Tani më jemi mësuar të dëgjojmë dhe shohim
një fenomen të përsëritur me vite të tëra. Çdo herë kur është formuar ndonjë subjekt politikë shqiptar nga liderët dhe bashkëpunëtorët e tyre për të
arritur suksese dhe për tu ngritur në piedestal ose në erarhi në subjektet e
tyre politike gjithnjë është luajtur në kartën e patriotizmit, sepse vetëm në
këtë mënyrë kanë mundur të arrijnë ta
përfitojnë simpatinë dhe përkrhjen e popullit. Gjithnjë janë paraqitur para
popullit me diskutime shumë pompoze duke rrahur gjoks se çdo gjë do të bëjnë
vetëm për atdhetarizëm . Kjo ka qenë retorika me të cilën e kanë përvetësuar
masën e gjërë popullore për ti përkrahur, sepse populli shqiptarë gjithnjë ka
qenë i shtypur nga të tjerët dhe dëshira e këtij populli ka qenë për të flijuar
çdo gjë tjetër vetëm e vetëm për të fituar të drejtat e tyre të cilat ju kanë munguar
në trojet e tyre ku kanë jetuar, sepse nga të gjitha pushtetetë shqiptarëve iu
janë mohuar të drejtat e tyre kombëtare, kështu që çështja më kryesore e
shqiptarve ka qenë dhe akoma është që ti fitojnë të gjitha të drejtat e tyre
kombëtare aty ku jetojnë. Numri i madh është i shqiptarëve ndër shekuj i cili
për këto të drjta të tyre janë
maltretuar, torturuar, arrestuar, burgosur dhe vuajtur me dënime nëpër të parapara kazamate të ndryshme vetëm e vetëm
të fitojnë të drejtat e tyre kombëtare dhe për ta parë popullin e tyre njëherë
e përgjithmonë të lirë Një numër i madh nuk kursyen kur gjakun dhe jetën e tyre
edhe për të flijuar vetëm e vetëm që populli i tyre ta gëzoj lirinë në trojet e
tyre. Në këtë rast do të ndalem ti them disa fjalë për këtë kohë të
ashtuquajtur të pluralizmit dhe demokracisë në thonjëza. Këtu në Maqedoni. Që
në fillim të paraqitjeve në skenën politeke në këtë kohë të ashtuquajtur të
pluralizmit ose demokracisë shumë individ dhe grupe u turrën për të formuar
parti politike dhe duke dalur në skenë para popullit me një efori të madhe të
folklorit patriotik duke e ditur mirë e mirë se si rrah pulsi i popullit
shqiptarë me një mungesë të lirisë në trojet e tyre dhe duke vuajtur ndër
shekuj .Këta mjeshtër të politikës ditën që në ditët e para të prekin gjendjet
e tyre shpirtrore dhe kështu e dinin mirëfilli se vetëm në këtë mënyrë mund ta
përvetsojnë popullin për ti përkrahur dhe për të ua marrë votat për të marrë
postet e tyre qoftë në qeveri, parlament e gjetiu. Kjo ishte karta në të cilën
me vite të tëra e luajtën të gjithë liderët dhe bashkëpunëtorët e tyre të partive politike ketu në Maqedoni, kështuqë
alternativë tjetër nuk shihnin pos të ngriten në funksione për të marrë
pozicione të larta mund ta arrinin vetëm në luajtjen kartës së patriotizmit të
rrejshëm të tyre në letër e aspak në vepër. E gjithë kjo bëhej dhe akoma bëhet
vetëm e vetëm për çështje personale, ndërsa populli i cili sakrifikon mbetet
aty në atë vend pa lëvizur asgjë nga premntuesit e tyre. Ajo që ishte dhe mbeti
shumë interesante që në kohën e fundit një numër i madh i popullatës ka filluar
të vetëdisohet duke e kuptuar mirëfilli se patriotizmi i tyre kishte qenë vetëm
e vetëm për çështjet e tyre personale dhe familjare për tu pasuruar dhe pasur
privilegje vetëm për interesat e tyre personale dhe familjet e tyre dhe duke
harruar popullin e mjerë i cili sa mundet iu duartrokitë gjatë zgjedhjeve duke
menduar se ato do të ua zgjidhin drejtat e tyre kombëtare duke mos e kuptuar
aspak se ata gjithë këtë e bëjnë që të mbeten në pushtet derisa të jenë gjall
dhe duke bërë gara mes vete se kush të pasurohet më shumë dhe duke mos iu
intresuar fare per popullin për asgjë. Ajo që është më intersante disa nga këta individ të
erarhive kur kanë parë se po i humbin ose i humbën postet e tyre në partinë në
të cilën ishin dhe kishin fituar aq shumë duke e shfrytzuar djersën e popullit
largoheshin dhe kërkonin m e të gjitha mundësitë përsëri që të vijnë tek grazhdi i posteve, kështu që si
alternativë të tyre shihnin dhe edhe sot
shohin me krijimin e ndonjë
subjekti të ri partiak ose të kalojnë
nga një parti në tjetrën vetëm e vetëm ta fusin turirin e tyre në koritë të
tagjisë ku ishin mësuar ta kenë me vite të tëra. Për ta arsyetur veten këta
vepronin ose veprojnë në mënyrë perfide kinse jaqnë larguar ose largohen nga
njëra parti në tjetrën, sepse aty ku këta me vite kishin kullotur nuk e paskën
zgjidhur çështjen kombëtare dhe nuk qenkën interesuar fare për popull dh mu për
këtë arsye kanë zgjedhur opsionin tjetër për të formuar subjekt të ri politik
ose për të kaluar në një subjekt tjetër për ta zgjehur çështjen kombëtare. Gjithnjë këtë e bëjnë duke harruar
se këta këta janë të njejtitit
karrierista dhe hajdutë të pangopur dhe sahanlëpirësa që nuk mund të mbijetojnë
nëse mbeten pa poste dhe privilegje të cilat i kanë shijuar më parë dhe me këta
njerëz nuk ndryshohet asgjë për popull, por vetëm e vetëm që këta duan të
rrisin pasurinë e tyre personale, familjare dhe... , duke i kënaqur epshet e tyre
pa të cilat nuk mund të jetojnë, sepse vetëm këtë jetë e duan dhe nëse do ju
mungojnë të mirat që i kanë shijuar në pushtet ata do të vdesin para kohe. Ajo
që është shumë naive që të njejtit të cilët deri dje po në të njejtin subjekt
politik ku kanë vepruar aq shumë janë pasuruar duke ua mundësuar lidewri i tyre
për të pasur aq privilegje në pushtet dhe për të arritur pasuri marramendse të
cilët para se të futeshin në pozicione
nuk kishin bukë me ngrërë dhe as brekë nuk kishin, mu të tillët sot kur
largohen nga këtë subjekte që i pasuruan
sa me mund i shajnë dhe hudhin gurë e drunj kinse ne nuk mund të bënim
asgjë për çështjen kombëtare dhe për popull se ishim të panguar. Unë tani
këtyre do ju pasrashtroja pyetje. Po nëse këta ju paskën penguar juve për të
realizuar çështjet kombëtare dhe ato popullit tuaj, atëherë pse nuk u penguat
për të vjedhur aq shumë dhe nuk ju pengoi askush këtë ta bënit?... Ku ishte
morali juaj i pastër që të vepronit për çështjen kombëtare dhe për popull. Sado që duani të hedhni gurin dhe të fshehni
dorën kotë e keni, ju disa hajna të cilët e patët rastin që ua dha populli me
verdiktin e tyre që tregoni veten se ju gjithççka do të kontriboni për, kom,
atdhe e populli ishte vetëm një demagogji e jua dhe sado që doni ti fshehni
hajnit e juaja kotë e keni, sepse populli ka sy për të parë se sa punuar për
komb, fe e atdhe dhe sa ponuat duke vjedhur djersën e popullit për të krijuar
pasuri marramendëse dhe prej një bztghëcullaku arritë që sot të krijoni qa
shumë pasuri për ju, fëmijët, nipat e stërnipat tuaj. E tani , o të paftyrë mos
vallë doni që me sharjen ose largimin nga ata që ua dhabnë mundësitë për të
keqpërdorur djersën e popullit ti shani. Jo, jo nuk ka nevoj ti shani askend,
por shane veten, o të paciptë, dzftyrësh,
hajna, korruptues një në emër të atdhetarizmit vodhët djerën e popullit,
shkelët mbi gjakum e bijave dhe bijëve më të dashur të këtij populli e që ju me
vite të tëra u thirrët në emrin e tyre për ti marrë votat e popullit, por në
fund të gjithëve juve që u pasuruat në këtë mënyrë Zoti ju mallkoftë , o hajna
dhe të pabesë që me vite luajtët në kartën e patriotizmit duke e vjedhur
popullin e mjerë dhe duke shkelur mbi gjak e eshtra të të gjitha atyre që
flijuan për komb, atdhe e liri!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen