NJA DY A TRI VARGJE SHKRIMTARIT
(Tungjatëjeta shkrimtar Haxhi Muhaxheri)
Shkrimtar, ti shpurisës zjarri shpirtëror,
si s´të pashë ende n´dy sy,
e si të njoh dhe po të shoh ...
çdo ditë ... a s´është çudi?!
Flasim, dëgjohemi, lexohemi, këshillohemi ...
pa e folur bashk as edhe një fjalë,
shihemi edhe kur njëri tjetrin s´e shohim,
ah, tymi mallit le t´i dalë,
ah ... edhe acari u bëftë ujë i valë
po jemi qebesa bashk ... n´varg
edhe pse larg,
o poet, o djalë!
Epo, imvëlla Musa ... tha
- Tungjatëjeta!
E shqip më shqip se kjo, o vëlla,
s´u ndie, s´u pa, s´e gjeta!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen