Samstag, 16. April 2016

Buqetë poetike nga Mentor Thaqi

Mentor THAQI

MALSORÇE

Ai,
vdekjen gjithmonë të bardhë
rreth Plisit,
rreth kresë,
ajo
rreth fytyrës
nën mjekërr,
adet i vjetër!

Paj,
fryma e mbramë
vjen e shkon
si era,
mos ta gjenë gafil,
e as te dera
t´i lën kopil!

Bardhësi
në kokë,
bardhësi
për tokë.

Epo,
n´naltësi
ka bardhësi,

ka kthjellësi!



"Deken, ma afer
se k´mishen n´trup",
pat thanë plaku
dikurë,
fjala mbet
e pathyer,
gurë!

15.04.2013

PRILL I DHIMBJES
(Kukësi, Bllaca-Stankoveci, ... 1999)
vajtimi i netëve
akoma m´vjen
n´rënkim bllace,
n´gumëzhimë vaji kuksi

kolona pas kolonash
ndërprerjet
veç dhuna i përshkruan,
i nënshkruan

ai treni i zi
n´jug,
rimorkiot n´veri
me vlug,
n´zbrazje votra,
n´djegie sofra

toka n´breshëri
n´lëvrim
si nën pllug

Prilli
i shekullit në mbyllje
n´tendosje
n´vulosje

atë nye zgjidhte,
po, dhimbje mbillte

eh, kampet,
më kthyen pas
që mendjen t´vras

aty
pikërisht, aty
në bardh e zi
u pa
se kush kje njeri

15.04.2013


EV ATDHE, EV

Heu AtDhe,
t´bëj be,
fajtori je ti
me ëmbëlsinë tënde
për vuajtjen time
n´ktë rrugëtim dhimbjeje!

Po kujt ia merrte mendja
se do zeherlisesha sonte
nga kapërdimja e helmit
të quajtur realitet?!

Eh, trup, herë rrotull
trojeve t´mia
që i pata e s´i kam,
në cakun tim synim
për hater vatani.

Pasha atë fjalë nderi
do digjesha edhe midis bote
me xhepin njësoj
por, syrin pa lot
në ecje nëpër mote!

Ani AtDhe, ani,
fajin e të tjerëve
e morëm vet,
një lloj marrëzie
për inati historie!

20.01.2011


KAH SHPUTAT, THEMBRAT

( bajtja e madhe pasi erdh Italia,

pasi erdh bashkimi i parë, tash e treta e vërteta)
- Ne patem ekzod dhe më të madh rikthim biblik, ata ... -

me teshë e koteshë
si goma(e)rë t´shëmtuar
me plaçka t´plaçkitura
u zh´bënë

u bajten,
andej kah erdhen
... edhe vajten

me vete morën mallkimin,
ndotësinë ... kutërbimin

tre gishtat e ngritur
si këmbëthyera sorrash shkina,
disi fshehurazi,
dhe qeshjen e thartë
s´pat kush ua bartë

zhag i tërhoqen
ato hije gjysmëvdekëse ...
ndoqën

e ne ... triumfalisht
aty ku ishim dje
n´kthim biblik ... definitivisht

veç ... nga droja e kam,
mos po i biejm mësyshë vetit
n´kulëm t´iletit

16.04.2014

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen