Samstag, 16. April 2016

Buqetë poetike nga Miradie Z. Avdullahu

Miradie Z. Avdullahu

Sot dua lumturinë

Qëndroj para të pamundurës,
e më frymëzon!
Sfidoj të pamundurën,
e më trimëron!
A thua, eksperimentoj,
apo thjeshtë,
më mbeti
shprehi e vjetër?!

Më verbon ndjenja në zemër,
apo naive për dashuri?
Perëndia,
pse  femër më krijoi ,
kam të drejtë,
të jetoj!

E lodhur,
me pak fuqi,
me shumë pengesa
nëpër shtigje,
sa sfida të jetës provova,
gurrë e lotëve në sy,
tash u shterrua,
e ujiste zemrën.


Rrezatim  kujtimesh

Mos u zemëro e imja fushë
As ti o mali i lartë
Nuk ju  kam harruar
As dashurinë për ju
S’e kam shterruar
 Vi të ju përshëndesë
Çdo  verë
Si dallëndyshet
Kur vin në pranverë.

Vrullshëm fluturoj qiellit
Andej, këndej
Lartë e poshtë
Të përshëndesë
Bukurit tuaja
Ku ende rrinë ndezur
Ngjyra fëmijërie
E në sytë e mi sjellin
Rrezatim kujtimi melankolik.


Më kujtohen bukuritë
Mbi ujërat e thella të krojeve
Të bardhë si hëna
Me urë të hollë e të brisht
I imrpovizuar një port.


Rreth meje mbeshtillej erë
E tokës së lëruar
Shpesh retë zbritnin ulët
Krejt pranë mbi majet e malit
Dhe kjo më bënte të dridhem.

Ah të kisha mundësi
Të përplasesha prapë në ato ditë
Në të dashurat vende ekzotike
Peisazhe tani më të largëta
Që nostalgjinë ngacmojnë
Dhe shih
Asgjë nuk varet nga ne

E kjo më sjell pak ngushëllim.




PSE

(Shaban Cakollit)

Euu…euuu…
Si  po kalon koha nëpër duar
Dhimbjet që s’i duam
Shpirtin e bëjnë të trazuar.

Sa trishtim
Kur kthehesh në shtëpi
Drita pran emrit të mikut
Nga e gjelbërta është bër gri.

Psee…po pseee…
Pse o vdekje sulmove
Kur më së shumti besova  në miqësi
Në bindjen për suksese në ardhmëri.

Pse shkëpute gjethen e njomë
Nga trungu me rrënjë të përjetësisë
Pse i shterre rrjedhën
Burimit të letërsisë.

Po ti o vdekje mizore nuk je fitimtare
Dhe pse na lage faqet  me  lotët
Për veprat e tija bujare
E kujtojmë ne e nderojnë motet.

Gllamnik

30 korrik 2014


Një jetë me ty

Eh, sa vite kaluan,
nuk di të them
janë shumë
a janë të gjata
po ato flokë të zeza dikur
sot janë bërë të bardha
dhe që jeta është e bukur
kur vite tjera bashk kemi përpara.

E bëm bashk tash
Në vete pambarim një histori
Mbi një çerek shekulli
një jetë  përrallore  me dashuri.

Pres kthimin nga puna për çdo mbrëmje
Se pranë teje ndjehem e qetë
Lumturia na mbëshjellë me ëndje
Si çarçaf mëndafshi
I shtruar  me petale lulesh e fletë.

Të dua afër se vetëm ti me ndershmërin
Shmang çdo hezitim timin frikacak,
Ti braktisë nga unë errësirën e natës
E bëhesh strehimi i pasigurisë time.

Të dua afër si agim të të nesërmes time,
se je krah ku  mbështetet qetë koka ime
E në melodin e heshtjeve të mia
Nga buzëqeshjet tua dhuratë më vie lumturia.

Të falenderoj  për vitet
Që së bashku i kaluam
Herë me gëzime e herë në grindje
Prapë  bashk të gjitha i tejkaluam
Dhe ulur pranë njëri tetrit
Të them, udhëzo Ti çdo kund
Do jem meTy o zemër

Deri në fund!
________________
Për Revistën AlbPlanet: Agim Drenica

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen