EDHE KËTË VIT SHKOLLOR NXËNËSIT DHE ARSIMTARËT
PËRSËRI PO BALLAFAQOHEN ME MUNGESËN E TEKSTEVE SHKOLLORE DHE...
Edhe këtë vit shkollor sa i përket teksteve
shkollore edhe këtu shkollat në përgjithësi, arsimtarët dhe sidomos nxënësit
kanë problem të mëdha gjatë çdo viti shkollor.Që në fillim të vitit një numër i
madh tekstesh mungojnë, kështu që ndodhë në të shumtën e rasteve pritet një vit
i tërë dhe tërësisht nuk paisen të gjithë nxënësit me tekste shkollore dhe mere
me mend se çfarë pasoja ka të mbetet nxënësi tërë vitin shkollor pa tekstin e
duhur. Në anën tjetër sa janë këto tekste të përshtatshme kur nga lartë
përcaktohen se cilët tekste duhen të përdoren dhe me ato tekste duhet të punojë
arsimtari dhe vetëm ato tekste duhen të jenë në durtë e nxënëve. Unë mendoj se
tekstet shkollore të cilat duhet të përdoren, duhet ti përzgjedh vetë arsimtari
i mësimit klasor dhe i atij lëndor. Të zgjidhet teksti nga ai i cili punon me
atë tekst e jo njerëzit të cilët fare nuk kanë punuar në arsimin fillor ose ate
të mesëm dhe nuk kanë njohuri rreth këtyre çështjeve. Besoj se edhe tekstet
duhen të jenë shumë larg politizimit, sepse me të vërtetë kjo është një gjë që
nuk korespondon fare me realitetin, por bëhet vetëm për interese personale,
individuale, grupore e politike dhe në dëm të nxënësit dhe në përgjithësi në
dëm të arsimit.
KUR DO DO TË NDALET SAKATOSJA E TEKSTEVE
SHKOLLORE NË GJUHËN SHQIPE SI NË ASPEKTIN PËRMBAJTËSOR DHE ATE GJUHËSOR?!...
Kemi në shumë raste ku autor të teksteve nuk janë shqiptarë dhe në këto raste teksti është i përkthyer, por të ndalemi dhe ti vështrojmë mire e mirë këto tekste do të shohim sa e sa gabime janë bërë në përkthime duke mos gjetur fjalë shqipe adekuate. Tek një numër tekstesh nëse marrim dhe i shikojmë dhe i analizojmë janë skandaloze sidomos të lëndës së histories, gjeografisë , Arsimit Muzikor etj. Është absurd sot në këtë kohë të jetë me aq pak njësi mësimore të njihet nxënësi shqiptar nga historia e popullit të tij, kultura, arti etj. Ky është një absurd mbi absurdin. A thua vallë ku janë njerëzit kompentent që na përfaqësojnë në këto instuticione që të ju japin përkrahje dhe mos ti pranojnë këto tekste shkollore fare. Sa e sa herë kanë reaguar arsimtarët e lëndëve të teksteve të tilla, por asnjëherë nuk është reaguar prerë, por gjithnjë janë deklaruar duke premtuar se do merren masa dhe gjithnjë sot e kësaj dite gjëra të tilla përsëriten për çdo vit. Kjo nuk ndodhë vetëm tek mësimi lëndor, por ndodhë edhe tek disa tekste të mësimit klasor. Kur menduam se ndaj këtyre gjërave do të merren masa nga institucionet përkatëse dhe më nuk do të përsëriten gabime të tilla skandaloze, kjo nuk ndodhi, por gjërat e tilla vazhduan të mbeten të tilla. Jo që nuk u intervenua që të eliminohen të gjitha këto anomali që me vite të tëra janë skandaloze në një numër tekstesh shkollore në gjuhën shqipe, por për fat të keq ky avaz i vjetër po ndodhë përsëri edhe me disa botime të këtij viti, kështu që edhe këtë vit shkollor nxënësiit shqiptar do të mësojnë me tekste shkollore të sakatosura si në aspektin përmbajtësor, njashtu dhe në ate gjuhësor.
Nëse do ulemi të shfletojmë dhe ti analizojmë
disa nga tekstet shkollore do të habitemi se si kanë mund të kalojnë këto
tekste nëpër duartë e atyre që janë kompentetë dhe nga ata që kanë përpiluar
tekstin, redaktorët, recensentët, lektorët dhe...dhe këto tekste sot gjenden në
duartë nxënësve. Skandalozet që i kemi hasur viteve të fundit në tekstet
shkollore aspak nuk kanë të ndalur, duke filluar nga gabime të shumta që hasim
akoma janë të natyrave të ndryshme edhe ate duke filluar nga gabimet gjuhësore
që janë gabime që me keqardhje mund të themi se janë turpi i turpit.
Përmbajtjet brenda tekstit në aspektin konceptual janë skandaloze që poashtu të
japin një pasqyrë se disa nga këto tekste shprehin njëanshmëri duke mos
pëfshirë shumë pak për të mos thenë aspak ate nacionale të atij nacioniliteti
që i dedikohet teksti shkollor. Nxënësve shqiptarë në disa tekste nuk iu është
afruar asgjë nga historia dhe kultura e tyre kombëtare. Do të thotë se edhe
gjatë këtij viti shkollor nuk ka asnjë ndryshim për të përmisuar nga ajo që ju
është ofruar viteve që i lamë pas.
Gabimet skandaloze që hasen në tekstet e
tanishme shkollore, dhe që janë të natyrës së ndryshme, duke filluar nga
gabimet gjuhësore, konceptuale e deri te fyerjet do të vazhdojnë të jenë
prezent edhe gjatë këtij viti. Nxënësit dhe arsimtarët shqiptarë për çdo vit
shollor ballafaqohen me problem të tilla dhe ate gjithnjë mbeten me premtime se
këto gjëra më nuk do të përsëriten, por e njëjta këngë përsëritet për çdo vit
dhe deri më sot nuk merret asnjë hap për ti eliminuar njëherë e përgjithmonë
gjërat që i shohin për çdo vit para syve të tyre.
Kjo është një gjë shumë e dhembshme për nxënësit, arsimtarët dhe mbarë poullin shqiptarë.
Kjo është një gjë shumë e dhembshme për nxënësit, arsimtarët dhe mbarë poullin shqiptarë.
Nxënësit e shkollave me mësim në gjuhën shqipe
vazhdojnë të përballen me mungesë të teksteve shkollore edhe gjatë këtij fillim
viti shkollor 2016/ 2017. Nga tekstet e disa lëndëve që janë sjellur deri më
tani është një tirazh shumë i vogël që nuk i mbulon të gjithë nxënësit e asaj
lënde,, kështu që arsimtarët mundohen ti kompenzojnë me tekste të vjetra, por
edhe ata u mungojnë, por edhe nëse eventualisht gjejnë diçka prej tyre janë
libra tërësisht të dëmtuar, sepse ju mungojnë shumë përmbajtje mësimiro.
Disa arsimtarë mundohen që të ua bëjnë kopje
edhe pse mirëfilli një gjë e tillë është e ndaluar. Ankesat për çdo ditë
shtohen nga nxënësit, arsimtarët dhe prindrit, por të gjitha këto ankesa hasin
në veshë të shurdhur. Ka raste ku arsimtarët ankohen se në shumë raste nuk u
dërgohet teksti shkollor të cilin e kanë përzgjedhur, por i dërgohet një tekst
tjetër me autorë tjerë e jo ai të cilin e kanë kërkuar ose e kanë përzgjedhur
vet arsimtarët.
A thua vallë deri kur nxënësit dhe arsimtarët
shqiptarë do i kapërdinë këto padrejtësi që u bëhen në tekstet shkollore në
gjuhën shqipe edhe ate kur Ministria e Arsimit udhëhiqet me një stafë udhëheqës
shqiptarë të prirë nga ministri shqiptar?!... Po edhe në Bironë e Zhvillimit të
Arsimit kami kuadro arsimor që duhet të kujdesen për këto gjëra skandaloze që
po na ndodhin...
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen