Mittwoch, 30. Januar 2019

Haxhi Muhaxheri: UJK MË ËSHTË BËRË VETJA

Haxhi Muhaxheri   /   Foto e vitit 1997


UJK MË ËSHTË BËRË VETJA

1.

Përditë zgjohem me mendjen në ty
Shtegun mbuluar e ka bloza e dëshirës
Më përvëlon malli
E veten ngushlloj me letra dashurie

Më kot mundohem të mësoj
Kobi je ti që më sillësh vërdallë
A fati im i çalë
Që më shpie drejt çmendisë
Lule ferri je a lule parajse
Bukuri verbuese 
A kumt orësh të liga
Lojtare netesh të humbura
A sëmundje që nuk shërohesh
Pjellë mortore a gjemb durimi
Çelës enigmash a nepërkë syri
Si ta kuptoj moj - Më thuaj...

2.

Më shanë
Pse me emrin tënd
Pagëzoja yjtë lumenjtë përrallëzat

Më qeshen
Për lutjet e mesnatës
E psherëtimat krismë qielli
Për ëndrrat e harlisura
E lotin e buzëqeshur
Për ditet që më iknin
Sy njerëzve të hekurt

Dhëmbet u ranë së qeshuri
E Peruni i Madh*
Hiqte valle mbi kockat tona

3.

Ti nuk erdhe e dashur
E në shpirt
Termete shkaktuar më ke

Ti duhej të vije
Bashkë me pranverën
Dhe këngët e të lashtave

Portë e hapur të pret
Dhe karafil i vyshkur
Ne dorën time

Eja e dashur - Eja...
Ujk më është bërë vetja

Prishtinë 1995
_______
* Peruni i Madh - Zoti i Sllavizmit

                                                                - - - - - - - - - -

Disa nga komentet në Facebook


Myrteza MARA:
"Poetit i mjafton nji dhimbje",- ka thene i Madhi Fatos Arapi. E pra, kush me mire se dhimbja, se malli, se kujtimi, brenga e pezmi mund te lidh aleance me Muzen? "...Me emrin tend pagëzoja yjtë, lumenjtë, përrallëzat!"...

Fehmi BERISHA:
Thërret thellësi e shprtit.Thërret ndërgjegjja e pastër lot. Pengesat janë të mëdha,duhet kaluar. Pritja e pambarim të bënë edhe ujk,bënë rrëmuj shpirtërore...
Një poezi e cila përmes metaforave të përdorura bukur shpreh botën dhe gjendjen shpirtërore protestuese të autorit.

Fran TANUSHI:
Poezi impresionuese. E lexova me ëndje, madje disa herë, poezi mjaft e bukur. Uroi të jetë jetësuar dëshira , (e dëshiruara të ketë ardhur) dhe nga ujku të ketë mbetur një qenxh i alpeve tona...

Naim ZHINIPOTOKU:
Nje krijim i kohes se djalerise do thoja, nostalgji se kaluares. E thurrur me metofore te ngjeshur, poeti rrefehet kjarte dhe sinqerte, duke hyre e dale horizonteve te tera si shprehet edhe Ai vet, çmendurisht...por e tille eshte dashuria ne djaleri, kur humbesh e tretesh pas saj...

Adem GASHI:
... Haxhi, ujku poetik nuk paska fjetur!

Skënder BRAKA:
Poezi e mrekullueshme. Vargje përplot ndjenjë.

Tonin NIKOLLI:
Poeti me kete poezi mjaft te bukur dhe te realizuar artistikisht evokon nje dashuri te madhe per te cilen eshte gati te sublimohet.Kete dashuri e enderron si nje melhem qe do te sheroje shume plage pernjeheresh,por nje eshte me kryesorja, SHPIRTIN.

Jeton MUÇOLLARI:
Ti këndosh dhimbjes është dhimbje më vete, por dhe shpresë dhe qetësim i shpirtit, vargje që të tërheqin njëri pas tjetrit.

Valon RASHICA:
Përshkrim i bukur i një ndjenje që karakterizohet nga një pritje plot mall, nga pritja për më të dashurën. Kjo pritje duket sikur ka shkaktuar një konflikt të brendshëm shpirtëror i cili tashmë ka arritur kulmin e vet dhe i cili mund të pushojë vetëm kur të përfundojë kjo pritje: Eja, Ujk më është bërë vetja. Poezi e metaforuar bukur dhe e ilustruar edhe me teza dhe antiteza që theksojnë një dhimbje shpirtërore të shkaktuar nga malli.

Bujar SALIHU:
Ujk i dashurisë dhe ujk i poezisë...

Pëllumb TARE:
Kjo "ulerime" poetike vjen si si klithje e shpirtit, nga malli, nga pritja; ku poeti, me emrin e te dashures, pagezon yjet, lumenjte, perallat... Poezi shume e ndjere, ku fjala ujk vjen njerezore.

2 Kommentare:

  1. Dua të jap një dëshmi se si u shërova nga virusi Herpes. Disa muaj më parë kisha disa simptoma. Shkova te një mjek dhe më bënë shumë analiza gjaku, më vonë më thanë se kisha Herpes. Mjeku më tha se nuk ka kurë për Herpesin. U ndjeva keq, hyra në internet duke kërkuar një kurë të mundshme për virusin Herpes, pashë një postim të Dr. Dawn, një mjek bimor që po ndihmon njerëzit të shërohen nga Herpesi, Kanceri, HIV dhe shumë të tjera, e kontaktova dhe i tregova se si ndihesha. Ai tha se ilaçi i tij bimor mund të më shërojë. Ai më dërgoi ilaçin nëpërmjet shërbimit të dorëzimit UPS dhe e mora ilaçin 6 ditë pasi e dërgoi, e mora ilaçin siç më përshkroi ai. Para se të përfundoja ilaçin, simptomat u ndalën. Shkova te mjeku dhe bëra një tjetër analizë gjaku, çuditërisht dola negative. Nuk kam pasur më simptoma. Dr. Dawn është shumë i mirë dhe mund të kontaktoni në WhatsApp: +2349046229159
    Gmail ( dawnacuna314@gmail.com )

    Nëse keni nevojë për ilaçe bimore për të kuruar ndonjë sëmundje kronike ose seksualisht të transmetueshme si.
    HERPESIN.
    KANCERIN.
    HIV/AIDS dhe më shumë

    AntwortenLöschen
  2. Më gëzon zemra që jam këtu për të falënderuar Dr. DAWN.
    Nuk e mendova kurrë se do të mund ta shihja martesën time të funksiononte përsëri, pavarësisht se gjithçka tashmë po funksiononte kundër meje. Dr. DAWN më erdhi në ndihmë. Kisha një problem në shtëpi, për shkak të të cilit im shoq u largua, dhe unë isha tashmë shtatzënë dhe u bë e vështirë për mua të përballoja pa të. Familja e tij më mbështeti gjatë gjithë kohës, por askush nuk mund të më ndihmonte të na bashkonte përsëri përveç Dr. DAWN, i cili ndërhyri kur kisha më shumë nevojë për ndihmë. Ai e zgjidhi problemin dhe im shoq u kthye në shtëpinë time pas vetëm 48 orësh, sepse ai ende jetonte në të njëjtin qytet me mua. Është e mrekullueshme kur gjen ndihmë aty ku më pak mendoje se mund ta merrje. Edhe një herë, faleminderit, Dr. Dawn, për gjithçka që bën për të ndihmuar njerëzit që kanë nevojë urgjente për ndihmë. Dërgoji një email në: ( dawnacuna314@gmail.com )
    ose dërgoji një mesazh në WhatsApp: +2349046229159

    AntwortenLöschen