GËZUAR PAVARËSIA E KOSOVËS, GJITH SHQIPTARËVE KUDO NË BOTË!!!
Kemi lindur në beteja nëpër rudina
Kemi hedhur valle mes topash në gjëmime
Si flamuri ynë i kombit Hasan Prishtina
Kemi ecur pa u mposhtur sfidë pas sfide.
I këndojmë me gaz e lahutë pavarësisë
Për lirinë që e kishim ëndërrën më të dlirë
Me shokë trima erdhi Isa Begu në Boletin
S`ndahet kurrë Mitrovica, i thotë Krajlisë.
Në Dukagjin vjen nëpër stinë jehona e bjeshkës
Hedhin kushtrim në Pejë djemtë për liri
Po japin betim në Kullë të Haxhi Zekës
Të gjithë për trojet tona do të bëhemi fli.
Pa shihni çlirimtarët që nga Shkëlzeni po vijnë
Ndalin aty ku shkulin gurin e kufirit që kemi
Aty do ta ngrejmë flamurin e fitores të gjithë
Do e ngrejmi mbi kala si dikur Imer Prizreni.
Luftëtarë vetëtimës si zjarr po i ngjajnë
Ata dëshmorë që bien ballaz në Jezercë
Në mermer lirie atje, në Ferizaj
Nga valët e Nerodimës marrin fresk.
Karadakut ia vunë tmerrin gjer në palcë
Anamorava dhe Gollaku digjen gur më gur
Për t’i mbrojtur me gjak trojet shqiptarë
Si bëri në Gjilan Idriz Seferi dikur.
Frymë lirie po vjen nga Pashtriku në oda
Ninullat në djepa freskohen në Çabrat
Bajram Begun në Çarshi, në Gjakovë
Me trima lirie mes plumbash po merr hak.
17 SHKURT 2008
Dardani, kala lavdie
Gjashtëqind vjet nëpër beteja
Shkurti – ditë shenjtërie
Ta dhuroi UÇK-ja.
Festë e madhe e lirisë
Mbi çati skuqin bajraqet
Del nga zemra një urim
E gazmojnë të gjithë pragjet.
Bacë Ademi na vjen pranë
Na kujton një amanet
Për kët diell e për kët hanë
Do ta mbrojmë tokën e shtrenjtë.
Na vjen Baca nga Prekazi
Vijnë të urtat Loket tona
Gëzon Sharri, gëzon vendi
Sot e lirë është Kosova.
Hedhim valle, marrim këngë
Në një log gjëmon tupani
Me bajrakun hijerëndë
Zemrat ndrijnë si flakadani.
Bijtë e Shqipes fjalëngrohtë
Në çdo bjeshkë në çdo varr
Gjaku ynë iu bëftë kurorë
Në Drenicë e në Reçak.
Vargu im t’u bëftë dritë
Të qoftë zjarri me shkëndija
Rron kujtimi, rron nderimi
Se e lirë është Dardania.
FLAMURIT KOMBËTAR
( Baladë)
Si dritë syri ty të patëm
Brez pas brezi thellë në gji
I pandashëm majë e lartë
Si në luftë e në liri.
Ty të gdhendëm nëpër djepa
Nënat tona bënë ninulla
Të skalitëm në gur dhe shkrepa
Më lahutë kënduan burra.
Për ty bijtë ranë në gjunjë
Duar lart me lot në sy
Për ty vunë sy edhe buzë
Se lartësove pavarësinë.
Ndër beteja u lave në gjak
Ngjyrën e kuqe që e ke ti
E vura në damarë
E në zemrat përherë je.
Je celulë në palcë të kombit
Shumë martirë për ty flijuan
Nëpër udhë që ka një botë
Madhështinë për ty e shkruan.
Për ty djemtë e dhanë jetën
Bënë vetëm sakrificë
Porsi lumi derdhën djersën
Që të bëhej udha dritë.
Për ty syri nxjerr shkëndija
Nëpër kulla kur flakë del
U betua krejt djelmëria
Nëpër troje ku bozhurja çel.
Sa t’i shndërijë diellit rrezja
Edhe Hëna deri sa të ndrisë
Lart do jesh përmbi bedena
Ka janë trojet e Arbërisë.
LIRISË
Hapësirë e lirë veprimi është Liria
Ku dielli të gjithë i ngroh njëlloj
Aty ku në djepa përkundet barazia
Ku lindin e rritën dhe bien heronj.
Aty ku zogjtë lirshëm fluturojnë
Përmbi fusha, mbi bjeshke me lisa
Ku pijnë ujë e gurrat gurrojnë
Ku martirët në mermer kanë plisa.
Atu ku shqipet bëjnë fole mbi gur
Dhe zogjtë e tyre fluturojnë
Mbi trojet e lira të skuqura dikur
Përmbi flamur një ditë ndalojnë.
Fluturoni shqipe mbi vendet si drita
Gjithandej dikur ku ishte Shqipëri
Shikoni mirë ku po ndizet shkëndia
Ku i thonë bukës bukë e ujit ujë janë një.
Liria është më e bardhë se një pëllumb
Është më e ëmbël se mjalti në hojë
Është e shtrenjtë e s’matët me fjalë askund
Është vetë jeta që ne e jetojmë.
Më e bardhë se liria ku mund të ketë?
Nuk duket e njëjtë as bora pranë saj
Peshon më shumë se mbarë një planet
Dhe shpirtin ta bën me rreze të bardhë.
DARDANI HEROIKE
Të dua o Dardani o kala e madhe heroike
Njëqind vite me hekur e zjarr t’u sulën
Barbarisht shkelën mbi trojet e tua me çizme
po kurrë ëndrrën e lirisë s’ta mbytën.
Mbi ty kaluan jeniçerë si palët e valëve
Po këtu eshtrat e turpin e burrit e lanë
Dhe bajlozët i vrave i fute në varre
E karpatianë, e mërcenarë, e barbarë.
Këtu i puth kullat e skalitura në gurë
Me themelet e rënda të lashtësisë
Këtu lindën heronjë në djep me flamur
Ku Baca Adem u bë pishtar i Dardanisë.
Besa-besë këtu vdiqën trimat e Lirisë
Për këto troje u bë lumë e det gjaku
Amaneti i stërgjyshërve thërret pa pushim
Kur u formua UÇK-ja në mbrojtje të pragut.
Jehuan armët në lugina e breg me breg
Krismat tmerruan Ballkanin e botën
Të gjithë u mblodhëm me urti në kuvend
Në Rambuje popullit i dhamë votën.
Në Alpet arbërore ku dhe bora plaket
Thërret ende Kosharja e trimërisë
Atje ku guri shkulet e merr tatëpjetë malet
Në vumë zemrat në kullën e lirisë.
E jemi kaherë në kërkim të bashkimit
Se pa këtë tokë nuk ka qetësi në Ballkan
Mes dhunës ku deshën ta fusin Dardaninë
S`lejojmë që kirurgët e errësirës të na ndajnë.
KOSOVË KESHTJELLË LAVDIE
Kosovë o kështjella ime
E dashur arbërore
Ngritur mbi themele
Të një kulture epokash
E ndërtuar nga mjeshtër
Me duar hyjnore
Me gurë të skalitur
Nga mbretër në kohëra.
Në muret shoh frëngjitë
Të tymosura nga lufta
Nga flakë e barotit të trimave
Zemërzjarrtë
Ndër shekuj të mbrojtëm
Nga barbarët, nga humbja
Për të mos e lënë
Çizmen e tyre në prag.
Ti mban një vulë të rëndë
Perandorie
Të shkruar nga Konstantini
I Madh i Ilirisë
Ti mban në Ballkan
Gjurmë të mëdha lashtësie
Të gdhendura me forcë
Nga bijtë e Dardanisë.
Në dheun e trojeve tua
U çudit mbarë bota
Lanë eshtrat e turpit bajlozë
E krajlë pa fund
Bijtë me gjoks në beteja
Mbuluan gryka topash
Dhe kokat Sulltanësh i morën në dorë
I bënë shkrumb.
Në kullat e bardha stërgjyshore
U gdhendën beteja
Bijtë e tu ranë, besa-besë duke kënduar
Me duar u ngrit flamuri
Dhe jehuan këngë të reja
E me gjakun e tyre
Fjalët e amanetit i shkruan.
(Akrostik)
BESA-BESË ADEM JASHARI
Amaneti i Bacës ish vdekja besnike në emër të shqiptarisë
Dem baba dem do jetë kushtrim në mbrojtje të lirisë
E ra për ideal si Hero legjendë shqiptare alfabet i mbarësisë
Me kushtrimin e tij për një Shqipëri erdhi orë e djalërisë.
Jehuan gryka fusha, malet, nga flakë baroti që nxinë kulla
Adem trimi luftojka që Bashkimit kombëtar t’i hapet rruga
Shndërin dielli përmbi mermer e ngroh agimeve shkronja
Arbëria është në troje të veta qysh aherë kur u krijua bota.
Rilindi Dardaninë e martirve që prinë në udhë të historisë
I pavdekshëm si yll do qëndrojë, është ikonë e shqiptarisë.
(Akrostik)
TI KOSOVË OJ NËNA IME
Ti ishe dhe mbete Kështjellë lavdie Kosovë, oj Nënë e rreptë
I përballove për një shekull barbarë, mercenarë e jeniçerë.
Kullat e tua kala trimërie, me gurë të nxirë nga flakë baroti
Oso Kuka prap po lind`që kur në Prekaz muret i goditi topi.
Sot lirinë që ne gëzojmë është e shkruar me gjak ende të ngrohtë
O do bëjmë Shqipërinë si amaneti, o toka do na mallkojë
Vend i bukur me themele të ngritura mbi kulturë të Dardanisë
Është kënaqësi që të hedhim një hap të sigurtë drejt Shqipërisë.
O Martirët e atdheut, ju dhatë jetën për Lavdi të kësaj Epoke
Jeni yje në qiell, shkëlqimi i veprës që i jep dritë kësaj toke.
Ndër beteja në frëngji duke kënduar luftuan trimat tymosën kullat
Është një shekull që ne e pritëm besa-besë si po vdiskanburrat.
Në Koshare të djalërisë në ato male ku plaket bora e guri po kallet
Amaneti shekullor është të mos kemi më kufi mes Shqiptarëve.
Ishim një të bashkuar e do të jemi si në Vlorën e Ismailit e Bacës Isë
Mermer gdhendur me shkronja ari si flamur heroit plis kan mbi kokë
E lavdi për të përjetshmit që dhanë jetën për të shtrenjtën TOKË.
POEMË ATDHEUT
Ty atdhe të donim
Edhe atëherë kur nuk guxonim të visheshim
Me rroba kuq e zi
Edhe atëherë kur gjuhën tonë të mjaltuar
S`guxonim ta flisnim
Edhe kur gjysëmzbathur shkonim
E gishtat na i ftohte akulli dhe veriu
Edhe atëherë kur barkun tonë të uritur
Skishim bukë për ta ngopur.
Ty atdhe të donim
Edhe atëherë kur na i vrisnin ëndrrat
E bukura për Lirinë
Edhe kur korbat e zi krrokatnin
Për rreth shkronjave të abetareve
Edhe atëherë kur detyroheshim të mësonim
Për Jugosllavinë
Edhe kur në shkollë e s`guxonim
Të flisnim për Shqipërinë.
Ty atdhe të donim
Edhe atëherë kur trupin tonë të lashtë
Me dhunë e masakroi Evropa
Me kirurgë të ërresirës gjymtyrët
Na i shpërndanë
E f`uçive jua dhanë
Edhe atëherë kur na i gjakosën
Egërsisht shkronjat
E na injoruan
Edhe kur çirilishten e zymtë
Të hijenave karpate
Mes bajonetave mësuam.
Ty atdhe të donim
Edhe kur na i pushtuan kishat arbërore
Me ikonat murale të kombit fisnik
Edhe kur morën manastirët
Në Pejë, Deçan, Prizren, Graçanicë,
Deviç e Mitrovicë…
Dhunuan figurën e Krishtit, Madonës
E shkëlen me këmbë këtë pasuri
Pa e ditur se në atë kohë ata zbrisnin
Nga Karpatet
Si egërsira e nomadë të rinjë.
Ty atdhe të donim
Edhe atëherë kur mbi katërmijë vetë
Në kolonat e djalerisë
U masakruan në Tivar
Hej, dhe lapidarë s’ju ngritën
Për të vënë qiri e lule
Në varret ende të panjohur
Edhe atëherë gjyshërit tanë
Plisa të plaguar me gjak
Mbanin në kokë si një qefin
Edhe kur një fshat shpërngulej
Për një pushkë
Në Azi dhe Evropë
Në rrugën pa kthim.
Ty atdhe, të donim
Edhe atëherë kur sllavët na vinin në banka
Kokërra misri nën gjunjë
E që dikush të thoshte: “Shqiptarë
Vezën e valë i futnin nën sqetull”
E mësimi u bënte që zakonët, traditën
Gjënezën për ta mbuluar
Që edhe emrat e mbiemrat
Në viç, ov, ios, e urk
Na i ndërruan.
Ty atdhe, të donim
Edhe atëherë kur në shkollë vritet mësuesi
Fazli Greiçevci për flamur
Edhe atëherë kur studentët
Në demonstrata
Kërkonin Kosova Republikë
Edhe atëherë kur dërgonim ushtarë
E na i kthenin mortin në arkivolin me kujë
Edhe në Llaushë mësuesi Halit Geci
Binte para nxënësve të mirë
Me ditar në duar.
Ty atdhe të donim
Edhe kur na dëbuam nga trojet tona
Të lashta
E erdhëm në mërgim
E atëherë as të posalindurit tanë si shihnim
Dhe s`na njihnin nga malli
Edhe atëherë kur nënat dhe nuset tona
Me lotë lanin pragun e shtëpisë
Edhe atëherë kur së bashku me çlirimtarët
Kishim të njëjtin qëllim.
Ty atdhe të donim
Edhe atëherë kur nga Prekazit, Besa-Besë
Thërriste Adem Jashari
Edhe atëherë kur trimat vallëzonin
Me Hamzën dhe binte tupani
Edhe kur heronjtë në luftë binin
Duke kënduar Zhuj Selmanin
Edhe atëherë kur në muajn mars
Për martirët e lirisë ndizej zjarri.
Ty atdhe të donim
Edhe atëherë kur në Izbicë, Reçak, Abri
Mejë, Dubravë, Prekaz, Qirez
Likoshan, Rezallë, Kodernicë
Krushë, Çyshk, Qabrat, Krelan
Na masakruan
Burra, gra, fëmijë, dhe foshnjët
Në barkun e nënave
Na i mbytën të pragu
Na i dhunuan nënat e motrat tona
Pragun dhe oxhakun i poshtëruan.
Ty, atdhe të donim
Edhe atëherë kur varret t’i lanë bosh
Dhe t’i grabitën kufomat e lirisë
Edhe atëherë kur s’patëm
Ku të vëmi një kurorë
Në shenjë të kujtimit të gjallë
Edhe kur na i vranë të burgosurit
E të plagosurit në spital të shtrirë
Edhe organet ju hoqën njerëzëve tanë
E tash kërkojnë në tokat e Shqipërisë.
Ty atdhe të donim
Edhe atëherë kur nënat
Bukën e sofrave
Na e shtronin me lotë
Edhe atëherë kur shtëpitë
Digjeshin flakë
Dhe njëri s’kishte në prag
Edhe atëherë kur eksodi
Me refugjat të lirisë
Kalonte shtatëqind mijë
E ndiqeshin barbarisht
Nga sërboçetnikët
Për në Bllacë e Shqipëri.
Ty atdhe të donim
Edhe kur nënat dhe motrat tona
Përkundnin djepa bosh pa ninulla
Edhe atëherë kur fëmijët
Jetimë kishin marrë vajin
Që çante edhe gurin
Edhe kur veteranët e kthyer nga lufta
U mungonte syri e gjymtyra
Edhe atëherë kur në kulla të tymosura
Nuk kishin mbetur burra.
Ty atdhe të duam
Edhe tash kur për së dyti tradhëtia
I vret heronjtë,
E vrarë nga Zogu, ( për një fitore të Partisë )
Rehabiliton kryetradhëtarin Zog.
Ku është Hasan Prishtina, veprimtari
Ideatori i Pavarësisë së Shqipërisë
Ku është Luigj Gurakuqi e Avni Rustemi
Që me tre plumba e pat tmerruar Parisin
Bajram Currin në shpellën e Dragobisë
E Shote Galicën e lanë ndër male
Të vdes prej urisë.
Ty atdhe të donim
Edhe kur Shqipërinë ja nënshtruan
Ushtrisë Sërbo-Ruse
E Shën Neumin i falen Jugosllavisë
I shkelen tokat e lashta të Arbërisë
Rrëxoi qeverinë e Nolit demokrat
Për një gradë
Mbret që lau me gjak bukën
Grabiti arin e si hajdut iku pa kthim
E tash varr-turpi dhe përmendore
Në Tiranë
Ahmet Zog Tradhtisë.
Ty atdhe të duam
Ashtu siç ishe e bashkuar me Skënderbeun
Në Krujë
E Ismail Qemajlin në Vlorë
Me një shtet, një gjuhë, e një flamur
Mbi troje tua do flutrojnë zogjët e lirisë
Nga Tivari e Pazari, Dardania të Molla e Kuqe
Ilirida e Çamëria gjër në Prevezë
Shqiponja do të ringrejë
Folenë e saj në trojet
E bashkuara të A R B Ë R I S Ë.
JETËN BORÇ JA KAM ATDHEUT
Brenda atdheut isha plot për tre dekada
Sa të jam gjallë malet e livadhet ia kam në gji
Mua më ka borç dy metra për varr me lule të freskëta
Ndërsa unë i kam dhe jetën e fëmijëve të mi.
PËR TY KOSOVA IME
Nuk jam i pari poet në trojet e tua, Kosovë
As i fundit një ditë s’kam për të mbetur
Në djep Cilja më ka thënë një fjalë të ngrohtë
E një flamur ngjyrë gjaku gjoksin ma ka ndezur.
Nuk jam i pari që të njoh historinë me lavdi
Dhe këtu në Alpe për ty sërish thur shkronja
Që ti, Kosovë, të jetosh pa plumat e shkrirë
E vajzat për dashuritë e tyre të thurin kurora.
Deshën të prisnin trupin si copa trungu të thara
Të dogjën pragjet e kullat i shpuan me plumba
Një fole ta dogjën në pemët e larta
Dhe deshën të të linin pa këngë e pa pëllumba.
Kemi lindur në beteja nëpër rudina
Kemi hedhur valle mes topash në gjëmime
Si flamuri ynë i kombit Hasan Prishtina
Kemi ecur pa u mposhtur sfidë pas sfide.
I këndojmë me gaz e lahutë pavarësisë
Për lirinë që e kishim ëndërrën më të dlirë
Me shokë trima erdhi Isa Begu në Boletin
S`ndahet kurrë Mitrovica, i thotë Krajlisë.
Në Dukagjin vjen nëpër stinë jehona e bjeshkës
Hedhin kushtrim në Pejë djemtë për liri
Po japin betim në Kullë të Haxhi Zekës
Të gjithë për trojet tona do të bëhemi fli.
Pa shihni çlirimtarët që nga Shkëlzeni po vijnë
Ndalin aty ku shkulin gurin e kufirit që kemi
Aty do ta ngrejmë flamurin e fitores të gjithë
Do e ngrejmi mbi kala si dikur Imer Prizreni.
Luftëtarë vetëtimës si zjarr po i ngjajnë
Ata dëshmorë që bien ballaz në Jezercë
Në mermer lirie atje, në Ferizaj
Nga valët e Nerodimës marrin fresk.
Karadakut ia vunë tmerrin gjer në palcë
Anamorava dhe Gollaku digjen gur më gur
Për t’i mbrojtur me gjak trojet shqiptarë
Si bëri në Gjilan Idriz Seferi dikur.
Frymë lirie po vjen nga Pashtriku në oda
Ninullat në djepa freskohen në Çabrat
Bajram Begun në Çarshi, në Gjakovë
Me trima lirie mes plumbash po merr hak.
17 SHKURT 2008
Dardani, kala lavdie
Gjashtëqind vjet nëpër beteja
Shkurti – ditë shenjtërie
Ta dhuroi UÇK-ja.
Festë e madhe e lirisë
Mbi çati skuqin bajraqet
Del nga zemra një urim
E gazmojnë të gjithë pragjet.
Bacë Ademi na vjen pranë
Na kujton një amanet
Për kët diell e për kët hanë
Do ta mbrojmë tokën e shtrenjtë.
Na vjen Baca nga Prekazi
Vijnë të urtat Loket tona
Gëzon Sharri, gëzon vendi
Sot e lirë është Kosova.
Hedhim valle, marrim këngë
Në një log gjëmon tupani
Me bajrakun hijerëndë
Zemrat ndrijnë si flakadani.
Bijtë e Shqipes fjalëngrohtë
Në çdo bjeshkë në çdo varr
Gjaku ynë iu bëftë kurorë
Në Drenicë e në Reçak.
Vargu im t’u bëftë dritë
Të qoftë zjarri me shkëndija
Rron kujtimi, rron nderimi
Se e lirë është Dardania.
FLAMURIT KOMBËTAR
( Baladë)
Si dritë syri ty të patëm
Brez pas brezi thellë në gji
I pandashëm majë e lartë
Si në luftë e në liri.
Ty të gdhendëm nëpër djepa
Nënat tona bënë ninulla
Të skalitëm në gur dhe shkrepa
Më lahutë kënduan burra.
Për ty bijtë ranë në gjunjë
Duar lart me lot në sy
Për ty vunë sy edhe buzë
Se lartësove pavarësinë.
Ndër beteja u lave në gjak
Ngjyrën e kuqe që e ke ti
E vura në damarë
E në zemrat përherë je.
Je celulë në palcë të kombit
Shumë martirë për ty flijuan
Nëpër udhë që ka një botë
Madhështinë për ty e shkruan.
Për ty djemtë e dhanë jetën
Bënë vetëm sakrificë
Porsi lumi derdhën djersën
Që të bëhej udha dritë.
Për ty syri nxjerr shkëndija
Nëpër kulla kur flakë del
U betua krejt djelmëria
Nëpër troje ku bozhurja çel.
Sa t’i shndërijë diellit rrezja
Edhe Hëna deri sa të ndrisë
Lart do jesh përmbi bedena
Ka janë trojet e Arbërisë.
LIRISË
Hapësirë e lirë veprimi është Liria
Ku dielli të gjithë i ngroh njëlloj
Aty ku në djepa përkundet barazia
Ku lindin e rritën dhe bien heronj.
Aty ku zogjtë lirshëm fluturojnë
Përmbi fusha, mbi bjeshke me lisa
Ku pijnë ujë e gurrat gurrojnë
Ku martirët në mermer kanë plisa.
Atu ku shqipet bëjnë fole mbi gur
Dhe zogjtë e tyre fluturojnë
Mbi trojet e lira të skuqura dikur
Përmbi flamur një ditë ndalojnë.
Fluturoni shqipe mbi vendet si drita
Gjithandej dikur ku ishte Shqipëri
Shikoni mirë ku po ndizet shkëndia
Ku i thonë bukës bukë e ujit ujë janë një.
Liria është më e bardhë se një pëllumb
Është më e ëmbël se mjalti në hojë
Është e shtrenjtë e s’matët me fjalë askund
Është vetë jeta që ne e jetojmë.
Më e bardhë se liria ku mund të ketë?
Nuk duket e njëjtë as bora pranë saj
Peshon më shumë se mbarë një planet
Dhe shpirtin ta bën me rreze të bardhë.
DARDANI HEROIKE
Të dua o Dardani o kala e madhe heroike
Njëqind vite me hekur e zjarr t’u sulën
Barbarisht shkelën mbi trojet e tua me çizme
po kurrë ëndrrën e lirisë s’ta mbytën.
Mbi ty kaluan jeniçerë si palët e valëve
Po këtu eshtrat e turpin e burrit e lanë
Dhe bajlozët i vrave i fute në varre
E karpatianë, e mërcenarë, e barbarë.
Këtu i puth kullat e skalitura në gurë
Me themelet e rënda të lashtësisë
Këtu lindën heronjë në djep me flamur
Ku Baca Adem u bë pishtar i Dardanisë.
Besa-besë këtu vdiqën trimat e Lirisë
Për këto troje u bë lumë e det gjaku
Amaneti i stërgjyshërve thërret pa pushim
Kur u formua UÇK-ja në mbrojtje të pragut.
Jehuan armët në lugina e breg me breg
Krismat tmerruan Ballkanin e botën
Të gjithë u mblodhëm me urti në kuvend
Në Rambuje popullit i dhamë votën.
Në Alpet arbërore ku dhe bora plaket
Thërret ende Kosharja e trimërisë
Atje ku guri shkulet e merr tatëpjetë malet
Në vumë zemrat në kullën e lirisë.
E jemi kaherë në kërkim të bashkimit
Se pa këtë tokë nuk ka qetësi në Ballkan
Mes dhunës ku deshën ta fusin Dardaninë
S`lejojmë që kirurgët e errësirës të na ndajnë.
KOSOVË KESHTJELLË LAVDIE
Kosovë o kështjella ime
E dashur arbërore
Ngritur mbi themele
Të një kulture epokash
E ndërtuar nga mjeshtër
Me duar hyjnore
Me gurë të skalitur
Nga mbretër në kohëra.
Në muret shoh frëngjitë
Të tymosura nga lufta
Nga flakë e barotit të trimave
Zemërzjarrtë
Ndër shekuj të mbrojtëm
Nga barbarët, nga humbja
Për të mos e lënë
Çizmen e tyre në prag.
Ti mban një vulë të rëndë
Perandorie
Të shkruar nga Konstantini
I Madh i Ilirisë
Ti mban në Ballkan
Gjurmë të mëdha lashtësie
Të gdhendura me forcë
Nga bijtë e Dardanisë.
Në dheun e trojeve tua
U çudit mbarë bota
Lanë eshtrat e turpit bajlozë
E krajlë pa fund
Bijtë me gjoks në beteja
Mbuluan gryka topash
Dhe kokat Sulltanësh i morën në dorë
I bënë shkrumb.
Në kullat e bardha stërgjyshore
U gdhendën beteja
Bijtë e tu ranë, besa-besë duke kënduar
Me duar u ngrit flamuri
Dhe jehuan këngë të reja
E me gjakun e tyre
Fjalët e amanetit i shkruan.
(Akrostik)
BESA-BESË ADEM JASHARI
Amaneti i Bacës ish vdekja besnike në emër të shqiptarisë
Dem baba dem do jetë kushtrim në mbrojtje të lirisë
E ra për ideal si Hero legjendë shqiptare alfabet i mbarësisë
Me kushtrimin e tij për një Shqipëri erdhi orë e djalërisë.
Jehuan gryka fusha, malet, nga flakë baroti që nxinë kulla
Adem trimi luftojka që Bashkimit kombëtar t’i hapet rruga
Shndërin dielli përmbi mermer e ngroh agimeve shkronja
Arbëria është në troje të veta qysh aherë kur u krijua bota.
Rilindi Dardaninë e martirve që prinë në udhë të historisë
I pavdekshëm si yll do qëndrojë, është ikonë e shqiptarisë.
(Akrostik)
TI KOSOVË OJ NËNA IME
Ti ishe dhe mbete Kështjellë lavdie Kosovë, oj Nënë e rreptë
I përballove për një shekull barbarë, mercenarë e jeniçerë.
Kullat e tua kala trimërie, me gurë të nxirë nga flakë baroti
Oso Kuka prap po lind`që kur në Prekaz muret i goditi topi.
Sot lirinë që ne gëzojmë është e shkruar me gjak ende të ngrohtë
O do bëjmë Shqipërinë si amaneti, o toka do na mallkojë
Vend i bukur me themele të ngritura mbi kulturë të Dardanisë
Është kënaqësi që të hedhim një hap të sigurtë drejt Shqipërisë.
O Martirët e atdheut, ju dhatë jetën për Lavdi të kësaj Epoke
Jeni yje në qiell, shkëlqimi i veprës që i jep dritë kësaj toke.
Ndër beteja në frëngji duke kënduar luftuan trimat tymosën kullat
Është një shekull që ne e pritëm besa-besë si po vdiskanburrat.
Në Koshare të djalërisë në ato male ku plaket bora e guri po kallet
Amaneti shekullor është të mos kemi më kufi mes Shqiptarëve.
Ishim një të bashkuar e do të jemi si në Vlorën e Ismailit e Bacës Isë
Mermer gdhendur me shkronja ari si flamur heroit plis kan mbi kokë
E lavdi për të përjetshmit që dhanë jetën për të shtrenjtën TOKË.
POEMË ATDHEUT
Ty atdhe të donim
Edhe atëherë kur nuk guxonim të visheshim
Me rroba kuq e zi
Edhe atëherë kur gjuhën tonë të mjaltuar
S`guxonim ta flisnim
Edhe kur gjysëmzbathur shkonim
E gishtat na i ftohte akulli dhe veriu
Edhe atëherë kur barkun tonë të uritur
Skishim bukë për ta ngopur.
Ty atdhe të donim
Edhe atëherë kur na i vrisnin ëndrrat
E bukura për Lirinë
Edhe kur korbat e zi krrokatnin
Për rreth shkronjave të abetareve
Edhe atëherë kur detyroheshim të mësonim
Për Jugosllavinë
Edhe kur në shkollë e s`guxonim
Të flisnim për Shqipërinë.
Ty atdhe të donim
Edhe atëherë kur trupin tonë të lashtë
Me dhunë e masakroi Evropa
Me kirurgë të ërresirës gjymtyrët
Na i shpërndanë
E f`uçive jua dhanë
Edhe atëherë kur na i gjakosën
Egërsisht shkronjat
E na injoruan
Edhe kur çirilishten e zymtë
Të hijenave karpate
Mes bajonetave mësuam.
Ty atdhe të donim
Edhe kur na i pushtuan kishat arbërore
Me ikonat murale të kombit fisnik
Edhe kur morën manastirët
Në Pejë, Deçan, Prizren, Graçanicë,
Deviç e Mitrovicë…
Dhunuan figurën e Krishtit, Madonës
E shkëlen me këmbë këtë pasuri
Pa e ditur se në atë kohë ata zbrisnin
Nga Karpatet
Si egërsira e nomadë të rinjë.
Ty atdhe të donim
Edhe atëherë kur mbi katërmijë vetë
Në kolonat e djalerisë
U masakruan në Tivar
Hej, dhe lapidarë s’ju ngritën
Për të vënë qiri e lule
Në varret ende të panjohur
Edhe atëherë gjyshërit tanë
Plisa të plaguar me gjak
Mbanin në kokë si një qefin
Edhe kur një fshat shpërngulej
Për një pushkë
Në Azi dhe Evropë
Në rrugën pa kthim.
Ty atdhe, të donim
Edhe atëherë kur sllavët na vinin në banka
Kokërra misri nën gjunjë
E që dikush të thoshte: “Shqiptarë
Vezën e valë i futnin nën sqetull”
E mësimi u bënte që zakonët, traditën
Gjënezën për ta mbuluar
Që edhe emrat e mbiemrat
Në viç, ov, ios, e urk
Na i ndërruan.
Ty atdhe, të donim
Edhe atëherë kur në shkollë vritet mësuesi
Fazli Greiçevci për flamur
Edhe atëherë kur studentët
Në demonstrata
Kërkonin Kosova Republikë
Edhe atëherë kur dërgonim ushtarë
E na i kthenin mortin në arkivolin me kujë
Edhe në Llaushë mësuesi Halit Geci
Binte para nxënësve të mirë
Me ditar në duar.
Ty atdhe të donim
Edhe kur na dëbuam nga trojet tona
Të lashta
E erdhëm në mërgim
E atëherë as të posalindurit tanë si shihnim
Dhe s`na njihnin nga malli
Edhe atëherë kur nënat dhe nuset tona
Me lotë lanin pragun e shtëpisë
Edhe atëherë kur së bashku me çlirimtarët
Kishim të njëjtin qëllim.
Ty atdhe të donim
Edhe atëherë kur nga Prekazit, Besa-Besë
Thërriste Adem Jashari
Edhe atëherë kur trimat vallëzonin
Me Hamzën dhe binte tupani
Edhe kur heronjtë në luftë binin
Duke kënduar Zhuj Selmanin
Edhe atëherë kur në muajn mars
Për martirët e lirisë ndizej zjarri.
Ty atdhe të donim
Edhe atëherë kur në Izbicë, Reçak, Abri
Mejë, Dubravë, Prekaz, Qirez
Likoshan, Rezallë, Kodernicë
Krushë, Çyshk, Qabrat, Krelan
Na masakruan
Burra, gra, fëmijë, dhe foshnjët
Në barkun e nënave
Na i mbytën të pragu
Na i dhunuan nënat e motrat tona
Pragun dhe oxhakun i poshtëruan.
Ty, atdhe të donim
Edhe atëherë kur varret t’i lanë bosh
Dhe t’i grabitën kufomat e lirisë
Edhe atëherë kur s’patëm
Ku të vëmi një kurorë
Në shenjë të kujtimit të gjallë
Edhe kur na i vranë të burgosurit
E të plagosurit në spital të shtrirë
Edhe organet ju hoqën njerëzëve tanë
E tash kërkojnë në tokat e Shqipërisë.
Ty atdhe të donim
Edhe atëherë kur nënat
Bukën e sofrave
Na e shtronin me lotë
Edhe atëherë kur shtëpitë
Digjeshin flakë
Dhe njëri s’kishte në prag
Edhe atëherë kur eksodi
Me refugjat të lirisë
Kalonte shtatëqind mijë
E ndiqeshin barbarisht
Nga sërboçetnikët
Për në Bllacë e Shqipëri.
Ty atdhe të donim
Edhe kur nënat dhe motrat tona
Përkundnin djepa bosh pa ninulla
Edhe atëherë kur fëmijët
Jetimë kishin marrë vajin
Që çante edhe gurin
Edhe kur veteranët e kthyer nga lufta
U mungonte syri e gjymtyra
Edhe atëherë kur në kulla të tymosura
Nuk kishin mbetur burra.
Ty atdhe të duam
Edhe tash kur për së dyti tradhëtia
I vret heronjtë,
E vrarë nga Zogu, ( për një fitore të Partisë )
Rehabiliton kryetradhëtarin Zog.
Ku është Hasan Prishtina, veprimtari
Ideatori i Pavarësisë së Shqipërisë
Ku është Luigj Gurakuqi e Avni Rustemi
Që me tre plumba e pat tmerruar Parisin
Bajram Currin në shpellën e Dragobisë
E Shote Galicën e lanë ndër male
Të vdes prej urisë.
Ty atdhe të donim
Edhe kur Shqipërinë ja nënshtruan
Ushtrisë Sërbo-Ruse
E Shën Neumin i falen Jugosllavisë
I shkelen tokat e lashta të Arbërisë
Rrëxoi qeverinë e Nolit demokrat
Për një gradë
Mbret që lau me gjak bukën
Grabiti arin e si hajdut iku pa kthim
E tash varr-turpi dhe përmendore
Në Tiranë
Ahmet Zog Tradhtisë.
Ty atdhe të duam
Ashtu siç ishe e bashkuar me Skënderbeun
Në Krujë
E Ismail Qemajlin në Vlorë
Me një shtet, një gjuhë, e një flamur
Mbi troje tua do flutrojnë zogjët e lirisë
Nga Tivari e Pazari, Dardania të Molla e Kuqe
Ilirida e Çamëria gjër në Prevezë
Shqiponja do të ringrejë
Folenë e saj në trojet
E bashkuara të A R B Ë R I S Ë.
JETËN BORÇ JA KAM ATDHEUT
Brenda atdheut isha plot për tre dekada
Sa të jam gjallë malet e livadhet ia kam në gji
Mua më ka borç dy metra për varr me lule të freskëta
Ndërsa unë i kam dhe jetën e fëmijëve të mi.
PËR TY KOSOVA IME
Nuk jam i pari poet në trojet e tua, Kosovë
As i fundit një ditë s’kam për të mbetur
Në djep Cilja më ka thënë një fjalë të ngrohtë
E një flamur ngjyrë gjaku gjoksin ma ka ndezur.
Nuk jam i pari që të njoh historinë me lavdi
Dhe këtu në Alpe për ty sërish thur shkronja
Që ti, Kosovë, të jetosh pa plumat e shkrirë
E vajzat për dashuritë e tyre të thurin kurora.
Deshën të prisnin trupin si copa trungu të thara
Të dogjën pragjet e kullat i shpuan me plumba
Një fole ta dogjën në pemët e larta
Dhe deshën të të linin pa këngë e pa pëllumba.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen