Montag, 12. Dezember 2016

Hile Lushaku - Osman Hasan Stojku mundësi i parë Gollobordas në aktivitet zyrtare




Të "ngjallesh" të vdekurit në kujtesën njerëzore është bekim. Ata që dinë dhe që mundin ta bëjnë këtë i bëjnë nder vetes dhe krahinës. Ky shkrim konçiz ndezi një qiri përshpirtjeje në zemrën e gollobordasve dhe sportadshësve të boksit e të mundjes! Jo vetëm kaq! Faleminderit "Shoqata e Mundjes "Golloborda"!

......

Të shkruash për njerzit që kanë lënë gjurmë nuk është e lehtë.Ata janë të fushave të ndryshme,që me veprimtarinë e tyre kanë mbetur të pavdekshëm.Krejt rastësisht,një ditë si të gjithë ditët e tjera do të më binte zilja e celularit.E hapa telefonin dhe nga ai zë i njohur që ishte një nga të afërmit e mi,pas përshëndetjeve të rastit më kërkoi nëse do të kisha mundësi dhe kohë të lirë të takoja Hile Lushakun.Për disa çaste mbeta  i befasuar.Ky emër më kujtonte shumë.Komandanti Hile Lushaku tashmë në pension më kërkonte për një kafe! Po përse vallë? Shumë mendime për momentin më vërviteshin në kokë.Edhe tani që është në pension do të më thërriste për ndonjë detyrë? I habitur nga ky lajm,dhe pa ditur se për çfarë më kërkonte komandanti,thashë se “Po”.Kur të kërkon një komandant a mund të mos i paraqitesh atij? Kjo as që mund të diskutohej.Mendimet filluan që të vinin me radhë, pa mundur që të bëja lidhjen e tyre.Megjithatë,pikërisht m’u në pragun e dimrit,kur qielli  ishte i nxirë nga retë dhe shiu binte si me gjyma,u nisa për në vendin e caktuar...
Hile Lushaku është një nga ato personazhe që kanë lënë gjurmë në veprimtarinë e tij.
Ai arsimin e ka mbaruar në vitin 1969 -1973,më pas vazhdoi studimet në shkollën ushtarake “Skëndërbej”. Më pas shkollën e lartë ushtarake ku në vitet 1987 – 1989 u diplomua si oficer i zbulimit ushtarak.akademinë e  Shtatmadhorisë e mbaroi në  vitin 1993 – 1996.Kurse akademinë e Policisë e ka mbaruar me vlerësimin”shkëlqyeshëm”,po me këtë vlerësim ka mbaruar të gjitha shkollat.Ai fitoi gradën nënkolonel.
Eksperienca e komandant Hile Lushakut është e madhe.Që nga pedagog në e deri drejtues i lartë në forcat e armatosura në Drejtorinë e Zbulimit.E,më pas ai punoi në shumë sektorë të rëndësishëm me detyra mjaft delikate duke i kryer të gjitha me sukses.
Autor dhe bashkëautor i shumë botimeve në fushën prefosionale.Kuadër i lartë që e dallojnë pazëvëndësueshmërinë e tij në shumë kualitete.
E,pra shte ky njeri që më priste për takim...
U takuam...në një bar kafe të zakonshme,kurse shiu si për inatë, litarë – litarë prej qiellit binte...Pas përshëndetjeve të rastit,ai hyri drejt e në temë.Deshte të dhëna për një sportist,Osman Stojkun.Për disa çaste mbeta i hutuar.Personalisht asnjë herë s’kam qenë i dhënë pas sportit.Emri që më përmendi diçka më kujtoi...Pas një bashkëbisedimi të ngrohtë ai më tërhoqi në brendësië e tij.
......................................................................................................

Po kush ishte Osman Stojku?


Osman Hasan Stojku, mundësi i parë gollobordas në aktivitete zyrtare.
Osman Hasan Stojku, u lind në Tiranë, por është nga Lejçani/Okshtuni.Hsan Stojku u martua me Beglie Teodori nga Smollniku, ku trashëguan lindi 5 fëmijë.Osmani kishte arsim 7-vjeçar; në moshën e rinisë ka qenë pjesë e njësiteve guerile në Tiranë, është kapur nga shërbimet e policisë fashiste, është burgosur e dënuar me pushkatim, por i ati, Hasani, shfrytëzoi njohjet e shumta që kishte në Tiranë dhe i shpëtoi jetën. Sapo u lirua nga burgu, Osmani doli partizan, fillimisht në çetën partizane “Dajti”, me Beqir Ballukun, pastaj u inkuadrua në batalionin e 4-të të Brigadës së Parë Sulmuese Partizane. Në luftimet për çlirimin e Tiranës u takua në Kërrabë me Hajdar Rexhep Stojkun, djali i xhaxhait të tij, i cili mbeti i vrarë aty. Flitet se pas çlirimit i patën afruar detyra zyrtare, por ai nuk i ka pranuar se ka qenë gagaç (i mbahej goja). Ka qenë në shoqëri me djem që dashuronin sportin, janë stërvitur në grup pa trajner. Osmani ka patur grusht shumë të fortë. Ka punuar në fabrikën e porcelanit, mjeshtër në furrat e pjekjes, deri sa doli në pension. U shua në moshën 60 vjeç. Osman Stojku ishte sportist i madh, pionier i boksit dhe i mundjes në Shqipëri, fillimisht pjesë e ekipit përfaqësues i Tiranës, në janar 1947 u shpall nënkampion kombëtar, pesha e lehtë, 62 kg, në boks dhe kampion kombëtar në mundje në peshën “pupël”; nënkampion në boks edhe në vitin 1950 me ekipin e Durrësit, pas fitores me Petrit Shytin mbasi humbi në finale me Stefi Mile, pesha gjysmë e mesme; kampion në mundje dhe në boks në vitin 1951, mbas fitores në finale me mundësin Shabani të ekipit Tirana dhe trajner i dalluar në boks me Durrësin. Miq të tij tregojnë se në vitin 1948, kur shkoi vullnetar në Beograd për ndërtimin e hekurudhës Beograd-Zagreb, filloi të organizonte dyluftime me vullnetarët suedezë të cilët kishin marrë me vete doreza boksi për argëtim. Ishte edhe Todi Janku, të cilin në viti 1952, miku i tij, Osman Stojku e shtyn të përfaqësojë skuadrën “Puna Qendrore”, që do të merrte pjesë në kampionatin kombëtar që do të zhvillohet te kinema “Republika” në Tiranë. Osman Stojku rezulton të ketë qenë edhe trajner i ekipit “Shoqëria Qëndrore-Puna” i Tiranës, në boks, i cili u shpall kampion në vitin 1955 me 6 kampionë kombëtarë (Emil Prenushi, Hilmi Reka, Nazmi Halili, Dervish Etovia, Teodor Janku dhe Hysen Sharra). Në vitin 1954 publikoi shkrimin “Boksierët në stërvitje”, duke sjellë përvojën e tij si trajner në drejtimin e ekipit të shoqërisë “Puna” i Tiranës. Në vitin 1954, ekipi i boksit “Puna” fitoi kompeticionet kombëtare të zhvilluara në maj e qershor dhe u shpall kampion kombëtar edhe në vitin 1955. Osmani ka qenë i propozuar për nderimin me titullin e lartë “Hero i Punës Socialiste”, por nuk ia dhanë sa ishte gjallë. Disa vite pati angazhime në kolegjiumin e gjyqtarëve të mundjes dhe herë-herë edhe shkroi komente e vlerësime të garave të mundjes. U shua në vitin 1983.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen