Ka disa dhimbje në jetë që të vijnë mes vetvetes tënde si
të ishin disa piskama që kurrë nuk mbarojnë. Edhe kjo që do ju tregoj e tillë
është.
Kjo
është një kohë shumë e dhembshme dhe e pashëruar në shpirtin tim dhe me të
vërtetë sa herë që e përkujtoj më kaplojnë emocionet, sepse ishte një përjetim
shumë i dhimbshëm dhe i papërshkruar. Është shumë e vërtetë se gjatë asaj kohe
të regjimit diktatorial të Millosheviçit u bë gjithçka mbi popullatën shqiptare
të Kosovës dhe u përdorën metodat më çnjerëzore që këtë popull me dhunë ta
largojnë nga vatrat dhe trojet e të parëve. Falë trimërisë së ushtarëve të
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me ndihmën e miqve ndërkombëtarë nuk u realizua
ky projekt famëkeq siç ishte planifikuar edhe para Millosheviçit nëpër kuzhinat
serbe për ta larguar këtë popull nga trojet e veta dhe për ta shfarosur nga
toka e dheut. U bë një ëndërr e parealizuar. Sot e shohim Kosovën të lirë. Ku mbeti kasapi i Ballkanit
Sllobadan Millosheviçi? Në atë kohë ka qenë tmerr për popullatën civile
shqiptare të Kosovës duke i parë pleq, gra, burra dhe fëmijë për të kërkuar
shpëtimin e jetës së tyre. Shumë familje gjetën strehim në familjet shqiptare
në Maqedoni .Një gjë e tillë ndodhi edhe
në komunën tonë dhe në vendlindjen time ku unë jetoj. Kishim rast konkret që të
kishim nxënës nga Republika e Kosovës në shkollën tone. Kjo ishte më se e
vërtetë se kishim dhe atë në një numër
të madh të cilët i patëm shpërndarë gati në të gjitha paralelet e klasave të para e gjerë në ato të
tetat ku ata duhej të vazhdonin mësimin sipas moshës së tyre. Po e them edhe
njëherë është shumë emocionuese t’i
përkujtosh ato raste, por ata kanë ndodhur dhe duhen të përkujtohen e mos të
harrohen. Më kujtohet si sot se gati kishte në çdo paralele, por kisha edhe unë
në paralelen time. Kur i shihja ata nxënës në paralelen time apo në paralele të
tjera ku jepja mësim më dukeshin si Luli i Vocërr edhe pse ndoshta nuk ishte
rasti i njëjtë ose i ngjajshëm në atë aspekt të tillë. Kishte dallim motivi i
Lulit me këta dhe Dëshiroja gjithnjë të kem sjellje tjetër ndaj tyre dhe
dëshiroja gjithnjë të jenë nën përkëdheljen time të një mësuesi që së paku deri
diku të qetësohej sadopak shpirti i tyre i plagosur. Erdhi koha u çlirua Kosova dhe të gjithë duhet të ktheheshin,
kështu që edhe ky çast për mua, për nxënësit
e shkollës sonë, për nxënësit e Kosovës për arsimtarët në përgjithësi
ishte një hapje e një tjetër plage. Në një anë gëzoheshim që u çlirua Kosova.
Gëzoheshim që popullata po kthehej në vendet e veta në Kosovë dhe nxënësit në
shkollat e tyre, por kjo ndarje ishte aq sa krenare , sepse Kosova
ishte çliruar nga çizmja hegjemoniste serbe millosheviçjane aq ishte e
dhembshme ndarja jonë me lotë në sy. Këtë nuk mund të harroj asnjëherë dhe
rreth kësaj çështje ka shumë për t’u thënë dhe për t’u shkruar. Sot emrat,
mbiemrat, data, vendi i lindjes nga
kishin ardhur këta nxënës gjenden në
ditarët klasorë të shkollës sonë se nga cili vend i Kosovës kishin ardhur këta nxënës në shkollën tonë.
Një orë mësimore me
arsimtaritn e Artit Figurativ Tasim Kadriun me nxënësit refugjatë nga Kosova në
shkolën fillore " Faik Konica" të fshatit Sllupçan të komunës së
Likovës gjatë vitit shkollor 1998/1999. —
Një vit para se të ikja në pension mora të gjithë ditarët dhe
i nxorra në një listë këta nxënës. I publikova nëpërmjet facebookut që të më
lajmërohen dhe të dija kush ku gjendet sot. Për fat të keq, ndoshta dhe nuk
është lexuar nga të gjithë dhe ishte një numër relativisht i
vogël që kontaktuan me mua dhe më njoftuan kush ku është dhe me çfarë
profesioni merren. Ata dikur ishin fëmijë tani ishin rritur dhe
nuk kishin harruar vendet ku kanë qenë të strehuar si refugjatë, nuk
kishin harruar shkollat ku kishin vijuar
mësimin, nuk kishin harruar arsimtarët dhe shoqet dhe shokët e tyre.
Një orë mësimore me
arsimtarit e kimisë Vebi Jahiun me nxënësit refugjatë nga Kosova në shkollën
fillore " Faik Konica" të fshatit Sllupçan të komunës së Likovës
gjatë vitit shkollor 1998/1999.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen