Që nga përfundimi i luftës së vitit 2001
partitë politike shqiptare qoftë në pozitë apo opozitë gjithnjë kanë dal me
kërkesat e tyre që çështja e ish veteranve të ushtarëve të Ushtrive Çlirimtare
Kombëtare, invaledve të luftës dhe familjeve të Dëshmorëve të Kombit të
zgjidhet me ligj të posaçëm dhe të zgjidhet statusi i tyr njëherë e përgjithmonë siç është
rregulluar statusi i branitelave. Kjo çështje ka mbetur edhe e pazgjidhur sot e
kësaj dite edhe pse shumë është biseduar, por
deri më ditët e sotme akoma nuk u zgjodhë statusi i veteranve, invalidve
dhe familjeve të Dëshmorëve të Kombit. Kjo çështje nuk ka mbetur asnjëherë pa u
përmendur jo vetëm nga partite politike shqiptare, por edhe nga Shoqata e e
Veteranve te Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe nga shumë personalitete publike
shqiptare në Maqedoni. Nuk e di sa e sa here është folur e përfolur në shumë
tebate televizive. Sa e sa here është shkruar në mediat e shkruar dhe deri më
sot kjo çështje ka mbetur pa asnjë rezultat konkretë. Shkurt e shqip kaluan kaq
vite dhe statusi i të lartpërmenduve ka mbetur akoma i pazgjidhur. Nuk mbaj
mend që nga përfundimi i luftës së vitit 2001 që në ndonjë cikël zgjedhor
qofshin ato zgjedhje parlamentare apo komunale që janë mbajtur në Maqedoni dhe
të mos ishte brohoritur UÇK, UÇK ose të mos ishin përmendur Dëshmorët e Kombit
dhe familjet e tyre. Kjo nuk ka ndodhur vetëm gjatë kampanjave zgjedhore, por
emri UÇK, invalid të luftës dhe
Dëshmorët e Kombit janë përmendur në çdo përvjetor të rënies së tyre apo për ndonjë
rast tjetër, por statusi i tyre mbeti vetëm një kërkesë gojore ose në letër pa
zgjidhje konkrete. Sot e kësaj dite pa u
zgjidhur ka mbetur statusi i njerëzve më
të merituar të kombit,kategori më e merituara e popullit shqiptar që dhanë aq
shumë kontribut, gjak e jetë të mbeten
pa një status të zgjithur për ta dhe familjet e tyre siç u zgjodh për palën
tjetër. Ky është një absurd mbi absurdin.
Nëse kthehemi edhe në kohën tani shumë të afërm në zgjidhjet e 11
dhejetorit të vitit 2016 goja e kanditatve për deputetë, liderëve partiak dhe…
ishte e mbushur në kampanjat e tyre zgjedhore vetëm me brohoritje ÇÇK, UÇK,
vetëm e vetëm për të grumbulluar vota, ndërsa nëse ndalemi tani dhe bëjmë një
analyze shumë të thjeshtë kur tani kanë filluar të karkulohen shumë kërkesa nga
partitë politike shqiptare për formimin e kualicioneve për formimin e qeverisë
me dy partite politike të palës maqedonase askund deri më sot nuk kam dëgjuar
apo nuk kam lexuar për një kërkesë për zgjidhjen e kategorisë së njerëzve të
lartpërmendur më lartë siç janë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare,
Invalidve të luftës dhe familjeve të Dëshmorëve të Kombit. Unë mendoj se si kërkesë
dhe kushtëzim më prioritar tani për të hyrë në qeveri duhet të vihet në
tavolinën e bisedimeve me partitë maqedonase zgjithje çështjes së statusit të
pazgjidhur dhe që është trumbetuar aq
shumë me vite të tëra dhe kjo çështje ka mbetur
e pazgjidhur.Unë nuk do e kuptoja asnjë bisedë , kërkesë, kushtëzim
të të gjitha partive politike shqiptare
për hyrjen e tyre në qeveri pa parashtrimin e çështjes së pikës më të ndieshme
zgjidhjen e statusit të veteranve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare,
Invalidve të luftës dhe familjeve të Dëshmorëve të Kombit. Shumë çështje të
ndjeshme që i tangojnë shqiptarët për të cilët është koha e fundit që njëherë e
përgjithmonë, o sot, o kurrë duhet shtruar në tryezën e bisedimeve me palën
maqedonase që ka kohë që presin kohë të tejkaqluar pa një zgjidhje adekuate,
por besoj sa tani është një kohë ku shqiptarët duhet të jenë të gjithë unik në parashtrimin e të
gjitha kërkesave që të marrin fund njëherë e përgjithmonë që populli shqiptar
të jetë I barabartë në çdo aspekt me popullin maqedon, por gjithn jë duke mos e
anashkuluar edhe këtë here këtë pike shumë të rëndësishme zgjidhjen e statusit
të veteranve, invalidve dhe dëshmorëve të UÇK-së. Me keqardhje do e them se
shume kërkesa kam dëgjuar se do jenë shumë prioritare që kanë shumë rëndësi për
shqiptarët, por nëse edhe kjo kërkese nuk parashihet dhe nëse shqiptarët do të
futen në qeverinë e ardhshme pa zgjidhjen e statusit të veteranve, invalidve
dhe familjeve të dëshmorëve, atëherë besoj se këtë nuk duhet të ia falim
asnjëherë I tërë populli partive politike shqiptare. Jo që populli nuk do ia
falë, por nuk do ia fal as historia dhe do I mallkoj edhe Zoti. Besoj dhe kam
bindje se një gjë kaq e vonuar tani e ka kohën për ta zgjidhur. Edhe pse është
shumë vonë, por do të kisha thënë fjalët popullore më mire vonë se kurr. Mbetem
me shpresë dhe kam bindje se këtë pike nuk do e anashkalojnë sëaku këtë radhë.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen