Samstag, 23. April 2016

Cikël poetik nga Demush Mehmeti

Demush Mehmeti
DEHEM

Dehem nga çiltërsia e shpirtit
Më rritet shpresa e dritës ditëbardhë
Buzëqeshja ëmbël më shuan zjarrminë
E fjala pa lajka hidhërimin vret
Mos u çuditni
Vetëm me një fije bari do të bëj çudira 
Për qafën tënde do thurri një gjerdan.


VARGUN TIM MA ÇMEND

Shikimi yt i ëmbël vargun tim ma çmend 
Rimat mi ngatrron mbetëm pa fjalë
Kjo ndjenjë e shpirti po më bën memec
Gjithat mi ngatrron prapë më pëlqen
Në vruall rinie ndjehsha i plogështuar
Dhe afër pleqëri më bën mos të ndihem keq.


NUK KAM DËGJUAR

Më dehin vargjet e të madhërishëmiv madhështor
Para të cilëve ndihem imëtak dhe shumë minor
Në thellësin e gjirit të përndezur ndjej po atë zjarrmi
Nga i pashuarin vullkan i ndezur që rrjedhën e tij vazhdon
Sa fort më deh ajo aromë dheu thermuar në vargje 
Më këndellë e gjithë ajo fuqi e çiltër dashurie 
Jo s'kam dëgjuar himn më të fuqishëm në faqe dheu
Se sa himni që thurr poeti për dashuinë dhe njeriun e tij !


THURRUR PËR TY

Sa e ngrohët dhe e bukur kjo ditë pranvere
Sa mirë e bukur jam tu u ndi
Nën këto rreze të arta shkelqim dielli
Me atë më të bukurën ëndërr thurrur për ty
Dhe në acarin e pathyeshëm mirë do të ndihem
Kur më flasin mirë dhe mirë ndëgjoj për ty
Në shtatë pash zemre më je strukur
Në shtatëqind palë dëshirash më je mbështjellur
Dua të të kam për shtatë palë qefe e mia
Unë të shtatë ditët e javës ti kushtoj ty
S'mundëm të të ndajë nga shpresa ime e mirë.


DASHURI

S'di çka të them tjetër
Pos se ju dua
Shpeshë më ngacmohen ndjenjat
Më provokohet durimi
Vallë jamë mëkatar pse ju dua
Juve engjujve të bukur
Gjithë juve fëmijëve të mi
Nuk ju kam mall kusuritje

Më jeni brengë e shpresë, dashuri.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen