Tërë natën për ty rrija
vashë pa gjumë,
të kam dashur me shpirt
shumë,
seç çmendesha për e te bukurit sy,
u
dashurove tek nëna jote me shume se tek ti.
Kur më binte në mend
ajo kënga:
" Burek, burek,or Usta Murat,
ty të them , moj çikë nëna
yte i ka më të bukur
vetullat e sytë.
Një burek kushton dyqind lira,
më e mirë e ëma se
bija,
tani vashë kam filluar ty me të harru ,
tek nëna jote shumë jam dashuru.
Kur më kujtohet kënga " O Usta
Murat".
Nënën tënde vashë dua ta kem më ngat,
treqind pare thonin bëjnë tre lira
më i mirë është shumë
nëna se e bija...
A TE KUJTOHET DADUSHE?...
A të kujtohet ,moj Dadushe?
Vjeshta kur u bëre
nuse,
veshur me dimia të
bardha
e ëmbël si bakëllava me arra ...
Mos vallë ndoshta na ke harruar
Lushi kur të kishte përqafuar,
nuk harrohet Dadush ajo
vjeshtë
kur Lushin e thithëje si bletë ...
A të kujtohet ajo vjeshtë me shi
kur Lushi ta hante syrin e zi,
kur ti thoje të duhemi edhe pak,
se je i lezetshëm si
kajmak ...
A
të kujtohet, moj Dadushe?
Kur buzët i kishe ngjy me të kuqe,
A të kujtohet ajo vjeshtë?
Kur edhe Lalushi të thithte si bletë…
E mban mend ti , moj atë natë me shi?
Kur i thoje Lushit dua të vdes mbi ty,
eh, Dadushe si s,të kujtohet ajo vjeshtë
kur Lalushi të thoshte të ha si pjeshkë..
A po të kujtohet tani ,
moj Dadushe,
kur ti atëherë na u bëre, moj nuse,
e di se nuk e harron kurr atë vjeshtë
, kur ia thithëje
Lushit buzët si bletë...
VAJ VATANI E MJERË MILETI
Ku je nis djalë, ku ju tuj shku?
Ia ke nis shumë me u lazdru,
herë në livadhe e herë në lëndinë
me çikat je tue u shtri.
Shpesh dashnia po të ze në vneshta
duke i përkëdhel çikat e shkreta,
në prehër të çikave po
të vjen gjumi
herë te kroni e herë te
lumi.
Eh, mor djalë ti djalë
katundi,
lum nëna që ty të përkundi,
herë nën dardhë e herë nën pjeshkë,
çikave dashnin po ua ndez me eshkë.
Pasha besën çikë nuk jam lazdrue!
Veç me ty po dua me
ndejt nën ftue,
pasha sytë e nanës tande!
Dashnin me ty do e
ndezi me dy krande.
KUSH E NISI LUFTËN
MBRËMË I PARI ?...
Kush e nisi luftën mbrëmë te Koria Plakë!
kur tërë mali po digjej
tym e flakë,
më thuaj të lutem, moj
mike Dadush,
Kush e nisi betejën aty
te vreshtat me rrush?
Për
besë mbrëmë luftën i pari e ka nis Lushi
i pari për qafe mua
mbrëmë më kapi,
ai më puthi në faqe e
buzë te hardhija e rrushit
e unë pastaj u kalla sikur gaca e prushit.
Pse
more Lush ti na e nise luftën më i pari?
Aty te Koria e Plakë,
aty tek livadhi,
më thuaj kush ia futi dashurisë i pari flakën
që të rrokulliseni në
lëndinë tërë natën?
Unë
besa mbrëmë kam qenë shumë i qetë
tërë natën Dadushi nuk më ka lënë me fjetë,
dashurinë ma ndizte flakë me një copë eshkë
deri në mëngjes në prehër më ka rreshkë.
Tym e flakë u atje dogj te Koria e Plakë mali
nuk pranonin pranonin
kush e nisi luftën i pari.
TE LUGU I DHIVE...
E mban mend, more dajalë i ri?
Kur të fuste ty Dada në
gji,
Atje ne lëndinë te Lugu
i Dhive
në prehër të saj kur të
shtrinte.
Me
ujë kroi ajo ti lante sytë
Së bashku hanit pogaçen
e ngrytë,
në prehër Dada të përkundëte
ëmbël gushën ty seç ta
puthte.
E mban mend, mor djalë beqar?
Për ty Dadën malli sa e kish marr,
të priste aty te Livadhi i Dalipit
për ta shuar etjen e shpirtit.
Ti
falte Dada dy kokrra qershi
që i kishte ruajtur vetëm për ty,
mu aty nën hije të asaj thënës
ta nxirrte Dada tamlin e nënës.
A të kujtohet sot Lugu i Dhive?
Kur ti puthte bebëzat e syve,
kur të fuste ty, or djalë në gji
në mes të lëndinës Dada Hajri.
DO JU MBESIN BREKTË...
Mirëmëngjesi për ty Hardhuc e ti Lalush,
që përpak nuk ngordhët si qeni në rrush,
aty ku ishin mbledhur
kuajt pa tredhë,
aty ku i silleshit
rrotull të shkretës pelë.
Aty ku silleshit tërë natën rreth mullarit
ku prisnit se mos po i binin në tokë dashit,
eh, more Lalush e ti
more Hardhuc aga,
të egra ju dolën të shkretat ato dardha.
Rreth e rrotull ju sollët mbrëmë livadhit
ti kapni në dorë kur ti
bien në tokë dashit,
në sy nuk futët gjumë, o të shkretë aspak
mëngjezi në mes të livadhit ju gjet cullak.
Eh, more Hardhuc e ti more peziveng Lush,
sa keq është me ngordhë si qeni në rrush,
mos ju sjellni kot e kot mullarit,
se do ju mbesin brektë në derë të pazarit.
TYM E FLAKË...
Seç është pjekë në vreshta rrushi,
në mbrëmje dalin
Dadushi e Lalushi,
për njëri tjetrin sa i ka marr malli,
dashurisë ia nisin dikur pasi iftari.
Tym e flakë e
çojnë atja në vreshta,
duke ngrërë rrush e pjeshka,
rrotullohen nëpër
lëndinë,
aty nën
hije pranë lisit të Dajës Dinë.
Seç i ka kapluar kjo ëmbla dashuri,
njëri tjetrit i puthin në ballë e sy,
Lalushi i thot të kam llokum me arra,
je më e ëmbël Dadush se bakëllava.
Eh, more Lalush me ata dy sy si rrush,
të ha si llokum ty unë Dada Dadush,
do ta kalli sonte malin e fushën,
do ti ha sonte Lalush
sytë dhe gushën.
Kështu Dadushi dhe Lalushi mbrëmë,
njëri tjetrin donin për ta ngrërë,
dashurinë e kallën si fitil llampe,
deri në syfyrë aty deri
pas mesnate.
Seç e kallën dashurinë dytë me eshkë,
mua aty mbi katund në
vreshtë,
kur nuk do e harrojnë këtë natë
kur na u kallën tërë malin tym e flakë...
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen