Freitag, 22. November 2019

Skënder Rracaj: GANI MORINA DHE DRAMA "ECJE DREJT LIRISË"

Skënder Rracaj
NGA MITI I LIRISË E DERI TEK ARRITJA E SAJ

Gani Morina:"Ecje drejt lirisë", dramë, SHB "Vorea Ujko" - Klinë.

       Me botimin e dramës "Ecje drejt lirisë" të autorit Gani Morina, Klubi i shkrimtarëve " Vorea Ujku " po dëshmon për se riozitetin e tij, përveç aktiviteteve të ndryshme letrare, duke arritur botimin e mbi njëqind veprave letrare, nën përkujdesjen e Prend Buzhalës, me vetëdije e përķushtim të pamohushëm kulturor, redaktor edhe i kësaj drame dhe pasthënie cilësore të poetikës së dramës, që hapë mundësitë e kënaqësisë së leximit.
       Gani Morina, më parë kishte përvojë si regjisor dhe aktor, për të sprovuar talentin e tij si dramaturg. Është kjo një sprovë e preokupimeve shpirtërore krijuese, tipologjinë e së cilës mund ta përkufizojmë sipas diskursit tematik, motivor dhe përmasave kohore dhe hapsinore që trajtohen në këtë dramë.
       Sipas metodave teorike, nëse drama shkruhet për tu lujtur në skenë, autori ia ka arritur këtij qëllimi krijues, duke ju shmangur stërngarkimeve tekstore, si për lexuesit dhe për shikuesit. Nē këtë mënyrë autori e ka ndihmuar edhe regjisorin e ardhshëm.
       Vlerësimi i shkrimit të historisë bashkëkohëse, sa duket i lehtë dhe i përafërt me ngjaret e përjetuara, po aq është edhe komplekse, pasiqë mund edhe të "keqkuptohen " dhe të përzihen diskurset fiktive me ato reale.
       Teksti i dramës " Ecje drejt-lirisë" jep mundësi përjetimi për të shijuar artistikisht, ngjarjet tronditëse të popullit tonë, si në aspektin shpitëror dhe fizik. Tundimet jetësore, janë trajtuar dramatikisht si me përpunimin e personazheve historike dhe atyre fiktive-imagjinative, të cilët i ka lëmuar mjeshtërisht, kryesisht, personazhin simbol të një gjenerate të viteve '81.
       Përmasat kohore dhe hapësinore shtrihe që nga Lëvizja Ilegale Kombëtare e deri në kohën e Paraqitjes Publike të UÇK-së, pas vrasjes së mësuesit Halit Geci në Llaushë të Drenicës, më 28 nëntor 1997.
       Autori, në këtë dramë, me sukses i ndërlidhë gjurmët dhe ngjarjet historike nëpër kohë, qe edhe për autorin ishin gravujë e pa shlyeshme Ide e lirisë, robërisë, Lirinë e shumëpritur, për të cilën u derdhë shumë mund e përvujtje ( Lëvizja ilegale deri tek Lufta e UÇK-së, dëshmi se Robëria nuk mund të mposhtet pa vetflijimin e UÇK-së.
       Ngjarjet, veprimet, motivet, situatat, figurat dramatike, na duken si prekje artistike, që veç sa ja shtojnë veprës vlerat estetike, duke kuptimsuar masën e leximit pa ndonjë ngarkesë tekstore, siç na thotë Mevlan Shanaj, duhet përkujdesur për mosngarkesën e shikuesve.
       Edhe sentenca e motivit ideor ndërlidhet pashëm më ngjarjet atdhetare dhe dridhjeve të ndërdymjeve, si të mposhtet robëria dhe ecjes drejt lirisë e përforcojnë tekstin dramatik siç janë kënga atdhetare në dasmë, prishja e dasmës nga forcat e ar.ikut, lēvizja atdhetare, pajtimi gjaqeve, si Shenjë e Bashkimit Kombëtar. Por edhe Hija e së ligës vije nëpërmes atyre që jo gjithherë vijnë për gëzime, figura dramatike që ishin në shërbim të djallit, që është Simbolika e oronikes kundër luftës përiri, sa është ironi po aq është edhe satirë therrëse.
       Autori i kësaj drame, Gani Morina e ndjen se kur duhet përdorur fjalën ironike, duke i përballur ngjarjet, faktet, idetë dhe veprimet e personazheve, gjendjen e tyre shpirtërore, deri tek interpretimi i realitetit jetësor dhe të vërtetës.
       Gjallërisë së dialogeve dhe monologëve u jep përmasë përkryrje të realizimit artistik.
Synim jetësor e artistik për të është ecje drejtë lirisë, siç thotë edhe titulli i kësaj vepre dramatike.
       Suksese, autorit!.
____
Lexuar në përurimin e dramës më 11. IX. 2006.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen