Liri LOSHI |
Duke lexuar disa nga reagimet pro dhe kontra të letrës së Mehmet Krajës vura re dy taborre ekstremistësh. Ekstremistët e parë u vunë në mbrojtje të “dinit e imanit” dhe në mënyrë perverse shanin shkrimtarin. Grupi tjetër pothuaj aq ekstremist, me një diskurs vulgar ishte vënë në mbrojtje të Mehmet Krajës, duke e quajtur absurde kurajon për të kontestuar ndonjë argument të tij. Kishte edhe plot sharje të nivelit të ektremistëve të parë! Sepse, sipas tyre kishte folur i madhi Mehmet Kraja dhe c’dreqi donim ne të tjerët që nuk peshonim as sa thoni i tij ta lodhnim mendjen prej mediokri! Kjo ma kujtoi veten kur isha ushtar i APJ-së. Kur filloja përgjigjen time në ndonjë nga pyetjet e eprorëve me “Ja mislim” (unë mendoj) ata ma kthenin: “Nemash ti sta da mislish, ti samo radi. Mi mislimo za tebe!” Shqip: “Ti nuk ke cfarë të mendosh. Ti vetëm puno, ne mendojmë për ty!” Edhe këta po thoshin. Ka folur Mehmet Kraja! Qepeni ju liliputë!
Pastaj doli që një “profet” tjetër, Ibrahim Rugova (pa dashur t’i ofendoj as Rugovën e as Krajën, sepse ruaj respektin tim normal për të dytë) paska pas deklaruar se feja e tij dhe e shumices në Kosovë ishte Islami. Ai e quante veten mysliman simbolik, por jo sekular, do me thënë jo i pafe, sic konstatonte Mehmet Kraja per shumicen e tij. Kjo i vuri në siklet ata. Sepse njerëzit që iu mungonte mendimi nuk dinin kah t’ia mbanin. A të vazhdonin t’i besonin profetit Ibrahim, apo profetit Mehmet! Ishte punë e thjeshtë, por nuk donin ta lodhnin kokën! Kishin harruar edhe sa para i kanë dhënë xharrahit per ta plotesuar njerin nga ritualet e fese islame!
Këta shokë tanë të FB vec sa nuk na shpallën për herezinj pse guxuam t’ia kthenim fjalën profetit të tyre, Mehmet Krajës. Përseri kerkoj falje nga Mehmet Kraja duke e vënë emrin e tij në këtë kontekst. Por nuk mund t’i ik të vërtetës se emri i tij për disa ditë u gjend në lartësi të profetit. Thjesht u manipulua nga idiotet! Ata harruarn se Mehmet Kraja, pikërisht kundër profetizmit dhe profetërve po fliste. Ai nuk po thoshte lërini profetet e juaj e ta shpallnit atë për profet! Por ju “ushtarë t” e denjë në tokë saora e ngritet në qiell dhe e zëvendësuat Akademikun tuaj Mehmet me profetin Muhamet.
Për fat të keq Mehmet Kraja u ofendua dy herë. Nga ata që po e shanin pse ai po mendonte ndryshe dhe nga ata që po e mbronin duke sharë të tjerët, pse ata po mendonin ndryshe nga ai.
A dini ju miq të Facbook-ut, se profetet krijohen aty ku nuk ka mendim intelektual, pra aty ku mungon mendimi kritik, aty ku njerëzit presin që të tjerët të mendojnë për ta. Me një fjalë, aty ku s’ka mend. Ata u krujuan kur ishte një disbalanc i madh mes të diturve (një grusht) dhe injorantëve (që ishin gati shumica absolute). Më nuk krijohen! Tani vetëm përdoren ikonat dhe emir i tyre për ta trembur dijën.
Dhe, a e dini ju se së cili intelektual shqiptar që e ka hapur gojën për të thënë dicka, edhe ka gabuar. Vetë të menduarit kritik dhe shprehja e atij mendimi bart në vete rrezikun për të gabuar. Por, ai rrezik është cmimi që paguan intelektuali guximtar, sepse pa këtë guxim nuk do të kishim asnjë ndërrim pozitiv në shoqëri. Profiti nga mendimi kritik është shumëfish më i madh sesa dëmi që mund të bëhet. A mendoni ju se asjnëhere nuk kane gabuar Ismail Kadare, Rexhep Qosja, Mehmet Kraja… Kanë gabuar jo njëherë , jo dyherë, jo treherë, por shumëherë ! Dhe do të gabojnë prapë. Prandaj na lejoni edhe neve të gabojmë. Sepse, duke thënë fjalën tonë, ne bëjmë që ata nesër të gabojnë më pak. Ata duhet ta dinë se ne ekzistojmë që të mendojnë dyherë para se të shkruajnë, apo të flasin. Nëse keni nevojë për profet, merreni ndonjë të ditur dhe shpalleni për profet tuaj. Por mos prisni që profeti juaj të jetë edhe profeti im. Sepse unë nuk kam nevojë për asnjë profet. Por, as besimtarët e krishterë e as ata myslimanë nuk e lënë Jezusin, apo Muhametin për Mehmetin.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen