Sabit Istogu |
Sabit Istogu
Ishte vera e vitit 1988,kur lufta zhvillohej gjithandej Drencës me forcat pushtuese të okupatorit serb.Secili nga ne ishte pozicionuar ne detyrat e tij,kurse unë në atë të kronistit të luftës,i vetmi ne brendi të Skënderajt.Atë kohë të 18 viteve më parë,Likfci i Skënderajt, ishte bërë qendër kryesore e qëndrimit të luftëtarëve dhe krerëve të UÇK-së,por edhe e strehimit të popullatës nëpër fshatrat përreth. Ishte vendosur Shtabi qendror i UÇK-së,por edhe Akademia Ushtarake e Femrave në objektin e këtushëm shkollor.Poashtu në Likfc,ishin formuar edhe dy spitale ushtarake,ku operoheshin në rrethana të jshatëzakonshme të plagosurit,dhe bëhej shërimi i tyre
Për të grumbulluar informacione,dhe për të i plasuar ato në mjetët e informim,me të cilat punoja, nëpër rrugët dytësor e të vështira për të u kaluar,nga se nëpër rrugë kryqet që shpienin për në Skënderaj e gjetiu,ishin të vendosura postoblloqët e ushtrisë pushtuese serbe.Policia Ushtarake e UÇK-së,që ishte e formuar s’ pari në Likofc,një ditë më tha se donte të më takojë komandnat Fehmi Llaldroci,që deri atëherë kisha dëgjuar për të,por nuk e kisha pasë rastin qe edhe ta njihnja nga afër,dhe isha kureshtar për këtë.Doli,me priti,e u përshëndetëm.Ishë fjalë pak dhe tepër serioz në përkushtimin e tij për organizimin dhe funksionimin e çdo poreje të luftës,e edhe atë të informimit si më kryesorët. Më përgzoj për punën e guximshme,siç me tha ai,që po e bëja rreth informimit dhe afirmimit të luftës,madje mu nga Skënderaji,ku ndodhëj epiqendra e koncentrimit të trupave pushtuese serbe,si në kompleksin e Fabrikës së Municionit të Gjuetisë”,objektin e shkollës fillore”Anton Çetta”,stacionit policore e gjetiu,por dëshira e tij ishte të bëja edhe më shumë.
E din ku ndodhëm unë,dhe në çfarë rrethanash kryej punën time informative?
Po,me tha.E dij shum mirë.Por qendro dhe puno aty për aq sa mundësh,sepse je ne pozicionin dhe vendin e duhur,ku mund të kryesh punë të madhe rreth informim dhe lëvizjeve të forcave pushtuese serbe nga pozicionet e tyre. Po të u pamundësua të veprosh aty,eja në Likofc,me tha në fund.
U përshëndetëm ngrohtësisht,duke i marrë seriozisht porosit e tijë,por edhe ai pranoj mirëkuptimin tim,që pozicioni im në Skënderaj ku punoja e veproja,vetëm 70 metra larg rrugës kryesore të asfaltit në kyrje të Skënderajt,ishte i mbushur me sakrificë e rrezik të madh për mua.
Me 21 shtator të 18 viteve më parë,ushtria e pushtuesit serb,me artileri e makinerit më të mëdha luftarake,nisi ofensivën më të ashpër deri atëherë derjtë Qirezit e fshatrave të Çyqavicës,ku kishte me mia njerëz të strehuar e të zhvendosur nga vatrat e tyre. Fehmi Lladrofci ishte betuar,se nga pozicioni i tij në afërsi të fshatit Dabrashefc,nuk do të levizte dhe nuk do ta lëshonte për asnjë çmim,pa kaluar tankët serbe mbi të,dhe ashtu ndodhi. Ra heroikisht me të shoqën Xheve Lladrofci dhe luftëtarë tjerë,duke e treguar kështu përkushtimin deri në sakrificë sublime,jetën e tijpër lirinë e atdheut të tij,ngjajshëm me rëniën herioit Adem Jashari.
Edhe në këtë përvjetor,të 18-tin me radhe,familjarët,ish luftëtarët,qytëtar,struktura të pushtetit lokal të Drensit e të tjerë,bënë homazhë pranë varrave të Fehmi e Xhevë Lladrofci në Gllanasellë të kësaj komune,në nderim e respekt të veprës së tyre sublime,rënjës heroike për lirinë e Kosovës.
Por edhe 18 vjet pas rënjës se këtij heroi,dhe 17 vjet pas lirisë së fituar nga gjaku i deshmorve,në sheshin ngritur në qendër të Drenasit,i emërtuar me emrin e Fehmi Lladrofcit,ende nuk është ngritur shtatorja e tij,për të i dhënë kuptim sheshit,kurse kalaja e gurit,e ndërtuar me ndihmën e qytetarëve e luftëtarëve në vendin e rënjës,mbeti e papërfunduar,dhe i kanosët rrenimi.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen