Bajram Sefaj |
(Shkëputje nga libri me titull “Prozë urbane”, në përfundim e sipër).
Vazhdim i kuvendimit, gjithnjë të këndshëm e kreativ me Ty, Zonjë e nderuar, ose një si ndërhyrje e vogël rasti, në temën: çka i mungon letërsisë shqipe!
Para shumë vjetësh, tek provoja të sajoj një regjistër, t’i shti varg, si ruspat në pe, “sendet” mungesore të letërsisë shqiptare, lista e “cikërrimave”, doli bajagi e gjatë. Si e pafund të ishte. I të ishte, pa fund as mbarim!
E gjatë. Tejet e gjatë. Ajo ishte shumë më e gjatë se që mund e përthekoja me lapsin dhe hallin tim të imtë, kur veçse nuk pëlcisja inati në përpjekje që, ajo shportë imagjinuese të mbushej më sa më shumë fije e petë mungesash të letërsisë sonë, tashmë jo edhe aq të re. Bëhej përpjekje të sjellshin sa më shumë argumente të qëndrueshme. Argumente me plot argumente, si të thuhet. Dhe, vazhdohej me numërimin edhe të shumë e shumë mungesave të tjera. Nga ato shumë mungesa, kisha markuar, si kryesoret: sofrën dhe shtratin!
Për këto dy shtigje, kish arsyetime e argumente sa të duash. Por ç’t’i bësh kur një kompetentet për sendet e letërsisë në përgjithësi, pasi me interesim të shtuar, lexoi shkrimin në përpjekje që të bëhej ese, në fund fare të listës: i mungon, i mungon... letërsisë shqipe, shënoi ai: letërsisë shqipe i mungon Jeta!
Kur letërsisë i mungon j e t a!
Qoftë mallkuar ajo letërsi!
Çfarë mund të pritet nga ajo, të lutëm, Madhëri!
Në ketë pikë, sikur miku im i vuri kapak e maje, krejt kësaj biti-llakërdie. Këtij debati dhe përpjekjeve që të vihen në varg regjistri të gjitha prej të cilave lëngon letërsia jonë. Kësaj mund t’i shtohej, të shkonte bashkë me to, ... letërsisë shqipe, i mungon Liria...
Mungesën e lirisë së shprehjes nuk do kërkuar hiç më larg se në një fjalorin e sinonimeve. Derisa gjuhëtarët kompetentë e fjalorin e tyre gjegjës, për atë sendin e grave, siç na e do qejfi ta quajmë organin seksual femëror, kanë në dispozicion madje mbi dyqind e pesëdhjetë sinonime! Shfleton të gjithë fjalorët e gjuhës shqipe bashkë, sa sinonime do të gjesh atje lidhur me këtë send, gjithnjë misterioz, dëshire!
Zog, Pjeshkë..., eventualisht, ndonjë tjetër sinonim. Identifikim me zog, i organit seksual femëror, bëhet i popullarizuar, sidomos kohëve të mbrëma, kur nuk ka ditë të lume që, në masmediat tona nacionale, madje edhe shumë herë brenda një ditë të vetme, të mos hasej në titujt e germa të mëdha e të yndyrshme: i doli zogu, zbuloi zogu, shfaqi zogun... Kjo vlen sidomos për bukuroshet tona të shumta, kur janë edhe këngëtare të popullarizuara, me plotë intervenime të mëdha dhe tejet të dukshme estetike kirurgjikale. Me buzët, me bythët dhe me gjinjtë e fryrë artificialisht, deri në ekstrem, e të tjera. Sinonimi tjetër, më rrallë i përdorshëm, pa dilemë, i emrit ledhatues të organit seksual femëror, në gjuhën tonë të bukur shqipe, është edhe Pjeshkë, fryt i shijshëm, që nuk hidhëron askënd krahasimi me të. Kjo ndodhë për shkak të ngjashmërisë, gati-gati identike
Antropologjike, midis tyre. Të mbuluara me lesh, me të qarë çaravesheshe, me nga një fare si maje gjuhë e kuqe, e nxjerrë dhe e kallëzuar me grat, e mackës së vogël, të llastuar e lozonjare! Edhe nëse ka, janë fare të paketa, motërzimet dhe sinonimet, që me aq qejf përdoren në vend të saj fjalë magjike, të atij emri të organit seksual femëror, kur gjithnjë, në gjuhën e shqipeve. është i gjinisë mashkullore, gramatikore! Vetëm dy sinonime për këtë organ, jo vetëm të kënaqësisë seksuale, por edhe aq të rëndësishme, të pa zëvendësueshëm hiç, kur është fjala për shtimin e popullsisë. Gjëma plot panik e vajë e shumë kombeve dhe të popujve në shuarje e sipër, kur në gishtërinj i numërojnë deceniet apo vitet, e zhdukjes se plotë. Këtë kalkulim, fatal për ta, ata e bëjnë në bazë të rënies rapide të natalitetit.
Nëse është e vërtetë se organi seksual femëror ka vetëm dy sinonime, atëherë, vajhalli për ne. S’paska pse të kërkohet, aq shumë, nga letërsia shqipe. Përtej kufijve të leksikut të vet, s’ka ku shkon!
(Diku në Francë, mars-prill 2018).
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen