Dienstag, 26. Dezember 2017

Nëntë poezi nga Bardha Mance

Bardha Mance



Ligësia

Çfare forme
Çfarë trupi
Çfarë ecje e dredhje ka ligësia
Si e gjen rrugen 
E futet të bëjë viktimë 
Dhe ëndrat e mia
Tinzare, e hollë 
Apo e trashë dhe ziliqare?
Kush dorë e mbolli atë farë
Në ca trupa qënjesh
Aq të shëmtuara vallë?
Përbindësha pa kokë
Me duar grabitqarë
Instikti i bishës
I sjell ata vërdallë
Ca të shkurtër si të shtypur
E ca të trashë
Ca si skile e ca si djallë
Do kenë jete
Ata akoma vallë?



Botë hijesh

 Sa shumë hije në këtë botë 
Silueta të trishta që tundojnë shpirtëra 
Të vijnë vërdallë me valle të shfrenuara
 Aty ku gjejnë portë dlirësie hapur 
Hedhin hapin e çmëndur
 Deri në paradhomat e zemrave ulërijnë 
Mbështjellin pabesisht çdo gjë me vello ironie
 Dhe nënqeshen me të mirën 
Shkelmojnë ankthshëm
 Çdo ind dhe neuron mendor
 Me instikte përbindsash pa formë e përmbajtje
 Të duket gjithçka si marrëzi e paralojë e stërkequr
 Lëshojnë jehona ogurzeza 
Më kot mundohesh t’i prekësh 
Pak mirësi t’ua ndalë shfrenimin 
Ato janë hije 
Që nuk kanë përmasë tjetër
 Vetëm një shtrirje zie
 A thua hijet do ta mbulojnë botën?!




Pratagonistë në tragjedi

Të thashë, më the 
Dhe sot dhe dje
I njëjti refren e njëjta tragjedi
Pratgonistë unë dhe ti
Të tjetërsohet Uni 
Të bëhet Ti 
Robërim i përhershëm
I shpirtit
Dhe Uni vdes
Dhe bota mbytet në monotoni



Botë Kafazesh

Kafazë të vjetra
Kafazë të rinj
Që hapen e mbyllen
Hap të vjetrin
Futesh tek një i ri
Botë pa kafaze shpirtërash
Ku Une mbetem Une 
Dhe Ti je Ti
Kjo a nuk duhet të jetë
Bota tënde njeri?



Mes rrebeshesh

Rrugë pa fund
Shtërngatash, rrebeshesh
Diku një kthesë e qetë
Rrugicë plot dritë pak më tej
Cfarë duhet të bëj?
Të vazhdoj rrugën 
Mes rrebeshit
Apo të përqafoj rrezen e diellit
Që më buzëqesh?


Jetë me devocion

Thuhet që i mbyturi të mbyt
Por unë dua ta ndryshoj
Dua që atij që ështe duke u mbytur
T’i  jap jetë ta shpëtoj



Melodi jete

Do ta desha jeten poezi
Ku une dhe ti te luanim hareshem me vargun
Me rime pa rime, vec ne harmoni
Bukuri shpirterash ta udheheqin ate
Ti japin melodine e jetes
Kenduar nga ne te dy
Pa fallco dhe sforcime
Ne pentagram notash 
Dridhje plot embelsi
Befas nje stonim
Te iken melodia nga dora
Me kot shpreson te rigjesh
Pak frymezim...



Pika shiu

Rri dhe mendoj për ty
Shiu mi sjell mendimet 
Pika pika
Ah tani rrebesh shiu
Rrebesh mendimesh
Rrebesh deshirash
Çudi ky sinkronizim
Valle qielli ka zbuluar
Dëshirat e mia
Apo dëshirat e mia
Tundojnë qiellin
Dhe me vjen kjo ditë
E rrufeshme
Unë tjetër rrufe
Pres dhe dua



Kur të shkruaj ty

Kur të shkruaj ty
Pena ime fërgëllon
Me ikën nga dora 
Nxitimthi vrapon
Ndjek  ritmin e saj

Kur të shkruaj ty
Pena ime ngjyhet
Në vezullimin e yjeve
Mbeshtillet 
Me nxehtësinë e diellit
Muzës time
I jep të gjitha ngjyrat
Që ja morri ylberit

Kur të shkruaj ty
Pena ime kap gjithësinë
Kërkon përtej universit
Dimensione të tjera
Të botës zbulon

Kur të shkruaj ty
Pena ime hidhet
Zhytet, mbytet 
Prapë ngjallet
Në det e oqean
Thellësinë e tyre 
E sjell tek ty

Kur te shkruaj ty
Pena ime në duet 
Me shpirtin
Zemrës i merr ritmin
Dhe unë pyes veten
Unë apo zemra ime
Shkruan vallë!



Bardha Mance ka lindur dhe është rritur në Tiranë ku edhe ka studiuar Filozofi ne Fakultetin e Shkencave Politike Juridite te Universitetit Shteteror të Tiranës, ku ka kryer sudimet me rezultate të shkëlqyera. Për 15 vjet ka dhënë mësim si Lektore e Historisë së Filozofisë në këte Universitet. 
Mbas nje specializimi te gjatë pasuniversitar në Univeristetin e Filozofisë në Athine, lidhur me Filozofine dhe Kulturën në Greqinë e lashtë ne vitin 1993, ka vazhduar të jetojë dhe punojë në  në Athinë si gazetare dhe drejtuese e Programit në Gjuhën Shqipe në Radion publike "Athina984". 
Ne gjithë punën e saj është mbeshtetur në vlerat me të mira te kultures shqiptarë të krijuara nga bashkëatdhetarët tanë në trojet Shqiptare dhe në mbarë diasporën shqiptare duke i promovuar ato dhe duke punuar për të rritur rolin e programit në gjuhën Shqipe për te mbajtur gjalle dhe zhvilluar, gjuhën kulturën dhe traditat tona Kombëtare. 
Njekohesisht ka drejtuar Lidhjen e Shoqatave Shqiptare në Greqi dhe ka qënë mjaft aktive në mësimëdhënjen vullnetare të Gjuhës dhe Kulturës Shqiptare tek studentët Shqiptarë që studiojnë në Universitetet e Greqisë. Jep mësime te gjuhës angleze për bashkëatdhetarët tanë në Qëndren Kulturor Shqiptare  "Porta Shqiptare" në Greqi.
Veç gjuhës amëtare, zotëron mirë edhe gjuhët Ruse, Angleze, Greke dhe Italiane.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen