Montag, 19. September 2016

Nehat Jahiu - Me mua dhe me ty kurrë nuk mund të bëhen ndryshime



Kjo botë ka rregullat e saj të jetës në çdo aspekt. Nuk mund të bësh çfarë të duash dhe kur të duash, sepse çdokujt i jepet mundësia shansi të punoj dhe të veproj për ta treguar veten  se sa do jesh i sukseshëm. Kjo ndodhë në profesion dhe jashta profesionit të cilin donë ta ushtrosh, por ama në çdo gjë ka rregulla. Nëse del i sukseshëm në atë punë ose aktivitete dhe njerëzit eminent të vlerësojnë se me të vërtetë   ti me punën tënde ate e ke dëshmuar, atëherërë nuk mbe tet asgjë tjetët pos të avanësohesh në atë punë të cilën je duke e ushtruar ose në ndonjë aktivitet të cilin e ushtron jashta profesionin tënd. Të dëshmuarit dhe të sukseseshmit duhe të lavdërohen nga mesi i n erëzve ku punojnë dhe ku jetojnë, por gjithnjë vlerësimi duhe të bëhet sipas veprave të cilat i kemi parë dhe i shohim me  sy. Asgjë nuk duhe të vlerësohet me fjaë boshe e  pa vepra. Sado që disa mundohen gjatë tërë karrierës së tyre jetësore të shesin gogla për dushk është  e kotë, sepse populli nuk është aq fanatikë dhe mos ti kuptojë pallavrat mira dhe të këqia, gënjeshtrat, mashtrimet, demagogjitë, hipokrizitë, “ patriotizmat “atdhetarizmat”  të cilat duhet të shihen dhe dëshmohen para asaj popullate ku jeton dhe vepron. Popullin mund ta mashtrosh njëherë, dy.., por mos mendo se mund ta mashtrosh kur të duash ti, sepse edhe  ai ha bukë dhe nuk kullot bar. Sot nuk është koha  si dikur më herët kur në mesin e popullit shqiptar sidomos këtu në Maqedoni kishte shumë pak  njerëz të shkolluar. Sot ke  gjeneratën e re të të dy gjinive  gati të gjithë me shkolla të mesme, fakultete, magjistratura e  doktarara shkencore. Sot në mesin e ketij populli ka shumë vajza të reja dhe djemë të rinj të cilët mund të udhëheqin me të gjitha institucionet ku do  që të përcaktohen. Ka intelektualë të mirëfilltë që mund të përzgjedhësh për ti dhënë një post për të udhëhequr shumë mirë. Sot ke njerëz të penës dhe të pushkës që janë dëshmuar me vepra e jo me demagogji. Sot ka njerëz nga mosha e re , e  mesme, e moshuar dhe ata (ato) të dëshmuar që në çdo aspekt e kanë dëshmuar veten në çdo aspekt me  aftësinë dhe ndershmërinë e tyre. Nuk janë  njerëz që  janë të korruptuaar ndonjëherë në asnjë mënyrë në vendin e tyre ku kanë punuar dhe ku punojnë edhe sot, por edhe më hiq edhe në pëlitikëbërje. Me njerëz të tillë mund të ec populli përpara, të avancohen çështjet kombëtare , të funsionojnë institucionet në mënyrë të duhur e  jo të bëhhen  lesh arapi dhe mos të dihe dihet kush han , kush pinë, kush paguan. Kush...?!...Nëse dy të parat nuk i dimë edhe pse i dijmë, por i heshtim për shumë arsye këtë të tretën të gjithë e dimës se populli gjithnjë paguan dhe është kurban  i atyre që në emër të popullit luajnë në valle me popullin për interesat e veta, familjare, grupore, karrie riste e... etje. Flitet dhe përflitet në kohën e fundit sidomos në aspektin politikë se ka ardhë koha e ndryshimeve dhe si do që të jetë këto ndryshyme  një ditë duhet të bëhen dhe të ndodhin dhe siç bëhen në botën demokratike. Po trumbetohet aq  shumë me të madhe  se këto n dryshyme duhet të ndodhin në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen siç thonë në dhjetor tëkëtij viti. A duhe të bëhen ndryshime  kudo qoftë dhe jo vetëm në politikë. Unë do kisha  thënë gjithnnjë se aty ku punët nuk ecin përpara duhet të bëhen ndryshyme për të shkuar nga e mbara. Aty ku  ka dështime,. Aty e keqja ka marrë hovë dhe nuk ka të ndaluar duhet patjetër të merren masa dhe të bëhe ndryshime, sepse ato i sjellin dëme të mëdha kombit,  popullit, vendit ku jetojme etj. Si dhe si duhe të bëhen këto ndryshzme. Unë do mundohem ta them mendimin tim edhe pse nuk jam në rangun e intelektualëve me ndonjë titull të lartë shkencor. Nuk jam ndonjë njeri i politikës që kam bërë karrierë në politikë me vite të tëra duke ndërruar postet që nga njëri vend në tjetrin, por nuk jam aspak edhe ndonjë analist që fal Zotit sot i kemi me bollëk dhe ato gati për çdo natë po i mbushin ekrane t televizive duke i ishitur gogla për dushk këtij populli të lodhur, këtij populli të mjerë, këtij populli të varfur skajsmërisht, këtij populli të vuajtur e të përvuajtur shekuj me radhë. Këtij populli përndjekur e të përgjakur. Këtij populli që ende plagët i kanë të pashëruara. Këtij poppulli.... Ndryshime na duhen. Kështu thuhet dhe shkruhet. Po edhe njëherë unë po e përsëris se duhet çdoherë të ketë ndryshime. Gjaku duhet të freskohet me gjak të ri Ndryshimet duhen të bëhen dhe duhet ti bëjnë më së tepërmi gjeneratat e reja dhe njerëzit e aftë dhe intelektualë të mirëfilltë.Mua më duket shumë absurd se si kërkohet të bëhen ndryshyme  me njerëz të nje jtë dhe të dështuar?...Këtë nuk mund ta kuptoj kursesi. Unë nuk mund ta kuptoj sa do që i lyen buzët me të kuq, i rregullon, flokët, vishet me fustan  të ri, vë në dorë unaza të arit dhe gjerdan të arit  në gushë, por kot e kanë të bëhet nuse, sepse rudhat e tyre në ballë e në fytyrë duken që nga bjeshkët e larta. Kjo vlenë e dhe për një burrë plak i cili don të bëhet dhëndër duke veshur kostume të reja me një kollare të varur në q afë . E kotë është, or dhëndër, sepse ty ta kanë mbytur rudhat në ballë e në fytyrë. Flokët dhe mustaqet të janë mbushur me thinja të bardha. E tërë kjo lidhet me disa njerëz të politikës që në kohën e fundit për çdo ditë kërkojnë dhe bëjnë apel për  ndryshime.  Unë nuk e di se si mund të bëjnë ndryshime njerëz të cilët kanë pas rast të bëjnë ndryshime me vite të tëra dhe nuk kanë bërë dhe sot u paska dalur gjumi se duhet të bëjnë ndrshyme po të njejtit. Ndryshime duhet bërë. Por, jo me ty dhe me mua që ishim me vite të tëra në politikë dhe në poste. Jo me ty dhe me mua që bërë pasuri në kurriz të popullit duke e mashtruar dhe gënjyer me patriotizëm të rrejshëm. Jo me mua dhe me ty qe u futëm në parti dhe në funksione pa rripa patollonash, sepse nuk kishim para për të blerë një rrip, por i lidhinim pantollonat me n jë pe. Jo me mua dhe me ty që nuk kishim një gomar në ahur sa për të bartë dru e për ti ngrohur familjet tona. Jo me ty dhe me mua që nuk e dinim se çfarë është makina.E kur u futëm në pushtet vozitnim makina të modeleve me të reja, por kishim edhe vozitësa pe rsonal. Jo me mua dhe me ty ndrshyme dhe në emër të, kombit, atdheut, dhe popullit shëtitëm botën nëpër qielll e nëpër tokë. Jo me ty që çdo vit shkuam në plazhet më të bukura me familjet tona. Jo me ty dhe me mua që nuk patem një kasollë të vogël e në emër të popullit dhe atdhetarizmit bëmë shtëpia luksoze dhe vila  në vendin ku je tojmë dhe jasht ven dit . Jo me mua dhe me ty që biznesi na shkoi dhe na shkon edhe sot si hallvë. Jo me ty dha me mua ndryshyme që kur bijat dhe bijtë më të dashur të këtij vendi gjatë vitit 2001 dhanë djerësën, gjakun, gjymtyrë dhe jetën e tyre pëer liri e atdhe, ndërsa unë u strukëm  si struci në podrume ose ia mbathëm sëbashku me familjet tona atje ku nuk ndjehej era e barotit. E unë e ti sorollateshim nëpër ëmëltre, çajtore, kafiteri restorane, hotele e... E bijat dhe bijtë më të dasur e derdhnin gjakun, i linin gjymtyrat e tyre dhe binin dëshmorë nëpër fusha e male duke luftuar në vijën e frontit për atdhe e për liri. Jo ndryhyme me mua  dhe me ty që me vite të tëra shfrytëzuam benificione të llojllojshme me votën e këtij populli e sot mu ne të dy kërkojmë ndryshime. Unë dhe ti  sot krokasim dhe  kërkojmë  ndryshime. Jo me ty dhe mua  që deri më tani ndrruam aq shumë parti që edhe emrat  ua kemi harruar për ti numëruar të gjkitha. Jo me ty dhe me mua që ia kemi rjepur lëkurën këtij populli dhe ia kem i pirë gjakun  me gënjeshtra e mashtrimi gjithnjë në emër të patriatizmit tim dhe tëndit. Jo me ty dhe me mua që deri dje hëngrëm me një sahan me ata që sot unë e ti i shajmë se na  sollën në ketë gjendje të mjeruar si komb e si popull. Jo ndryshime me mua dhe me  ty  që i shajmë ata me të cilët ishim deri dje bashkë. E që  sot ose na e ndalën tagjinë dhe deshë e pa deshtë u desh të largohemi i, sepse tagjia pa djersë është shumë e lezetshme. Këtë e kem i shijuar edhe unë dhe ti dhe nuk mun ta harrojmë. Jo me ty dhe me mua që sa herë donin për të na korruptuar na korruptuan ne u kuruuptuam, sepse na vinte mirë ti mbushnim xhepat. Jo ndryshime me ty dhe me mua, sepse poppulli na e njeh mirë e mirë karrierën tonë.  Jo me mua dhe me ti që shesim patriotizëm sot në pranverën e vonuar.Jo me ty dhe me mua që shumë e shumë kam për të thënë nga kjo që thash n ë këtë shkrim.   Një e di dhe shumë mirë po e kuptoj. Nuk e  kem i lehtë të largohemi dhe ta harrojmë karrierizmin , sepse na e ka he lmuar gjakun.Ndryshime me gjakun tim dhe tëndin nuk mun d të bëhen as njëherë. Kjo është vetëm  një demagogji dhe hipokrizi që besoj se më nuk shitet.  Ndryshime  po , por pa ty dhe pa mua. Me gjak të ri. Me  të ri dhe të reja të panjollosur. Me njerëz edhe më të moshuar , por me një bagazh të pastët gjatë karrierës së tyre.Jo me mua dhe me ty që për interesat tona i kemi ndërrur partitë si lavirja burrat dhe kurr nuk kemi bërë ndryhime sa ishim në poste. Atëherë kur na shonte mua dhe ty uji në mullirin tonë personal ,familjarë, grupor, klanor dhe...




Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen