Dienstag, 3. Dezember 2019

Agim Shehu: SI KËNDONIN ILIRËT

Agim Sherhu

SI KËNDONIN ILIRËT

E quaj një mrekulli të rrallë që rezaton të vërteta të mëdha. Është një bukuri arti si këndinin të parët tanë dje dhe në të njejtën kohë, një pohim për të vërtetën ardhur në ditët tona të sotme. Për të ardhur keq, festohet shkolla dhe dijetarët tanë dritëshkurtër nisur nga Akademia thonë për 1887 "Shkolla e PARË shqipe e Korçës...", kurse dijetari romak Tit Livi thotë se shumë nxënës romakë mësojnë në shkollat etruske (ilire), e kjo para gati dy mijë vjetësh...(po kjo është temë tjetër).

Ja ku e kemi poezinë ilire dhe mund të gjykohet mbi të. Ajo është gjetur e regjistruar më 1888 nga kryemurgu francez në Paris, Pierre Baurron, dhe shënuar për lexuesit dhe studjuesit e interesuar, apo kureshtarët me ndjenja kulture e atdhetarizmi. Jepet në titullin "Les Rives Illyriennes" (Brigjet Ilire), vënë në faqen 350.

Poezia të bën përshtypje, se është një krijim i bukur e i përsosur arti që do ta kishin zili shumë krijuesit tanë të sotëm. Një mendim i pjekur, i mënçur ku mendimi shkon nga epika në lirikë, vargje të mënçura e të kursyera. Mbi të gjitha, tregon jo vetëm gjëndjen shpirtërore të luftëtarëve, por dhe të gjithë botës ilire përfaqësuar nga trima të pakrahasueshëm. Në mënyrë të veçantë, jep shpirtin e tyre që vetëm mbrojnë veten e familjet e tyre. Sidomos nuk e ngasin fqinjin të parët. Por kur preken nga armiqtë grabitës, janë të pathyeshëm e të furishëm.

Këtu shfaqet dhe atdhetarizni prej heroi. Kjo cilësi në lartësi shqiponje, vjen e tillë dhe në kohën e sotme (kur për fat të hidhur, drejtuesit e vëndit, në të dy krahët, e kanë shitur atdheun...i kanë shkelur dhe të parët e ndritur).

E botojmë, dhe lexuesi i ndershëm e atdhetar gjykon vetë më mirë se spjegimet tona.


BRIGJET ILIRE

Vëllezër, përpara, përpara luftëtarë këmbësorë
e djem mbi kuajt tuaj të fortë,
të mprehim kosat, të mprehim shpatat,
të shporrim armikun nga tokat tona,
që secili prej nesh t'i këndojë një këngë
Atdheut të Heronjve!

Me kosë të vrasim këta grabitës
tepër mizorë për të sunduar
racën dhe shtëpitë tona.
Oh, le të rëzohen duke u çarë
prej qindra rrufesh
këta të pabesë që shkelin të drejtat tona,
që secili prej nesh t'i këndojë një këngë
Atdheut të Heronjve,

Nëse bisha çel kthetrat e saj,
iliri me grusht e shtrin përdhe,
nëse gjarpëri krenar
e ngrë kokën ndaj tij,
iliri këmbëzbathur e shkel.
që secili prej nesh t'i këndojë këngë
Atdheut të Heronjve.

Kur era e tërbuar e veriut copëzon
lisin e lashtë, e zemra dridhet në gjoksin tonë,
ne mbetemi ilirë, vëllezër të dashur,
Kur dridhen gjer anët e botës,
kur shkëndijat e rrufesë vallzojnë në qiell,
dhe kur toka hap barkun e saj,
iliri, i lumtur këndon këngën e luftës,
që secili prej nesh t'i këndojë këngë
Atdheut të Heronjve.

Iliri të huajin e sulmon me thikë
vetëm kur duhet të mbrojë vëllain e tij.
Frika kurrë nuk ia ul kokën
dhe sikur bota të coptohet
ai mbetet gjakftohtë,
që secili prej nesh t'i këndojë një këngë
Atdheut të Heronjve.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen