Mittwoch, 7. Februar 2018

Haxhi Muhaxheri: ZOGJTË DASHUROJNË LIRSHËM

Haxhi Muhaxheri

ZOGJTË DASHUROJNË LIRSHËM

Zogjtë janë me të guximshëm se ne
e duan më shumë lirinë – flut‘rojnë
këndojnë e hedhin valle kur t‘ju teket
dhe s’pjerdhin fare për rregulla qeverish

Zogjtë puthen e bëjnë dashuri lirshëm
sy botës... në ajër... mes lulesh 
maje lisash a mbi kulme shtëpish
dhe kurrë s’çajnë bythën për etikën

Zogjtë nuk janë kopila të Ajnshtanjit
ata s’ja varin as Platonit e Aristotelit
Hesiodit e Pitagorës... Niçes a Hegelit
madje... as biblën e kuranin e kanë lexuar

Zogjtë nuk e dijnë se kur është hëna e plotë
s‘dijnë as çka janë numërat ëndrrat magjitë
s‘bëjnë kurrë kontratë martese... ashtu si ne 
që mashtrojmë veten e përligjim tradhtitë

Zogjtë na mësojnë ç’pamje ka Liria
zogjtë na tregojnë çka është dashuria
e kurrë nuk vuajnë nga mendësia e robit
as hundet i fusin në punët e Zotit...

2 janar 2018

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen