Montag, 21. Mai 2018

Lule nga kopshti i poetit Naim Fetaj

Poeti Naim Fetaj

LEGJENDA...

Në një kohë të pa kohë
Thonë rronte një Skifter

Kush i shkonte pas 
Gjergj thonë e thërrisnin
Kush ikte prej tij 
I thoshin ( Iiii) Skënder...

Prej tij thonë është dridhur edhe toka
Dhe tash mes dy emrave
Vjerrur rri epoka...



POETRETI I NJË NËNE...
( Që kerkon të birin )

Ajo s'ka kohë as për të vdekur
Pa e gjetur djalin

Pa e djegë krejt fushën
Pa e rrafshue malin
Ah ...pa e hjek krejt mallin...
2.
E ju ka lutur gurit e drunit
Për sytë e tij të zi
Aty ku ajo qanë
Ah. .dru e gurë në dhe i ka shti...
3.
Qe njëzet vjet e ka endur dhembjën
Qe njëzet vjet mallkue e ka këngën
4.
Pranëverën e këpuste në mes si lulet
Verën e digjte si veten për çdo mot
Nyje e lidhte vjeshtën për një devër tjeter
E dimrin e shkrin me lotë...
5.
Qanë e qanë e gjora e loton tinëz
E tinëz mbi te 
Zgërdhihēn stinët
6.
Ah ky vaj i saj...
Të ther... të pret.. të vret
Dushk e bar në mal... edhe kjo i thau
E fushës dënesja i bie si një det...

Tash e njëzet vjet...



NJËZET...

Qe njëzet vite kanë heshtur edhe malet
E maleve tinëz janë endur fjalët

Edhe verën prore e zbardhte vjeshta
Tinëz të kam ruajtur edhe nëpër vjersha

As gjarpëri ndēr gurë sa unë s'ka hjekur
Njëzet dreqër më shpallën të vdekur

Qe njëzet vite m'i prejnë edhe thonjtë
E më lanë pa këngë
Se m'i vranë edhe zogjtë

Edha nga hundët gjak më ka dalur
Kur desha të haja pite
Tash e njëzet vite...

Për fytyre më ranë pēr çdo agim
Njëzet herē erdhën
Në varrinin tim

Qe njëzet vite për lirinë ata vdesin
E për dhjetë sent një plumb e shesin...



DHE MURET KISHIN FRIKË....
( kusheririt tim Selman Fetaj )

Njēqind të rrethuan
Sall një ditë pa dalë
Gjysma oficerë e gjysma ushtarë

Desh u kall flakë një kazermë e marrë
Alarm i kuq...për çdo të gjall...

Kur erdha për të parë
Veçse ishe i gjall
As nuk hoqa mall
Veç dyzet kile ah gjithë ai djal...

Po muret kishin frikē
Dhe njerëzit kishin frikë...
Se fjala i shkrinte grilat
" Kosova Republikë..."



JANË DISA...

Diellin ma gjuajn e hënën e trembin
Në tokë as në qiell kund s'po ma lënë vendin

I trishtuan varret e çmendën edhe nënën
Diellin e terruan e kurthuan hënën

E më lanë pa bukë
Dhe pëllumbat i vranë
Dhe sërish n'gjuhë të nënēs
E ndjellin veç hatanë...



AS PUS ...AS DRI ...AS DET...

Ikën thitë e egër
E ra një mot i lig

Medet o medet

Po mirë na vrau Zoti
Tash e njëzet vjet...

I lumi unë i lumi thosha
E herë i mjeri unë
Si u bëra poet...

As pus...as dri...as det...

E herë jam dhjer
E herë kam vjellur
Tek duart ...a tek këmbët

Të gjithat mbetçin shkret



NËPËR BALLKAN...

Histori e legjenda ...se si e morën dhenë 
Tragjedi e marrëzi ...kapërcyen atdhenë

Natën veç korbat e endin frikën
Ca marrin lahutën e disa marrin ikën

Veç kafkën kraheqafe e endin
Të mjerët
Se tru nuk e kanë pikën

Tash e tremijë vjet
Diellit ia nxinë ditën...



KA KOHË....

Ka kohë ka kohë...që vetës ja shaj nënën
Ka kohë ka kohë...që nuk shihem me hënën

Ka kohë...që unë i flas për terrin
Natën edhe ditën ai ma vjedh krejt diellin

Ka kohë ka kohë...që vdiça për së gjalli
Ka kohë ka kohë ...e varr s'më bēhët mali

Ka kohë ...që dhimbja më këputi ndër ije
E rrugëve të botës...endem sikur hije...


ARNA...ARNA...

Arna arna....arrnuam vetën
Dhe me arna ngatërruam shpresën
Ndonëse thoshin vdes e fundit
Shpresë e zhele e mbushëm jetën...



SKICË PËR BIOGRAFI....

Unë nuk isha ...kur u bashkuan Drinat
As kur e shituan nënën
Mes shpatullave...tek blinat

Mbi mua ranë korbat
Edhe sorrëshkinat
2.
Kur vajtoja unë thonë
Përgjakej edhe hëna

Dhè sërish mbi Dri
Gji më jepte nëna

( Me tambël shpendi jam rritur
Veç...mos daltë e thëna....)
3.
Po tash ky vaji im
Bjeshkën dysh e ndanë

Atë ditë e sot ç'është kënga nuk e dita
Atë ditë e sot as zë kënge s'kam...

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen