Alketa Maksuti Beqari |
Kjo ishte pyetja e parë që më pushtoj teksa e mbarova së lexuari. Medea është një grua që shkon përtej të qënit nënë Apo është nëna që duke parashikuar pasojat e veprimit të saj kryen aktin më të tmerrshëm ndaj fëmijëve të saj, kthehet në vrasëse?
Pse ndodh kjo me një grua, me një nënë?
Përballja me rrethanat që jeta i krijon dhe dashuria për burrin e detyrojnë të çvishet nga shpirti i butë e delikat si shpirti i një vajze është dhe të kthehet në vrasëse më parë me anëtarët e familjes së vet tek dera e babës e më pas tek shkatërrimi i jetës së saj deri aty ku thika prek gjakun e saj, dhimbjen më therrëse.
Dashuria verbon dhe nuk lë të shohësh qartë rrugën ku ecën.
Lëndimet e kësaj lloj dashurie detyrimisht çojnë vetëm në fatkeqësi, sepse lindin në rrugë të tilla si është etja për pushtet dhe para.
Duhet ta fajësosh dhe varësh këtë grua apo ta quash të marrë dhe ta lësh në fatin e vet deri sa Zoti ta marrë duke e lënë në lëngimet dhe vuajtjet e tmerrshme deri sa shpirti t'i dalë.
Po kush është Medea?
Pse pikërisht u krijua ajo nga Euripidi me këto dimensione?
Pikërisht një njeri që u ndje i përbuzur nga shoqëria e atëhershme dhe kur nuk u përkrah? Pikërisht Ai që vdiq në tjetër Tokë, i dëbuar?
Janë këto rrethanat që ky stoik parashikoj jo vetëm që do godiste shoqërinë e atëhershme, por çdo shoqëri të çdo shekulli e viti që do jetonte njerëzimi.
Sado ta përbuzësh mençurinë e dijen e një njeriu që ka ardhur në Tokë me misionin për të qënë Gjeni, asgjë dhe askush nuk mund ta përulë e përçmojë.
Vet kryeveprat e Tij flasin. Edhe pse në të gjallë të Tij mbeti i pavlerësuar, mijëvjeçarët i referohen.
Për këtë qëllim Ai krijoj Medean, sepse kur ngrihet dora e një gruaje, nëne pushteti, shoqëria, njerzimi tronditen nga themelet dhe goditen më fort, më ashpër. Pushteti dhe paraja nuk janë asnjëherë gjithçka sa është Dashuria mes njerëzve. Dashuria mban gjallë, dashuria frymon, bën që njerzit të ecin dhe zhvillohen. Dashuria ngre shpirtin të ndjehet i lirë dhe i paqtë, largon ligësinë, cmirë, urrejtjen.
Ajo është triumfi i jetës jo vetëm tek njeriu në Tokë, por edhe tek Zotat në Qiell, të cilët e krijuan njeriun për këtë qëllim.
Euripidi krijoj një Medea duke e lënë çdo lexues që e lexon veprën në mëdyshje, ta dojë apo urrejë këtë grua, ta mbrojë apo dënojë, të ndjejë keqardhje, mëshirë apo neveri?
E tmerrshme! Makabër!
Është aktuale Medea sot.
Është, jam e detyruar ta pohoj.
Sepse shpesh herë lexoj tituj lajmesh të një nëne si Medea.
Akte që të lenë pa fjalë dhe të futin në mendime.
Arsyet sado kokëforta të jenë nuk ka fjalë që t'i justifikojë.
Truri i njeriut është një mister. Misteri, i cili e shtyn një nënë të shkojë deri në këtë pikë, e di vetëm ajo.
Unë them, pohoj se rastet ngjajnë me njëra- tjetrën.
Nëse shoqëria do të ishte një perfeksion( kushte ideale të jetesës së njeriut, familjes, komunitetit, fshatit, qytetit, shtetit, shteteve) a do të ekzistonte Medea?
Po një Euripid?

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen