Opinion nga Mikel GOJANI
Populli shqiptar, si ne Kosove ashtu edhe ne Shqiperi, si pasoje e strukturave aktuale politike, eshte duke përjetuar nje kataklizëm qe nuk mund te paramendohet e aq me pak te kuptohet dhe justifikohet. Populli ne te “dy anet e kufirit” ka mbetur peng i politikave me ç’njerezore qe po e vuajne ne lekuren e tyre. Dhe fundin e nje politike te ketille nuk e sheh askush. Dhe shpresa eshte vrare, ka mbetur vetem shprehje qe ka humbur kuptimin.
Populli eshte vene ne nje qerthull te pashprese, ku ne kete tunel sketerre asnjeri nuk veren se paku nje vegim drite. Ky eshte mekati me i madh i ketyre njerëzve, te cilet per pasione te caktuara politike jane ne gjendje te katandisin shpirtin e këtij invididi dhe kolektivitetin pergjithesisht.
Kete mekat i mbërthimit te këtij populli brenda kwetij rrethi te hekurt, nuk do t’iu fal historia. Se ajo gjithherë flet me vone dhe akuzon.
Ky popull, nje here e pergjithmone ka shpresuar se ka hequr nga vetja njerëzit e tipit te haxhiqamilisteve dhe te mercenareve te tjere te sojit te njejte, mirëpo fatkeqësisht edhe ne nje distance kaq te larget te konteksteve kohore po i bie hise te perballet me kete soj.
Prandaj, kjo strukture politike eshte duke u identifikuar me marrerzine. Kur marrëzia identifikohet me njerëzit e politikes, kjo marrezi identifikohet edhe me popullin, si zgjedhes te tyre.
E perseris: Nje dite historia do te akuzoje. Ajo flet me vone...
Çfare te urojme tjeter perpos te leshojme nje klithje me moton: VDEKJE MARREZISE!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen