Mittwoch, 20. April 2016

Cikël poetik nga Luljeta Selimi Berisha

Luljeta Selimi Berisha

Brym mbi mua

Në qiell hëna, unë shtegtojë 
.
Atje me përgjon, me mban nga larg 
- me mbron 
vdekja e uritur, po gllabëron.

Natë, errësirë lehje qenesh 
s’ka më gjumë ne sy 
Tretën mendimet, kam veç zjarrmi 
jam ngrirë, po fluturoj 
Deri në agimin , jam kalli gruri 
Për vendin tim .

ndalohet braktisja e pozicionit,
Gatitu, gatitu ti.

Befasit në errësirë ja pres hovin
Hëna në qiell, unë roje e Atdheut
Tregim i papërfunduar Kosova ime .

11 mars 2015




Rrugë e papërfunduar

Qytet në errësirë e trishtim
Varre të hapura pa tabelë 
Lecka yjesh në lendinë e plaguar 
Thirrje fëmijësh të frikësuar
Diell me re i mbuluar 
Lumi rend i turbulluar 
Këngë e padëgjuara
Lehje qenesh të tërbuar
Plage e thellë në mua 
Nuset duke vajtuar
Rrugë e papërfunduar.

10 mars 2015




Dëshmi 

Jam zog i lënduar toka ime 
Eci rreth gjurmëve tuaja 
Shikoj kullat e rrëzuara
E ulem tej fushave të gjakosura 
Vajtoj mbi varret e fëmijëve 
Tek vendtakimet e te rinjve 
Tek nenat qe lanë fëmije 
Muri Rrezoftë prapë edhe një.
Ulem në bankat e nxënëseve të vrare
Numëroj e numëroj e si arrij të gjithë 
Janë shumë që mungojnë sot e unë 
Vetëm shikoj
Luta njerëz e botes të ndihmojnë 
Por shpëtimtari gjithnjë vonon
Pse kaq shumë qyqe me shikojnë 
Vendin kush do ta shpëton 
Rënkimet enden e qierren nga dhimbja 
Zemra ngrin e copëtohet 
U shuan ëndrrat e blerta 
Ajri po ngurtësohet. 

Prill 2015




Dhurate ta jap shpirtin o toka ime

jam me qetësi prej vullkani 
jam e paluajtshme 
gjaku im që rrjedh i mësheruar
jam dhimbja jote atedheu im
kengë e masakruar
strofë e coptuar, dritë e rrënuar.

dhuratë ta jap shpitrin o toka ime!

Në ketë tokë të përjeteshme t lashtësisë
jam e lashtë aq sa jam e re 
jam këtu që kur bota mbiu
gjethë në cdo syeth 
jam gjerdan në cdo mbretereshe
jam ajrë në cdo sferë
Jam Shqipëria 
e lënduar, e thyerë
por pa u dorrëzuar atdheu im

si dhuratë ta jap shpirtin o toka ime
vetëm lulëzo
si na do zemra mua dhe ty.

Shkoder gusht 2014

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen