Dienstag, 20. Februar 2018

Alketa Maksuti Beqari: U HARRUAM NË DASHURINË TONË


Alketa Maksuti Beqari

U harruam në dashurinë tonë

Një ditë, kur të kem pak kohë
do të të dua edhe më shumë,
ti më prit si unë të pres, jo gjatë
mos më prit.

Një natë, kur natën ta kem të lirë
do vij, në shtrat me ty do bie
e endshëm ngjitur me ty, unë
do gëdhihem.

Një kohë, kur kohën ta kem të lirë
do rri me ty, netët- ditë e ditët- netë
aman do jemi të dy, një varg poezish
një poezi vargjesh.

20 shkurt 2018

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen