Donnerstag, 14. April 2016

Buqetë poetike nga Hasan Elshani

Hasan Elshani


MALL PËR TY

Me vjen mall në këtë çast e ndi
Mall dhëmbje që më ze për ty
Më shfaqen para sysh vetem ti
Vezullim më vjen nga vegimi
Ti engjullushe e ima plot dashuri
Me jeten zhurmake të endrroja
Dhembje brengash e shumë merzi
E zëri yt gjithëherë plot embelsir
Për rrjedhat e kohrave që tani iken
Të kaluaren mjegullat e mbuluan
Por nga larg me vije zëti yt
Fytya duke qeshur dhe nuri
A do të shëndrit prap agimi
Që përseri të shfaqesh në perçafim
Do iken ditet ne harres me brenga
Ato te zymta si ne shkretir
Po kënga , gëzimi pa shpresa
Pa lotë e brenga,jetë e dashuri
Ja pra më shëndriti prap agimi
Përseri me erdhe në perçafim TI
Si vezullim i një vegimi
Ti engjellushe për bukuri
Me solle gaz e lumturi në zemrën time
Me këthimin tënd , hubin lotët
Prap erdhi lumturia, gëzimi e dashuria



LAMTUMIRË " MIKE "

Unë Idiot apo Ti Psikopate ?
Pas një miqesie tënde interesit
Që nuk munde tia arritesh dot
Thua qendro me idiotin tend .
Ndersa me mua kurr jo !..
Ja pra lamtumirë ,pa këthim
Fati na ndau kjo është mirë
Shko gjeje tjetrin e marra ti
Shpresoj të mos takohemi serish
Bota është vogël rrugët kryqzohen
Gjerat gërshetohen pa pritmas takohen
Pra Lamtumir "mike " pa fjal fyese
E di që ti do të derdhish lotë
Përse të ndryshosh mes shiqim vetuallash
Mua s'do të vje vdekja jo sot
Unë asnjëhere me parë s'jam gënjyer
Nuk është e drejt miqtë ti fyesh
Mes nësh jo ,nuk lindi dashuri
Unë të fala vetem miqësi.
Por menjat tuaja u tradhtove vet ti.
Me zhurmim të shpirtit tënd nuk isha unë
Si në fillim,si gjatë miqesisë edhe sot
Mike të konsideroja, mike mbetesh
Lamtumirë "mike" e nderuar e Shtrenjtë !



PËR TY

Për çdo çast të kujtoj Ty
Edhe kur lind dielli rrezet që lësho
Kur rrezet derdhen mbi bukurin tënde
Për çdo çast të kujtoj ty

Edhe era verdall kur fryen,shtgjeve
Zëra tmeruaese kur era lëshon
Nëpër brigje kur ecë,unë shtegtarë
Të ndiej edhe kur valet e detit dallgëzojn
Nga atje zëzi yt në shpirt më vjen
më duket në zëmër gjaku nxiton
Buqitja edhe malin e dendur ushton
Atje ku rreze dielli nuk deperton
Unë i nemitur po, por me Ty jam
Edhe ngado qoftë tejesh larguar
T' ndiej, të shoh, aromën tënde e ndijej
Edhe kur ndrisin yjet e lartë nqiell
Oh, sikur te isha tani unë pranë
Ti e dashur plotë afsh e zjarr
Bije nderit fisnike bije shqiptare
Më dhuro buzeqeshjen me shuaj etjen .



TË DASHURËS

Në çdo çast unë të kujtoj
Edhe kur lind dielli rezet kur lëshon
Rrezet e diellit mbi ty ndriçojn
Në çdo çast ty të kujtoj
Kur era mbi shtigje verdall fryen
E zëra trishtuese lëshon
Kur Ti ecën nëpër brigje
e unë shtegtar i mjerë vetem
Të ndiej edhe kur vala e detit dallgëzon
Nëpër valë zëri yt me vjen
Duke buçitur,e unë përgjoj
Thirmat tua që Ti mi dërgon
mes pyjeve të dendura të larta
Ku as rreze dielli nuk deperton
Unë i nemitur, por me Ty jam
Edhe ngado qofsh larguar
Unë të ndiej,të shoh edhe pse larg
Atje ku ndrisin yjet e lart në qiel

Oh, sikur të isha pranë.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen