Donnerstag, 27. Dezember 2018

Bajram Sefaj: Tango e fundit në Gaillard

Bajram Sefaj

Tango e fundit në Gaillard!
(Fragment i shkurtër shkëputur nga një prozë e gjatë!)

          Për të evituar ngatërrimin, përzierjen, hutimin e mundshëm, ja shpjegimi: fjala nuk është për filmin “Tango e fundit në Paris” me aktorin e njohur Brando (Marlon), në kryerol, në partneritet me aktoren Maria (Schneider), për të cilën ky ishte rol fatal për te, aktrim i parë dhe i fundit në karrierën e saj. Ishte loja e fundi jetës dhe vdekjes saj. Ai farë Tango atje, në atë Paris (të shkretë), as për atë regjisorin famëmadh (për pak shënoj fatmadh që nuk do të ishte hiç gabim!), as për atë duet aktorësh të njohur...
          Një Tango tjetër. Një qytet tjetër. Të vockël, gati të panjohur as edhe për vetë shtetin pjesë e të cilit është. Emri i tij, shënuar me germa të imëta, diku në cep të hartës së madhe të Francës së madhe, G a i ll a r d !
          Luhet kjo tango! 
          Diku në verilindjen e skajshme këtij shteti të madh... 
          Si sandviç, si intermexo, si e detyrueshme të ishte, zë vend pikërisht këtu ky rrëfim i shkurtër, ndryshe mezi pres të zë fillin e epistolarit me ty, Angjelinë. Këputur , këtu e disa javë, me kapërcim të tunelit Kalimash. Të kënduar, të ngritur e ndritur, në legjendë... 
Tango e fundit në Gaillard! Nuk është as film dokumentar, as film artistik nuk është. Në të nuk interpretojnë vetëm dy aktorë. Interpretojnë shumë veta. Personazh është kolektivi. Të moshuarit. Pleq e plaka bashkë...
          Për shumëkënd, Tango e fundit në Gaillard, është e fundit në jetë. Është fundi i jetës. Mbylle e kapakëve të saj. Është dry. Është elegji. Sa tragjike aq edhe komike, tragjike-komike është...

*
          Për nderë të festave të fund vitit, komuna e vogël dhe panjohur krejt, për pensionistë dhe moshuar të tjerë të vetë, për çdo vjet, në mes të muajit dhjetor, organizon drekë solemne, të përbashkët, kolektive. As dreka, sado e pasur, as pijet, nga shampanja e teposhte e përpjetë, as “valixhja” deng me dhurata Pere Noelit, as kurrgjë tjetër në kujtesë të gjatë e të paharrueshme, nuk ngel më shumë se vallëzimi që derdhet, me këtë rast, aty. 
Kur muzika thërrmohet e theret për vallëzim, “çunat dhe gocat”, tashmë të moshës së tretë e tepër, pasi t’i kenë tokur gotat e para, harrojnë çdo gjë. Harrojnë dhembjet e eshtrave të trupit. Harrojnë ishias e prostatë, harrojnë diabet e aritmi, harrojnë frymëmarrje të vështirësuar e tension të lartë..., çdo gjë harrojnë, harrojnë moshën e rinore dhe fluturimin e saj fluturim, në drejtim të panjohur e të pa kthim...e, marrin turr drejt sheshit të vallëzimit, pa pasur ndërmend asgjë... 
          Një e moshuar, me sy të mëdhenj e të etur për jetë e dashuri të përtejme, shkoqet nga krahët e partnerit të saj, që më shumë i shërbenin për t’u mbështetur e mbajtur që mos ta humbte drejtpeshimin, në sprovë të nxirrte nga vetja një piruete, apo akrobacion tjetër shkëputet nga krahët e bashkë valltarit e i bie, plandoset në faqen e ftohte të sheshit të vallëzimit... Muzikën e gjallë e të hareshme deri aty, e mund jehona alarmuese e shërbimit urgjent të zjarrfikëseve, që kryejnë të njëjtën punë, intervenim urgjent, si ata të ndihmës se shpejtë! 
          Dasma prishet. Përfundon Tango e fundit në Gaillard, kur është shumë herë më tragjik se përfundimi i filmit Tango e fundit në Paris...Dhe i cilido tjetër film të luajtur loje... 

*
          Nuk e di Engjëlli im, autobusi me të cilin udhëtoj sot për të Ti, në Tiranë, vendnumëron a fluturon...
(diku, në Francë, 2018)

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen