Veprat artistike kryejnë një shërbim të
rëndësishëm në jetën shoqërore, duke zgjuar tek njerëzit ato synime, idealet
dhe nevojat shpirtërore, stërhollojnë shijen e tij ndaj të bukurës dhe
ushtrojnë ndikim të fuqishëm edukativ në formimin e personaltetit të tij. Për
tu shijuar një vepër artistike si duhet, lypset të ketë shije artistike te
njeriu, ndërsa e gjithë ajo mund të arrihet duke u paisur me njohuritë
elementare të artit përkatës, kështu njëherë ato na duken më të kuptueshme , me
të afërta, më të bukura, më të dashura dhe e kënaqin lexuesin dhe dëgjuesin.
Njeriu nuk mund të argëtohet as nuk mund të shijojë si duhet një vepër
artistike, nëqoftëse nuk e ka estetikën e vet. Çdo vepër artistike duhet
të ketë të bukurën dhe të pësosur në vetvete që ka një farë vlefte e që na
pëlqen fort, pra edhe kënga dhe muzika e saj duhet të ketë këtë. Pra, artisti
është ai i cili di dhe duhet të vërej më së miri se ç,është e rëndësishme dhe e
vlefshme, duke i dhënë trajtë më të pasur e përmbajtje të zgjedhur veprës së
tij. E atë mund ta arrijë duke ia dhënë mjetin e tyre. Muzika është njëri
nga artet që e shijojnë me anë të shqisës e të dëgjuarit. Në kohën e fundit
jemi dëshmitarë se për çdo ditë pasurohemi me këngëtarë të rinj që na lindin si
këpurdhat pas shiut, ndërsa këngët e tyre të inçizuara nëpër kaseta dhe…, dita-
ditës vijnë duke u shtuar, e muzika shqiptare pasurohet me një fond të
pasur këngësh, qoftë me atë popullore, folklorike, zbavitëse etj. Këta
këngëtarë aq na e kanë kultivuar dhe po e kultivojnë artin shqiptar,
gjegjësisht muzikën, saqë e kanë ngritur në një” nivel” dhe “pediestal” të
lartë,kështu që duhet ndalur dhe menduar shumë për të dhënë një
përgjigje. – A thua vallë kemi pasur, por ndoshta nuk kemi pasur këngëtarë të
talentuar që ti kompononin dhe ti këndonin siç komponojnë dhe i këndojnë disa
nga këta këngëtarë “ të talentuarë” që po na lindin si meteorë ?! Sot
këta këngëtarë “ të famshëm “ aq na kanë shkuar lart saqë vetë na e shkruajnë
tekstin e këngës, vetë e komponojnë, vetë e këndojnë, e çka jo tjetër.
Vetë këngëtarë, vetë producent, vetë recensent, vetë..., e çfarë jo
tjetër??! Po me siguri ndoshta ashtu e do koha, pra me një fjalë, koha e bëka
të veten...Koha pluraliste, demokratike, kush qysh të doje, secili siç di vetë,
siç ia merr mendja. Po, me siguri ndoshta ashtu duhet, ashtu e kërkon Evropa
dhe bota. Po me siguri ndoshta edhe ata i kanë pranuar disa këngëtarë
“profesionistë” me këngët e tyre “shqipe” të modernizuar në Bashkësinë e tyre
evropiane, e botërore. Sepse një numër i madh i popujve të Evropës e të botës
në këngën e këtyre këngëtarëve ose “ambasadorëve” të melosit shqiptar, siç na i
quajnë disa gazetarë gjatë promovimit të kasetave , CD-ve dhe..., të tyre
në radio, televizione, gazeta etj. Po me siguri do ti kuptojë Evropa dhe
bota, sepse këndohen me ” shqipe” të kulluar, të mbushur plot e përplot fjalë
të huaja, barbarizma dhe..., që nuk i duron fjalori i gjuhës shqipe, por as ai
evropian e botëror. Disa prej tyre aq kanë shkuar lart, janë afirmuar dhe i
japin të drejtë vetes që këngën e inçizar në një kasetë apo..., ta
inçizojnë në tjetrën, vetëm duke ia ndrruar dy- tri fjalë ose emrin, që në
njërën kasetë ta pagëzojnë me emrin Ali Hoxha e në tjetrën Hoxhë Alija. Tjetri
në bëhet aq “profesionalist” dhe njohës i mirë i muzikës saqë ia kalon në
profesionalizëm atij që me të vërtetë është profesional në lëmin muzikor...! I
jep të drejtë vetes që të punojë në ndryshimin e këngëve të krijuara nga
shpirti i popullit me lloj-lloj ndryshime kujt si ti teket dhe ti konvenojë. Atë
ai e bën si ta kishte kultivuar vetë, e jo populli që e kultivoi dhe e ruajti
shekuj me radhë. Kësaj nuk mund ti them asgjë tjetër pos bastardhim i
artit shqiptar nga ata që nuk dinë fare se çështë arti dhe çfarë vlera ka
ai. E gjithë kjo bëhet vetëm e vetëm për një komercializëm të mirë e për art të
dëmtuar e të sakatosur që nuk duhet ndejtur duarkryq. Duhet të kemi kujdes të
madh që mos të na humbë gjithë ajo që e kemi me vlerë të madhe në artin tonë
muzikor. Njerëzit që merren me lëmin muzikor njohës të mirë të saj, e që
besa nuk jemi pa to, duhet njëherë e përgjithmonë ta thonë fjalën e tyre, sepse
ndoshta dikur do të jetë vonë. Askush nuk është kundër telentve dhe talenteve
të rinj e të reja, ata edhe duhet ndihmuar, por s’duhet lejuar që me ta dikush
të manipulojë, ti fusë në grackë e të luajë me ta dhe me artin tonë duke
shikuar vetëm anën – komerciale. Njeherë e përgjithmonë duhet thenë stop!
Duhet ndalur hovin disa “kuazi patrotve” të cilët me inçzimin e disa kasetave
të ndryshme dhe të lloj-llojshme pasurojnë tregun, mbushin xhepat e tyre,
ngarkojnë popullin, e dëmtojnë këngën dhe muzikën, gjegjësisht tërë artin
shqiptar. Flitet dhe shkruhet nga ndokush se në një numër të madh të këtyre
këngëve e ndoshta te të gjithë ka tekst që koorospondon me atë
origjioinalen dhe autoktonen që fare nuk është e vërtetë. Por, së fundi besoj
se njohësit e mire të muzikës do ta japin fjalën e tyre dhe nuk do të lejojnë
që të luhet me artin. Kështu ,ai do të krijohet me një mbikëqyrje profesionale
e cilësore që do do të ketë shije artistike e ti kënaqë artdashsit muzikor
shqiptarë.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen