Samstag, 30. April 2016

Poemë për nënën nga Sheremet Prokshi

Sheremet Prokshi
KA MBI TRIDHJETË VITE
MË VIJNË FJALË TË NËNËS

  Poemë)

Sa kam mall për fshatin tim
Ku kaloja fëmijërinë,
Për Kokilin gurë mbi gurë
Prej ku gdhendja lashtësinë.

Për shumë kroje në lugshtajë
E për lumin valë-valë,
Dhe për burra n’kokë me plisa
Që i njihja e s’janë më gjallë.

Kam shumë mall për ty moj NËNË
Që frymon në përjetësi,
Atje lart diku mbi qiell
Rrezaton në yjesi.

Shpesh më vjen e buzëqeshur
Unë një këngë nisi këndoj,
Si dikur në prehrin tënd
Flij pas pak dhe ëndërroj.

Kur të zgjohëm vargis vargje
Përshkruaj hapat gjër e gjatë,
Me zë fjale nëpër rima
Thërras heshtur ditë e natë.

Shpesh të shoh si engjëllushë
Se e doje bardhësinë,
Vjen e thua, dëgjo bir-
Me çdo kusht ruane lirinë!...

Se liria ka shumë vlerë
Është si mjalti në koshere,
Është si Dielli është si shiu
Është ylber në sy pranvere.

Ka mbi tridhjetë vite
Më vijnë fjalë të nënës
Edhe kur është vrërët
Shtatë palë qiej blerojnë,
Zërat kumbojnë çiltër
Të kthjellët, të ëmbël
Nëpër stinë motmoti
Zemrën ma forcojnë.

Vijnë e rrallëherë ndalen
Në ulnajë livadhi
Se mund ti merr uji
Balta s’iu lë fije,
Por i ngjiten bregut
Hyjnë në kopsht oborri
I gjejnë fillet tona
N’djep trashegimie.

Dhe sa vete koha
Atje shtrij kujtimet,
Në dhomën e pritjes
Rrijmë tok me ty nënë,
Ulemi së bashku
Qajmë hallet e jetës
Bora me fortunë
Si na kishte zënë.

Si ngrinte çdo gjë
Netëve të ftohta
E se ndalnim zjarrin
Deri në agim,
Krisnin si nga reja
Lisat në zabele,
Dimra të trishtueshëm
N’kalendarin tim.

Vallë, kush niste rrugën
Në ag të mëngjesit,
Kur shkonim në shkollë
Kush e çante borën?!
Po kush tjetër kush
Përveç një pishtari
Në çdo mot t’vështirë
Ai na zgjaste dorën!...

Madje ku e gjenim
Atë dozë optimizmi,
Atë forcë çelikosur
Nën kulm varfërie?!...
Ishe ti nënëloke
Që n’tru na kodove
Të ndjekim çdo hap
Për shkollim e dije.

Shkonim të buzëqeshur
Uleshim në banka
Nxirrnim një fletore
E një abetare,
Sa e madhërishme
Për ne ishte shkolla,
Ato klasë të vogla
Me nga një dritare.

Nga dy e tre shokë
Shpesh një laps e ndanim
Na mbante vullneti
Dhe pesat n’ditar,
Ecnim nëpër vite
Nuk ndalonim  fare
Me zellin për dije
Plot margaritarë.

Nëna numëronte
Ditët që po vinin
E çka vjen nga lart
Thoshte, s’bën t’merzitesh,
Thoshte kur vjen marsi
Agu zbardhë më herët,
E në vrap lendinash
Më shpejt zë e rritesh.

Ikte stinë e egër
Diku përtej malesh
Pranverën e bukur
Shpeztë e lajmëronin,
Dhjetra fëmijë fshati
Veshur me të linta
Dilnim në Fushë Mollë
Me qengja lodronim.

E harronim dimrin
Akullin e borën,
Po shpesh me ndërskamca
Na lidhte pushteti,
Vinin të përjargur
Nëpër çdo shtëpi,
Merrnin pula, vjeta
Ve, miell e kryp deti.

Pranvera e hershme
Fliste me punëtorin,
E çfarë mund të bënim
Ne si krahë t’shtëpisë?!
Tre si çilimij
Dy pak më të rritur
Me nënën fillonim
Punë të bujqësisë.

Shikimin e shtrinim
Nga një breg në tjetrin,
Syrit ia shpërfaqnim
Hapsirën në arë,
Njëri ndiçte pllugun
Brazdave të gjata
Tjetri nga një kovë
Merrte hudhte farë.

Hë, çfarë mendon Rea°
Më thuaj punë e mbarë?
Fol moj e uruar
Zonjë  plleshmërie!...
E kemi mbjellë misrin
Perëndeshë e tokës,
Tash flet zemra jote
Hyjneshë  bujqësie.

°Rea, nëna e Zeusit pellazg. 
Perëndeshë e plleshmërisë së tokës dhe e bujqësisë.

Flet nëna e dashur
Atje ku ndrijnë yjet
Ku rrijnë engjëllushat
Ku mbijnë vetëm lule,
Ku gjyshi e gjyshja
Shtrijnë shtratin kujtesës
Ku i rritë mamaja
Çupat me pekule.

Po ne, çfarë kërkonim
Si fëmijë të vegjël?
I kërkonim trohëzat
Ti mbledhim në sofët,
Frymë të marrim lirshëm
Pa frigë, pa rrudhë krahun
Të dalim e hyjmë
Lirshëm në çdo votër.

Kërkonim pak dije
Shkronjëshqipes sonë
Numrat
Mbledhjen
Zbritjen
Historinë atnore
Kërkonim mollëkuqe
Nën strehë të shtëpisë
E jo tmerr tiranësh
N’djep të Ilirisë.

Kërkonim pranvera
Me lule zambaku
Ditë të shenjtëruara
E netë me dritë hëne,
kërkonim ylberin
Hark pas shiut të prajshëm
Buzë që flakëronin
Me urata nëne.

Thuaja plot një javë
I shikonim retë
Kur po turbulloheshin
Të na sillnin shi,
Dhe kur nisnin rigat
O zot sa gëzoheshim
E mbëltuar të mbinte
Farë e misrit t’ri.

Pas katër- pesë ditësh
I shikonim rendet,
Fletëzat e hapura
I preknim me gisht,
Do të mbijnë të gjitha
Këto kokrra stralli!...
Flisnim buzëqeshur
E përzemërsisht.

Rritej misri e fasulja
E n’mes rendash mbinin kunguj,
Pas dy javësh niste mihja
Të mos bëhëj puna grumbull.

Pak- ngapak arrinim cakun
Pa kursyer asnjë orë,
Për dëtyra kishim mbrëmjen
E n’mëngjes shkonim në shkollë.

Front i punës anë e kënd
Front për grurin që po piqej,
Merrte ngjyrën qelibar
Për të mbarë shtohej e rritej.

Zgjatej dita për çdo javë
E n’bregdet forcohej fiku,
Në qërshor mbaronim shkollën
Më t’lirë ishim n’muaj korriku.


Sa gëzueshëm shtrohej lama
Rreth një druri si mullar,
Kuajt shqitnin kallij gruri
T’bëhëj gati për hambar.

Kur pak frynte erë e lehtë
Me teplotë e hidhnim lart,
Shkrifnim drithin me durim
Në lamë mbetej grurë i artë.

Do të kemi miser
Gati për një vit,
Veç duhet shumë punë
Gjer ta fusim n’kosh,
Po ndodh vijnë matufat-
(Thoshte nëna ime)
E marrin të gatshëm
Na lënë me duar bosh.

Nuk vijnë nënë nuk vijnë…
Thirrnim me një zë,
Me grusht rrahnim gjoksin
Dhëmbët i shtrëngonim,
Nëna buzëqeshur
Na merrte për dore
Nën hije qërshije
Uleshim drekonim.

Janë fëmijët si zogj mali
Ku shtrijnë krahët gjejnë një trohë.
I heshtur e pyesja nënën
Për pak lojë a kisha kohë.

Shko o bir më thoshte lokja
Veç kujdes, mos vono shumë,
Luaj në fushë, kënaqu shpirt
Por mos zbrit të shkosh në lumë!

Ka do ditë thonë turbullohet
Frigohëm mos iu merr vala,
Është më mirë atje te krojet
Në Fushë Mollë te kalaja.

Vraponim nëpër lendinë
Shokë të klasës, çilimij,
Furishëm thirrnim të tjerë
Me zë t’lartë si me buri.

Hudhnim “topin” në log fushe
Dy ekipe kundërshtare,
Po kur keq dikush shqelmonte
Topthi shqyer nuk dukej fare.

Dilnin leckat ngjyra –ngjyra
Nuk ia vlenin asnjë grosh,
Dikush trembej, tjetri qeshte
Kërcente si gjel kokosh.

Prej aty përshkonim malin
Drejt kalasë andej prapshtie ,
Në krah mbanim varë një traste
Me pak bukë e djath shtëpie.

Tok së bashku përseri
Bënim gara miqësisht,
Pa e prishur harmoninë
Pa ia bërë askujt me gisht.

 











Sa herë nisem shkoj në fshat
Më kujtohet fëmijëria,
Ato lojëra miturake
I mbërthen në shpirt magjia.

Më duket se fluturoj
Nëpër shkrepa marr fuqi,
Ti s’më sheh, por atje jam
N’kopsht parajse t’kërkoj ty.

Bëhëm hap që dot nuk ndihem
Bëhëm flutur trëndafili,
Jam unë NËNË me ngjyra vargu
Ylberian qe vij nga qielli.

Rrëshqet loti në petale
Gjurmë kristalesh duke lënë,
Dua ti hapi njëqind porta
Të më thuash diçka moj nënë.

Veç një fjalë o veç një fjalë
Do mjaftonte n’fillim prilli,
Të më dukej dita ditë
Skaj planetesh rreze dielli.

I rrekëm hapsirës
Me muskuj Herkuli,
Ndjej krahët e hapur
Si disk fluturues,
Dhe kur vij më afër
Seç ndizen kandilat
Tringëllojnë këmbanat
Tingujve kumbues.

Trupin e bëj xhitë
Shtrirjes boreane,
Bëhëm flatër zogu
Nënë moj lirietur,
Të kërkoj pandalur
Në sferën e artë
Vij të përqafoj
Me mallin e ndezur.

Nëpër damar gjaku
Rrjedh diçka e valë,
Venave të zemrës
Shprushet aritmia,
Dikush pranë, më thot:
-T’është ngritë tensioni!...
Kur i hapi sytë
Shoh jam te shtëpia.

Ah moj e uruar,
Për se më trazove,
Rrallë e zë atë akt
Të marr udhë në qiell,
Atje ka shumë vite
Ndjej se më prêt nëna
Si hënë universi
Si dritë rrezediell.

Për ty nënë thërmoj
Çdo asht, çdo pjesë trupi
Vetëm të mbërrij
Ku zë vend mejtimi,
Dhe të bisedojmë
Çiltër si dikur
Pranë e më pranë teje
Në prehër gëzimi.       

Për ty do të nxirrja
Mijëra gurë nga bjeshka,
Mijëra shkallë të pjerrta
Do ngritja përpjetë,
Edhe nëse bëhëm
Stacion i fundit
Atje do të ndalem
Bashkë të rrijmë përjetë.

Edhe nëse bëhëm
Hamall, vagonetë
Të më ngarkojnë shpinën
Me një barrë të rëndë,

I mësuar jam
Koha më ka regjur
Sapo ti fshij djersët
Nisi këndoj këngë.

Këngës të ja themi
Me ngjyra vokali
Me ty rirreshtohem
Marshit funeral,
Dhe në ritëm hapash
Si dy shenjtorë,
Bashkë e ngrisim zërin
Pa instrumental. 

Kujtesën e kthejmë
Kah ecnim dikur,
ku pushonim trupin
Lisnajës me hije,
Përtej dhimbjes ndjekim
Ishuj përrallorë
Drejt harkut të hënës
Yllnaj  bukurie.

Hershëm vinte agu
Shkëlqimit diellor
Me ty ndriste dita
Faqes së mbëltuar,
Tre djem e dy vajza
Rriteshim përditë
Duke na dhënë shpresa
Nënë moj e praruar.

Vështirë qenka, nënë
Të shkruaj krejt çka ndjej
Se më rrjedhin lotët
Ethet përcëllojnë,
Ngulfatem në fyt
Sytë më turbullohen
Koka më ushton
Dhimbjet nuk pushojnë.

Ishin vite skamjesh
Tmerr ishte atë kohë
Me stres hapnim porta
Me stres ndiçnim dritën,
Djaj silleshin rrotull
Në fshat e qytet
Çdokend e përcillnin
për t’ia ndalur rritën.
Shërbëtorë satrapësh
Vinin nëpër shkolla
Kur çfaqnim programe
Hapnin sytë si buaj,
Nuk e kishin  lehtë
Arsimtarët tanë
T’ia dilnin suksesshëm
Me atë gjak të huaj.

Po librat si lënim
Në raft pluhërosur,
I radhitnim shkronjat
Rilindjes së jetës,
Udhëve të mjegullta
E filtronim dijen
Të gjenim e ndjekim
Fillin së vërtetës.

Je me mua nënë
Si atbotë e etur
Për punë në kuzhinë
Gjellëra,ëmbëlsira,
Për pritje përcjellje
T’artë e kishe fjalën,
O kulmi shtëpisë,
Nëna jonë më e mira.
Sot edhe gjithë jetën
E ndij zërin tënd
E ndjej ngrohtësinë,
Në krah përqafimi
Për 8 Mars kur vinim
Nga vatra e dijes
Në çdo cep oborri
Shpërthente gëzimi.

Dukej ndryshe kopshti,
Pemët me zogj plot
Ëmbël cicërinte
Trumcaku këngëtar,
Kur nuk kisha lule
Heshtur të tregoja: -
Sot nënë i kam marrë
Dy pesa n’ditarë!

Pse flet heshtur bir?!
Pyeste ëmbël nëna
Afrohu, më thoshte
Më shiko në sy,
Ti më duhesh shpirt
Ato nota t’arta
Ndërsa përplot lule,
Kemi në saksi.
Si krismë lajmëtare
Erdhi vjeshtë e parë,
Gjashtëdhjetë e teta
Hyri në binarë,
Studentët kërkonin
Tufëza lirie
Ata djem e vajza
Sy margaritarë.

Dhe sa vinte shtohej
Ai zë krenarie,
Rriteshim si lisat
Pa u ndalur fare,
Vërtet ishim lodhur
Nën zgjedhën e huaj
Pa na lënë të qetë
Zezona barbare.

Mësuam përmendësh
Si të ndjekim hapa
Dhe si ti dëbojmë
Ato bisha mali,
Si ta ngrisnim zërin
Në atë kohë trishtimi
Ta largojmë nga trojet
Atë farë kanibali. 
Po ngritej fuqishëm
Truri ynë i fjetur,
Tashmë mendjen tonë
E kthjellonte libri,
E kthjellonin gjyshërit
Me qindra rrëfime
Tregonin pse ashpër
Atbotë vinte dimri.

Pse në vend të luleve
Flakë sillte pranvera
Shkrepja e vetimës
Vriste nëpër ara,
Pse në vend të grurit
Mbinin kaqa, therra
Dhe e rëndë si tuqi
N’shpinë na vëhëj barra.

Më nuk mund të shtirej
Asnjë profetik,
Syri i kamerës
Çdo gjë regjistronte,
Rexhimi armikut
Dhëmbët i shpaloste
N’ujë binin gënjeshtrat
Që po i sajonte.

Si mijëra të rinj
E vasha të reja
Edhe nënat tona
Nuk e kursyen veten,
Lart e ngritën zërin
Përpara tribune,
Çfarë po bënin horrat
E thanë të vërtetën.

Edhe ti moj nëna ime
Përjetove ato vite,
Mbaje ves çfarë kohe vinte
Për fëmijët që i rrite.

Për ty ishim ag mëngjesi
Dritë e syve nën qepallë,
Për ty ishim shpirt e zemër
Të na ruaje sa t’jesh gjallë.

Ishe buka, etja jonë
Ninullë kënge urtësie,
Ishe zë që ngjallte shpresë
Të arrijm’ në cak lirie.

Ishim ne që dolëm rrugës
Shfrynim mllefin me pankarta,
Rrahnim gjoksin çelikosur
Të rreshtuar në demostrata.

Ndihej zëri kundërshtues
Buqiste në megafon,
Shpërndahej zë liridashës
Në Europë e Pentagon.

Kjo poemë
Nuk është përrallë
Që tregohet në malsi,
S’është lirikë
Që trumbetohet
Nëpër dasma me krushqi,
As çka flisnin
E përflisnin
Injorantet  “shakaxhi”,
Shallë mbështjellur
Për rreth koke
Dhëmbë të bardhë si inxhi.

Nuk janë vargje marsiane
Që askush nuk i merr vesh,
Janë moj nënë si vile rrushi
Kokrra-kokrra, kalavesh.

Janë si fjalët që nuk tunden
As me tpi as me çekan,
Janë si zëri që del sheshit
Si këmbanë e burizan. 

E mbaj mend atë kohë idhnake
Kohë me stres në moshë rinie,
Ndërsa nëna po numronte
Rrudha balli n’prag shtëpie.

Kujdes bir, thoshte, kujdes
Kur merr hapin mos nxito,
Kemi punë me xhelatxhi
Prandaj kurrë mos ju beso.

Ata s’dijnë çka është njerzimi
Janë si llava e tërbuar,
Janë tinzarë pa fije bese
Egërsira, shpirt helmuar.

Nëna thoshte vazhdimisht,
Tri herë mat e njëher qep,
Mos e shtro sofrën në vatër
Pa u pjek buka n’çerep.

Por shko bir, mos ndalo hapin
Mos i le miqtë duke pritur,
Mbaju fort në rrënjet tua
Ndero vendin ku je rritur.
E çfarë flitej nëpër oda
Nga disa që bënin qejfe…
Nga disa që rrinin ulur
Pinin kafe, thurnin bejte.

Se rëndonin aspak trurin
Uji nën çergë me ju ngri,
Luanin lojra herë këndonin
Me një def e çifteli.

Dhe sa hynte hallexhiu
N’dorë kutinë pa duhan,
Nga britma krisnin filxhanat
Krisnin trarët në tavan.

Trembej macja dilte jashtë
N’lojë kotelesh futej miu,
Zgjidhej qeni prej zingjiri
Thuase ikte nga ariu.

Edhe pulat kokoriznin
Fluturonin mbi çati
Dridhej magjja me pak miell
Shkrifej pitja në tepsi.

Dy kuqoja te një breg
Mprehnin brirët nëpër rrasa,
Më përtej një mjeshtër druri
Pa sopatë çante dërrasa!...

Çfarë po ndodhë kështu moj plakë
E pyet burri gruan e vet,
Më ka “trashë “ pak pleqërija
Shoh me sy e s’marr gjë vesh.

Djem tanë rrugës hedhin pluhur
Shkojnë diku, thonë, kemi punë,
Shëndosh plakë, veç po frigohem
Ara shesin kur t’vdes unë!....

E disa shkelin Europën
Dredhë mustaqet katarosh,
I kanë lënë djerrina tokat
Mal, shtëpi
Hambar e kosh.

Në Azi mësyjnë Stambollin
T’pijnë duhan tarabosh,
Thonë shumë vjet
Nga varfëria
E hanë bukën veç me kos.

Thonë shumëkush
Ndërroj mbiemrin
T’mos e njohin fis e farë,
Bijt e tyre tjetërsohen
Nuk e dijnë a janë shqiptarë.

Shko tash plako, mos vono
Nuk është mirë të ftohet flija!...
Kur të hamë më mirë dëgjojmë
Këngëtarë me çiftelia.

Këngë o zë i ndruajur 
Varg me dhimbje koke,
Vaj e lot Toplice
Gjymtyrë e shpërndarë,
Për ty Çamëri
Mushkëri pellazge
Në zemër Europe
E ndarë e përçarë.

Për ju më të bukurat
Perla JONIANE
Janinë epirote
Zonjë Arbërie,
shkruaj e kurrë nuk ndalëm
Luginë e Preshevës
Iliridë e dashur 
Fole Shqipërie.

Edhe ty o nënë
Sa afër të ndjej 
Si para shumë vitesh
Më jep frymëzim,
Duke biseduar
Kthehemi në kohë,
Plot me ngjyta jete
N’kalendarin tim.

Fare nuk venitet
Simfoni e fjalës,
edhe kur ndër stinë
shpupurit harresa,
shetisim së bashku
Fushave yjore,
Frymë të marrim lirshëm 
Ku zë fill kujtesa.

Në fill përjetësie
Pëlhurë end në vek
Me drugëz që shpie
Indin fije-fije,
Duke e mbështjellur
Boshtin e pambukut
Levizjet e duarve
Sa të kishin hije.

Sa të kishte hije
Shamija në kokë
Flokët ngjyrë gështenje
Shkëlqenin mbi ballë,
MIRUSHE të quanin
Shoqet e katundit
Ty nënë që na mbaje
Në sy nën qepallë.

E mbaj mend moj loke
Sa isha i vogël
Atbotë vishje trupin
Me këmishë qenari,
Jelek, shokë e shall
Qendisur me ojma
Pshtjellakët e leshtë
Ndritnin si fanari.
Kur vinim nga shkolla
Nga fusha e loja
Ne flisnim ti qeshje
Me plot ëmbëlsi,
Dhe kur kishte ndodhur
Bënim ndoj gabim,
Me këshillat tua
Ndjenim kënaqësi…

Rriteshim ngadalë
Me zemër të hapur,
Për mësim e shkollë
Na frymëzoje nënë,
Është det i pafund
Rrugëtimi dijes
Dhe duhej shumë mund
Diçka për të zënë.

Kur punët i nisnim
Në sy të pranverës
Isha i shtrënguar
Mamanë ta ndihmoja,
Mirëpo gjeja kohë
Edhe për detyra
Dhe me varg poetik
Shpesh imagjinoja.

Më thuaj çka po shkruan
Shpesh më pyeste nëna,
E unë çfarë ti them
Me vete mendoja,
Athua kishte vlerë
Me vargje poezie
Drejt cepit të hënës
Lart të fluturoja.

Të shkoja atje
Ku veq mendja ndrit
Ku thoshin është botë
Me një natyrë tjetër,
Është vend përrallor
Që s’mund ta përshkruash,
As ta ilustrosh
Me ngjyra në letër.

Kur kam mall
Për ty nënëloke
Mbylli sytë mbështjellur rri,
Në një shtrat të gjatë sa kuti
Mundohem e s’mund të flij.

Nganjëherë gërryj kujtime
Çfarë kam ruajtur n’arkën time
Për atë botë e ato vite
Ato këngë që sot janë hite
Dhe çdo fshat e çdo shtëpi
Kishte dele, lopë e dhi.

Ti nënë flisje
Për një djalë
Si e ndiçte ujku plak,
Por ai djalë
Trimosh i rrallë
Falë zgjuarsisë
Ndjek tjetër hap.

Sheh një lis të trashë
Të drejtë
Ngjitet lart
Me të shpejtë,
Prek djaloshi
Njërin xhep
Sheh se ka
Një brisk të mprehtë.

Si mijëra të rinj
E vasha të reja
Edhe nënat tona
Nuk e kursyen veten,
Lart e ngritën zërin
Përpara tribune,
Çfarë po bënin horrat
E thanë të vërtetën.

Edhe ti moj nëna ime
Përjetove ato vite,
Mbaje ves çfarë kohe vinte
Për fëmijët që i rrite.

Për ty ishim ag mëngjesi
Dritë e syve nën qepallë,
Për ty ishim shpirt e zemër
Të na ruaje sa t’jesh gjallë.

Ishe buka, etja jonë
Ninullë kënge urtësie,
Ishe zë që ngjallte shpresë
Të arrijm’ në cak lirie.


Ishim ne që dolëm rrugës
Shfrynim mllefin me pankarta,
Rrahnim gjoksin çelikosur
Të rreshtuar në demostrata.

Ndihej zëri kundërshtues
Buqiste në megafon,
Shpërndahej zë liridashës
Në Europë e Pentagon.

Kjo poemë
Nuk është përrallë
Që tregohet në malsi,
S’është lirikë
Që trumbetohet
Nëpër dasma me krushqi,
As çka flisnin
E përflisnin
Injorantet  “shakaxhi”,
Shallë mbështjellur
Për rreth koke
Dhëmbë të bardhë si inxhi.

Nuk janë vargje marsiane
Që askush nuk i merr vesh,
Janë moj nënë si vile rrushi
Kokrra-kokrra, kalavesh.

Janë si fjalët që nuk tunden
As me tpi as me çekan,
Janë si zëri që del sheshit
Si këmbanë e burizan. 

E mbaj mend atë kohë idhnake
Kohë me stres në moshë rinie,
Ndërsa nëna po numronte
Rrudha balli n’prag shtëpie.

Kujdes bir, thoshte, kujdes
Kur merr hapin mos nxito,
Kemi punë me xhelatxhi
Prandaj kurrë mos ju beso.

Ata s’dijnë çka është njerzimi
Janë si llava e tërbuar,
Janë tinzarë pa fije bese
Egërsira, shpirt helmuar.


Nëna thoshte vazhdimisht,
Tri herë mat e njëher qep,
Mos e shtro sofrën në vatër
Pa u pjek buka n’çerep.

Por shko bir, mos ndalo hapin
Mos i le miqtë duke pritur,
Mbaju fort në rrënjet tua
Ndero vendin ku je rritur.

E çfarë flitej nëpër oda
Nga disa që bënin qejfe…
Nga disa që rrinin ulur
Pinin kafe, thurnin bejte.

Se rëndonin aspak trurin
Uji nën çergë me ju ngri,
Luanin lojra herë këndonin
Me një def e çifteli.

Dhe sa hynte hallexhiu
N’dorë kutinë pa duhan,
Nga britma krisnin filxhanat
Krisnin trarët në tavan.


Trembej macja dilte jashtë
N’lojë kotelesh futej miu,
Zgjidhej qeni prej zingjiri
Thuase ikte nga ariu.

Edhe pulat kokoriznin
Fluturonin mbi çati
Dridhej magjja me pak miell
Shkrifej pitja në tepsi.

Dy kuqoja te një breg
Mprehnin brirët nëpër rrasa,
Më përtej një mjeshtër druri
Pa sopatë çante dërrasa!...


Çfarë po ndodhë kështu moj plakë
E pyet burri gruan e vet,
Më ka “trashë “ pak pleqërija
Shoh me sy e s’marr gjë vesh.

Djem tanë rrugës hedhin pluhur
Shkojnë diku, thonë, kemi punë,
Shëndosh plakë, veç po frigohem
Ara shesin kur t’vdes unë!....

E disa shkelin Europën
Dredhë mustaqet katarosh,
I kanë lënë djerrina tokat
Mal, shtëpi
Hambar e kosh.

Në Azi mësyjnë Stambollin
T’pijnë duhan tarabosh,
Thonë shumë vjet
Nga varfëria
E hanë bukën veç me kos.

Thonë shumëkush
Ndërroj mbiemrin
T’mos e njohin fis e farë,
Bijt e tyre tjetërsohen
Nuk e dijnë a janë shqiptarë.

Shko tash plako, mos vono
Nuk është mirë të ftohet flija!...
Kur të hamë më mirë dëgjojmë
Këngëtarë me çiftelia.

Këngë o zë i ndruajur 
Varg me dhimbje koke,
Vaj e lot Toplice
Gjymtyrë e shpërndarë,
Për ty Çamëri
Mushkëri pellazge
Në zemër Europe
E ndarë e përçarë.

Për ju më të bukurat
Perla JONIANE
Janinë epirote
Zonjë Arbërie,
shkruaj e kurrë nuk ndalëm
Luginë e Preshevës
Iliridë e dashur 
Fole Shqipërie.

Edhe ty o nënë
Sa afër të ndjej 
Si para shumë vitesh
Më jep frymëzim,
Duke biseduar
Kthehemi në kohë,
Plot me ngjyta jete
N’kalendarin tim.

Fare nuk venitet
Simfoni e fjalës,
edhe kur ndër stinë
shpupurit harresa,
shetisim së bashku
Fushave yjore,
Frymë të marrim lirshëm 
Ku zë fill kujtesa.

Në fill përjetësie
Pëlhurë end në vek
Me drugëz që shpie
Indin fije-fije,
Duke e mbështjellur
Boshtin e pambukut
Levizjet e duarve
Sa të kishin hije.

Sa të kishte hije
Shamija në kokë
Flokët ngjyrë gështenje
Shkëlqenin mbi ballë,
MIRUSHE të quanin
Shoqet e katundit
Ty nënë që na mbaje
Në sy nën qepallë.

E mbaj mend moj loke
Sa isha i vogël
Atbotë vishje trupin
Me këmishë qenari,
Jelek, shokë e shall
Qendisur me ojma
Pshtjellakët e leshtë
Ndritnin si fanari.
Kur vinim nga shkolla
Nga fusha e loja
Ne flisnim ti qeshje
Me plot ëmbëlsi,
Dhe kur kishte ndodhur
Bënim ndoj gabim,
Me këshillat tua
Ndjenim kënaqësi…

Rriteshim ngadalë
Me zemër të hapur,
Për mësim e shkollë
Na frymëzoje nënë,
Është det i pafund
Rrugëtimi dijes
Dhe duhej shumë mund
Diçka për të zënë.

Kur punët i nisnim
Në sy të pranverës
Isha i shtrënguar
Mamanë ta ndihmoja,
Mirëpo gjeja kohë
Edhe për detyra
Dhe me varg poetik
Shpesh imagjinoja.

Më thuaj çka po shkruan
Shpesh më pyeste nëna,
E unë çfarë ti them
Me vete mendoja,
Athua kishte vlerë
Me vargje poezie
Drejt cepit të hënës
Lart të fluturoja.

Të shkoja atje
Ku veq mendja ndrit
Ku thoshin është botë
Me një natyrë tjetër,
Është vend përrallor
Që s’mund ta përshkruash,
As ta ilustrosh
Me ngjyra në letër.

Kur kam mall
Për ty nënëloke
Mbylli sytë mbështjellur rri,
Në një shtrat të gjatë sa kuti
Mundohem e s’mund të flij.

Nganjëherë gërryj kujtime
Çfarë kam ruajtur n’arkën time
Për atë botë e ato vite
Ato këngë që sot janë hite
Dhe çdo fshat e çdo shtëpi
Kishte dele, lopë e dhi.

Ti nënë flisje
Për një djalë
Si e ndiçte ujku plak,
Por ai djalë
Trimosh i rrallë
Falë zgjuarsisë
Ndjek tjetër hap.

Sheh një lis të trashë
Të drejtë
Ngjitet lart
Me të shpejtë,
Prek djaloshi
Njërin xhep
Sheh se ka
Një brisk të mprehtë. 
Me frigë gjer në palc
Rrinim pa u trembur
Përskaj asaj llave
Nuk levizëm fare,
Kur ngul këmbë, tha nëna
Ikë nga ti i ligu
Shkon e gjen pre tjetër
Ajo bishë bizare.

Zbrazëm mushkëritë
Pimë pak ujë të ftohtë
Po bëhëshim gati
Atë rrugë të vazhdonim,
Tashmë ishim afër
Vendlindjes së nënës
Dhe një këngë të vjetër
Nisnim e këndonim.

Po kush se këndonte “Çikën Patureshë”?
Atë vashë të bekuar trojeve dardane,
Për gra arbëreshe, ato dalmatine
Legjenda ilire
Amazonë shqiptare.

Shkonim atje poshtë
Ku kish lindur nëna
Ku kishte lënë gjurmë
Në moshë vajzërie,
Ku një ditë të premte
Ende pa lind dielli
Në kokë i vëndosin
Duvak nuserie.

E në fshatin tim
Nisë një jetë të re
Katërmbëdhjetë vjeçare
Arnon e rrjeton,
Mjel, zë djath e kos
Gatuan, korrë në arë,
Lind katër fëmijë
I rritë, i pastron.

Dhe pas një decenie
Bie mort i zi
Vdes motra e nënës
E lë një fëmijë,
Mandej vdes kunati
Pas një viti burri
Mbesin pesë jetima
Pa kulm mbi shtëpi.
O zot, po çfarë bëre?!-
Ndihej të thot nëna,
Më ke lënë të vetme
Nën strehë të rrëzuar,
Më ndihmo o zot
Ti rris këta zogj,
Ti  ushqej e mbathi
Për mot të trazuar.

Me gjithë ato sfida
Nëna nuk ligshtohej,
Madje ëndërronte
Krejt një tjetër FUSHË,
Djalin më të madh
Filloj e shkollonte
Në shkollë mbante shpresa
Nëna engjëllushë.

Ti bir do të bëhësh
Zyrtar i komunës,
Shtrengoje fort librin
Mëso biri im!
Pastaj gjithë të tjerët
Ndjekin hapin tënd
Se thonë - vetëm dija
Të sjell përparim!

Kishin aq shumë vlerë
Ato vite stralli,
Pas gati dhjetë vitesh
Prej kur vdiq babai…
Edhepse me strese
Nëpër kohë pa kohë,
Me sukses e kreu
Shkollimin vëllai.

E thyem varfërinë,
Ngërçin, dërdëllisjet,
Këmbngulja e nënës
Jepte rezultate,
Ndryshe tash frymonte
Kopshti e oborri
Drejt dijes zgjëroheshin
Udhët monopate.

***********

Athua kishin gjuhë
Yjet, meteorët,
Dielli , Hëna, Marsi
A flasin ndoj’ herë,
Pse përmbi kala
Fushë Mollë e lugshtaja
Lart krrokatnin korbat
Në dimër e verë.

N’vend që ti gëzohemi
Stinës me plot lule,
Qengjit, kecit, vjetave
Pulave gjatore,
Neve kishim halle
Si të shkojmë te miku,
E të mos takonim
Hordhi xhakatare.

Më thuaj diell,o diell
Pashë atë tufë me rreze
Ti hënë bukuroshe
Që na sjell kujtime,
Çfarë ndjen kur TË RËNËT
Vijnë në prehrin tënd
A rrijnë ndonjëherë
Bashkë me nënat trime.
Nëna e Bekimit,
gjyshja e Shpëtimit,
Edhe e Betimit
Trembëdhjetë vjeçarë,
Dhe me qindra tjera
Nuse me fëmijë
Motra e vëllëzër
E shumë baballarë.

Tek ju rrijnë e prehen
Hënë moj sybleruar,
Me krahët e bardhë
Qiellin e përshkojnë,
Katërmbëdhjetë fëmijë
Tufë me trëndafila
Me engjuj të qiellit
Vallen e fillojnë.

Janë me ju nënëloke
Të gjithë të një fshati,
Të githë po vazhdonin
Në të njejtën shkollë,
Kush i ndau nga dija
Nga çanta me libra,
Këta yje qielli
Këta mendjehollë.
Kush ua mori jetën
Më thuaj diell o qiell
Ju i keni parë
Në ato ditë prilli,
Ah sikur ti dinim
Emrat e mbiemrat
Kudo do ti gjenim
Ata çakej krimi.

Kush ua mori jetën
Më thuaj diell o qiell
Ju i keni parë
Në ato ditë prilli,
Ah sikur ti dinim
Emrat e mbiemrat
Kudo do ti gjenim
Ata çakej krimi.

Pse o mendje krisur
O ju xhelatxhi
Ç’ ju bënin fëmijët
Ju farë e mallkuar,
E mshehni surratin
Diku në Serbi
Horra kokëderri
Me djaj të mbarsuar.

Për ju ditë mos pastë
Nata ferr ju bëftë
Ju sy të vërbuar
Syrrat kanibali,
Kurrë ne vendin tuaj
Mos bëftë lum shtëpia
Ju o të droguar
O ju bisha mali!.

Nëpër gurë të kodrës
Me gjurmë letargjie
Shndërruar jam në rreze
Të ju shoh syçelë,  
Rreth turmës vezake
Sillen re të hirta
Te “Furra” nën lisa
Kujtimet kanë ngelë.

Ajo luftë me djaj
Ka mbaruar nënë,
Falë gjakut të rënëve
Lirshëm merr frymë toka,
Rriten malet, rriten
Bari nëpër fusha,
Bashkë me keca luajnë
Lepujt nëpër boka.

Nxënësit e shkollës
Më nuk kanë të ndalur
Dritarës së hapur
Mbëltojnë dituri,
Fëmijët në çerdhe
Me edukatore
Luajnë e argëtohen
Me plot dashuri.

Rriten nipat, nënë
Si rrushi në vreshtë
Mbesat e stërmbesat
Mësyjnë fakultetin,
Për pushim veror
Kur mbarojnë mësimin,
Për tri-katër orë
E arrijnë bregdetin.


P.S.Pjesa e fundit e poemës për nënën, përfshin disa strofa për fundprillin e vitit 1999, përkatësisht 30 Prillin, kur saldoteska sebo-sllave mori jetën e 85 bashkëfshatarëve të Vërbocit të Drenasit, në mesin e tyre 14 fëmijë, të gjithë nxënës që mësonin në shkollën fillore ku punoja si mësimdhënës. Lë ti kujtojmë e përkujtojmë për jetë e mote!.

 (autori)

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen