Besoj se mjaftë vite më kaluan duke luajtur
gogla dushku me popullin dhe duke e manipuluar me vite të tëra dhe duke e ndarë e përçarë villain me vëllanë. Ju kisha lutur juve lider partiak të
partive shqiptare në Maqedoni të uleni në një tryezë të përbashkët dhe të
bisedoni siç e kanë traditë shqiptarët të ulen dhe të bisedojnë. Zgjatjani
dorën njëri tjetrit se jeni të një gjaku dhe gjërat që prekin indin shqiptar
duhet të zgjidhen bashkarisht, sepse janë interese kombëtare dhe jo
individuale. Lerini me një anë liderizmat, bajraktarizmat dhe patriotizmat
folkrorik, sepse këtyre u ka ka kaluar koha dhe populli me sy e veshë është
drejtuar nga ju duke pritur një bashkim të të gjitha partive politike shqiptare
për të zgjidhur statusin kombëtarë njëherë e përgjithmonë e kjo mund të bëhet
vetëm kur ju bashkoheni mes vete dhe bëni një platformë të përbashkët dhe kjo
platformë i dorëzohet palës tjetër, kështu që ajo që do e pranoj me ate edhe do
futeni në bashkëqeverisje, perndryshe siç po dëgjojmë, lexojmë e shohim përsëri
punët po vazhdojnë me fjalët siç të them unë e jo siç të thuash ti dhe kështu
këtë kosto po e paguan i tërë populli shqiptarë që jeton në këto troje. Lerini
patriotizmat poltik dhe kapnu për litarin e përbashkët kombëtarë se vetëm ky
është patriotizëm, sepse partitë politike vijnë dhe shkojnë sëbashku me liderët
e tyre, ndërsa historia shkruan për çështjet historike që mbeten për ti
vlerësuar koha e gjeneratave brez pas brezi. Ka kaluar koha dhe populli
shqiptar është lodhur më duke dëgjuar debate të poltikanëve , analistave dhe...
për çdo natë duke dhënë mendime të ndryshme në aspekte të interesave partiake,
grupore, klanore dhe. ..Lerini me një anë të gjitha inatet dhe mos fyeni me
fjalët që nuk ju takojnë të fyeni vëllai me vëllanë me fjalët që nuk i posedon
fjalori i shqiptarit duke e quajtur njëri tjetrin pa argumente duke e quajtur tradhëtar, kriminel e çfarë jo
tjetër ,sepse ky është një turp i madh. Lerejani historisë kur do i vë në pah
të gjithë ata që kanë kontribuar për komb e atdhe dhe sipas veprimtarive do
radhiten të gjithë në histori me vepra konkrete se kush ishte atdhetar e kush
tradhëtar.Sot është kohe e bashkimi tkombëtar dhe jo e ndarjeve e përçarje. Sot
është koha që shqiptarët duhet ta shfrytëzojnë për interesat kombëtare, për
interesat e popullit të tyre. Sot të gjithë të ulemi dhe të japim mendimin e
përbashkët për interes të popullit të cilit i takojmë duke i lënë të gjitha
interesat partiake me një anë. Ky do jetë patriotizëm e jo të dëgjojmë fjalë
fyese aq të rënda ndaj njëri tjetri që infekton përçarje dhe ndarje vëllazërore
mes vete duke e dërguar ujin në mulli të tjetërkujt. Ju do jeni ata të cilët
sot keni rastin që të bënë shumë vepra të rëndësishme historike për popullin
tuaj dhe këtë mund ta arrini vetëm në mënyrë të përbashkët dhe duke i lënë të
gjitha inatet dhe interesat personale për ta arritur ate që me vite e presim
për tu realizar. Ato të drejta për të cilën u dha gjak e jetëra dhe vetëm kur
ju të bashkuar i realizoni të drejtat e kombit tonë, atherë kenë bërë punë të cilën
do e shkruaj historia dhe ju do jeni ata të cilët keni kryer deyrën tuaj në aspektin politik duake
realizuar dëshirat e bijave dhe bijëve më të dashur të kombit që luftuan gjatë
vitit 2001 nën ëmblemën e një ushtrie të lavdishme që quhej Ushtria Çlirimtare
Kombëtare, do e kryeni dëshirën e atyre që derdhën gjakun dhe duke mbetur me
plagë të pashëruara në pjesët e trupit të tyre, invalidve të cilët mbetën pa
gjymtyrë trupore dhe ata të cilët dhanë jetën që shqiptarët të jenë të
barabartë me të tjerët në atdheun e tyre. Kontributin e atyre të cilët
vuajtën dënime burgosjesh nëpër kazamate
të ndryshme për të drejtat kombëtare Ky është obligimi juaj për ta realizuar
këtë dëshirë dhe amanet të cilin edhe e keni obligim për ta kryer, sepse edhe
mu për këtë populli ua dha edhe votën e tyre. Besoj se të gjitha këto ua dha në
duar që ju sot ti përfaqësoni denjësisht para palës tjetër popullin tuaj dhe të
realizoni të drejtat tuaj dhe të kombit të cilit i takoni edhe ju, familjet dhe
fëmijët tuaj . E gjithë kjo po e përsëris edhe njëherë mund të kryhet duke u
ulur dhe biseduar për një platformë të përbashkët duke lënë çdo gjë tjetër
anësh, sepse këtë e kërkon populli në tërësi. Edhe njëherë të nderuar lider
partiak të të gjitha partive politike bashkohuni dhe merrni vendime të
përbashkëta dhe mbylljani gojën të gjithë atyre po qofshin edhe shqipfolësa që
besoj se ka edhe të tillë që nuk ju konvenon, por duan një përçarje vëllazërore
për interese të tyre personale ose të shërbimeve të ndryshme që punojnë për ta
shakatrruar identitetin tonë kombëtar. Në këtë aspekt pos juve të nderuar lider
partiak të të gjitha partive shqiptarëve që përfaqësoni shqiptarët me votën që
ua ka dhënë, njëherit në këto çaste vendimtare dhe historike nuk duhet të
mungoj edhe ndihmesa dhe kontributi i intelektualve, gazetarëve, analiistave,
opionistave, përfaqësuesve të shoqatave joqeveritare etj .,që bashkarisht të
kontribojmë në të mirë të çëshjes sonë kombëtare duke dhënë secili në mënyrë të
vet kontributin rreth këtij bashkimi dhe realizimi të drejtave të barabarta që
duhet ti gëzojmë, sepse të gjitha këto të drejta barabarsie shqiptarët nuk i
duan që dikush të ua dhuroj, por i kërkojnë, sepse ju takojnë. E tani ka ardhur
koha për ti realizar. Jemi të bindur se vetëm të bashkuar mund ti realizojme.
Ju priftë e mbara!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen