjekur edhe para kohe siç thuani
edhe ju.
Dihet se
regjistrimi im në studime ishte për të marrë njohuri të reja në përgjithësi,
por qëllimi ishte i qartë dhe i njohur për tu paisur me njohuri më të mëdha dhe
në një lëmi të përcaktuar siç ishte gjuha dhe letërsia shqipe. Ishte edhe kjo e
vërtetë se nuk e kisha ndërmend tani që të ndalem nga rrugëtimi im që e kisha
nis më herët dhe për ta ndërpre kontributin tim në krijimtarinë time letrare e
sidomos në poezi. Më duket sa tani kisha ardhur mu në vendin e duhur ku
krijimtaria letrare zhvilloj nga krijues të mirënjohur shqqiptarë. Në vendin ku
mu në atë kohë kisha rastin të përcjellja “
Mitungun e poezisë” që tubonte krijues të njohur nga të gjitha trojet shqiptare dhe nga mbarë
bota. Kisha ardhur në Shkollën e Lartë Pedagogjike “ Bajram Curri” të Gjakovës
ku do kisha fatin të më ligjëronin dy profesorë dhe krijues të mëdhenj të
letrave shqipe siç ishin tani të ndjerët z. Din Memeti dhe z.Besim Bokshi, z. Mazllum Hasimja etj. Ishte
më se e vërtetë edhe pse nuk kam pritur se ky rrugëtim i imi për dituri do të
më takoj dhe do ti kem mësimdhënës krijuesit e mirëmjohur të krijimtarisë letrare që i përmenda më
lartë, por ja e deshti fati. Tani më isha me këto dy personalitete që shpeshëherë edhe organizonin takime me
njerëz të mëdhënj të letrave shqipe nga shteti amë Shqiperia. Ky qëndrim i imi
në këtë vend do të më jap një rrugëtim të panndalur gjatë tërë jetës sime e
gjerë më sot.
Marjan Sebaj Sopi:
Patjetër se këtu shtrohet dhe imponohet
pyetja; si kaluat vitet në Gjakovë, vend që gjithmonë dha njerëz të mëdhenjë,
njerëz të dijës dhe kulturës, burra trima e atdhedashës? Si ju pranuan ju, duke
filluar nga stafi i arsimtarëve e deri tek populli? A çmonin mundin, sakrificën
dhe dëshirën Tuaj atë etjen për arsimim?
Nehat Jahiu:
Nuk di si ta përshkruaj se si e kam kaluar këtë kohë derisa isha në Gjakovë,
sepse me të vërtetë aq bukur kam kaluar dhe aq shumë më kanë mbetur mbresa dhe
kujtime që kurrën e kurrës nuk mund ti harroj dot.
Gjakova nuk
ishte një kryeqendër, por ishte më se e vërtetë kjo që thuani ju se në atë kohë
Gjakova kishte njerëz të mëdhenj të dijës dhe kulturës. Kishte burra dhe trima,
arsimdashës kudo nëpër Kosovë e gjetiu që ishin me prejardhe pikërisht nga ky
qytet. Nuk e di se si ta përshkruaj dhe të tregoi se si më pranuan mua. Me të
vërtetë është vështirë për ta përshkruar. Një mikëpritje që nga njerëzit që i
pranonin dokumentet e regjistrimit dhe i nga i tërë stafi i kësaj shkolle e
sidomos isha shumë i mirëpritur nga të gjithë profeorët, sepse vija nga një
vend ku ata mirëfilli e dinin se në këtë vend shqiptarëve ju bëhej padrejtësi
dhe ngrohësisht më pritën mua dhe të gjithë studentët tjerë që ishim jashta
Kosovës. Sa i përket edhe nga studentët që ishin vendas ishim të mirëpritur shumë mirë, nga stafi dhe
punonjësit e konviktit ku banoja Po pse
mos të them edhe nga njerëzit në përgjithësi. Tani më dukej se edhe unë isha
një banor i tyre dhe isha ambientuar në atë ambient në çdo aspekt, kështu që e
tërë ajo kohë sa unë qëndrova atje më la mbresa që gjithnnjë të mendoj për atë
qytet dhe mbresat që i mora me vete dhe
më mbeten në shpirt për të mos i harruar asnjnëherë gjatë jetës sime.
Marjan Sebaj Sopi:
Mund të na kujtoni dhe përshkruani më
detalisht këtë periudhë të jetës Tuaj, kujtimet, miqët tuaj dhe kolegët e
shkollës? Që mesiguri se nuk i keni harruar asnjëherë edhe miqët, familjen dha
dashamirët tuaj në Maqedonin shqiptare? Na përshkruani atë ndjenjën dhe
dashurinë që kishit për vëllëzërit tanë në Kosovë lindore dhe Kosovë?
Nehat Jahiu:
Është një periudhë që nuk është harruar dhe nuk është shlyer asnjëherë nga
mëndja ime, por ka mbetur përgjithmonë në shpirtin dhe zemrën time dhe për ta
kujtuar gjithnjë. Nuk mund ta harroj asnjëherë atë jetë të bukur që kalova në
kohën më të mirë të rinisë sime. Shëtitjet që bëheshin mbrëmjeve në qendër të
qytetit. Edhe unë bëhesha gati për çdo natë pjesë i këtyre shëtitjeve. Isha së
bashku me shoqe, shokë dhe profesorë. Njëherit
kisha edhe një jetë të lumtur dhe të bukur në konvikt ku banoja, sepse
edhe aty stafi dhe njerëzit që shërbenin ishin me një sjellje shumë të mirë e
sidomos ndaj nesh që ishim të ardhur jashta Kosovës. Pata rastin të njihem aty me shumë shoqe dhe shokë nga
Kosova dhe nga të gjitha trojet tona shqiptare me të cilët ishim dhe mbetëm
miqë. Kuptohet se asnjëherë nuk i kisha harruar shokët e mi të shkollës
fillore, ata të vendlindjes sime dhe të shkollës së mesme. Asesi nuk i kisha
harruar, por me mall e dashuri i kujtoja familjen time këtu në Maqedoni,
gjegjësisht në fshatin tim të lindjes në Orizare.
Dashuria ime
ndaj vëllezërve tanë nga Kosova Lindore dhe nga Kosova tek unë tani më ishte
futur thell në shpirt e zemër dhe isha mishëruar me ta që shumë vështirë do
ishte për ti harruar e mos ti përkujtuar edhe sot e kësaj dite. Këto ndjenja
dhe kjo dashuri për mua kanë mbetur përgjithmonë të pashlyera, kanë mbetut për të përkujtuar dhë për të mos i harruar
asnjëherë.
Marjan Sebaj Sopi:
Edhepse pas përfundimit të shkollës së
lartë pedagogjike ju lutën të qëndroni si mësues në Kosovë, por ju patë më të
nevojshme kthimin tuaj në vendlindje, apo thënë shkurt; vendlindja iu thirrte,
vendlindja ju pritëte...U kthyet dhe vazhduat punën tuaj të shenjtë të
mësuesit. Edukuat gjenerata e gjenerata, cilët më vonë u bënë edhe Ushtar të
Ushtrisë Çlirimtare, Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit,
Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare...dhe mesiguri se atë që; mbollët edhe korrët! Sa
ju gëzonte ky fakt por edhe sa ju pikëllonte kur dëgjonit për rënien e
luftëtarëve të lirisë?
Nehat Jahiu:
Është e vërtetë se me insistimin e profesorëve të mi dhe miqve që kisha në Gjakovë
dhe nga vendet tjera të Kosovës më lutën shumë të qëndroja në Kosovë e që kisha
dëshirë që të ndalesha dhe të qëndroja aty, sepse isha ambientuar me ato vende
dhe me ata njerëz, por një qëndrim të tillë nuk munda ta merrja dot, sepse
kisha nevojë ti kthehem vendlindjes, sepse i kisha shumë borxh që më lindi dhe
më rriti dhe tani kishte ardhur koha që ti kthehem dhe të jap kontributin tim
mu këtu në vedlindjen time. Edhe njëra edhe tjetra, por mbi të gjitha unë desha
që ti kthehem asaj në gjirin e vet dhe ashtu veprova. U ktheva dhe menjëherë u
punësova në vendlindje në profesionin më të shenjtë të mësuesisë. Me fillimin
tim të punës në këtë profesion qëndrova gjatë tërë karriers sime si deri në
pension dhe është e vërtetë dhe pata rastin të mësoja dhe edukoja shumë
gjenerata që mbetet ta thonë ata tani se sa isha unë i sukseshëm në misionin
tim të shenjtë për ata.
Po kur ndodhën
Luftrat e Ushtrive Çlirimtare si Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ushtria
Çlirimtare e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, Ushtria Çlirimtare Kombëtare do
të thoja këtë që edhe ju e keni thënë se ate që e mbollëm edhe korrëm. Që do të
thotë një numër i këtyre ish nxënësve tanë u radhitën në radhët e këtyre
ushtrive të lavdishme duke e veshur uniformën e këtyre ushtrive dhe duke luftuar
nën këtë ëmblemë. Po ju them të drejtë se kurr më krenar nuk e kam ndjerë vetën
gjatë jetës sime kur kam dëgjuar dhe kur kam parë nxënësit e mi të veshur me këtë uniformë dhe duke luftuar
për liri e për atdhe. Është e papërshkrua se si e kam ndjerë veten. Me të
vërtetë nga krenaria dhe nga gëzimi më
kanë rrjedhur lotë prej syve. Po e pësëris edhe njëherë se shumë vështirë është
për tu përshkruar. E tani kjo pjesa tjetër sa sa jam pikëlluar nga ajo që isha
gëzuar kur kam dëgjuar për rënien e luftëtarëve të lirisë është diç tjetër. Më
ka ardhur shumë keq dhe jam pikëlluar tej mase kur këso lajme kam pranuar se ky
apo ai ish nxënës i imi ka ra dëshmor
duke luftuar në vijën e frontit, por nga ana tjetër edhe jam ndjerë shumë krenar
atëherë dhe sot ndjehem njejtë se nxënësit tanë e paskën dashur më shumë lirinë
se sa jetën dhe pikërisht kësaj lirie ia falën më dashurën jetën mu në lulen e
rinse.
Marjan Sebaj Sopi:
Juve për dyzet (40) vite nuk e lëshuat
ditarin nga dora, në mot të mirë e të ligë, në kushte pa kushte, në rrethana të
rrezikshme punuat e nuk u ndalët si në arsim ashtu edhe veprimtari tjera. Na
thuani diç më tepër rreth punës Tuaj, kushteve, raportet mes kolegëve,
prindërve me Ju dhe raporti mes juve e nxënësve të cilët me ëndje dhe
mallëngjim kujtojnë ditët më të mira me mësuesin e tyre z. Nehat Jahiun?
Nehat Jahiu:
Dyzet vite në proçesin edukativo - arsimor. Dyzet vite në një detyrë me një
profesion të shen jtë dhe shumë të rëndësishëm. Nuk ka më gëzim të madh se sa
të punosh me ditar në dorë, por ama është një përgjegjësi e madhe se e ke për
obligim të mësosh dhe edukosh gjenerata të tëra brez pas brezi. Këtë fat e pata
edhe unë që të punoja në këtë profesion dhe të mbaja ditarin në dorë edhe ate
siç thuani edhe ju në mot të keq e në mot të mira nga koha e stinëve, por edhe
në mot të mirë dhe në mot të keq nga fortunat dhe shtrëngat që ishin të pandalura
ndaj arsimit shqip nga pushtetarët sllav që ishin sulur si bisha të egra. Të
them të drejtën punuam në kushte shumë të vështirë unë dhe kolegët e mi mirëpo
falë Zotit dhe bashkëpunimit tonë të mirë përballuam gjithëçka, dhe nuk e lëshuam
ditarin nga dora. Veprimtaria jonë vazhdoi. Kushtet në çdo aspekt nuk kanë qenë asnjëherë ashtu
siç e kërkon nevoja të punohet në arsim, por në ato kushte u munduam ta japim
kontributin tonë dhe për këtë se a e kemi realizuar atë që është dashur le të
flasin të tjerët e sidomos ish nxënësit tanë.
Sa përket
raporteve mes kolegëve gjithnjë kanë qenë të mira dhe të mirën dhe të keqën
gjithnjë e kemi ndarë së bashku dhe në shkollë e kemi ndjerë vetën si anëtarë
të një familjeje. Mendoj se edhe me prindërit kam pas gjithnjë raporte të mira
dhe çdoherë jemi mirëkuptuar, kështu që i falëmnderoj edhe ata përzemërsisht
për ndihmën që më kanë afruar në këtë aspekt. Bashkëpunimi ka qenë i
ndërsjelltë dhe i frytshëm. Për raportet mes meje dhe nxënësve më duket se tani
po shihen se paskën qenë shumë të mira, sepse tani kjo po shihet në respektin që
e kemi njëri ndaj tjetrit kur takohemi. Raporte te shkëlqyera edhe pse në shumë
raste është dashur të jem në nivelin e duhur të një mësimdhënësi, edukatori dhe
padagogu, sepse mosha e tyre ka qenë shumë e re. Besoj dhe kam bindjen se më përkujtojnë
ashtu siç thuani ju, sepse një gjë të tillë edhe unë e bëj sot për ta
shpeshherë i mallngjyer për ti takuar.
Marjan Sebaj Sopi:
Që nga 10 tetori i vitit 2016 keni ikur
ne pension ju pikëlloi kjo punë apo mos ishit të lodhur tanimë? Po të keni
mundësi të zgjidhnit prapë ndonjë profesion, cili do ishte ai? Tanimë si po e
them kushtimisht pensionist edhepse krijuesit si ju nuk dalin në pension
askurrë siç edhe e shohim se jeni aktiv gjithnjë me shkrime të mrekullueshme që
bëni e publikime të ndryshme si dhe botime të librave, mirëpo na thuani këtu
meqë keni dy djemë e dy vajëza, cilët janë të martuar...si kaloni kohën e lirë
përveq shkrimeve? E dimë se gjyshërit i donë nipat e mbesat më tepër se fëmijtë
e vet, sepse ndoshta juve për fëmijtë tuaj e bashkëshortën nuk kishit as kohë
të bollshme për t’iu përkushtuar meqë kushtet e rrethanat e bënin të vetën?
Nehat Jahiu:
Është e vërtetë se nga kjo kohë që ju e keni thënë pra nga data e latpërmendur
unë kam ikur në pension duke u ndarë nga nxënësit dhe kolegët e punës me të
cilët isha një kohë të gjatë bashkë. Nuk do kisha thënë se nuk më ka pikëlluar,
këtë nuk mund ta fshehi, por nuk do të thotë se nuk kishte ardhur edhe koha që
të largohem dhe vendin tim ta marr një
arsimtar më i ri, një ish nxënës i imi që është një kënaqësi e madhe për mua. Edhe
kjo pyetja më është parashtruar shumëherë dhe troç e shqip çdoherë e kam thënë
dhe përsëri edhe juve do ua them se do të ju kisha kthyer të njejtit profesion
edhe pse në kohën e fundit është ç‘vlerësuar tejmase nga shumëkush, por përsëri
do ta kisha sakrifikuar veten po në këtë profesion. Është vertetë se tani jam
zyrtarisht në pension se nuk më pret orari i saktë i punës, nuk më presin
nxënësit, nuk më presin obligimet e patjetërsueshme shkollore me nxënësit, por
është e vërtetë se nuk jam në pension nga ajo se nuk ndalem duke punuar në
krijamtari letrare.
Po është e vërtetë sa kam dy djemë dhe dy
vajza që janë edhe të martuar. Po dihet edhe përgjigje vetvetiu se ku e keni
edhe qëllimin tuaj dhe mua më mbetet ta them përgjigjen të cilën po e kërkoni
pa hamedje do ua them se një pjesë të kohës sime e kaloj me mbesat dhe niprit
që shumë i dua dhe më duan. Thonin ashtu, por nuk e besoj, por tani po e shoh
paska qenë e vërtetë kjo thënie se niprat dhe mbesat i dua edhe unë më shumë se vajzat dhe djemtë
e mi. Koha na ka munnguar të dyve, por ka edhe një gjë tjetër që njerëzit
ngurrojnë për ta thënë e unë gjërat pak si ndryshe i them në çdo aspekt dhe nuk
dua ti bishtroj. Kemi pas kohë për ti dashur, por një mentalitet i... që na ka
detyruar më shumë ti duam fshehurazi se sa publilisht në prani të prindërve
tanë ose të moshuarve.
Një foto kujtim i Nehat Jahiu me nxënësit e tij të
dashur për të cilët njëherit ishte mëues por njëkohësisht edhe si një babë i vërtetë për shumë gjenerata.
Marjan Sebaj Sopi:
Unë mendoi por edhe juve mesiguri do e
konstatoni të vërtetën se ndihmes të madhe kishit edhe bashkëshortën Tuaj, të
cilën në një mënyrë përveq bashkëshorte, nënë e fëmijëve, e kishit siç themi
krah të djathë, më tepër mikeshë me të cilët ndatë të mirat e vështirësitë
jetësore. Ajo mesiguri se ka rol të rëndësishëm në edukimin e fëmijëve, në
ngritjen tuaj intelektuale dhe punën tuaj plotë sakrifica e të mundimshme por
shumë të suksesshme?
Nehat Jahiu:
Unë duhet pranuar se ndihmesa më e madhe për mua pikërisht ka qenë
bashkëshortja, sepse obligimet e mia kanë qenë të shumëfishta ajo e punës, por
edhe ajo e krijimtarisë dhe shumë obligime tjera që më kanë takuar mua për ti
bërë i kam hudhur mbi supet e saj. Ajo ishte edhe bashkëshorte, edhe nënë e
fëmijëve, por edhe në shumë raste ishte edhe burrë, sepse i kryente shumë punë
të burrit të vet i cili merrej me shkrime dhe i linte anësh punët që i takonin
në shtëpi e të cilat i kryente ajo vet, kështu që e kisha më shumë se krah i
djathtë. Ajo ka ndikuar dhe ka dhënë maksimumin për edukimin e fëmijëve, sepse
siç e ceka aktivitet e mia të tepërta ia
kanë lënë barrën më të madhe asaj. I kam shumë borxh dhe e di se në shumë raste është sakrificë e
imja, sepse me angazhimet e mia përgjegjësia në
famile gjithnjë ka mbetur në duartë e saja, por ja ashtu janë krijuesit letrar
në shumtën e rasteve jo që sakrifikojnë
veten, por sakrifikojnë bashkëshorten,
fëmijët, prindërit etj. Sakrificat janë
të vështira shumë, por gjithnjë triumfojnë me suksese. Një gjë ka ndodhur edhe
tek unë, po kuptohet materialisht asnjëherë, pos asaj shpirtërore, sepse këtu
te ne kurr nuk vlerësohen njerëzit e tillë dhe nuk motivohen, por ndoshta edhe
lirisht mund te them se përbuzen dhe nënçmohen.
„..një popull i arsimuar na shpien shumë më lehtë të
ecim dhe të përparojmë në të mirë të kombit dhe mbarë shoqërisë njerëzore… Ne sot më shumë duhet të vrapojmë dhe të kontribojmë
për vlera e jo për antivlera.“
Marjan Sebaj Sopi:
Z. Jahiu, ju faleminderit për çiltërinë
Tuaj, por neve t’i kthehemi arsimit dhe gjendjes aktuale në mes popullit tonë
pavarësisht në cilin shtet jetojnë shqiptarët, një e dimë se kudo janë ata,
janë në trojet e tyre të lashta e të shenjëta. Sa dëgjoj unë nga më të
moshuarit e veçmas nga njerëzit si ju të cilët shkrinë jetën për ta shukë etjen
ndaj arsimimit, njohurive të reja, ngritjes intelektuale dhe ngritjen e
popullit, në popull të arsimuar dhe ditur. Dëgjoj se dikur shumë i ipej rëndësi
mësimit, edukimit, arritjes intelektuale, shkrim leximit...e që sot ndoshta
pakës ka humbë ajo dëshirë e flaktë, ai motivim? Çka mund të na thoni juve, apo
të krahasoni rreth kësaj çështje kohën e atëhershme me të tashmën?
Nehat Jahiu:
Respekt edhe për ju i nderuar! Do të mundohemi deri në fund të jemi shumë real,
objektiv dhe të çiltër si çdoherë edhe gjatë kësaj interviste që po e bëjmë me
ju. Po pse mos ti kthehemi çështjes së arsimit dhe gjendjes aktuale kudo që jetojnë
shqiptarët, sepse arsimi është gjëja më kryesore e një populli, është një pikë
shumë e ndjeshme, aty ku nuk ka arsim ka gjithçka të pakëndshme ndërsa një
popull i arsimuar na shpien shumë më lehtë të ecim dhe të përparojmë në të mirë
të kombit dhe mbarë shoqërisë njerëzore. Është më se e vërtetë se njerëzit e
sidomos Rilindasit tanë janë shkrirë dhe tretur në aspektin fizik dhe shpirtror
dhe kanë dhënë çdo gjë nga vetvetja duke mos e kursyer pasurinë e tyre dhe
jetën për arsimin shqip dhe hapjen e shkollave shqipe që populli jonë të
arsimohet. Këtë e bërën edhe më vonë shumë njerëz arsimdashës poashtu duke mos
kursyer asgjë nga vetvetja vetëm e vetëm të kontribojnë për arsimin shqip dhe
ngritjen intelektuale dhe bënë sakrifica të ndryshme që të shohin në mesin e
popullit tonë njerëz të arsimuar dhe të ditur. Këtë e bënë me shumë dëshirë dhe
vullnet të madh duke qenë të vetëdijshëm se pasojat për ta do jenë shumë të
vështira që dikujt do i kushtoj me presione, tortura, burgosje dhe deri në
dhënje të jetës së tyre. Kohërat ishin shumë të vështira dikur, por i jepej një
rëndësi shumë e veçantë dhe e madhe mësimit dhe edukimit, arritjes
intelektuale, shkrim leximit që ishte shumë mungesë e madhe, kështu që me të
vërtetë u dha gjithçka që me mund dhe sakrificë të realizohet një gjë e tillë
që ishte shumë e nevojshme dhe e rëndësishme për popullin shqiptarë kudo që
jetonte në vendet e lashta të tyre. Me të gjitha kushte e vështira që
ekzistonin në çdo aspekt dikur u dha gjithçka që të arrihet që populli jonë të
kap diturinë dhe të arrij të jetë i arsimuar. Mua më duket se sot disi nuk
është e shprehur ajo dëshirë e flaktë siç thuani ju dhe ai motivim edhe pse
jetojmë në rrethana krejtësisht tjera. Mundësitë tani janë tërësisht tjera për
të ardhur deri te arsimim dhe ngritja intelektuale tek populli shqiptar. Kjo
dëshirë dhe ky vullnet mungon ose më duket është një vullnet dhe dëshirë e
plogshtë. Po nëse tërheqim një paralele për të bërë një krahasim në mes kohës
së atëhershme dhe kësaj të sotmes ka shumë arsye që disa qëndrojnë e disa fare
nuk mbajnë. Më herët gjithnjë topin e hudhnim dhe që duhej edhe të thuhej se
fajtorë kryesor për mos arsimimin e shqiptarëve ishin pushtetet që udhëheqnin aty
ku jetonim ne shqiptarët pos në shtetin amë Shqipëri që nuk lejonin dhe
pengonin me të gjitha metodat që shqiptarët mos të arsimohen, ndërsa sot është
krejtësish ndryshe, por vullneti disi
mungon në këtë aspekt dhe si duket më së tepërmi prodhojmë kuantitet se sa
kualitet që nga arsimimi fillor dhe deri
tek ai superior. Disi më duket se edhe vet tek disa të gjeneratës së re ka ra
interesimi për kualitet dhe dëshirojnë vetëm të kenë sa për sy e faqe një
diplomë në xhep. Një pjesë me trup janë në vendin e tyre ku kanë lindur, ndërsa
shpirtërisht gjithnjë mendojnë që të ikin nga vendi i tyre në një vend tjetër
ku ju duket se perspektiva për një jetë më të mirë është atje. Institucionet
komunale dhe ato shtetrore që ndjekin dhe janë kompetent për çështjen e arsimit
e kanë lënë anësh dhe nuk angazhohen sa duhet të agazhohen për arsimimin e
gjeneratave të reja duke ju siguruar kushte më të mira për shkollim, njëherit
edhe tek disa mësimëdhënës ka ra shumë interesimi për ta kryer detyrën e tyre
që e kanë para vete dhe nuk e kryen misionin e tyre të një mësimëdhënësi dhe
edukatori siç duhet kryer dhe siç janë të obliguar ta bëjnë këtë. Më vjenë
shumë keq nga disa që me të vërtetë mundohen ta kryejnë me ndërgjgje këtë mësion
dhe mundohen në çdo aspekt të japin nga vetvetja çdo gjë për një arsimim më
cilësor, por mungon motivimi i tyre nga shoqëria. Njëherit nuk bëhet edhe një
dallim që ata që meritojnë të shpërblehen dhe ata që nuk kontribojnë të
ndëshkohen. Kështu që të ndahet shapi nga sheqeri. Me një fjalë deshëm apo nuk
deshëm të pranojmë arsimim tek shqiptarët në vitet e fundit po lëngon kudo ku
jetojnë shqiptarët dhe duhet një terapi të jepet sa nuk është bërë vonë për ti
ndaluar disa dukuri që nuk kanë vend në arsim e që janë prezente në ditët e
sotme që dikur nuk ishin prezent. Dikur pengesë për arsimimin tonë ishin të
tjerët, ndërsa në shumë raste tani jemi vet ne.
Marjan Sebaj Sopi:
Kuptohet se jemi në tranzicion por tek ne
kjo po zgjatë shumë dhe mendoi se nuk ka justifikim e arsye të mos respektohet
shkolla, mësuesi, arsimtari...kur e dimë nga rilindasit (po i parafrazoi) që
thonë: Një popull i paarsimuar është i destinuar zhdukjes? Ose: Nëse dëshiron
pasuri të përjetëshme – të ardhme të ndritur atëherë edukoje, arsimoje,
shkolloje popullin?
Nehat Jahiu: Është
më se e vërtetë kjo që e thuani ju se jemi në tranzicion, por një gjë nuk mund
ta kuptoj se deri kur do zgjas ky tranzicion?! A thua vallë duam tani ta çojë
tërë jetën në tranzicion?! Ky është një absurd mbi absurdet. Për mos punëtorët
si alibi për dembelsinë e tyre si shkas për arsyetim e marrin tranzicionin që
nuk ka të bëj fare me të vërtetën dhe në këtë aspekt këta mashtrojnë dhe
gënjejnë veten dhe duan ta gënjejnë edhe
popullin, por duhet ti përveshin mangët dhe të angazhohen më shumë dhe mos të
merren me tranzicione e pallavra, sepse çdo ditë e kaluar është në dëmin tonë e
sidomos të gjeneratës së re.
Institucionet
përkatëse shtetërore që merren kryesisht me çështjen e arsimit, shkollave në tërësi
le të zgjohen nga gjumi i interesave të tyre personale, grupore, klanore e
partiake dhe le të angazhohen për një arsim të mirëfilltë dhe ta qesin në binar
të duhur arsimin duke i dhënë një rëndësi të veçantë arsimit, kuptohet duke
respektuar institucionin shkollë, mësuesin, arsimtarin, profesorin e tyre. Ate
që e thuani ju për rilindasit unë nuk dua ta përsëris, sepse këtë të gjithë e
dinë dhe është më se e vërtetë se një ditë këto fjalë do i kemi si ngulje thike
në trupin tonë mu nga vetvetja, kështu që të vetëdijësohemi njëherë e
përgjithmonë dhe ti japim një rëndësi të madhe arsimimit duke mos kursyer
asgje, sepse vetëm me njerëz të arsimuar mund të kemi një popullatë të shëndosh
që do na prijë përpara në të gjitha sferat e jetës së përditshme. Le ta dijë
gjithkush dhe mos të harroj se ne si popull kemi dhënë me shekuj gjak dhe
jetëra për të arritur tek qëllimi i arsimimit të pullit tonë dhe le ti lënë
disa frazat e tranzicionit e djallit se do të vijë një ditë kur do i mallkoj jo
vetëm populli, guri e dheu i kësaj toke
të përgjakur nga ato bija dhe bijë të kombit që dhanë jetën e tyre përgjithçka e
veçmas edhe për arsim. Padyshim se të tillët
(mosmirënjohësit, përbuzësit, egoistët, bëkqinjët…) do ti mallkoj edhe vet Zoti.
Marjan Sebaj Sopi:
Juve si njeri që të tërë jetën ia dhuruat
Kombit dhe gjeneratave e gjeneratave për ti bërë vetvetja, për t’i ngritur dhe
bërë të zotët e vetit por në dobi e të mirë të kombit, çka mund të na thoni; ku
qëndron problemi i neglizhencës, i mos interesimit të të rinjëve (kur sot
ndoshta i kanë kushtet e mundësitë shumë më të mira se juve dikur gjatë
rrugëtimit e kërkimit të dijës siç na treguat më parë) po ndoshta edhe i vet
institucioneve arsimore për edukimin e të rinjëve? Në përgjithësi nga përvoja e
Juaj e shenjtë e mësuesisë na thoni disa fjalë në përgjithësi mbi popullin
shqiptarë, popull ndër më të lashtët në Europë, me një kulturë, traditë mijëra
vjeçare, ku gjithë e më tepër edhe shkenca po e pranon se gjuha shqipe shkruhej
qysh para më tepër se shtatë shekuj?
Nehat Jahiu:
Unë nuk e di dhe nuk mund të them që tërë jetën time ia kam dhuruar kombit.
Këtë nuk mund të them, sepse ndoshta nuk kam bërë asgjë dhe nuk dua ta marr
këtë epitet, por një gjë e di se gjatë gjithë karrierës sime jam munduar për ta
dhënë kontributin tim që më është dashur ta jap tek gjeneratat e reja, gjegjësisht
në arsim dhe shumëherë këtë e kam theksuar dhe po e thekësoj edhe tani në intervistën
tuaj për këtë le të vlerësojnë tani ish nxënësit e mi që janë të moshës madhore
dhe dijnë të vlerësojnë shumë mirë punën time të një mësuesi dhe edukatori të
tyre të dukurshëm. Unë pak e thash edhe më lartë dhe do e them përsëri se
neglizhenca është aty se edhe nëse mbarojnë një arsim të lartë shteti pas mbarimit
nuk ju afron punë dhe mbeten për të bredhur rrugëve. Po edhe nëse punësohen nuk
janë të vlerësuar as shpirtrisht dhe as matrialisht ashtu siç meritojnë të
vlerësohen. Këtu më së tepërmi janë fajtor institucionet dhe vet shteti në
tërësi dhe ajo që është më e keqja dalndadal për çdo ditë po shohim me sytë
tanë se gjenerata e re e paarsimuar, por edhe ajo e arsimuar po na ikin nga
vendlindja dhe atdheu dhe po marrin rrugën e kurbetit e cila është një plagë e
dhembshme për ne shqiptarët shekuj me radhë.
Nëse nisemi nga kjo që thuani ju të them disa fjalë rreth
kësaj se ne jemi ndër popujtë më të lashtë në Evropë me një kulturë dhe traditë
mijëvjeçare dhe se edhe shkenca po e pranon se gjuha jonë shqipe e shkruar ka
qenë prezentë qysh edhe para shtatë shekujsh. Kjo është më se e vërtetë dhe me
këtë ne si popull duhet të jemi shumë krenar, por nga ana tjetër këtë krenari
duhet sot ta dëshmojmë dhe ta avancojmë edhe më tepër me punë e me djersë duke
mos ndejtur duarkryq për të vazhduar në atë rrugëtim. Sepse vetëm ky rrugëtim
na bënë të mirëfilltë siç e meritojmë të
jemi.
Marjan Sebaj Sopi:
Si qëndron gjendja sot në arsim, në
Maqedoninë shqiptare, në Shqipëri, Kosovë e vende tjera etnike shqiptare? A
shihet ndonjë dritë në tunelin e gjatë të errët nëpër të cilin kaluam e ende po
kalojmë si në arsim e lëmi tjera (tash më duket pak edhe me vet fajin tonë)?A
ka interesim nga të rinjët për marrje të diturisë apo vetëm marrje të diplomave
dhe asgjë më tepër?
Nehat Jahiu: Gjendja
në arsim sot në Maqedoninë shqiptare siç thuani ju, në Shqipëri, Kosovë e
vendet tjera etnike nga vështrimi im qëndron shumë më mirë se më parë në
aspektin e objekteve shkollore dhe vijushmërisë së nxënësve apo studetëve nëpër
këto institucione. Sot kemi shumë më
tepër të reja dhe të rinjë me diploma, por edhe me tituj të lartë shkencorë,
por me keqardhje po e them se një numër prej tyre kanë vetëm diploma dhe jo dituri, kështuqë
unë mendoj që ne duhet të punojmë më tepër për dituri se sa për diploma.
Ne sot më shumë
duhet të vrapojmë dhe të kontribojmë për vlera e jo për antivlera. Dallime kemi varësisht vendeve etnike ku jetojnë
shqiptarët. Në shtetin amë nuk ka pas dhe nuk ka probleme asnjëherë për hapje
shkollash në gjuhën amtare shqipe që do të thotë se nuk kanë munguar asnjëherë,
por duhet angazhuar për një kualitet më me vlerë. Në Kosovë gjithnjë ka pasur
probleme rreth hapjes së shkollave shqipe dhe arsimimit në gjuhën amtare që me
të gjitha sakrificat në fund duke bërë edhe luftë me shtypsit dhe sundimtarët dhe duke dhënë bijat
dhe bijtë më të dashur të kombit u arritë që të kemi sot shkolla shqipe dhe
arsimim të gjeneratave të reja në gjuhën amtare, por edhe këtu duhet një
angazhim permanent për një arsim më cilësor se sa e kemi aktualisht. Në
Maqedoni është pak sa më ndryshe, nuk ka pasur të hapura shkolla shqipe në
gjuhën amtare pos në atë të mësimit fillor, ndërsa me atë të mesmin gjithnjë
kemi pas probleme, sepse kjo ishte një pengesë e madhe dhe me metoda më ç‘njerëzore
pengohej nga pushti maqedon që mos të hapen shkolla të mesme në gjuhën amtare
për shqiptarët. Edhe më keq ekzistonte gjendja me shkollimin sipëror në gjuhën
shqipe që sot aktualisht nuk është kjo gjendje e mëparshme kur kemi shkolla të
mesme ku nxënësit mësojnë në gjuhën e tyre amtare. Kemi edhe dy univerzitete ku
studentat shqiptarë studiojnë po në gjuhën e tyre amtare, por besoj se në këtë
aspekt duhet të punojë faktori shqiptarë që ta rrumbullakësoj në tërësi
shkollimin e mesëm dhe atë të lartë në ato profesione që mungojnë për
shqiptarët në gjuhën shqipe. Njëherit edhe këtu të ketë një angazhim më i madh
për të nxjerrur kuadër cilësor më vlera të mirëfillta jo antivlera, ndërsa në
pjesët tjera të banuara me shqiptarë siç është Lugina e Preshevës dhe Mal i Zi gjendja
e arsimit në gjuhën shqipe është shumë më e vështirë, sepse këtu ende nuk është
zgjidhur kjo çështje e të drejtave të shqiptrëve që të mësojnë në gjuhën e tyre
amtare shqipe e sidomos në shkollimin e lartë. Këtu duhet faktori shqiptarë nga
shteti amë Shqipëria dhe Kosova si dy shtete të angazhohen më tepër që t‘i
ndihmohet kësaj popullate e sidomos gjeneratës së re që të shkollohen në gjuhën
e tyre amtare aty ku jetojnë në vendet e tyre.
Marjan Sebaj Sopi: Kur cekëm këtu
historinë e popullit tonë në pika të shkurta e që kaluam vërtetë “Rrugën e
Kalvarit” dëshmitarë i së cilës ishit drejtpërdrejt edhe juve me punën e
shenjtë dhe përkushtimin e pashoq tuajin, apo thuajse ishim të kryqëzuar me
shekuj në maje të kodrës së “Golgotës”, pra pas shumë mundimeve, vuajtjeve,
dhembjeve, trazirave, kryengritjeve, dhe
së fundi luftës për liri fillimisht në Kosovë e më vonë edhe në Maqedoni e
Kosovë Lindore. Ju gjithnjë ishit aktiv
në çdo ngjarje, në çdo aktivitet, nuk kursyet as shëndetin, as mundin, as
ndjersën madje as gjakun, na thuani si i përjetuat gjitha këto meqë jeta juve
ju lidhi me gjitha këto troje tona të shenjta?
Nehat Jahiu:
Është më se e vërtetë se populli shqiptar kaloi me shekuj një rrugë shumë të
vështirë për të arritur tek qëllimet e tyre për të cilat ishte synuar brez pas
brezi shekuj me radhë. Ne kemi një histori të lavdishme si popull, por kjo
histori gjithnjë kaloi në rrugë të vështira dhe me shumë sakrifica. Ishte
gjithnjë një histori e përgjakur dhe u shkruar me gjak. Këtë histori të më
herrshme të popullit tim e lexova dhe e dëgjova nga më të vjetrit, ndërsa këtë
histori më të re e përjetova edhe unë, e përjetoi e tërë gjenerata ime. E
përjetoi ajo pak më e vjetër dhe më e re se gjenerata ime. Ishte një histori me
tortuara te llojeve të ndryshme që bëhej nga pushtues dhe sundimtar vetëm e
vetëm për të na shtypur dhe për të na dëbuar nga trojet tona stërgjyshërore,
por të gjitha këto i përballoj populli ynë liridashës që një ditë për tu
ngritur edhe në kryengritje në Kosovë, në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë dhe së
fundi gjatë vitit 2001 edhe në Mqaedoni. Unë edhe gjatë gjithë kësaj kohe u mundova
të jap kontributin tim edhe pse e di se nuk kam mundur ta jap atë që më ka
takuar ta jap siç e dhanë shumë të tjerë duke e derdhur edhe gjakun dhe duke e
dhënë jetën e tyre për liri e për atdhe, por sido që të jetë nuk ndejta
duarkryq gjatë këtyre ngjarjeve dhe aq sa pata mundësi dhash kontributin tim aq
sa pata mundësi të jepja. Unë në aspektin tim siç thuani ju edhe njëherë po e
potencoj nuk kurseva asgjë duke mos përjashtuar edhe shëndetin dhe mundin tim
të jem aktiv në shumë aktivitete të cilat më takonin mua për ti bërë. I
përjetova unë këto ngjarje. I përjetuam të gjithë ne si popull kudo që jetojmë
në trojet tona, këto ngjarje ku u derdhë djersa e gjaku e ku u dha jeta. Të
gjitha këto i përjetova me një dhembje të madhe shpirtrore, por në anën tjetër
isha shumë krenar unë dhe të gjithë ne me bijat dhe bijtë më të dashur të këtij
populli që ishin të gatshëm për ti falur gjakun dhe jetën lirisë dhe atdheut.
Mua nuk më mbeti asgjë tjetër pos së paku me penën tim të shkruaj dhe të mos
ndalem duke shkruar për këto vende të shenjta dhe për këto vasha dhe djemë më
të dashur të këtij vendi që sakrifikuan
gjithçka edhe atë më të shtrenjtën gjakun dhe jetën e unë së paku me vargjet e
poezive të mia të shkruaj për ta duke i përkujtuar e mos i harruar, sepse nëse
i harrojmë dhe shkelim mbi gjakun dhe eshtrat e tyre do të na mallkoj jo vetëm
vendi, por edhe Zoti.
„…një numër i politikanëve i harruan luftërat që u
bënë. Harruan gjakun, gjymtyrat dhe jetën e shumë djemëve e vajzave dhe disa sot shkelin mbi këto gjymtyrë, mbi këtë
gjak, mbi këto eshtra të Dëshmorëve të Kombit..“
Marjan Sebaj Sopi:
A kemi arritë atë që keni dëshiruar Ju e
shumë gjenerata para jush, vet prindërit tuaj e familja e juaj, si dhe populli shqiptar në përgjithësi? Opinioni i
juaj është më se i mirë se ardhur lidhje me të ardhmën tonë? Sepse, duke lexuar
komentet tuaja në portale të ndryshme më duket disi sikur jeni i “dëshpruar” me
veprimtaritë e sjelljen e partive politike shqiptare dhe personaliteve politike
shqiptare sa i përket çështjes sonë madhore, pra bashkimit tonë, e një ditë
edhe bashkimit tonë mbarë kombëtar për të cilin siç shkruani edhe vet:
“...Gjatë kësaj lufte humbën gjymtyrët e trupit shumë djemë dhe vajza. Shumë
prej tyre e dhanë edhe jetën e tyre...” Pra, .shumë të rinjë e të reja derdhën
gjakun e tyre të shenjtë, mirëpo ku jemi ne sot? U harrua ai gjak?
Nehat Jahiu:
Unë këtë e kam thënë si mendim timin hapur se nuk e kemi arritur atë që kemi
dëshiruar ta arrijmë, por synimet tona si popull nuk janë arritur dhe as ndalur,
por ngjarjet kanë ndodhur në një kohë kur nganjëherë duhet padashje të bëhen
edhe kompromise, sepse rrethanat dhe shumë faktorë tjerë ndikojnë që mos të
arrijnë që të realizohen të gjitha synimet në tërësi për të cilat është
kontribuar shekuj me radhë për ti arritur dhe rrumbullakësuar në tërësi të
gjitha. Unë mendoj dhe jap mendimin tim se tani duhet punuar shumë e më shumë
që amaneti i të gjithë atyre që sakrifikuan me vite e shekuj të realizohet e
sidomos amaneti i Dëshmorëve të Kombit të çohet në vend për çfarë edhe e falën
gjakun dhe jetën. Unë kam thënë se më duket neve na përcjellë që betejat ti
fitojmë në luftëra e pas përfundimit të luftës ti humbim në tavolinë. Unë e kam
shprehur shumëherë opinionin tim dhe kam shpreh moskënaqësinë time, por
njëkohësisht nëse nuk shkilet në idealin e atyre që sakrifikuan për liri dhe
atdhe prap do e shprehi moskënaqësinë dhe dëshprimin tim me njerëzit që udhëheqin
me shtetin ose janë pjesëmarrës në pushte dhe para këtyre gjërave i mbyllin
sytë dhe me dy këmbë shkelin mbi idealin dhe gjakun e bijave dhe bijve më të
dashur të popullit tonë. E këtë e bëjnë disa që nuk është numër i vogël për
interesa individuale personale, grupore, klanore vetëm e vetëm për të ardhur deri te përfitimet
materiale ose politike e që unë nuk do jem asnjëherë i kënaqur jo se jo, por
edhe do i shprehi në mënyra të ndryshme pakënaqësit e mia që këto pakënaqësi
nuk janë vetëm të miat, por janë të pjesës dërmuese të popullit. Unë besoj se
rrugëtimi në këtë aspekt për bashkim kombëtar duhet të vazhdoj. Tani për tani
në aspektin politik dhe diplomatik duhet punuar me miq tanë ndërkombëtar për të
arritur këtë qëllim. Sa i përket sjelljeve
dhe veprimtarisë politike të disa individve që koxha nuk është i vogël
numri i tyre nuk jam fare i kënaqur, por tejmase jam i zhgënjyer dhe jam i
dëshpruar. Unë e kam shprehur hapur mendimin tim para opinionit me komentet dhe
shkrimet e mia dhe qëndroj i paluhatur në atë se një numër i politikanëve i
harruan luftërat që u bënë. Harruan gjakun, gjymtyrat dhe jetën e shumë djemëve
e vajzave dhe disa sot shkelin mbi këto gjymtyrë, mbi këtë gjak, mbi këto
eshtra të Dëshmorëve të Kombit dhe duke i harruar tërësisht për interese të tyre
për tu pasuruar dhe për të bërë karrierë politike është një kafshatë që
vështirë e ka shumkush ta kapërdijë e njëri ndër ta jam edhe unë.
Marjan Sebaj Sopi: Kur jemi këtu tek lufta e shenjtë
e UÇK (Ushtria Çlirimtare Kombëtare), asesi nuk duhet harruar edukimin,
patriotizmin, atdhedashurinë Tuaj të cilin e përcollët edhe tek fëmijtë Tuaj. E
dimë se dy djemtë Tuaj i madhi Lavdrimi atëherë në moshë 20 vjeçare i cili iu
bashkua pa hezitim UÇK madje edhe ishte i plagosur rënd me datën 10 qershor të
viti 2001, Lavdrimit iu bashkëngjitë edhe djali i dytë i Juaji dmth vëllau i
Lavdrimit, Sejdiu, që atëherë ishte ende i mitur, pra ishte vetëm 14 vjeçar dhe
mesiguri ishte ndër ushtarët më të rinjë të tre luftërave që bërën shqiptarët
nga viti 1997-2003. Juve si prind, sa ishit krenar kur djemtë Tuaj vishën
uniformën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare?
Nehat Jahiu:
Edhe për mua siç keni potencuar edhe ju, kjo luftë mbetet derisa të jem gjallë
e shenjtë që bëri Ushtria Çlirimtare Kombëtare, gjegjësisht bijat dhe bijtë e
saj. Unë nuk e di se sa kam ndikuar në këtë aspekt edhe atë jo vetëm unë si
baba, por edhe nëna e tyre, kështu që jemi munduar që ti edukojmë në këtë
frymë, por edhe vetë ata si shumë të rinjë ishin të frymëzuar në këtë frymë,
sepse kishte ardhur fundi i mosdurimit të padrejtësive që ishin bërë më herët
nga sistemi i kaluar, por i njejti avaz vazhdonte edhe në këtë kohë të
ashtuquajtur të pluralizmit e që neve na përfaqësonin disa parti politike kinse
me fjalimet e tyre bombastike na shitnin gogla për dushk me fjalorin e tyre
mbushur me patriotizëm të rrejshëm, kështu që këto pallavra filluan që të mos
shiten më tek një numër idealistësh të vërtetë
të reja dhe të rinj cilët morën armët në dorë dhe dolën në luftë për ti
zgjedhur të drejtat e tyre që ishin bërë të shumta dhe dita- ditës që asnjë
prej tyre nuk zgjidhej nga këta përfaqësues, gjersa gjendja e shqiptarëve sa
vinte e ngulfatej.
Po
është e vërtetë se dy djemtë e mi Lavdrimi djali i madh që gjatë vitit 2001
kishte 20 vite moshë dhe Sejdiu që kishte vetëm 14 vite iu bashkangjitën kësaj
lufte të Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare për të luftuar për të
drejtat e shqiptarëve në Maqedoni duke parë se me anë të politikës nuk zgjidhej
asgjë dhe premtimet e politikës ishin vetëm një demagogji para popullit dhe ato
ishin nën maskën e patriotizmit të rrejshëm a në realitet thelbësorja ishte për
të bërë karrier politike në interes të xhepave të tyre. Është më se e vërtetë
ajo fjala popullore se: “dasëm pa mish nuk ka!” kështu që edhe në ketë luftë me
keqardhje po e them se shumë ushtarë të kësaj ushtrie u plagosën, disa humbën
gjymtyrët e tyre në moshën më të re të
tyre e disa ranë dëshmor në lulen e rinisë. Një gjë e tillë ndodhi edhe me
djalin tim Lavdrimin i cili më 10 qershor të vitit 2001 u plagos në pikën e
luftës ku ishte i pozicionuar dhe u plagos nga forcat e armatosura maqedonase.
Të njejtën gjë bëri edhe djali i vogël Sejdiu siç thuani edhe ju kishte vetëm
katërmbëdhjetë vite kur iu bashkangjitë kësaj ushtrie çlirimtare duke veshur
uniformë e saj. Këtë nuk e bërën vetëm djemtë e mi Lavdrimi dhe Sejdiu, por
këtë e bërën shumë vajza e djemë trima nga të gjitha trojet shqiptare që me
krenari veshën uniformën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare për të luftuar për barazi kombëtare duke mos
e kursyer jetën e tyre, kështu që disa u plagosën e disa ranë dëshmor duke ia
falur gjakun dhe jetën lirisë. Unë e
ndjeja veten krenar me dy djemtë e mi dhe me të gjithë ata djemë e vajza të
cilët nuk kursyen as gjakun e as jetën e tyre për liri. Kjo ishte një krenari
jo vetëm e imja individuale, por ishte një krenari e mbarë popullit shqiptar me
luftën që bërën këto vajza e djemë trima.
Foto e luftës se vitit 2001., e Lavdrim dhe Sejdi Jahiut (Bijtë e z.
NehatJahiu)
Marjan Sebaj Sopi:
Maqedonia sot me gjysmë e popullatës
shqiptare edhe pas luftës së lavdishme nuk gëzon të drejtat e barabarta me
sllavët-bullgar, serbët e grekët...Marrëveshja e Ohrit sikur nuk po zbatohet
ose po ngelë, dhe kohëve të fundit gjithnjë lexojmë në mjetet të informimit se
nëse shkon kështu ndoshta edhe ndonjë luftë është e pashmangshme meqë problemet
janë grumbulluar, gjendja sociale, ekonomike, arsimi, të drejtat më elementare
në jetë po na cenohet, kemi shumë djemë e vajëza që padrejtësisht mbahen nëpër
burgje ku maltretohene rrahen pa farë faji?Mendimi i juaj rreth gjithë këtyre
ngjarjeve? A ka rrugëdalje pa gjakderdhje meqë edhe ashtu gjatë
historisë e luftës së fundit derdhëm mjaftë gjak të pafaj?
Nehat Jahiu:
Po dihet dhe kuptohet se në Maqedoni këtë shtet e përbëjnë dy etni më të
mëdhaja numerikisht e ato janë maqedonët dhe shqiptarët dhe padyshim se të drejtat e këtyre dy
popujve duhet të jenë të barabarta në çdo aspekt, por mjerisht edhe pas luftës
janë shumë larg njëra tjetrës, sepse pala maqedone i gëzon të gjitha të
drejtat, ndërsa ajo shqiptare akoma
është larg për ti gëzuar të gjitha të drejtat dhe për të qenë i barbartë me
popullin maqedonas. Optimizmi i marrëveshjes së Ohrit pas 15 viteve ka rëmje
dhe dalngadal po e humb tërësisht kuptimin e saj, sepse edhe pas kaq vitesh
shqiptarët kanë shumë gjëra të pa realizuara dhe janë shumë larg barabarësisë me
palën tjetër, kështu që sipas meje kjo marrëveshje po e humb kuptimin e saj
domethënës për të cilën ishte krijuar. Zbatimi i saj ka ngelur shumë mbrapa
bile në disa aspekte ka numëruar në vend.
Shkruhet dhe flitet gjithçka që thuani ju, sepse aq sa më shumë lihen problemet
të grumbullohen vjen derit tek ajo që nuk duhet të ndodhë. Mendimi im ka qenë
dhe është se pas luftës së vitit 2001 që 15 vite kanë kaluar të gjitha këto
probleme është dashur të zgjidhen dhe ti mbeten të harruara, por ja që për fat
të keq nuk kanë përfunduar akoma dhe disa janë shumë larg përfundimit, sepse ka
munguar dëshira e palës maqedoni për ti zgjidhur këto çështje për të cilët ka
pas marrëveshje për tu zgjidhur, ndërsa nga pala politike shqiptare ka munguar
uniteti dhe këmbëngulësia. Për momentin çështjet në Maqedoni në çdo aspekt janë
të komplikuara dhe të gjitha këto komplikime janë duke ndodhur fal klasësave politike
e jo popullatës. A mund të vij te një gjë e padëshirueshme siç thuani edhe ju
se a do kete ndonjë rrugëdalje pa ndonjë gjakderdhje të re?! Unë do thoja se ka
mundur dhe ka mundësi të mos vij deri te kjo gjendje, sepse ka mundësi të
zgjidhen me mjete politike duke e marrë këtë punë me shumë seriozitet nga të dy
palët se pa barazi nuk do ketë rehati. Të gjitha këto probleme që janë të
grumbulluara ekonomike dhe politike e kanë shansën e fundit për tu zgjidhur dhe
kanë mundësi për tu zgjidhur dhe në këtë mënyrë me një dëshirë dhe vullnet të mirë mund ti ikin asaj
të padëshiruarës .
“Unë si shqiptar e di se çfarë është kombi im dhe
çfarë është feja ime, kështu kur ti vij çështje kombëtare dihet se unë do të
jem me mish e me shpirt kombëtar i atij kombi të cilit i takoj unë dhe këtu nuk
ka as një dyshim dhe luhatje, ndërsa feja si fe mbetet prap aty ku e ka vendin
e vet edhe për mua, kuptohet ajo fe të cilës i takoj, por pa mohur dhe urryer
askënd në baza fetare e Zot runa veçmas asesi vëllezërit e motrat e mia të një
gjaku por qëi përkasin ndonjë besimit tjetër si ortodoks shqiptar apo katolik
etj.”
Marjan Sebaj Sopi: Ajo që brengosë popullin tonë
kudo të jetë ai, janë edhe lëvizjet e pamenduara apo edhe të menduara mirë por
nga qarçe të ndryshme armiqësore shqiptare. Lëvizjet e fundit dhe propaganda e
madhe fetare islame me rryma të ndryshme mos na kanë zbehë pakës imazhin tonë
shqiptar në botë e këtë po e shfrytëzojnë me dinakëri edhe sllavo-maqedonasit,
edhe serbët e armiqë tanë të përbetuar shumë shekullorë. Disi mbretëron bindja
tek shqiptarët e mirëfillët e paqedashës se islami tradicional që kultivuan të
parët tanë e që është bashkëjetesa mes veti si vëllezër e motra shqiptar
pavarësisht përkatësisë fetare Myslimane, Ortodokse, Katolike...është lëkundur
sot. A kanë ardhmëri këto ekstreme në popullin tonë, meqë sot shumica thonë se
shqiptarët e Maqedonisë në rend të parë qesin fenë e pastaj Kombin, sikur të
ishin të lindur më parë Mysliman se sa shqiptar? Çka i thoni të tillëve që
harrojnë gjakun, gjuhën e të parëve të tyre, traditat shumëshekullore
Iliro-Dardano-Shqiptare, kulturën, duke tentuar të ndryshojnë dhe imponojnë një
kulturë krejt tjetër që vie nga Azia? A dëshirojmë ne Europën të cilës i dhamë
shumë?
Nehat Jahiu: Unë mendoj se pak a shumë i ndihmojmë edhe
vet, por nuk përjashtohen aspak edhe pjesët tjera që vijnë me prapavijë nga
shumë qarqe armiqësore shqiptare. Në këtë zbehje edhe unë ndaj mendimin me ju
se mund ta shfrytëzojnë palët e përmendura në pyetjen tuaj që nuk kam fare
dyshim. Lëkundje të tillë ka. Jo te të gjithë shqiptarët, por nuk mund themi se
tek disa individ dhe grupe që nuk ka. Kjo për ne është shumë e rrezikshme dhe
duhet të jemi shumë syçelë që ky indoktrinim mos të pi ujë aspak në mesin e
popullatës shqiptare muslimane, por edhe anasjelltas, kështu që lëkundjet e tilla
paraprakisht duhet ndërprerë, sepse do të jenë shumë të rrezikshme, por kam
bindje të madhe se individ dhe grupe mund të bien preh e këtij qëllimi, ndërsa
tek mbarë popullata shqiptare me këtë rast muslimane nuk ka mbështetje dhe nuk
pi ujë nga ajo që unë shoh në përditëshmëri sepse individ dhe grupe të tilla
nuk hasin në përkrahje, por
kundërshtohen me të madhe dhe në përgjithësi në poppull që dua të them
se atyre individëve dhe grupeve dashakeqe të kombit kjo nuk u shitet.
Unë
mendoj se feja nga kombi duhet të jenë të ndarë dhe ashtu duhet të jetë feja
është fe dhe këtu nuk kemi aspak se çfarë të ngatrrojmë me kombin, ndërsa kombi
është komb dhe nuk duhet aspak të përzihet me fenë dhe këto gjëra janë shumë të
kjarta dhe të dukshme dhe këtu nuk kemi se çfarë të paramendojmë se kë duhet
qitur para e kë mbrapa.
Unë
si shqiptar e di se çfarë është kombi im dhe çfarë është feja ime, kështu kur
ti vij çështje kombëtare dihet se unë do të jem me mish e me shpirt kombëtar i
atij kombi të cilit i takoj unë dhe këtu nuk ka as një dyshim dhe luhatje,
ndërsa feja si fe mbetet prap aty ku e ka vendin e vet edhe për mua, kuptohet
ajo fe të cilës i takoj, por pa mohur dhe urryer askënd në baza fetare e
Zot runa veçmas asesi vëllezërit e motrat e mia të një gjaku por që i përkasin
ndonjë besimit tjetër si ortodoks shqiptar apo katolik etj. Unë as që mendoj
dhe as që paramendoj ndonjëherë që të harroj se kam një gjak shqiptari, kam një
gjuhë timen amtare të të parëve të mi, traditave të mia shqiptare, kulturë
shqiptare dhe as që vjenë në shprehje që nëpërmjet fesë të cilës i takoj të më imponoj
dikush kulturë që nuk më takon mua pa marrë parasysh se nga vjenë ajo. Troç e
shqip unë kam fenë time të cilën e respektoj, por as që dua të më përziej dikush në punët e mia kombëtare e as ato
fetare, sepse kombëtarisht jam shqiptar me të gjitha traditat dhe kulturën time
që e kam trashëguar nga të parët e mi dhe që e kultivoj edhe vet që nga
fëmijëria dhe do e kultivoj gjithnjë derisa të jem gjallë.
Timen
nuk ia jap askujt e huaja nuk më duhet ta pranoj, por nuk urrej as komb e as fe
të tjetërkujt.Unë mbaj kombin dhe fenë time pa pas ndonjë urrejtje fetare ndaj
të tjerëve që nuk i përkasin fesë sime e mbi të gjithë tek shqiptarët është
diçka krejtësisht tjetër dhe besoj se duhet ngritur duartë lartë në këtë aspekt
nga të tillët që mendojnë që nëprmjet fesë të fusin përçarje.
Marjan Sebaj Sopi: Cili është opinioni i juaj si një
veprimtar, si njeri që mendoni për të ardhmën e popullit tonë, cila është
rrugëdalja më e mirë dhe zgjidhja e përjetshme e qëndrueshme në Maqedoni,
Kosovë, Kosovë lindore, Shqipëri...?
Nehat Jahiu:
Opinioni im si veprimtar dhe si njeri për një të ardhme të popullit tim është
padyshym të jemi të gjithë të bashkuar të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë.
Kjo do jetë rrugëdalja më e mirë dhe zgjidhja e përjetshme dhe e qëndrueshme
për të gjithë ne si në Maqedoni, Kosovën Lindore, Kosovë e Shqipëri. Të gjitha
zgjidhjet tjera janë të përkohshme që nuk do të kenë kurr zgjidhje të
përhershme. Kjo do të jetë një zgjidhje
më e mira që do ju konveoj shqiptarëve, Ballkanit, Evropës dhe tërë botës dhe
paqës në përgjithësi.
Marjan Sebaj Sopi: Shumë mire e potencuat Bashkimin Kombëtar i nderuari z. Jahiu, mirëpo a mos na ka kapluar në përgjithësi pak
interesi personal, egoizmi…,dhe kemi filluar të harrojmë Kombin, historinë,
heronjtë tanë? Sepse, në një shkrim tuajin lexova edhe këtë: SEÇ NA MBYTI
INTERESI...?
Nehat Jahiu:
Nuk mund të them në përgjithësi, sepse kjo nuk do të jetë korrekte. Por një numër
koxha i madh është kapluar në interes dhe kanë filluar të lënë anësh gjithçka
që është kombëtare. Kanë filluar të mos i interesoj historia, heronjtë tanë të
cilët flijuan jetën e tyre për komb e atdhe. Me keqardhje po e them se një
numër mbi të gjitha këto që i përmendëm kanë vë interesin e tyre personal dhe për
ta leku dhe pasuria është vë mbi të gjitha dhe ajo që është më e keqja dhe më e
shëmtuara është se njerëzit e tillë (klane) pasurohen në kurriz të djersës së
të tjerëve dhe gjakut të invalidëve dhe dëshmorëve të kombit të cilët dhanë më
të shtrenjtën e tyre. Tek disa prej tyre nuk ka asgjë para vetes pos interesit
dhe në këtë rast do të kisha thënë: Vaj vatani e mjerë mieti për disa individ të cilët na udhëheqin që nga nivelet komunale e deri në ato qeveritare
dhe aspak nuk lodhen për për popull e për vatan pos për xhepin e tyre dhe bëjnë
gara mes vete se si dhe kush të pasurohet më shumë në kurriz të popullit të
mjerë.
“JO pak, por me të madhe për një kohë të shkurtër
humbi dashuria ndaj fjalës së shkrimit dhe leximit të kësaj gjuhe të bukur dhe
të ëmbël e cila u ruajt dhe u mbrojtë me sakrifica e gjak shekuj me radhë nga
atdhetarët tanë të pushkës e të penës dhe nga mbarë popullata.”
Marjan Sebaj Sopi: “MË JEP NJË COPË DASHURI…”është
një poezi e Juaj. Prindërit Tuaj ju pranuan, ju edukuan e ju rritën e ngritën
me dashuri, për dashuri e në dashuri. A mos ka humbë sot pak kjo dashuri, apo
siç them unë shpeshherë: sot aq shumë flasim për dashuri, i këndojmë
asaj...disi duket sikur të jetë devalvuar kjo fjalë apo ky nocion dashuria.
Sepse, kjo sikur ka filluar të humbë në mesin tonë? Nuk e domë vëllau vëllan,
motra motrën, humbi dashuria ndaj prindërve të cilët gjithë e më tepër janë të
vetmuar, humbi dashuria ndaj fjalës e shkrimit, leximit në gjuhën më të ëmbët
gjuhën shqipe, humbi dashuria ndaj të kaluarës sonë të dhimbshme por edhe më
tepër krenare, humbi dashuria ndaj fëmijëve ku gjithë e më pak ka lindje kurse
e dimë se një popull pa njohtë e pranuar të kaluarën, pa e jetuar të tashmën
vështirë se mund ta projekton të ardhmën?Apo siç themi: Një popull pa pleqë e
fëmijë, nuk ka ardhmëri?
Nehat Jahiu: Poezia të cilën e keni lexuar ju “Një
copë dashuri” aludon në diçka tjetër, por sidoqoftë unë do të ndalem
tek kjo që ju keni përmendur shumë gjëra në pyetjen tuaj rreth dashurisë si
nocion. Është më se e vërtetë kjo e para, prindërit tanë gjithçka bënë që nga
lindja për një dashuri që duhej ti kënaqte ata dhe të bënte krenar dhe
pikërisht këtë dashuri ne duhet të ua kthejmë atyre. Parashtrohet pyetja se sa
në kohën e fundit ua kthejmë këtë dhe mendoj se kjo dashuri ka filluar
dalëngadalë të humbas ndoshta jo te të gjithë, por tek një numër i madh po.
Marrë në përgjithësi nocioni dashuri ka filluar të humbas në shumë raste edhe
pse me të madhe përdoret si nocion me gojën mbushur plotë e përplotë. Është
shumë reale që kurr nuk e kam menduar se një gjë e tillë do të humb në mesin tone,
që të humb dashuria ndaj prindërve, ndaj vellait për vëllanë, ndajë motrës për
motrën, dashuria ndaj farefisit, ndaj miqëve etj. JO pak, por me të madhe për një
kohë të shkurtër humbi dashuria ndaj fjalës së shkrimit dhe leximit siç thuani
të kësaj gjuhe të bukur dhe të ëmbël e cila u ruajt dhe u mbrojtë me sakrifica
e gjak shekuj me radhë nga atdhetarët tanë të pushkës e të penës dhe nga mbarë
popullata. Kjo gjuhë të cilën me aq xhelozi e ruajtën dhe e kultivuan nënat
tona duke i kënduar fëmijëve të tyre ninulla pranë djepit mu aty në
vatrat tona, mu aty pran ë oxhakut të këtyre vatrave tona. Ka filluar siç thuani edhe dashuria ndaj të kaluarës sonë me të
cilën e ndjenim veten shumë krenar edhe pse ishte e dhembshme. Edhe kjo e
fundit është një dashuri e dhembshme tek
dashuria për fëmijët që gjithnjë e më pak po lindin që dhe është shumë reale
dhe e vërtetë se një popull pa njohur e pranuar të kaluarën, pa e jetur të
tashmen është shumë vështirë që mund ta projektoj dhe realizoj të ardhmën.
Marjan Sebaj Sopi: Z. Nehat Jahiu i dashur, fjalët e
tua janë mësim për ne, porositë e Tua duhet analizuar dhe realizuar me kujdes,
mësimet tuaja janë rrugëdalje nga tuneli i errët. Na tregoni për fund, dritën
në tunelin e errët, cila është ajo rrugë siç e cekni në një shkrim tuajin, pra:
“ÇËSHTJA E SHQIPTARËVE NUK ZGJIDHET ME....” Pra si e në ç’mnyrë mendoni se
zgjidhet çështja shqiptare e me këtë edhe çështja e të rinjëve, e familjeve tona
dhe e popullit shqiptarë në përgjithësi?
Nehat Jahiu:
Ju falëmnderohem përzemërsisht që tek fjalët e mia keni një respekt të veçantë
dhe për këtë nëse e meritojnë këtë ju jam shumë mirënjohës për ketë që thuani.
Sa për analizën që duhet bërë me kujdesë siç thuani, edhe unë kisha dashur që
të analizohen mirë e mirë dhe të vlerësohen se a meritojnë të jenë të tilla apo
jo.
Unë
jam munduar dhe jam përpjekur të them ate që kam ditur ta them dhe nëse nuk
është ashtu siç kam thënë unë mund të mos pajtohen me mendimin tim dhe të mos
pajtohen njerëzit dhe unë do jem shumë i lumtur kur njerëzit vlerësojnë pa
tendencë pozitivisht apo qoftë edhe negativisht dhe kurr nuk dua asaj që nuk ia
vlen të i thuhet mirë kur nuk meriton ti thuhet.
Çdo
sugjerim për mua ka qenë gjithnjë dhe do jetë edhe në të ardhmen i
mirëseardhur. Është e vërtetë që këtë e kam thënë në një shkrim timin. Unë
mendoj se kur e kam thënë këtë e kam thënë me argumente me ate që sot e shoh në
përditshmërinë tonë ku flasim fjalë boshe, fjalë të kota me vite të tëra pa
gjëra konkrete. Unë mendoj se mjaftë jemi mbushur me premtime dhe nuk shohim
vepra konkrete qe duhet edhe ti shohim me sy, ti prekim me dorë dhe ti
shijojmë.
Mjaftë
më me premtime të kotë, sepse në këtë rast jo vetëm që e mashtrojmë vetveten,
por edhe e dëmtojmë. Njëherit po ashtu e kam potencuar duke përmendur njerëz që me vite të tëra merren dhe na
udhëheqin në politikë e që në karrierën e tyre nuk kanë zgjidhur asgjë për
popullin e tyre dhe tani pas dështimeve të tyre pos atyre presonale pas një
zhdukje ose eliminimi politikë përsëri rikthehen në politikë dhe vajtojnë për
çështje kombëtare dhe kinse vuajnë për popull e atdhe, kështu që prej njerëzve
të tillë unë nuk pres zgjithje aspak dhe nuk mund të më bind askush se këta nuk
janë disa individ që shëtisin nëpër parti politike dhe aspak nuk ju intreson
për çështjen shqiptare dhe me plot të drejtë e kam thënë dhe përsëri e them se me
njerëz të tillë kurr nuk mund të zgjidhet çështja shqiptare. Sado që këta
shesin gogla për dushk karriera e tyre
ka përfunduar me karrierizëm dhe me korrupcion për çështje personale por qëllimi
i tyre është përsëri i njejti.
Marjan Sebaj Sopi: Z. Jahiu pas kësaj bisede shumë
të hapur, të çiltër më tepër rreth jetës, rreth ardhmërisë sonë fatlume ku
morëm mësim si shumë fëmijë e gjenerata që edukuat në frymë patriotike dhe
atdhedashëse, në dashuri ndaj jetës, ndaj vëllaut e motrës njeri, ndaj atdheut,
për fund të kësaj bisede të këndshme na jepni porosinë gjithë neve, gjithë
shqiptarëve e në veçanti rinisë e cila edhe është shtylla e Kombit, ardhmëria e
jonë?
Nehat Jahiu:
Unë në këtë rast gjatë kësaj interviste dhe intervistave tjera të mëparshme dhe
shkrimeve të mia shprehi mendimin tim individual. Shprehi atë mendim timin që
mendoj se duhet të jetë ashtu, por asnjëherë nuk ua imponoj të tjerëve. Unë
këtë nuk e them për një interes timin personal, sepse për këto shkrime
asnjëherë nuk kam pas përfitime personale që të më jetë futur një lekë në xhep,
por mendoj se si një intelektual dhe si një krijues duhet ta shprehi mendimin
tim të lirë për gjithçka që mendoj. E di se shumkujt nuk i pëlqejnë këto
mendime që unë i shprehi para opinionit e si do i pranojnë ata është çështje e
tyre, por nëse sot nuk do ju pëlqejnë ose ju pëlqejnë, por nuk duhet ta thonë.
Jam i bindur se dikur do i pranojnë si shumë të vërteta dhe të realta. Unë
gjithçka dhe gjithnjë kam parë, por edhe sot shoh diçka e mirë do të vijë nga
të rejat dhe të rinjtë se me të vërtetë gjithnjë kam menduar dhe mendoj njejtë
si ju se rinia është shtylla e Kombit. Ardhmëria e jonë nga e cila pres shumë.
Marjan Sebaj Sopi: Ju faleminderit që ndatë kohën e
çmuar Tuajën për këtë bashkëbisedim. Ju faleminderit për punën e sakrificën,
vuajtjet të cilat ia kushtuat popullit, ju faleminderit për porositë dhe jetën
tuaj në shërbim të Kombit përherë. Juve dhe familjes Tuaj i urojmë shëndet e
gëzime, jetë të gjatë e të lumtur si dhe kuptohet suksese të mëtejme si deri më
tani në veprimtarinë tuaj, në krijimtarinë, botime të mëtejme cilat pasurojnë
shpirtin tonë, pasurojnë kulturën dhe traditën tonë? Ju faleminderit e gjithë
të mirat. Mos u ndalni edhepse jeni pensionuar, sepse juve keni krijuar emër
dhe do jeni gjithmonë në zemrat e lexuesëve dhe popullit shqiptar, me
kontributin tuaj do të mbetni i pavdekshëm në popullin shqiptarë.
Zoti ju bekoftë Ju e familjen tuaj si dhe
punën që bëni pa ndalë, faleminderit shumë.
Nehat Jahiu:
Për në fund nuk më mbetet edhe mua asgjë të shtoja më tepër pos të shprehi një
falëmnderim të posaçëm ndaj jush që ndatë kohë të bëni një intervistë me mua
ose thjeshtë të bëjmë një bisedë unë dhe ju i nderuari dhe shumë i respektuari
z. Marjan ! Ju falëmnderit dhe ju jam mirënjohës për respektin që kishit ndaj
meje dhe veprimtarisë sime ! Zoti ju shpërbleftë juve dhe familjen tuaj!
Zoti ju bekoftë juve dhe të gjithë shqiptarët kudo që
jetojnë dhe veprojnë në trojet tona dhe në diasporën shqiptare! Respekt për të
gjithë!
Intervistoi:
Marjan Sebaj Sopi
Qershor’2016
Nehat Jahiu me dy djemtë e tij Lavdrimin dhe Sejdiun pranë Bibliotekës Univerzitare në Prishtinë.
Ps. Për fund të
kësaj interviste ju sjellim disa poezi të mrekullueshme të z. Nehat Jahiu, e
gjithat lidhje me intervistën dhe temat që i diskutuam në intervistë.
DYMBËDHJETË VITE PA TY MOTËR
(Kushtuar
motrës sime Halimes me rastin e 12 vjet vjetorit të vdekjes së saj)
Heshtja më mbyti sonte në këtë natë
pa ty sot vargu më mbeti i thatë,
zemra
m’ u bë akull e shikimi më ngriu
lotët
në sy më pikojnë sikur shiu.
Tërë
natën gjumë sonte nuk kam
pranë ty motër me lotë në sy sot jam,
me dorën
time të preki në ballë
e ti
motër nuk më thua asnjë fjalë.
Heshtja më ka kapluar në këtë natë
zemra
po më kallet e digjet flakë
vargu
i poezisë në shpirt është ngri
pranë varrit tënd motër dua ta shkri.
Buzët e mia më janë bërë shkrumb
sot nuk flasim motër ti dhe unë,
shpirti yt është ndarë prej meje
nuk jemi më së bashku unë e ti në ndeje.
Shtangur
sot unë pa ty kam mbet
unë të flas motër e ti më hesht,
heshtja yte më mbyti për së gjalli
më dhemb vdekja yte e më djeg malli.
(Poezi lidhje me shpërnguljet për Turqi)
Orizare,
Pse
më pyesin ku kam lind, kur as vet nuk e di?
Vetëm
mund t’ju tregoj se toka jote më rriti në gji,
Nëse
dëshirojnë t’i gjejnë trojet e stërgjyshërve të mi
Mund
t’ju them se ujin e trojeve tua edhe unë e kam pirë.
Orizare,
Pse
më pyesin ku u linda dhe ku jam rritur
Kur
për herë të parë sytë kam çelur?
Nëse
dëshirojnë ta dinë, do t’ju tregojë:
Ninullat
nëna pranë oxhakut m’i këndoi.
Orizare,
Pse më pyesin prej nga unë jam?
Në
trojet e mia të parët i kam,
nëse
emrin dëshirojnë të ma dijnë,
le të
shikojnë: në varre e kam historinë.
Orizare,
Pse
më pyesin emrin kush ma dhuroi?
Nëna
në djep me këtë emër më pagëzoi,
nëse
dëshirojnë ta dijnë në këtë vend nga kam ardhur,
le
t’i shpalosin gurët në dhe, aty të parët e mi janë.
Orizare,
E
mbaj mend kur isha fëmijë,
bashkëfshatarëve
t’mi u rrodhën lotë në sy,
në
grykë u morën me vëllezërit, me vëllezërit e mi
e ata
u nisën larg e më larg për në Turqi...
Orizare,
E
mbaj mend, si sot atë ditë:
prej
lotëve nuk t’u terën sytë,
bijtë e bijat me rend i përqafove
e nga përqafimi dot si largove.
Orizare,
E
mbaj mend atë ditë kur treni fishkëlloi:
të gjithëve zemrat na i shpoi,
kur iku treni, na mbetën vetëm lotët në sy
e
mbaj mend atë ditë, atë ditë....
Orizare,
E mbaj mend atë ditë vjeshte me shi:
edhe pse isha i vogël, i vogël fëmijë,
gra, burra të gjithë në rrugë dolëm,
motrat dhe vëllezërit i përcollëm.
Orizare,
Po ti
prek diët me brenga e halle,
jam
përmalluar për këtë dhe e male,
t’i
shoh flokët që para kohe t’u zbardhën
e
lotët nuk të ndahen nga qepallet.
Orizare,
Po ti
prek lotët e mallit,
jam
mërzitur edhe për zogjtë e malit,
po
t’i shoh rrudhat në fytyrë e ballë
kjo
kohë famëkeqe që t’i ka falur.
Orizare,
Po t’i ndiej netët pa gjumë
për trojet tua që i do aq shumë,
ti shoh sytë lëshuar nga ky dhe,
nga
ky vend ku ne bijtë e tu kemi lerë.
Orizare,
Mëmëdhe,
i bukur mëmëdhe
i
dashur në ty gur e dhe,
e
bukur në ty pranvera e vera,
i
ëmbël gruri në arë, rrushi në vreshta.
Orizare,
E
mbaj mend, kur isha fëmijë
shumë
shqiptarë, nënë të ikën, ikën në Turqi,
u
shpërngulën nga terrori e dhuna
nga
jetëzeza, nënë, nga tortura...
Orizare,
E
mbaj mend kur isha fëmijë
shume
shqiptarë ikën në Turqi,
e
mban mend ti nënë-nënë e madhe
u larguan edhe nga tokat tua shekullore.
(Poezi
kurbeti)
ME
MALL TË KUJTOJ –
NË
GJUMË TË ËNDËRROJ
Orizare,
Oh, sa jam i përmalluar për një ditë vere
të shëtis nëpër ato fusha të gjëra,
të
shuaj etjen e zemrës sime
pranë
teje, oh e dashura vendlindja ime.
Orizare,
Jam i përmalluar për një ditë vjeshte
të dal me shokë në kodër të vreshtave,
të
shikoj përpara ty, oh vendlindje e dashur
t’i
hapi krahët, të përqafoj e në zemër të shtrëngoj.
Orizare,
Oh,
sa jam përmalluar për një ditë dimri
të
mblidhemi s’bashku në odat tona,
të
rri deri natën vonë
të më
pushojnë brengat pranë vatrës sime.
Orizare,
I përmalluar jam për shumëçka
që ka në vendlindjen time,
përkujtoj me mall e dhembje çdo gjë
dashuria, hallet dhe brengat më mundojnë.
Orizare,
Parasysh dhe pranë zemrës gjithnjë të kam
me mall të kujtoj – në gjumë të ëndrroj,
a ka më të bukur se ti
oh,
vendlindje – vendlindja ime e largët?
DALLËNDYSHE, BESËN MOS E THENI
Një
grusht dhe e morët në dorë
e
shtrënguat fort, e futët në krahëror…
Bashkë me dallëndyshet fluturuat
dhe si dallëndyshet u larguat.
Bashkë me dallëndyshet do të ktheni,
ju lutem, dallëndyshe, besën mos e theni!
KU PO
SHKOJMË
…e ku
po e lëmë fushën e malin,
dashurinë
e mallin,
e ku,
e ku jemi nisë, ku po shkojmë?
A
mund të rrojmë?!
…e ku
po e lëmë nënëloken
dhe
tokën,
e ku,
ku jemi nisë, ku po shkojmë
A
mund të rrojmë?
…e ku
po e lëmë diellin
dhe
hënën tonë,
në
duar kujt po ia lëshojmë…
a
mund t’ia besojmë?!
… e
ku po e lëmë buzëqeshjen
dhe
etjen
për
dashurinë tonë,
e ku,
ku jemi nisë, ku po shkojmë
A mund të durojmë?!
Me vete po marrim
veç
mallin
dhe
emrin tonë e shtërngojmë fort
të
mos na e prishin, të mos na e marrin…
atje ku shkojmë…
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen