Freitag, 15. April 2016

Zyrafete Manaj - Kur muret flitnin

Zyrafete Manaj

KUR MURET FLITNIN
Kjo ishte dhe dhoma ime.
...në dhomën numër tre, burgu Mitrovic

I.
I njejti ajër
E njejta pasqyrë
Pa pasqyrë
Të njejtatë heshtje të zhurmëshme
Her netet turturë
Ditët me cingërrima celëlash
Hapa koridoreve të ngrira
Përgjime mbi përgjime
E trisht vinte heshtja
Her të zjarrta bëhëshin muret
Me shenjat e fjalës
Me përcellje lëvizjesh
Në atë dhomën numër

II.
nën pelerinën 
e gri-së
branda vetes buzëqeshja
cicerima zogjësh
sikur rritin forcën
fjala peng nuk zihet dot
thyhen grilat
prangat
shula të përzgjatur
prapa shpine dyersh
gërrhatnin në rrugëtim
për ta mbyllur lirinë
dëshirat me i vra
po a di...
se këtu
bash këtu rilind historia
mbi gjakun e sakrificën
E netëve pa gjumë

III.
parakalojnë
emra, mbiemra
ngjyra flokësh, 
sy shumëngjyrësh
numra këpucësh
jo të njëllojtë
Shtate që kishin
rritën e vet
zëra me timbër dallues
me gjymtyrë 
madhësi ndryshe
hapëruar 
secila në mënyrën e saj
me një të përbashkët 
ditën e lirisë

IV.
Nën rutinën e ditëve
Malli mbërthyr në pranga
Ndarje dashurishë
Të përflakura ëndërrash
Takime imagjinare
Pa sy
Me ndjenjë
Fa fjalë
Me zemër
Hijet mbledhur
Shndërruar në siluetë
Për një fjalë
Sa mund
Vetemnjë liri
Asgjë më shumë

V.
Vizitat vinin-shkonin
Vizitorët e njejtë
Nuk kishin të drejten e fjalës
Asaj fjale zemre
Vec pytjeve të zakonshme
Si je?
Mirë jam...
Dhe asgjë më shumë
Po ta dish
Sa bukur syt flisnin
Gjuhën e nënës
E të dashurisë
Nëpër vizita qëndrese
Prapa grilave
Trishtohej koha
Vritej frika
Me metafora legjendash
Hapërohej
Trimëtishtë
Sikur në histori

VI.
Gjuha e mureve
Gjuhë ngjyrash
Ylbere në vete
Urë lidhëse fjalësh
Vazhdimësi mendimi
Bartëse e ndarjeve fizike
Mistere historishë
Vetëm ata flasin
Për ngjyrat e dhimbjeve
Me alfabetin shqip
Maten plagët
Torturat e radhës
Dhe rendin episodikë
Të shpirtërave
Për Liri
Se vetem aty vrahej friga
Mbi dhunën e përgjakshme

VII.
Radha e saj...
Eh
Sonte hënës do ti vrahen krahët
Do bien meteorët
Dhunshëm
Rrebelohet koha përgjakur
Radha e saj...
Ndjenja satrapjane
Mbi rrugën e lirisë
Happlagët
Sekreti s'thyhet dot
Radha e saj...
Sa ditë e radhë ecin
Mbi trupa njomak
Besa mbretëreshë në situata
Radha e sajë...
Me emra njerëzissh
Emërohen ditët
Muajt
Vitet
Shifrat humbën kuptimin
Sot...

VIII.
Nën erën e natës
Përvëloheshin orët
Binte heshtja
Kur dera hapej
çmenduri
Kazamate
Hitleriane
Që mbillnin trishtim...
Me gjak rinie
Ndizej dita
Fjala vrahej tradhëtisht
Shpresat varur në krahë fluturash
E trishtë nata
Bie sërish...

IX.
Neser si do të duket nëna
Syt ia lexoj ndryshe
Nëpër takime
Rënduar fjala
Lutje
Kujdes për veten
Bijë
Neser si do të flasë nëna
Me cilën lutje do t'mi lexojë syt
Me peshën e dhimbjës
A me rrugë malli
Deri tek grilat
Do të vi
Aty ku syt yje do t'i takojnë

U mbajt manifestimi letrar "Sofra Poetike"

Sot në Drenas,u mbajt manifestimi tradicional "SOFRAPOETIKE - YMER ELSHANI" me pjesëmarrjen e shumë krijuesve nga mbarë trojet shqiptare."SofraPoetike"filloj me tryezën tematike:
-Relacioni i komunikimit shkrimtar-lexues me tri kumtesa nga:
Poeti Sheremet Prokshi
Fitim Çaushi, Xheladin Mjeku dhe Izet Abdyli. 
Juria e konkursit në përbërje të Adem Gashit kryetar dhe Daut Demakut e Xhemë Binakut anëtarë, bazuar në mbi 40 pjesëmarrës me poezi në konkursin letrar, ndau keto çmime:
Çmimi i parë iu nda Shefqet Bylykbashi, 
Çmimi i dytë Bedri Zyberaj dhe Çmimi i tretë Izjah Çelaj.
Ndërsa Çmimi special “SOFRA” iu nda poetes nga Kukësi Vera Istrefaj. 
U lexuan edhe shumë poezi që nuk kishin marrë pjesë në konkursin letrar.
Vlenë te përmendet që manifestimin 
e përcollen edhe shumë dashamirë të fjalës së shkruar artistike.

15.04.2016,Drenas

Sheremet PROKSHI


Pjesëmarrës të manifestimt
Gjatë deklamimit të vargjeve

Buqetë poetike nga Musa Jupolli

Musa Jupolli

GËSHTENJË E QYTETIT TIM

grafika e gjetheve të mia
lëndohet ,
botanika e Atdheut tim
ju nuk kërkuat asgjë
më shumë se ushqim
nga dheu i juaj,
jetëgjatësia juaj në shërbim
të fëmiut
të qensishëm për jetën tonë !
Literatura ime !
legjendë, roman, poemë ,
arti në listën e alfabetit ,
orkestre e lulishteve ,
lisat e gështenjeve
besnikëria e stinëve të motmotit ,
dëshmia e historisë
e ndodhive të popullit,
bangat e shkollës sime !
Gështenjë !
zonjat e rënda
nën hijën tënde
bukuria u pëlciste !
Gështenjë !
Ilire, pellazge n' origjinë
u rrite në dritë e ndritësi
për rrugë të mbarë
simbole e shkollimit
estetike me ngjyra
në puthje të parë
aty lindëte dashuria !Pse !pse mi pretë gështenjat e mia ?
pse ma lënduat të dashurën time ?
pse mi fshehtë kujtimet e mia ?
Zot që flet shqip :
kthemi gështenjat e mia !

Paris, 28/10/2012



Afrikë

Afrikë !
Vuajtja ime
dashuria ime
fill pas
Atdheut tim
Të dua Afrikë,
aty gjej
një pjesë të filozofisë sime
dashurinë e njeriut
n' harmoni me natyrën
gjeneza e parë
e shpirtit !
Afrikë !Bardh e zi me ngjyra
ngjyrat e jetës falë nga Hyu
aty i gjeta !Pritëm Afrikë ,
me vargun tim
plagët unë poeti
në lutje të Zotit
do ti shëroj !
Të dua Afrikë !

Paris, 28/10/2012


Populli (t) im

skenë e kohës
në të folmën e natyrës
nga viti në shekuj
në kërkim të botës
drita dhe hija
n' imitim
mistike
perlë në engjulleshë
me fytyrë të qeshur
kryevepër e historisë
misterioze
përballim
para
kryqzatave
dhe pas
zemër
virgjëreshë me fëmiun e posalindur
t' emëruar Pellazg
në Kopshtin e Parajsës
pi dhe larë në vaj t' ullirit
për shëndet dhe fat
arti do na e zbuloi
të vërtetën
në besim
të shpirtit
dhe realës
E kësaj Bote shqiptare
E asaj Bote pellazge
Simbol i një besimi
Dritën dhe ngjyrën
Para dhe pas testamentit
Qytetar stilistik historik
Në gdhendje të gurit
Gur' që flet
Andaj më quajnë poet
Askush nuk e di pse të emërova
Vend i shenjtë
Për këtë mu dasht
Ta pyes natyrën
Ta zbërthej të folmën
Artin ta vë në ekspertizë
N' ADN mu dha rezultati
Populli me kulturë më i lashtë
i Hameosi-t:
Pellazgo-Iliro-Shqiptar !
E sot ku jemi ?
E tashmja a do ti përngjajë së kaluarës ?  

Paris, 23/10/2012 



Kosovë p(R)ozë e gjatë ...

Hej Kosovë je aq e fortë e pathyeshme

Per ty shkruan vargjet më të zjarrta

djemtë , nipat Tu që prekën me gjak cepin
e buzëve tua gjithëherë te kuqe
Zemra flakë e pjelljës sate
barutin e armiqve ate e thithën që
bukurinë mos ta prek.
Në duart e tyre të njoma
ra i tërë prushi e në trup Ty Kosovë
nuk e lanë që të djeg.
Vashat tua Kosovë, Arbëria gjithëherë
të zgjuara i gjeti. E ato filluan
t'i këndojnë, se thellë menduan
mos po e lendojnë të bukuren e dheut.
Trimi në shkëmb guri ngriti plisin
që kishte rënë në ballë
në tepe të kresë dhe filloi këngën
Për Ty jam gati të cdes ATDHE
Hej Kosovë Tungjatjeta
Tungjatjeta sofra e bujarisë
Bukën kripën për Besën tënde
Kosovë kurrë nuk i kurseve
Kosovë nëna jonë sa bukur
të rri shqiponja në ballë.
Hej Kosovë, gjithë ajo fortunë që të përfshiu
asnjëherë gjakun s'e prishe.
Trimëria dhe menquria jote dhanë shembuj
Kosovë shkëmb graniti, fjalë burri urtësi
Fjalë e parë, fjalë e mbramë e poetit
Kosovë prozë e gjatë e njeriut
Kosovë kështjellë e pëflakur
Edhe fëmija në lindje
tytën e pushkës të nxeht e gjeti
Në djep e mbi djep krisma e saj
lëshon jehonë, jehonë e thellë
e mbrojtjes së atdheut
Djalë pas djali në krismë pushke
martesë bëri
Djalë pas djali në flakë lindi
Kurrë i kalllur konaku i lindjeve
Konaku i rritjeve,
shtohej gëzimi nepër flakë
kullë e ndezur
e flakur
kurrë e kallur
Lindi një shqipëtar nepër flakë
sofra u shtrua, sofra e guri
gjithnjëherë të bardhë emrin ia
vunë Atdhetar
Syri yt Kosovë liqe ujë loti
Trupi yt Kosovë Rubin moti
Duart Tua Kosovë farë drithi hedhin
Kosovë, Ti që gatuan bukën e jetës
Kosovë moj hyjneshë
Ke menqurinë ke qëndresën
Kosovë prozë e gjatë e njeriut.


Për himnin e Shqipërisë...

I them mos më prish leximin
mos më shëmto poezinë
se aty gjej kujtimin
Mos më trego rrugën e diktatit
se leht vie të dëshëprimi
Mos më gjymto këngën
se ajo ka ritmin e vet
Mos ma çakordo jetën
se ajo ka rrjedhën e vet
Mos më trego kohën
se ajo ecën vetë
Mos më hidhëro plakun
se ai ka historinë
Mos më dëshëpro vashën
se ajo më ushqen me bukurinë
Mos ma hidhëro Kosovën
se ajo ka zërin
për ty për mua
për himnin e Shqipërisë

Buqetë poetike nga Sylë Bajrami

Sylë Bajrami


E KAM DASHTE NE ÇDO STINE

Duke e prite zambakun te qele,
Vrau rrufeja e dege e lisit ra.

Ne kete stine qe shume e pritem,
As ere e as hije, nuk ka.

Bashkë me degën ra 
Një pike loti mbi gurë.

As trolli, për rreth, nuk mbeti
Ai qe e kishim dikur.

E kam njohur ne çdo stine.
Edhe me erën e luleve ,
me grunaja,
me rrush.

Edhe, atëherë, kur mërdhinë.

E deshta kur e mbulonte bora
Edhe kur stina e veshte me bar.

Sot, pike e lotit ra mbi te
Me vret kur e shoh te ndare.




KOSHARJA E KRENARISE

Kerset pushka ne Koshare
si me u shemb orteku,
ne ball te luftes komandanti
trimi Sali Ceku.

Sali Ceku paska thene
pasha Diell e pasha Hene,
pasha Shqipen ne Flamur
nuk e le pa i hjeke keta gure.

S'duroj gure ne troje te mija
amanet e kam nga te paret,
s'duroj ndarje as s'duroj mure
s'duroj gure qe i ndajne shqiptaret.

Bini djeme, mbas meje
armikut ne llogore, 
keta gure qe na i vune per ndarje
t'ua bejme gure per vorre.

Kerset pushka ne koshare 
si me u shemb orteku,
ne balle te luftes komandanti
trimi Sal Ceku.

Nje plumb i mallkuar
e ka marr ne ball,
bini djem dushmanit
nuk vdes une jam gjalle.

Ka dal Zana e Malit
tek koka i qendron,
I merr, nje grusht rreze Diellit,
ballin ia rrezon.

I merr, nje gjethe Lisit, 
plagen ia mbulon,
E merr, nje grusht dhe Kosove,
te buzet ia ofron.

Nga gjoksi i trimit 
e merr nje grusht trimeri,
qe t'a hedhe permbi Kosove
si fare pere liri.

Amanet Kosoven 
deri ne clirim,
ishte fjala e fundit 
e Komandantit Trim.

Kerset pushka ne Koshare
si me u shemb orteku,
ne ball te luftes ra deshmor
Komandant Sali Ceku.



PER PAK NGROHTESI

Djege kujtimin , netëve pa gjumë
Për pranverën qe sosi ne verën e thate,
Për lotët e mallit me duhet një lum
Për mëkatin,ne dalldisje , kërkoj një urate.

Ne pluhurin e fjalëve ,qe blerojnë çdo stine
si kambane kumti bien e nuk ndalen, 
Sikur prej betejash vjen ti e plagosur 
E lumit te lotëve me shume i ngrite valën.

Bëhem një me natën te shoh atë qe dua 
Ti derdhesh kujtimeve sikur rreze hane,
Zgjate dorën ,hape sytë, mashtrohem ne enderr
Mbi balle ndjeje ngrohtësinë e një dore nane.





NE PERTHEKIM KOHE

Një flete kalendari bie
E, hija e kësaj dite, mbetet
si nje ogur i keq.

Ne theqafje zgërdhihen
Fare e mbjellur për engjuj
Por mbinë, e u rriten, si dreq.

Ne perthekim kohe
Përbrenda asgjë e vlere.

Kundërmim fjalësh
Pazare deri ne kocka
Për plote te pafytyre.

Shume ,tepër shume 
- te pa nder.

Ikjen e marrin me gaz;
Te nesërmes te gjithe i lepihen .

Katër pasqyre, te reja, për rreth
Bejne tualetin, e ri, dhe krihen.


NE FUSHE TE PAJTIMIT

Ne Fushe te Pajtimit ka dale Zana,
nise me e lute te Madhin Zot .
Pse Prishtina e Tirana ,
s’po me ndihmojne me i ndale keta lote.

Njeqinde vjete na ndane me gure,
njeqinde vjete me dy flamure!
Njeqinde vjete s’jan pa me sy ,
njeqinde vjet ndarja i ka thy.

Sot kur guret i ka hjeke gjaku,
sot kur shkau s’na rrin tek pragu
Sot kur qyqeja s’knon per ne ,
pse s’po e bejme bashke kete Atdhe.

Kush po don me ba prap ndarje ,
kush ne mes nesh prap po fute sharje
A eshte grek ai, a eshte shka ,
guret e ndarjes qe don me i pa.

A ka gjak a vnere nder deje ,
mallkue qofte ne njeqinde brezni!
Ai qe luftes po i ban hile,
per nje Komb, per nje Shqipni

Arti në shërbim të atdheut

Smajl Lushtaku

(Intervistë me poetin dhe aktorin Smajl Lushtaku-Prekazi)


(Nga shtypja serbe dhe ngushtimi i hapësirave për të vepruar, shumë intelektualë shqiptar, në fillim të viteve ’90 u dëtyruan të emigrojnë jashtë atdheut. Në mesin e tyre ishte edhe djaloshi entuziast me shpirt artisti, nga Drenica kreshnike, Smajl Lushtaku-Prekazi. Ai u largua me një valigje duke marrë me vete edhe  shumë kujtime dhe ëndërra për atdheun. Rrugët e jetës e degdisën nëpër botë, por kurrë nuk arritën t’ia zbehin dashurinë për art të cilin e shfrytëzoi si armë luftë në sherbimt të atdheun. Ne e vizituam në Holandë, ku jeton sot dhe për lexuesit e revistës "AlbPlanet" zhvilluam këtë intervistë.)

AlbPlanet : Kush është Smajl Lushtaku – Prekazi ?

Smajl Lushtaku – Prekazi: U linda në vitin 1960 në Prekaz të Poshtëm, komuna e Skenderajt, në Drenicës. Shkollën fillore e kreva në vendlindje, ndërsa të mesmen në Skenderaj. Kam mbaruar dhe dy vite të fakultetit Juridik në Prishtinë, por për rrethana tashmë të njohura e të asaj kohe u detyrova t’i ndërpres studimet. Dëshira ime ishte që të studioj aktrimin, ku kjo dëshirë u realizua tek në vitin 1991, në Poloni ku mbarova Akademinë për Teatër dhe Film. Që nga fëmijëria e hershme, në shpirt kam pasur artin dhe kam qenë aktiv në jetën kulturore dhe artistike.Jam baba i pesë fëmijëve.Qe pesëmbëdhjetë vite Smajli jeton dhe vepron në Holandë!

AlbPlanet : Jeni njëri ndër themeluesit e Teatrit ”Drenica” të Skenderajt, kur ka ndodhur kjo dhe ç’ju shtyri ta themeloni këtë Teatër?

Smajl Lushtaku-Prekazi: Po. Me një grup te rinjësh entuziastë dhe dashamirë të dërrasave të skenës, themeluam Teatrin « Drenica » në vitin 1976. Ishte kërkesë e kohës njëherit edhe një lloj rezistence kundër regjimit serbosllav, që ta prezentojmë kulturën tonë të mirefilltë shqiptare. Sepse siç dihet arti u paraprinë edhe revulucioneve dhe ndryshimeve rrënjësore në shoqëri.
Bazën e aktrimit përpos Zotit që na e dhuroi, e morëm edhe ne shkollën e mesme tek prof. Beqir Beqiri, i cili ishte një entuziast i madh dhe punonte me ne me zemër dhe shpirt.
Më që dëshira ishte tejet e  madhe për aktrim dhe për ta promovuar edhe më tepër kulturën dhe artin, në vitin 1976 formuam teatrin « DRENICA », me një grup shokesh si : Bilall Koci, Shaqir Bejta, Arif Lushtaku, Ramadan Dobra, Agim Gashi, Shefqet Lushtaku, Rexhep Uka, Beqir Beqiri, Nexhmije Rreci  etj.
Qëllimi ynë kryesor për formimin e këtij Teatri ishte që të rezistojmë përmes kulturës sonë të mirëfilltë shqiptare. Duke i vënë në skenë traditat pozitive shqiptare dhe duke i luftuar ato negative, si dhe duke e luftuar pushtuesin serbosllav përmes fjalës artistike-skenike.

AlbPlanet: Në cilat drama keni luajtur dhe cilat role?

Smajl Lushtaku – Prekazi: Që nga viti 1976 kam qenë aktiv në këtë Teatër deri në vitin 1990, plot 14 vite. Kam luajtur në dramat : « Ik,Jak,ik » të Josip Relës,- rolin e Gjonit , te drama « Buqitje malesh » të Murteza Pezës-rolin e Shpendit ,kam bërë regjinë e pjesës teatrale « Shtatë shaljanët » dhe kam lujt rolin e Vuksan Gjonit, te « Halili dhe Hajrija » -rolin e Halilit, »Toka jonë » e Kolë Jakovës-rolin e Tuq Makut te « Rrëmuja » e Jusuf Kelmendit – komesarin, të «Hakmarrja » e Jusuf  Kelmendit – rolin e Musë Mehmetit, te « Agu »i Din Mehmetit – rolin e Nikës, te « Nita » e Josip .V.Relës kam bërë regjinë e kurse te « SHTROJERA » e Nebil Durakut kam bërë dramatizimin dhe regjinë etje.
  

AlbPlanet : Diçka nga ajo kohë, ndonjë kujtim?

Smajl Lushtaku-Prekazi : I tërë aktiviteti ynë zhvillohej në saje të vullnetit dhe entuzizmit (luanim dhe aktronim pa pagesë, pa para) në baza vullnetare e mbanim gjallë frymën artistike, duke mos kursyer asgjë nga vetja vetëm e vetëm të dëgjohej fjala shqip!
Më kujtohet, ishim në prag te shfaqjes së dramës « HAKMARRJA » dhe në skenë  duhej të ishte një gardh. Pa hezituar dolëm në malet e Prekazit,I premë  thuprat dhe e thurëm gardhin, ishim tre veta, morëm tre pjesë të  gardhit dhe duke kaluar me gadh në shpinë nëpër qender te Skenderajt dhe i vumë në skenë.Njerëzit që po na shihnin në qytet po mendonin se jemi çmendur, por më vonë e morën vesh. Në hapat e parë nuk kishim shumë shikues dhe më kujtohet edhe një rast jo i këndshem. Erdhi Zdravko Çolici me një koncert, është dashtë katër herë të shfaqet koncerti sepse kishte kërkesa të mëdha nga publiku, ndërsa ne kur shfaqnim ndonjë pjesë në fillim interesimi i publikut ishte tejet i vogël, vinin vetëm artdashësit e mirëfilltë. Por, sa më shumë që shtohej shtypja serbosllavëve vetëdija e njerëzve sa vinte e shtohej, por duke iu falenderuar punës dhe sukseseve tona, filluan të mbushen sallat plot kudo që shfaqnim drama.

AlbPlanet : Keni luajtur edhe me bashkfshatarët tuaj që tani janë dëshmorë të
kombit, siç ishin Hamëz Jashari e Naser Kodra ?

Smajl Lushtaku–Prekazi : Po thuaj se dhjetë vite kemi qenë së bashku në dërrasat skenike me Hamëz Jasharin dhe Naser Kodrën. Kemi luajtur në Skenderaj por edhe në Prekaz të Poshtëm si dhe në mbare Dardhaninë!
Në vitin 1983 formuam një grup të dramës në Prekaz, ku përgatitëm dramën « Fosilet » të Azem Shkrelit. Regjinë e bera unë ndërsa rolin kryesor të Dyl Mehmetit e interpretonte Hamëz Jashari, ndërsa të Bardho Bulit – Naser Kodra. Ishte kënaqësi të punosh  dhe bashkëveprosh me këta dy aktorë të zellshëm dhe talentë nga natyra.
Ishin aktorë të përkryer me nje vullnet të çeliktë. Shumë të urtë me kolegët po të ashpër me armikun, me çka dëshmuan duke dhënë edhe jetën për lirinë që po e gëzojmë. Kam emocione dhe nostalgji për këta dy aktorë që aq shumë na dhanë si në skenë po ashtu edhe në luftë duke u flijuar për më të shtrejtën-LIRI.
Ju qoftë i lehtë dheu i atdheut. Lavdi !

AlbPlanet : Pas dhunës sistematike të okupatorit serb, si shumë bashkëkombas tuajt ju morët rrugën e mërgimit?

Smajl Lushtaku-Prekazi: Po, është e vërtetë. Ato ishin ditët më kobzeza për popullin shqiptar. Jeta u ndalë në Dardhani. Kosova u pushtua nga  regjimi i bishës karpate-serbe. Rezistenca jonë ishte e mjerë dhe passive. Hapësira po ngushtohej për të vepruar dhe Kosova po shndërrohej në një burg kolektiv, duke i privuar shqiptarët nga jeta normale: mbyllën shkollat, largohen njerëzit nga puna dhe jeta e shqiptarit (kryesisht e njerëzve që kishin një të kaluar jo të « pastër » për serbët) ishte në rrezik. Unë si  dhjetra mijëra të tjerë mora rrugën e « korbave » , rrugën e mërgimit me shpresë që për një kohë të shkurtër të kthehemi në Atedhe, por mjerisht mbetëm ende këtu ku jemi.


AlbPlanet : Fillimisht mërguat në Poloni. Jeta e emigrantit atje dhe aktivitetet tuaja?

Smajl Lushtaku-Prekazi: Në Poloni migrova në vitin 1991. Pa humbur kohë u regjistrova në Akademinë për Teatër dhe film, që e mbarova në vitin 1995.
Jeta e emigranitit në Poloni si në çdo vend nuk ishte e lehtë, por pasi që isha i angazhuar në aktrim më dukej e bukur dhe interesante, ku falënderoj Fondacionin « BATOREGO « që më mundësoi shkollimin duke më ndarë edhe bursë.
Në Poloni kam luajtur në shumë shfaqje teatrale si dhe në filmin e Stiven Shpilbergut ”LISTA E SHINDLERIT” , isha i angazhuar gati 4 muaj!
Pastaj migrova në Holande ku edhe sot jetoj dhe veproj.
  

 
AlbPlanet : Sot jeton në Holandë, si e kaloni kohën, me çka mirreni ?

Smajl Lushtaku-Prekazi 
: Momentalisht gati një vit jam në pushim mjekësor. Kam pasur një operacion, por çdo gjë përfundoi mirë. Mirrem kryesisht  me poezi dhe së shpejti do të dalë me një përmbledhje. Jam duke përgatitur edhe një skenar të një recitali dramatik që i kushtohet  UÇK-së dhe dëshmorëve të Lirisë!

AlbPlanet : Vonë keni dalur në skenë si poet, kur e kuptuat se keni afinitet për poezi?

Smajl Lushtaku-Prekazi : Poezia më pëlqen, sepse është kënga e jetës. Melodia e saj herë e dhembshme herë krenare, herë e dashur e herë kryeneqe. S’e di as vetë saktësisht kur kam filluar të shkruaj poezi, sepse edhe në dramatizime të pjesëve teatrale kam kombinuar ndonjë varg apo poezi. Por kohëve të fundit me një  intensitet më të shtuar po e krijoj poezinë sepse inspirimin po ma jap mërgimi (mungesa e atdheut) jeta që kemi mbetur : »As me shehër as me Barilivë »siç thotë populli. Mandej situata e pazgjedhur e nyjes shqiptare, ku edhe në këtë fillim të këtij mileniumi çështja kombëtare ende s’është zgjidhur.
Unë më shumë jam aktor sesa poet, po poezinë e kam si vaj, sepse nuk kanë thënë me kot të mençurit :Vaji i burrit është kënga, për mua poezia !

AlbPlanet : Poezitë tua shquhen për atdhedashuri?

Smajl Lustaku-Prekazi: Po është e vërtetë, sepse kush nuk i shërben atdheut të vet, nuk i  duhet as njerëzisë. Unë edhe pse jetoj larg atdheut, dëshiroj të jem ai që jam. Të prezentoj vetvetën në origjinalitet. Atdheun e dua mbi të gjitha dhe  po më mungon shumë. I mjerë është  njeriu pa atdhe, jetim nën mëshirën e fatit dhe zotnisë. Pa keqkuptime, vetëm qentë lehin aty ku hanë. Ne kudo që jemi duhet të dëshmojmë që jemi njerëz me identitet dhe krenar që i përkasim  Shqipërisë natyrale. Më shumë se kurrë na nevojitet atdhedashuria, sepse kombi po kalon në një eksperiment të tmerrshëm  nga lloj-lloj virusësh, të cilët po mundohen ta zhdukin çdo gjë shqiptare. Andaj frymëzimin e gjej në kombin tim, në historinë dymijëvjeçare të robërisë!
Pra inspirim është vetja ime!

AlbPlanet : A nuk ju duket pak jashtë mode, kur shumica shkruajnë për dashurinë.Vargjet tuaja edhe pas Pavarësisë së Kosovës i përshkon patriotizmi ? Kur do ta ndërroni stilin e të shkruarit ?



Smajl Lushtaku-Prekazi: Së pari, atdheu s’matet me modë. Mëmëdheu  është dashuria më e kapshme dhe e sinqertë që egziston për mua.Ta duash dikend është e bukur, por ta duash atdheun  është hyjnore,  takohesh me vetë zotin. Unë mendoj se ata që s’e duan atdheun  s’mund ta duan askënd-as personin. E di që shumica e poetëve sot shkruajnë  për dashuri, por unë  s’mirrem me to, jo për faktin q, moti e kam kaluar fazën e adoleshencës, por…sa i përket Pavarësisë së Kosovës, për mua kjo është  një lojë  e vetëknaqësisë te disa individëve, sepse çështja jonë nacionale shqiptare nuk është zgjidhur. Për mua Pavarësia e Kosovës është një akt,  por jo kurrësesi krejt shfaqja. Pa Bashkimin e Kombit Shqiptar në një shtet, këto janë dokrra për mua. Stili im i shkrimit ndërron vetëm atëherë kur ta bëjmë ribashkimin e trojeve shqiptare!

AlbPlanet : Çka kishit për t’i porositur poetët dhe aktorët e rinj?

Smajl Lushtaku-Prekazi: Ta duan dhe ta respektojnë vetvetën-atdheun, sepse vetëm aty ekziston e bukura dhe hyjnorja. Ta prezentojnë vetveten, kulturën dhe vlerat e mirëfillta shqiptare të cilat janë të veçanta në tërë globin. Të jenë më të guximshëm në mbrojtjen e dinjitetit personal dhe kombëtar!

AlbPlanet : Në fund ëndërra  juaj që kishit dashur  t’u realizohet ?

Smajl Lushtaku-Prekazi: Mos më marrtë vdekja, pa e parë SHQIPËRINË NATYRALE, siç e ka krijuar vetë zoti!

AlbPlanet : Krejt në fund?!

Smajl Lushtaku-Prekazi: Ju falënderoj për vizitën, duke i përshëndetur të gjithë lexuesit e revistës "AlbPlanet" dhe gjithë shqiptarët ku do që janë. | 

(U ndamë   me poetin dhe aktorin Smajl Lushtaku-Prekazi, të cilin më shumë se sa vitet e kishin rënduar mbi supe skenat tragjikomike që po luhen gjithandej trojeve shqiptare, por me shpirt  kish ngelë po ai Smajli që e kam njohur në vitet’80 (ku për fat kam pas rastin që me të të luaj në disa drama) plot energji dhe elan për artin dhe krijimtarinë, me shpresë që akti i fundit i dramës shqiptare të përfundojë me një dasmë të madhe – me kurorëzimin e Shqipërisë natyrale!)

Intervistoi : Agim DRENICA