Freitag, 15. April 2016

Buqetë poetike nga Musa Jupolli

Musa Jupolli

GËSHTENJË E QYTETIT TIM

grafika e gjetheve të mia
lëndohet ,
botanika e Atdheut tim
ju nuk kërkuat asgjë
më shumë se ushqim
nga dheu i juaj,
jetëgjatësia juaj në shërbim
të fëmiut
të qensishëm për jetën tonë !
Literatura ime !
legjendë, roman, poemë ,
arti në listën e alfabetit ,
orkestre e lulishteve ,
lisat e gështenjeve
besnikëria e stinëve të motmotit ,
dëshmia e historisë
e ndodhive të popullit,
bangat e shkollës sime !
Gështenjë !
zonjat e rënda
nën hijën tënde
bukuria u pëlciste !
Gështenjë !
Ilire, pellazge n' origjinë
u rrite në dritë e ndritësi
për rrugë të mbarë
simbole e shkollimit
estetike me ngjyra
në puthje të parë
aty lindëte dashuria !Pse !pse mi pretë gështenjat e mia ?
pse ma lënduat të dashurën time ?
pse mi fshehtë kujtimet e mia ?
Zot që flet shqip :
kthemi gështenjat e mia !

Paris, 28/10/2012



Afrikë

Afrikë !
Vuajtja ime
dashuria ime
fill pas
Atdheut tim
Të dua Afrikë,
aty gjej
një pjesë të filozofisë sime
dashurinë e njeriut
n' harmoni me natyrën
gjeneza e parë
e shpirtit !
Afrikë !Bardh e zi me ngjyra
ngjyrat e jetës falë nga Hyu
aty i gjeta !Pritëm Afrikë ,
me vargun tim
plagët unë poeti
në lutje të Zotit
do ti shëroj !
Të dua Afrikë !

Paris, 28/10/2012


Populli (t) im

skenë e kohës
në të folmën e natyrës
nga viti në shekuj
në kërkim të botës
drita dhe hija
n' imitim
mistike
perlë në engjulleshë
me fytyrë të qeshur
kryevepër e historisë
misterioze
përballim
para
kryqzatave
dhe pas
zemër
virgjëreshë me fëmiun e posalindur
t' emëruar Pellazg
në Kopshtin e Parajsës
pi dhe larë në vaj t' ullirit
për shëndet dhe fat
arti do na e zbuloi
të vërtetën
në besim
të shpirtit
dhe realës
E kësaj Bote shqiptare
E asaj Bote pellazge
Simbol i një besimi
Dritën dhe ngjyrën
Para dhe pas testamentit
Qytetar stilistik historik
Në gdhendje të gurit
Gur' që flet
Andaj më quajnë poet
Askush nuk e di pse të emërova
Vend i shenjtë
Për këtë mu dasht
Ta pyes natyrën
Ta zbërthej të folmën
Artin ta vë në ekspertizë
N' ADN mu dha rezultati
Populli me kulturë më i lashtë
i Hameosi-t:
Pellazgo-Iliro-Shqiptar !
E sot ku jemi ?
E tashmja a do ti përngjajë së kaluarës ?  

Paris, 23/10/2012 



Kosovë p(R)ozë e gjatë ...

Hej Kosovë je aq e fortë e pathyeshme

Per ty shkruan vargjet më të zjarrta

djemtë , nipat Tu që prekën me gjak cepin
e buzëve tua gjithëherë te kuqe
Zemra flakë e pjelljës sate
barutin e armiqve ate e thithën që
bukurinë mos ta prek.
Në duart e tyre të njoma
ra i tërë prushi e në trup Ty Kosovë
nuk e lanë që të djeg.
Vashat tua Kosovë, Arbëria gjithëherë
të zgjuara i gjeti. E ato filluan
t'i këndojnë, se thellë menduan
mos po e lendojnë të bukuren e dheut.
Trimi në shkëmb guri ngriti plisin
që kishte rënë në ballë
në tepe të kresë dhe filloi këngën
Për Ty jam gati të cdes ATDHE
Hej Kosovë Tungjatjeta
Tungjatjeta sofra e bujarisë
Bukën kripën për Besën tënde
Kosovë kurrë nuk i kurseve
Kosovë nëna jonë sa bukur
të rri shqiponja në ballë.
Hej Kosovë, gjithë ajo fortunë që të përfshiu
asnjëherë gjakun s'e prishe.
Trimëria dhe menquria jote dhanë shembuj
Kosovë shkëmb graniti, fjalë burri urtësi
Fjalë e parë, fjalë e mbramë e poetit
Kosovë prozë e gjatë e njeriut
Kosovë kështjellë e pëflakur
Edhe fëmija në lindje
tytën e pushkës të nxeht e gjeti
Në djep e mbi djep krisma e saj
lëshon jehonë, jehonë e thellë
e mbrojtjes së atdheut
Djalë pas djali në krismë pushke
martesë bëri
Djalë pas djali në flakë lindi
Kurrë i kalllur konaku i lindjeve
Konaku i rritjeve,
shtohej gëzimi nepër flakë
kullë e ndezur
e flakur
kurrë e kallur
Lindi një shqipëtar nepër flakë
sofra u shtrua, sofra e guri
gjithnjëherë të bardhë emrin ia
vunë Atdhetar
Syri yt Kosovë liqe ujë loti
Trupi yt Kosovë Rubin moti
Duart Tua Kosovë farë drithi hedhin
Kosovë, Ti që gatuan bukën e jetës
Kosovë moj hyjneshë
Ke menqurinë ke qëndresën
Kosovë prozë e gjatë e njeriut.


Për himnin e Shqipërisë...

I them mos më prish leximin
mos më shëmto poezinë
se aty gjej kujtimin
Mos më trego rrugën e diktatit
se leht vie të dëshëprimi
Mos më gjymto këngën
se ajo ka ritmin e vet
Mos ma çakordo jetën
se ajo ka rrjedhën e vet
Mos më trego kohën
se ajo ecën vetë
Mos më hidhëro plakun
se ai ka historinë
Mos më dëshëpro vashën
se ajo më ushqen me bukurinë
Mos ma hidhëro Kosovën
se ajo ka zërin
për ty për mua
për himnin e Shqipërisë

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen