Sonntag, 20. September 2015

Hëna

Esse nga Xhevahir Cirongu

E bukura hënë çdo mbrëmje rrezaton dritën e saj mbi tokën tonë. Ajo zbret ngadalë nga kupa qiellore rrezet drejt nesh të ngarkuara me ngjyrën e argjend dhe na ‘’puthë’’ ëmbëlsisht  ëndrrrat tona të përgjumura. Hedh shikimin tim  buzëmbrëmjeve atje ku hëna mban në gjirin e saj miliona yje , dhe u buzëqesh  atyre si mbretëreshë e qiellit tonë. Edhe unë, ti, ajo , të gjithë ne frymorët e tokës e prekim atë qënie të bukur  që e cila na dhuron mbarësi e fat. Ajo është udhërrëfyesja e jetës sonë. Tek ‘’mbretëresha’’  e   qiellit tonë  vallzojnë s’bashku me hënën yjet e ëndrrat tona.  Vrapoj pas dritës së argjend të hënës për ta kapur edhe unë, sepse aty  është  fati im, atje jam unë me ëndrrat e jetës sime!... Pa hënën e dritën e saj, bota jonë do të ishte e zbraztë dhe kaotike. Hëna ka mbi vete shumë mistere të fshehta. Nga gjiri i saj, valëzojnë për te toka jonë ëndrrat e dashurisë së jetës.! 

Po, kjo është e vërtet, sepse shumë legjenda janë thënë e shkruar  që nga leshtësia e gjer  sot për  ‘’nënën e qiellit tonë’’ hënën ! Sa bukur do të ishte që në dorën time të kisha një buqetë me lule të arta nga drita e hënës sonë!? Vrapoj ‘’fushës’’ së  globit tonë për të mbledhur një tufë rrezesh  të arta nga hëna jonë që ato t’i vendos tek pragu i shtëpisë e t’u them ‘’Tunjatjeta’’ edhe gjatë ditës....!  E lash gjumin e natës dhe vrapova nëpër kontinente për  t’u thënë rrezeve të argjenda të hënës se’’ jam me ju, sepse jeni juve të parat që flini çdo natë me mua!. 

     - E ku ka më bukur, që sapo bie mbrëmja, toka jonë vesh kostumin e argjend të hënës!

Bie të fle gjumë....! Qepallat e syve mbyllen ngadalë  si dy kanata porte të drunjtë të lodhura nga pesha e kohës, apo nga lodhja e ditës; e mbulojnë dy ‘’oqenet’’ e qelqta për  të pushuar në valën e dritës së syve. Si një anije me vela shpalosen  në lundrim e sipër edhe ëndrrat e mija të përgjumura! Unë fle gjumë aty në shtratin tim....bashkë me mua bjenë të flenë edhe ëndrrat ...!  Marr frymë në qetësinë e natës, ku yjet rrinë roje për mua. E ndjej veten të lehtë, si një gjethe vjeshte që ka humbur klorofilin e saj , e cila shkëputet nga dega e pemës pas një flladi ere të natës, e merr udhën drejt ëndrrave të jetës. Ja ,edhe ajo ëndrra ime, atje te bregu i detit kaltërosh është ulur e bisedon me dritën e hënës. Ajo e përqafon rrezen e argjend të zbritur nga hëna Mbretëreshë, e bashkë me valët e bardha të detit buzëqeshin gëzueshëm e marrin fluturim drejt kupës së qiellit me pulbardhat për te Hëna!         

     - Sa bukur,- them me veten! 

Eci drejt gjurmëve që lë pas drita e hënës! Zgjas njërën dorë për ta kapur dritën e saj. Ajo herë më afrohet e herë më largohet duke më buzëqeshur ëmbëlsisht. Provoj edhe një herë duke zgjatur duartë drejt rrezeve të argjenda, por më kot. Ato vetëm më buzëqeshin, e ashtu me butësinë e tyre më përkëdhelin trupin tim duke lënë ngrohtësinë e dashurisë në ‘’Oqeanin’’ e syve të mi. Miliona petale të bardha mirësie bjenë nga kupa qelliore mbi tokën tonë, nga rrezet e argjenda të hënës! Mbi këllëfin e bardhë të jastëkut ku fle gjumë; s’bashku me mua flenë edhe rrezet e  hënës të  cilat kanë hyrë nga dritarja e dhomës e bisedojnë çdo natë me ëndrrat e mija. Me hënën bisedojmë çdo natë të gjithë ne, duke filluar nga njerëzit e gjithë gjallesat e tjera të globit tonë. Te hëna Mbretëreshë, ngrihen e thyhen baticat e zbaticat e oqeaneve....por edhe ëndrrat tona jetdhënse aty kanë zanafillën e tyre! Jemi dashuruar me dritën e hënës të gjithë ne, sepse drita e saj që depërton netëve të errta  mbi rruzullin tokësor, ndikon fuqishëm  me valët zanore drejtpërdrejt në qënien tonë të jetës, duke lartësuar vetdijen dhe forcën mendore me thurjen e gërshetit të ëndrrave në hapsirën kosmike.

E dua hënën, sepse ajo më zgjon nga gjumi të bukurat ëndrra! Si mos ta duash e të shkruash qoftë edhe një fjalë të vetme për këtë dritëjetëdhënse  që i jep gjllesave të globit, ngaku jemi edhe ne pjestarë të saj!?

Zgjohem nga gjumi me ëndrrën e falur nga drita e hënës. Sa bukur më shfaqet para syve bota e ëndrrave!  Aty është gjithë qënia ime...!?  Pse jo, udhërrëfyesja e jetës sime, por edhe e jotja, merr krahët e shqiponjës e fluturon me dritën e hënës së argjend duke thithur vesën e mëngjesit e oksigjenin drejt hapsirës qiellore për te hëna! Atje gjen qetësinë trupi im, aty në gjirin e hënës së argjend flenë ëndrrat tona. Thërrmijat e trupit tim janë gatuar edhe me dritëargjendën e hënës Mbrtëresh  na bën roje atje në qiell. Ah, hëna jonë, që veç puthjes tënde nga rrezet që hedh si vello nusërie mbi tokën tonë, edhe unë preka  me ëndrrën time trupin tënd me plot misterejete që na dhuron këtu në tokë! Të erdha një ditë aty me ëndrrën time pas kaq shekujsh, dhe u ula në ‘’gjirin’’ tënd ku piva sisën e argjend të jetës sonë. Ashtu në heshtje, edhe ti më përqafove  fortë nga malli i thellësive të shekujve duke më thënë ‘’ Eja o njeri i mirë të kuvendojmë këtu të dy sepse je shëmbëlltyra  e imja dritëjete që dole nga drita e argjend e imja!’’

    - Me hënën u përqafova  dhe ëndrrat morën udhën e jetës...!

Në parmakun e dritares sime, prapë do vijë nesër dria e hënës ,do  të ulet e do bisedojë me mua, pastaj qetësisht do flemë në livadhin e bukur të ëndrrave, ...do kuvendojmë gjatë ku hëna me dritëzat e saja përcjell fat, lumturi për të gjthë ne.Prandaj e adhurojmë Hënën!

Durrës, 06 shtator 2015.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen